Tag: gimenez

  • Te Milan nuk e duan më, klubi i Premier League mezi po pret janarin për të transferuar Gimenez

    Te Milan nuk e duan më, klubi i Premier League mezi po pret janarin për të transferuar Gimenez

    8 Dhjetor 2025

    19:26

    Telesport

    Vetëm pas një viti në Milano, Santiago Gimenez duket se do të largohet nga kuqezinjtë që në merkaton e janarit. Meksikani nuk përshtate fare me profilin e sulmuesit që kërkon Max Allegri, ndaj largimi i tij duket i pashmangshëm.
    Për 24-vjeçarin ka interes konkret nga disa klube në Premier League, por Leeds duket më afër tij. Skuadra e Daniel Farke po lufton për të qëndruar në Premier League, dhe ndaj ka nevojë urgjente për një përforcim në sulm, i aftë në lojën ajërore, por edhe në duelet një ndaj një.
    Nga ana tjetër, Milan është e gatshme të heq dorë ëprfundimisht nga Gimenez për një shifër 30-35 milionë euro, aq sa u pagua për të një vit më parë te Feyenoord. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia e huazimit me dtë drejtë ose detyrim blerjeje në fund të sezonit.

  • Gimenez nuk bind, Milan hidhet në sulm për gjermanin e West Ham

    Gimenez nuk bind, Milan hidhet në sulm për gjermanin e West Ham

    Milani po përgatitet të ndërhyjë në merkaton e janarit për të forcuar repartin ofensiv, pasi skuadra e Massimiliano Allegrit po vuan mungesën e një qendërsulmuesi të mirëfilltë. Pavarësisht se Pulisic dhe Leão kanë kontribuar me disa gola, ekipi ka vështirësi të shënojë kur përballet me mbrojtje të ngjeshura dhe të organizuara.
    Sulmuesi Santiago Gimenez, i cili konsiderohej si “numri 9” i vetëm në ekip, nuk ka bindur deri tani dhe ka pasur probleme të vazhdueshme. Edhe Nkunku, i pritur të sillte cilësi dhe kreativitet, nuk ka arritur ende të shfaqet në nivelin e duhur.

    Për këtë arsye, drejtuesit kuqezi po analizojnë mundësinë e afrimit të një qendërsulmuesi që mund të ketë ndikim të menjëhershëm. Mes opsioneve të përfolura janë emra si Niclas Füllkrug dhe disa talente të rinj që mund të përshtaten shpejt me kërkesat e Allegrit.
    Objektivi kryesor i Milanit është të japë stabilitet dhe rrezikshmëri në zonën kundërshtare, duke shtuar cilësinë në finalizim dhe duke zgjidhur problemet që janë shfaqur në ndeshjet më të mbyllura.

  • Sulmuesi drejt largimit nga Milani, e ardhmja në dyshim

    Sulmuesi drejt largimit nga Milani, e ardhmja në dyshim

    Santi Gimenez vazhdon stërvitjet i veçuar në Milanello për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së majtë dhe rikthimi i tij në grup mbetet i pasigurt.
    Sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e Kupës së Italisë ndaj Lacios dhe thuajse me siguri do të mungojë edhe kundër Torinos. Plani parashikon seancë individuale deri në fund të javës, për të vijuar më pas me një fazë rikthimi me intensitet të lartë.
    Ndërkohë, afrimi i merkatos së janarit ka rritur zërat për një largim të mundshëm të lojtarit. Disa klube të Premier League, mes tyre Ëest Ham dhe Sunderland, raportohet se po e ndjekin situatën, megjithëse Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare.
    Mund të bëhet fjalë për sondazhe të agjentit lidhur me mundësitë në Angli dhe në tregje të tjera. Gimenez kishte zgjedhur të qëndronte gjatë verës, pavarësisht mungesës së garancive për një vend titullari. Aktualisht, konkurrenca me Leao, Pulisic dhe Nkunku e vë lojtarin përballë mundësisë që në janar të kërkojë një ndryshim destinacioni.

