Tag: gimenez

  • “Leao i pazëvendësueshëm për Milanin, Gimenez më kujton Crespo-n”

    “Leao i pazëvendësueshëm për Milanin, Gimenez më kujton Crespo-n”

    21 Tetor 2025

    15:22

    Telesport

    Në një intervistë të fundit për “La Gazzetta dello Sport”, legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta, mendon se Max Allegri është i bekuar me opsionet sulmuese që ka te kuqezinjtë, me emra si Leao, Christian Pulisic, Christopher Nkunku dhe Santiago Gimenez.
    Costacurta shprehet se njëri prej tyre është i pandalshëm, kur është plotësisht në formë. “Për mua, nuk mund ta lësh kurrë dikë si Leao jashtë. Kur luan bashkë me Pulisic, mund të jenë të frikshëm për secilën mbrojtje.
    Gimenez më kujton Crespo-n kur luante te Parma. Edhe nëse Santi ka këtë problem me shënimin e golave, ai po luan shumë mirë, përballet me kundërshtarët dhe di si të krijojë lidhje me pjesën tjetër të skaudrës”, tha Costacurta.

  • Pyetja e Vierit, që nxiti debatin ironik me Allegrin në TV: Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta…

    Pyetja e Vierit, që nxiti debatin ironik me Allegrin në TV: Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta…

    20 Tetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Pas fitores së Milanit ndaj Fiorentinës, Christian Vieri provokoi Allegrin nga studio e DAZN: “Mister, pse nuk startoni menjëherë me Gimenez dhe Leao?” Allegri u përgjigj me buzëqeshje: “Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta e filloja me Gimenez… Nuk kisha asnjë sulmues tjetër të gatshëm. Prisja zëvendësimin për një këndore. Kur mungojnë lojtarë në atë rol, është normale ta lexosh ndryshe ndeshjen, më shkoi mirë”. Në vijim, nuk mungoi batuta ironike e Vierit: “Nëse do, vij…, por vetëm për të luajtur padel”.
    Allegri sqaroi gjithashtu situatën e Leao si goditës penalltie: “Nuk kishte asnjë konfuzion, ishte caktuar Rafa sepse në stërvitje i gjuan shumë mirë. Nuk i shikoj penalltitë, në Torino shkoi keq, sot më mirë”.
    Trajneri kuqezi theksoi se kjo fitore nuk është mesazh për kampionatin: “Le ta shijojmë fitoren, por mungojnë ende shumë pikë për objektivin tonë. Shpresojmë të rikuperojmë Nkunku dhe Loftus-Cheek për ndeshjen tjetër. Nuk duhet të ekzaltohemi, rruga është ende e gjatë”.

  • Tare blindon Milanin, Nkunku, Rabiot e Odogu kuqezi

    Tare blindon Milanin, Nkunku, Rabiot e Odogu kuqezi

    Pasi mbylli me Marsejën për afrimin e Adrien Rabiot, Milan i ka dhuruar gjithashtu Maks Alegrit një mbrojtës qendror. Italianët dështuan të merrnin Xho Gomez nga Liverpuli ndaj, drejtori sportiv Igli Tare mori masa paraprake duke nënshkruar David Odogu, një mbrojtës qendror të ri nga Volfsburg që militon në Bundesligë

    Marrëveshja do të kushtojë 10 milionë euro, përfshirë bonuset. Ndërkaq Rafaela Pimenta, agjentja e Santi Gimenez, ka përjashtuar largimin e mundshëm të meksikanit: ai do të qëndrojë në AC Milan. Sakaq edhe Kristofor Nkunku (Çelsi) ka nënshkruar deri në 2030 me ekipin e Milanit

    Rafaela Pimenta, postoi një histori në Instagram me të njëjtin mesazh: “Duhet të jetë sepse ne mbështesim Santi Gimenez. “Santi Gimenez x Milan.”

    Në fakt ishte edhe vetë meksikani që konfirmoi këtë në rrjetet sociale, duke postuar dy zemra të kuqezinjve në X.

    Vazhdo leximin

  • Fjalët e Tares, goli i anuluar, fanella për Jasharin… Mbrëmja e çuditshme e Gimenez, ndoshta e fundit si kuqezi?

    Fjalët e Tares, goli i anuluar, fanella për Jasharin… Mbrëmja e çuditshme e Gimenez, ndoshta e fundit si kuqezi?

