Tag: gianni

  • “Nevojë për durim kur ke të bësh me shqiptarët”, Rama batuta me kreun e Komisionit të Venecias

    “Nevojë për durim kur ke të bësh me shqiptarët”, Rama batuta me kreun e Komisionit të Venecias

    Kryeministri Edi Rama nuk i shmangu batutat në mbyllje të fjalimit të tij nga aktiviteti për Komisionin e Venecias dhe 30 vjetorin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe këtij institucioni.
    Ai bëri vlerësime për Gianni Buquiçhio-n.
    “E kam të pamundur mos ta mbyll me një falënderim për Gianni Buquiçhio-n. Ai ka një durim që merr një tipar heroik, kur të mendosh që Gianni është italian. Kjo tregon se sa shumë nevojë ka për durim kur ke të bësh me ne shqiptarët, edhe pse je vetë italian.
    Nuk je pjesë e një kombi që shquhet për durim. Për atë durim dhe përpjektë e tua për të lundruar në dallgët e politikës shqiptare, për të gjetur pikën e ekuilibrit mes shumë ekstremeve që të është dashur të ballafaqohesh dhe shumë mendime kundra që të është dashur të dëgjosh, të jam mirënjohjesh. Nëse Shqipëria nuk të dedikon një monument, dhe më mirë mos ta dedikojë, pasi nuk kemi raport afatgjata, ti meriton një monument në të gjithë kujtesën e atyre që punuan për Komisionin e Venecias. Faleminderit!”, tha Rama.

  • Gianni Infantino dekorohet në Prishtinë, merr pjesë edhe Armando Duka

    Gianni Infantino dekorohet në Prishtinë, merr pjesë edhe Armando Duka

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Prishtinë, në kuadër të ceremonisë së dekorimit me medalje nderi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
    Në këtë ceremoni të veçantë mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, futbollistë të përfaqësueses së Kosovës, legjenda të futbollit, personalitete të njohura të sportit, gazetarë dhe të ftuar të tjerë.
    Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani dekoroi Presidentin Infantino me medalje nderi për kontributin e dhënë në anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e futbollit në vend.
    Në fjalën e tij, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se ky është një nder dhe privilegj i madh për të, duke ia dedikuar këtë vlerësim popullit të Kosovës dhe Presidentit historik të FFK-së, Fadil Vokrrit.

  • Presidenti Duka merr pjesë në ceremoninë e dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në Prishtinë

    Presidenti Duka merr pjesë në ceremoninë e dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në Prishtinë

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Prishtinë, në kuadër të ceremonisë së dekorimit me medalje nderi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
    Në këtë ceremoni të veçantë mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, futbollistë të përfaqësueses së Kosovës, legjenda të futbollit, personalitete të njohura të sportit, gazetarë dhe të ftuar të tjerë.
    Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani dekoroi Presidentin Infantino me medalje nderi për kontributin e dhënë në anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e futbollit në vend.
    Në fjalën e tij, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se ky është një nder dhe privilegj i madh për të, duke ia dedikuar këtë vlerësim popullit të Kosovës dhe Presidentit historik të FFK-së, Fadil Vokrrit.

  • Ekspozita “Një popull në lëvizje”, italiani Gianni Bellesia sjell fotografitë e realizuara 31 vite më parë

    Ekspozita “Një popull në lëvizje”, italiani Gianni Bellesia sjell fotografitë e realizuara 31 vite më parë

    31 vite më parë, fotografi italian Gianni Bellesia mbërriti për herë të parë në Shqipëri si pjesë e një misioni humanitar, duke shoqëruar dy kamionë me ndihma për familjet e varfra të një vendi që sapo kishte hyrë në rrugën e demokracisë.
    Pas tri dekadash, ai kthehet sërish, jo më si vëzhgues i vuajtjeve, por si dëshmitar i një transformimi, për të hapur ekspozitën e tij fotografike me 30 imazhe që rrëfejnë historinë e një populli në lëvizje dhe të një kohe që nuk duhet harruar.
    Fotografitë janë realizuar nga Durrësi në Tiranë, Shkodër e deri në fshatin e thellë të Nënshatit. Në kujtesën e fotografit, shqiptarët mbeten njerëz të buzëqeshur e mikpritës, edhe pse jeta ishte e ashpër.