  • Milan projekton shkëmbimin e bujshëm, Gimenez për sulmuesin e njohur gjerman

    Milan projekton shkëmbimin e bujshëm, Gimenez për sulmuesin e njohur gjerman

    26 Nëntor 2025

    18:56

    Telesport

    Mesa duket aventurës së Santiago Gimenez te Milan i ka ardhur fundi, një vit pas transferimit nga Feyenoord për 35 milionë euro. Sulmuesi meksikan nuk ka lënë gjumë gjatë këtij viti dhe këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në Kupën e Italisë.
    Prej ditësh po përflitet për një interes të shtuar të Milanit për sulmuesin gjerman të West Ham, Niclas Fullkrug. “Tuttosport” zbulon se Milan dhe West Ham po punojnë për të finalizuar një shëkmbim të bujshëm gjatë merkatos dimërore, që mund të jetë me leverdi për të dy klubet.
    Plani është ky: Gimenez të transferohet te londinezët, Fullkrug të vijë në Milano. Me shumë mundësi huazimi do të jetë për 6 muajt e mbetur të sezonit. Për Gimenez ka interes edhe nga dy ekipe të tjera angleze si Brentford dhe Sunderland, por ideja e shkëmbimit për 6 muaj duket se preferohet shumë nga Milan.

  • Nuk po “ndez” te Milan, Gimenez e duan dy klubet e njohura në PL. Kuqezinjtë duan 30 mln euro

    Nuk po “ndez” te Milan, Gimenez e duan dy klubet e njohura në PL. Kuqezinjtë duan 30 mln euro

    25 Nëntor 2025

    18:39

    Telesport

    Aventurës së Santiago Gimenez te Milan duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi holandez pritet të largohet gjatë merkatos së janarit, pas plot 1 viti, ku u transferua në merkaton dimërore vjet nga Feyenoord për 35 milionë euro.
    “Calciomercato.com” zbulon se sulmuesin meksikan e duan dy klube në Premier League: Brentford dhe Sunderland. Ish-drejtori i Romës, Florent Ghisolfi, tani te Sunderland, është një admirues i Gimenez, por edhe Brentford është një kandidat mëse i mundshëm për transferimin e sulmuesit meksikan.
    Nga ana tjetër, Milan synon të përfitojë të paktën 30 milionë euro nga shitja e sulmuesit meksikan, shifër e përafërt me atë që pagoi për kartonin e tij. Në 11 ndeshje këtë sezon, Gimenez ka shënuar vetëm 1 gol në Kupën e Italisë.

  • Një argjentinas për Allegri-n në merkaton e janarit, Milan gjen sulmuesin që i mungon

    Një argjentinas për Allegri-n në merkaton e janarit, Milan gjen sulmuesin që i mungon

    6 Nëntor 2025

    19:17

    Telesport

    Reparti që ka shfaqur më shumë probleme te Milan deri tani është padyshim sulmi. Santiago Gimenez dhe Christopher Nkunku nuk e kanë bërë ende sefte për këtë sezon në Serie A dhe deri tani paraqitjet e tyre kanë qenë zhgënjyese.
    Për këtë arsye, Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit dhe emri i parë në listë është ai i Joaquin Panichelli. Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Ligue 1 me fanellën e Strasbourg, ku ka shënuar 9 gola në 11 ndeshje.
    Gara për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar nuk do të jetë aspak e lehtë, duke qenë se ai është në radarin e disa klubeve të njohura si Chelsea dhe Barcelona. Te Milan janë gati të “sakrifikojnë” Gimenez për të siguruar shumën e nevojshme për transferimin e Panichelli.

  • “Tetë ndeshje për të bindur drejtuesit”, ylli i Milanit vendoset në provë të vështirë

    “Tetë ndeshje për të bindur drejtuesit”, ylli i Milanit vendoset në provë të vështirë

    30 Tetor 2025

    17:14

    Telesport

    Santiago Gimenez mund të largohet vetëm pas një viti nga Milan. Sulmuesi meksikan u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së janarit në fillim të këtij viti për 35 milionë euro, por deri tani nuk ka bindur aspak te kuqezinjtë.
    “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Santiago Gimenez ka në dispozicion dy muaj, ose më saktë tetë ndeshje, për të bindur drejtuesit e klubit kuqezi që të mos e largojnë gjatë merkatos së janarit.
    Gjatë merkatos së verës, meksikani u përfol për një shkëmbim kokë më kokë me sulmuesin e Romës, Artem Dovbyk, por në fund marrëveshja mes palëve nuk u realizua dot.
    Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2029, Gimenez mund të largohet që në merkaton e janarit në rast se nuk bind drejtuesit në 8 ndeshjet e mbetura deri atëherë.