    Një mbrëmje shumë e vështirë për Santiago Gimenez. Një gol i shpërdoruar, një tjetër i shënuar, por i anuluar, ndërkohë që para ndeshjes drejtori sportiv Igli Tare fliste për një shkëmbim, që mund ta largojë nga kuqezinjtë. E gjitha kjo e bëri ndeshjen Lecce-Milan 0-2 një nga më të komplikuarat në karrierën e tij. Nëse edhe ndër më të rëndësishmet, do ta tregojë e hëna.
    Gimenez mbërriti në Lecce mes polemikave; nga dëmtimi i Jasharit prej tij në stërvitje (jashtë për dy muaj) dhe thashethemet e merkatos. Megjithatë, meksikani ishte i vetmi sulmues i pastër në dispozicion të Milanit. Për koincidencë, ishte 29 gusht, si në vitin 1999, kur në një tjetër Lecce-Milan, shënoi golin e parë me kuqezinjtë Shevchenko.
    Kuptohet, Gimenez nuk është Sheva, por kërkon rrugën e tij. Ndeshja e tij ishte e komplikuar. Shumë luftë, pak efikasitet. Rasti më i madh në pjesën e parë; pasim i Fofana, por goditje e gabuar jashtë. Pas pushimit, kontroll i bukur mbi asistin e Saelemaekers dhe gol me të djathtën. Shënoi, festoi dhe tregoi një fanellë për Jasharin, si mënyrë për të kërkuar falje. Sidoqoftë, kryesori Marinelli e anuloi golin dhe gjithçka iu shemb.
    Fatmirësisht për Milanin, golat e Loftus-Cheek dhe Pulisic sollën fitoren dhe pak qetësi. Gimenez mund të ngushëllohet me punën për skuadrën dhe kombinimin në aksionin e golit të anuluar. Sidoqoftë, sapo zbardhi kjo e shtunë, e vetmja temë për të është merkatoja.
    Në prag të ndeshjes, Igli Tare deklaroi: “Po vlerësojmë me Romën shkëmbimin mes Dovbyk dhe Gimenez. Nëse do të bëhet, do ta dimë pas ndeshjes. T’i mbajmë të dy? Jo, me një ndeshje në javë duhet skuadër e balancuar”.
    Në fund të ndeshjes, Allegri shtoi: “Shoqëria do të vendosë çfarë është më e mira për Milanin”.
    Milani duket i prirur ta bëjë shkëmbimin, Roma po mendon seriozisht, Dovbyk është i tunduar nga Milani, por mungon ende një “po” për ta mbyllur marrëveshjen. Gimenez do t’i kalojë minutat dhe orët në vazhdim duke menduar për të ardhmen e tij.

  • Gimenez, sqaron agjentja: Qëndron te Milani, zërat për largim janë të gjithë të rremë

    Gimenez, sqaron agjentja: Qëndron te Milani, zërat për largim janë të gjithë të rremë

    27 Gusht 2025

    13:55

    Alfred Lleshi

    Ndërsa qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm nga Milani i Samuel Chukwueze, Yunus Musah dhe Alex Jimenez, agjentja e Santiago Gimenez mohoi prerazi spekulimet për të ardhmen e klientit të saj.
    “Gimenez nuk është duke u larguar nga Milani dhe nuk do të shkojë askund, – shpjegoi Rafaela Pimenta. – Mund të garantoj se të gjitha thashethemet për largimin e tij, që kanë dalë, nga i pari deri tek i fundit, nuk i përgjigjen së vërtetës dhe janë thjesht lajme të rreme. Ai do të qëndrojë te Milani”.
    Një qëndrim i prerë, që pason edhe fjalët e shkruara nga vetë sulmuesi kuqezi, në prag të nisjes së kampionatit: “E vetmja e vërtetë është që po nis Serie A. Dhe do të jetë një sezon i pabesueshëm. Forca Milan”.
    Në pritje të lajmeve nga merkatoja për ardhjen e mundshme të Conrad Harder apo të ndonjë objektivi tjetër të minutës së fundit, Gimenez për momentin është sulmuesi titullar i Milanit, “9” i Max Allegrit.