    “Ishit një vend me njerëz që buzëqeshnin. Edhe pse kalonit vështirësi, ata na prisnin gjithmonë me mirësi. Nga sytë e një italiani, më dukej një popull në zhvillim. Të rinjtë ëndërronin të shkonin në Itali, për të mësuar e për t’u kthyer me njohuritë e reja. Edhe të moshuarit i mbështesnin, sepse shpresonin që dija e perëndimit të sillte ndryshim. Sot, duke parë rilindjen e vendit tuaj, mendoj se ajo profeci e tyre është bërë realitet, dhe kjo më gëzon shumë”, tha Gianni Bellesia, fotograf.
    Ekspozita fotografike “Shqipëria 1994, Një popull në lëvizje” u realizua në bashkëpunim me Foto Klub Durrësi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë fundjavës në mjediset e qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës.
    /vizionplus.tv

  • “Gianni Agnelli do ta kishte pranuar vendimin e Calciopoli, por pasaporta false e Recoba…”

    “Gianni Agnelli do ta kishte pranuar vendimin e Calciopoli, por pasaporta false e Recoba…”

    19 Shtator 2025

    11:18

    Alfred Lleshi

    Evelina Christillin, ish-anëtare e UEFA dhe FIFA-s, tifoze e njohur e Juventusit, tha për “Gazzetta dello Sport”: “Si do ta kishte përjetuar Gianni Agnelli çështjen ‘Calciopoli’? Besoj se do të kishte vepruar si John Elkann, të cilin e zgjodhi si pasardhës të familjes.
    Më 2006, gjatë gjyqit sportiv, avokati Zaccone, mbrojtës i Juventusit, tha se rënia në Serie B me penalizim do të ishte një dënim i pranueshëm, kjo ka kuptim. Mendoj se edhe Avokati do të kishte bërë të njëjtën gjë”.
    Disa fjalë edhe për “mëkatet” e Moggi: “Nga pikëpamja e tij ka të drejtë, shumë tifozë janë me të dhe nuk mund të thuhet që në vendet e tjera nuk ka ndodhur asgjë. Mendoj për shembull për pasaportën false të Recoba tek Interi…”

  • Këngëtari italian Gianni Morandi zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime

    Këngëtari italian Gianni Morandi zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime

    Këngëtari i njohur italian Gianni Morandi po kalon disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë. Ai mbërriti fillimisht në Tiranë, ku qëndroi një ditë, e më pas, i sugjeruar nga miqtë e tij, vizitoi Palasën, ku qëndroi dy ditë.

    Më tej, Morandi udhëtoi drejt Dhërmiut dhe Himarës, ku pati edhe një takim me kryetarin e Bashkisë, Vangjel Tavo. Ky i fundit u shpreh i kënaqur për vizitën e artistit të njohur italian.
    Vetë këngëtari ka treguar se vendimi për të vizituar Shqipërinë erdhi pas sugjerimeve të miqve, të cilët i kishin folur për bukuritë e jugut. Aktualisht, ai ndodhet në Sarandë, ndërsa nesër pritet të përfundojë pushimet dhe të largohet nga vendi ynë.

    /vizionplus.tv

  • Legjenda e muzikës italiane Gianni Morandi zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime: Miqtë më folën për bukuritë e vendit tuaj

    Legjenda e muzikës italiane Gianni Morandi zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime: Miqtë më folën për bukuritë e vendit tuaj

    Këngëtari italian Gianni Morandi, një nga emrat më të njohur të muzikës së viteve ’60, ’70, ’80 dhe ’90, prej tetë ditësh po pushon në jug të Shqipërisë, konkretisht në Bashkinë e Himarës.

    Morandi mbërriti fillimisht në Tiranë, ku qëndroi një ditë dhe më pas, i sugjeruar edhe nga miqtë e tij, shkoi në Palasë ku kaloi dy ditë. Më tej ai udhëtoi drejt Himarës dhe Dhërmiut, ku pati edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo. Ky i fundit shprehu kënaqësinë për takimin me artistin e njohur italian.
    Vetë Gianni Morandi ka treguar se vizita e tij në Shqipëri erdhi pas sugjerimeve të miqve, të cilët i kishin folur për bukuritë e jugut të vendit. Ndërkohë sot, të shtunën, ai po pushon në Sarandë, ndërsa nesër pritet të përfundojë pushimet dhe të largohet nga Shqipëria.