  • Gimenez zbulon çfarë bëri Modric, sapo mbërriti te Milani: Iu dhuroi të gjithëve nga një iPhone

    Gimenez zbulon çfarë bëri Modric, sapo mbërriti te Milani: Iu dhuroi të gjithëve nga një iPhone

    22 Tetor 2025

    14:46

    Alfred Lleshi

    Santiago Gimenez ka zbuluar një detaj interesant për Luka Modric, gjatë një transmetimi “live” në TikTok: “Sapo mbërriti te Milani, na dhuroi të gjithëve nag një cellular të ri. Kur hymë në dhomën e zhveshjes, secili kishte një iPhone të ri në vendin e vet. Ai na e kishte blerë. Zakonisht, kur një lojtar i ri vjen, duhet të këndojë para të gjithëve, por ai zgjodhi të bëjë këtë gjest”.
    Modric, që tashmë është bërë simboli i Milanit, po shkëlqen edhe në moshë të avancuar. Ai është përshtatur në mënyrë perfekte me sistemin e Allegrit, duke ndriçuar lojën me klas, por edhe ndihmuar në mbrojtje, një cilësi thelbësore në futbollin modern.
    Kroati ka fituar gjithçka në karrierë, por nuk ka humbur kurrë përulësinë, tipar që dallon kampionët e vërtetë. Pas viteve të lavdisë te Real Madridi, tani po udhëheq një Milan që kërkon rilindjen, pas sezonit zhgënjyes dhe jashtë kupave europiane.

  • “Një lojtar si Leao nuk mund të lihet kurrë jashtë, Gimenez më kujton Crespon”

    “Një lojtar si Leao nuk mund të lihet kurrë jashtë, Gimenez më kujton Crespon”

    22 Tetor 2025

    10:19

    Alfred Lleshi

    Alessandro Costacurta, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi momentin e Milanit, aktualisht kryesues i vetëm në Serie A. Ai theksoi se, pavarësisht humbjes në javën e parë ndaj Cremonese, skuadra ka konsoliduar mentalitetin e fortë dhe disiplinën:
    “Që nga fillimi kam thënë se ky Milan mund të konkurrojë për titull. Pa kupat europiane, mund të fokusohet vetëm te kampionati. Diçka që më befason është ritmi i shpejtë me të cilin skuadra e ka arritur këtë mentalitet. Pas humbjes së parë, Allegri foli për perceptim të dobët të rrezikut, unë isha dakord me këtë. Ai e ka identifikuar problemin dhe e ka korrigjuar. Ardhja e lojtarëve me përvojë rrit sigurinë, mbrojtësit ndihen më të vetëdijshëm, ka kujdes më të madh për detajet. P.sh., krosimet arrijnë më pak në zonë dhe krijohen më pak rreziqe”.
    Për sulmuesit: “Një si Leao nuk mund të qëndrojë jashtë. Tani duhen rezultate prej tij: ose më jep përgjigje, ose luajnë të tjerët. Në duet me Pulisic mund t’i bëjnë dëme çdo mbrojtjeje. Një repart i tillë krijon konkurrencë të brendshme. Nkunku është i fortë, Gimenez shumë interesant, më kujton Crespo e Parmës, edhe pse ka problemin e golit. Siç thoshte Ancelotti për Hernan: kur krijon raste, golat do të vijnë”.
     

  • “Nuk ishte penallti ajo e Milanit”, De Marco e thotë troç: Gimenez simuloi, VAR gaboi që ndërhyri

    “Nuk ishte penallti ajo e Milanit”, De Marco e thotë troç: Gimenez simuloi, VAR gaboi që ndërhyri

    Ish-arbitri Andrea De Marco, aktualisht  pjesë e Shoqatës Italiane të Gjyqtarëve, ka folur së fundmi për penalltinë e fituar në fund nga Milani, në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Sipas De Marcos, VAR-i nuk duhet të kishte ndërhyrë, ndërsa Gimenez simuloi.
    “VAR-i nuk duhej të ndërhynte. Në këtë rast, Marinelli e vlerësoi situatën në fushë në mënyrë korrekte. Kur intensiteti është kaq i vogël, duhet lënë në dorën e gjyqtarit ta bëjë vlerësimin. Në atë që është vendosur këtë sezon, nuk duhej dhënë penallti.

    Gimenez e përdori shumë simulimin. Pretendoi sikur kishte marrë një goditje të rëndë.
    Po studiohet që të ndëshkohen situata të tilla. Në fushë duhet të ketë respekt. Nga fundjava e ardhshme do të shihni ndëshkime për lojtarët që simulojnë kështu”, tha De Marco.
    © BalkanWeb