  • ANALIZA / Milani shijon “mrekullinë” e parë allegriane, Gimenez dhe Fofana japin sinjale pozitive

    ANALIZA / Milani shijon “mrekullinë” e parë allegriane, Gimenez dhe Fofana japin sinjale pozitive

    Në letër duket një Milan i ri, por në fakt ndaj Barit ishte shumë më pak i tillë. Në ndeshjen e parë të sezonit, në epokën e re të Allegrit, ishin të njëjtët lojtarë që mbanin “timonin” e skuadrës kuqezi; Rafa Leao dhe Christian Pulisic.
    Portugezi, para se të shqetësonte “San Siron” për problemin në pulpën e këmbës, shënoi një gol që u quajt “mrekulli”. I pari në sytë e Max, i cili ishte prezent në stadium, jo në stolin kuqezi (vuante pezullimin), edhe me temperaturat e larta të Milanos.

    Krosim nga e djathta e Tomorit, goditje e shkëlqyer me kokë e Leao dhe gol. Diçka e rrallë absolute për të dy, si bashkëpunim, te Milani. Numrat flasin më qartë: për Rafa ishte goli i katërt me kokë që nga viti 2019 (gol tipik për një numër 9), ndërsa Tomori regjistroi asistin e katërt me Milanin.
    Asist i një mbrojtësi të vërtetë, me ish-lojtarin e Chelsea që e përballoi gjithë ndeshjen në krahun e djathtë. Krosim perfekt nga anglezi, i cili nuk dallon veçanërisht për cilësinë e lojës me këmbë, sipas statistikave.

    Që nga ardhja e tij te Milani, Tomori numëron katër krosime të suksesshme në Serie A. Ta shihje aty, duke shpërndarë topin si një “regjisor” i vërtetë, dukej gati e pazakontë. Një “mrekulli” e Allegrit, që e bën numrin 23 kartë të çmuar të Milanit të tij fleksibël, në pozicionim sipas nevojave.
    Pastaj janë ata; Santiago Gimenez dhe Youssouf Fofana, thuajse të harruar në një Milan që ka rinovuar mesfushën dhe po kërkon me çdo kusht një sulmues në merkato. Meksikani dha një asist, u shfaq i gatshëm edhe pas golit në miqësoren ndaj Leeds (po, komunikon pak me shokët, por është njeri i zonës së rreptësisë).

    Ish-lojtari i Monaco, i vendosur si “mezz’ala” (mesfushor që luan në krahët e një tresheje mesfushe, shpesh së bashku me një mesfushor-mbrojtës ose organizator), alternoi lojën inteligjente me depërtimet shumë të rrezikshme në zonën e rreptësisë. Për karakteristika dhe dobishmëri, ai është vetëm pas Modric në mesfushën kuqezi.

  • Milan nuk e diskuton Bari-n, fiton pa probleme por shqetëson Rafa Leao (video)

    Milan nuk e diskuton Bari-n, fiton pa probleme por shqetëson Rafa Leao (video)

    17 Gusht 2025

    23:13

    Telesport

    Milan ka fituar 2-0 ndaj Bari-t në “San Siro” për Kupën e Italisë, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Kuqezinjtë gjetën avantazhin pas 14 minutave lojë.
    Një krosim perfekt në krah nga Fikayo Tomoi dhe Rafael Leao dërgon me kokë topin në rrjetë.  Por, vetëm pas tre minutash pas golit, sulmuesi portugez la fushën e lojës dhe në vend të tij u aktivizua Santiago Gimenez. Ajo që dihet deri tani është se Leao u largua për shkak të një dëmtimi në pulpë, por ende nuk dihet sa serioz është.
    Në fillim të pjesës së dytë, Milan dyfishoi shifrat, pas një kombinimi të bukur Gimenez-Pulisic dhe amerikani dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 66-të, debutuan zyrtarisht Luka Modric dhe Ardon Jashari me fanellën e kuqezinjve. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Tani vëmendja e kuqezinjve do të jetë te ndeshja e parë e sezonit në Serie A, të shtunën e ardhshme, ndaj Cremonese.
    SHIKOGOLAT

  • Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, është i bindur se me rikthimin e Massimiliano Allegrit, kuqezinjtë do të kenë një sezon të madh dhe do të luftojnë për titull: “Fitimi i titullit kampion është një ëndërr, do të punojmë ditë pas dite për ta arritur.
    Ndjehem shumë mirë… Tani ndihem plot energji për atë që na pret dhe padyshim do të jap maksimumin për skuadrën. Raporti me Allegrin është shumë i mirë dhe pozitiv. Jam i sigurt se do të jetë një sezon i madh, e kam kuptuar që në ditën e parë në Milanello.
    Kur punon duhet të jesh i fortë, por pastaj duhet edhe buzëqeshje, familje, grup. Besoj se ky grup, falë edhe Allegrit, ka përzierjen e duhur. Përshtypjet janë shumë të mira, objektivat që kemi të mëdha. Jam i sigurt se ky do të jetë një sezon i shkëlqyer. Ta fitosh titullin është gjithmonë një ëndërr, por duhet të punojmë çdo ditë, të ecim përpara hap pas hapi.
    Ardhja e Modric? Është i pabesueshëm, frymëzim për ne. Duhet ta vëresh gjithmonë çfarë bën në fushë, sepse është i jashtëzakonshëm. A kam ndryshuar? Sërish jam i njëjti Santiago, por me më shumë uri dhe dëshirë. Duhet ta fshij të shkuarën dhe t’ia filloj nga e para.
    7 mbi fanellë? Është numër historik për Milanin dhe nuk mund të ndryshojë kjo gjë. Milani kërkon një sulmues tjetër? Nuk më krijon asnjë shqetësim. Nëse vjen një sulmues tjetër është më mirë për konkurrencën”.

  • Gimenez spektakolar te Milani, por vëmendjen e kamerave e merr Conceicao-Florenzi (VIDEO)

    Gimenez spektakolar te Milani, por vëmendjen e kamerave e merr Conceicao-Florenzi (VIDEO)

    9 Maj 2025

    23:23

    Telesport

    Milani ka triumfuar 3-1 përballë Bolognas në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dyja ekipet kishin raste serioze për të shënuar.
    Mirëpo, në minutën e 49-të, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet Orsolinit, duke befasuar kuqezinjte. Por, Milani u kundërpërgjigj me anë të Santiago Gimenez, që shënoi në minutën e 73-të me një asistim të Christian Pulisic.
    Gjashtë minuta më vonë, Pulisic shënoi golin e fitores për vendasit, duke kaluar në rolin e heroit. Fitoren e kuqezinjve e vulosi Gimenez (90+3′), duke realizuar golin e dytë personal në këtë takim. Pas javës së 36-të, dy jave pa përfunduar sezoni, Milani është në vendin e tetë me 60 pikë, ndërsa në javen e 37-të takohen me Romën.
    GOLI I GIMENEZ (VIDEO)
    GOLI I PULISIC (VIDEO)
    GOLI I GIMENEZ (VIDEO)
    Kurioz ishte nje moment i golit te trete te ndeshjes, teksa Florenzi qe ndodhej duke bere nxehjen ka shkuar te ngacmoje trajnerin Conceicao qe ia ka kthyer me shaka duke e kapur nga krahet dhe koka.
    SHIKONI VIDEON

  • Leao dhe Gimenez me sytë nga finalja e Kupës: Trajneri ndryshoi skemën, tani jemi më kompaktë

    Leao dhe Gimenez me sytë nga finalja e Kupës: Trajneri ndryshoi skemën, tani jemi më kompaktë

    6 Maj 2025

    9:03

    Alfred Lleshi

    “Këto ndeshje të fundit janë thelbësore për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Trajneri ka ndryshuar modulin e lojës, tani jemi më kompaktë. Të gjithë punojnë për të mirën e skuadrës. Sot ata që hynë nga stoli bënë diferencën”.
    Kështu u shpreh Rafa Leao pas fitores me përmbysje 2-1 në “Marassi”, kundër Genoa. Portugezi shtoi më tej: “Çdo ndeshje përpiqem ta ndihmoj skuadrën time, qoftë si titullar, qoftë nga pankina. Jemi gjithmonë të përqendruar dhe përpiqemi të japim maksimumin në çdo ndeshje.
    Qëllimi ynë është të bëjmë më të mirën e mundshme në këto ndeshje të fundit. Duam ta fitojmë një kompeticion, por fillimisht mendojmë për ndeshjen e kampionatit kundër Bologna”.
    Edhe Gimenez “kandidon” për të qenë protagonist në finishin e sezonit: “Ndjehem shumë mirë. I njoh pikat e mia të forta dhe përpiqem gjithmonë t’i vë në dispozicion të skuadrës. Ndihem rehat kur duhet të sulmoj hapësirat në thellësi.
    Finalja e Kupës së Italisë? Fizikisht ndihem shumë mirë, stërvitem në maksimum për ta treguar pastaj veten në fushë. Besoj shumë se ashtu siç stërvitesh, ashtu edhe luan në ndeshje”.