Tag: giuliano

  • Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner

    Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner

    3 Nëntor 2025

    7:55

    Alfred Lleshi

    Giuliano Simeone po bëhet gjithnjë e më shumë referencë për Atletico Madridin. Në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Sevilla, ai regjistroi asistin e katërt në La Liga, ndërsa ka shënuar gjithashtu 2 gola, kundër Alaves dhe Betis. Pas suksesit, ai deklaroi për “Marca”:
    “Jam shumë i lumtur tek Atletico Madridi. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen e tyre të përditshme. Jam i lumtur dhe i emocionuar të luaj me këtë klub. Mendimi im i vetëm është të përmirësohem çdo ditë”.
    Për momentin që po jeton, shtoi: “Që nga ardhja tek Atletico Madridi, që kur më dhanë mundësinë të arrij në ekipin e parë, gjithmonë kam pasur idetë e qarta për atë që doja të isha; Giuliano. Do të vazhdoj të luftoj çdo ditë dhe të jap 100%”.
    Për marrëdhënien me babain-trajner: “Që nga momenti që e dinim se do të punonim këtu, kemi adoptuar dinamikën lojtar-trajner. Ai nuk ka nevojë të më përshëndesë. Si trajner, më pëlqen stili i tij: të japësh gjithçka, të mos dorëzohesh kurrë. Si baba, më ndihmon dhe më këshillon. Kjo është dashuria e një babai për djalin e tij”.

  • Video/ Panik në rrugët e Siçilisë, ura shembet gjatë kalimit të automjeteve

    Video/ Panik në rrugët e Siçilisë, ura shembet gjatë kalimit të automjeteve

    Shoferët që kalonin Urën San Giuliano, pranë Raddazzo, Catania në Siçili, ishin në rrezik të madh kur pjesë të strukturës filluan të shkëputeshin dhe të shembeshin.

    Pamjet, të cilat kapin copa betoni dhe dheu që bien në boshllëk, ndërsa automjetet ende lëviznin në urë, janë te frikshme. Falë reagimit në kohë të shoferëve, më e keqja u shmang, pasi trafiku u ndal menjëherë dhe nuk pati të lënduar. Ura u mbyll dhe po punohet për restaurimin e saj.
    Videoja e publikuar nxjerr në pah gjendjen e keqe të infrastrukturës në Itali, e cila prej kohësh konsiderohej problematike dhe u përkeqësua më tej nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.

    Shembja çoi në ndërprerjen e aksesit midis qytetit të Raddazzo-s dhe disa komunave në provincën e Messinës, duke rezultuar në rrezikun e izolimit për banorët. Raddazzo, me një popullsi prej mbi 8,000 banorësh, është qendra më e afërt urbane ku plotësohen nevojat themelore.
    Ndërprerja e lidhjes e bën të vështirë aksesin në shërbimet emergjente shëndetësore, arsimin, transportin ndërqytetas dhe hekurudhor (FCE – Ferrovia Circumetnea), si dhe furnizimin me ilaçe, mallra të konsumit dhe shërbime të tjera thelbësore. Ura e San Giuliano është një lidhje thelbësore për jetën e përditshme dhe funksionalitetin e zonës.

    Top Channel