    Top Channel

  • Gianni Berengo Gardin, mjeshtri i fotografisë bardh e zi të shekullit XX, shuhet në moshën 94-vjeçare

    Gianni Berengo Gardin, mjeshtri i fotografisë bardh e zi të shekullit XX, shuhet në moshën 94-vjeçare

    Një nga figurat më të mëdha të fotografisë dokumentare në Evropë, Gianni Berengo Gardin, ka ndërruar jetë sot në Gjenova, në moshën 94-vjeçare, njofton “Adnkronos”.

    I lindur më 10 tetor 1930 në Santa Margherita Ligure, por i rritur në Venecie – qyteti që e konsideronte të vetin – Berengo Gardin nisi rrugën e fotografisë në rininë e tij dhe kurrë nuk u nda më prej saj. Gjatë shtatë dekadave të punës së tij, ai krijoi një arkiv monumental me mbi dy milionë negativë, duke dokumentuar jetën italiane me një sy empatik, të ndershëm dhe shpesh ironik, por kurrë cinik.

    Fotot e tij bardh e zi tregojnë puthje të fshehta, gra punëtore, fëmijë në lojë, arkitekturë industriale, jetën në trenat e stërmbushur dhe fytyrat e panjohura të një Italie që ndryshonte. Ai nuk deshi kurrë ta quante veten artist: “Unë jam një zejtar. Nuk dua të interpretoj, dua të tregoj”.

    Berengo Gardin ishte i pranishëm në ekspozita dhe institucione ndër më prestigjiozet në botë – nga MoMA në New York, Reina Sofía në Madrid, deri te Biblioteka Kombëtare e Francës dhe MAXXI në Romë. Ai botoi mbi 260 libra dhe realizoi mbi 360 ekspozita personale.

    Krahasuar shpesh me Henri Cartier-Bresson, ai thoshte me modesti:“Unë jam Willy Ronis italian. Por me krenari ruaj një dedikim nga Cartier-Bresson: ‘Për Gianni Berengo Gardin me simpati dhe admirim’. Të kesh admirimin e tij do të thotë që mund të vdesësh në paqe.”

    Sot, ai iku në paqe duke lënë pas një trashëgimi që do të ndriçojë akoma përmes dritës së bardhë e zi./KultPlus.com

  • “Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës kur i dha dekoratën e “Skënderbeut”

    “Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës kur i dha dekoratën e “Skënderbeut”

    Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”.
    Gianni De Biasi po shijon detin e Sardenjës. Ujë i kaltër, zjarr i kuq: “Doli mirë, askush nuk u lëndua, por…” De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, pret një telefonatë: “Eksperienca më bën të ndihem i fortë, mund të jap ende shumë”.
    Gianni De Biasi është nga Sarmede, Treviso: “Kam lindur afër San Martino di Colle Umberto, fshati i Ottavio Bottecchia, çiklistit që fitoi ‘Tour de France’ dhe vdiq i masakruar nga rrahjet, nuk është kuptuar kurrë pse. Disa thonë se e rrahën sepse mori një kokërr rrushi, të tjerë tregojnë të tjera versione. Si fëmijë, kjo histori më la mbresa. Kam qenë ndihmës famullitari në Venetën e viteve ’60, kush shkonte në meshë mund të luante në fushën e kishës”. Si fëmijë ishte tifoz i Juventusit, por…: “E lashë këtë qasje pikërisht ditën kur luajta për herë të parë kundër bardhezinjve, me Pescara.
    Ata, juventinët (Juventusi i parë i Trapatoni, fundi i viteve ’70) ishin tmerrësisht antipatikë. Në fushë silleshin sikur ishin pronarët e botës, me një snobizëm të padurueshëm. Që nga ai moment, tifoja ime për Juventusin u zbeh. Sot bëj tifo vetëm për skuadrat që drejtoj”.
    Edhe Interi ishte një zhgënjim për të: “Sezoni 1975-1976, isha mesfushor me shumë shpresa dhe më vendosën në dhomë me Sandro Mazzola, një legjendë. Mazzola e mbante dritën ndezur deri vonë natën, sepse po shkruante autobiografinë e tij (‘Feta e parë e tortës’, 1977). Më pyeste: Gianni, a të pengon llamba? Dhe unë nuk ankohesha: Jo, aspak. Në fakt më pengonte shumë për gjumin. Zhgënjimi i vërtetë ishte tjetër, nuk debutova kurrë në Serie A. Në Perugia isha gati për të hyrë, por dikush u dëmtua dhe trajneri Chiappella ndryshoi mendim, futi Acanfora. Rezultati? Zero paraqitje me ekipin e parë të Interit, vetëm me të rinjtë”.
    De Biasi konsiderohej një mesfushor luftarak: “Në fakt, linda si ‘mezzala’. Brescia ishte skuadra ku luajta më shumë dhe ku kisha trajner Gigi Simoni. Më thërriste ‘kalushi im’, do isha hedhur në zjarr për të. Një mjeshtër i vërtetë. Te Brescia shkova si pjesë e marrëveshjes për Beccalossi. Ta markoje ‘Becca’ ishte e pamundur, nuk ia merrje dot kurrë topin. Për ta ndalur, duhej ta godisje. I dërgoj një përqafim të madh”.
    De Biasi si trajner: “Kam bërë vërtet një rrugë të gjatë, nga provincat më të thella. Nuk kam pasur kurrë menaxher. Dy herë i kam thënë ‘jo’ Gea-s. E kam ngjitur malin pa helikopter. Kush arrin majën me kazmë, e shijon panoramën më bukur”.
    Te Brescia ka stërvitur Robi Baggio: “Më 2003-2004, sezonin e tij të fundit. Ta stërvisje atë ishte e lehtë. Njerëzit duan të shohin Robi Baggio, i thoja, dhe mbaronte puna. Kishte gjunjë të shkatërruar dhe kjo i sillte probleme në shpinë. Unë përdorja skuterin dhe në bark mbaja një fashë elastike prej neopreni, kundër të ftohtit, si rripi i famshëm i doktor Gibaud. Një ditë i them: Robi, provoje këtë. Ai e mori, e veshi, luajti dhe nuk e hoqi më. Problemet e shpinës iu zhdukën, qëndrimi u stabilizua. Tani që po e mendoj: Robi, nuk ma ktheve më atë gjë… Mos u shqetëso, po bëj shaka. Baggio ishte një ‘fuoriklas’ i papërshkrueshëm, i shtyrë nga një pasion i çmendur për futbollin. E shihja duke vuajtur: Robi, nëse nuk je në gjendje… Dhe ai, në dialektin venecian me kthehej: Mister, unë luaj”.
    Torino, një tjetër kapitull i bukur: “Ngjitja në Serie A menjëherë, shkarkimi, rikthimi dhe shpëtimi. Pastaj edhe një herë shpëtimi. Me presidentin Urbano Cairo kisha keqkuptime, por të gjitha u sqaruan. M’u bë shumë qejfi kur më ftoi në ditëlindje dhe nga skena tha: Në fillimet e mia te Torino bëra një çmenduri, shkarkova De Biasin. Më thoshte që do të isha Fergusoni i tij dhe disi isha, edhe pse me ‘raste’. Cairo di të krijojë vlera në çdo sipërmarrje”.
    Shqipëria, kryevepra e De Biasit: “U kualifikuam në Europianin 2016, me fitore në Portugali ndaj CR7. Aty nisi miqësia ime me kryeministrin Edi Rama, një juventin i thekur, por s’ka problem. Rama modernizoi Shqipërinë, e çoi në të ardhmen. Sot Tirana është një qytet i ri dhe dinamik. Kur Rama më dha ‘Kryqin e Skënderbeut’, nderi më i lartë i vendit, më kërcënoi se do ma hiqte pasaportën italiane nëse firmosja për ndonjë tjetër… Rama më dha pasaportë diplomatike shqiptare, me të cilën shkoj kudo, më ka zgjidhur disa probleme në vende të vështira. Kur ka radhë në aerporte, unë kaloj direkt”.
    Në vitin 2016, para Europianit, ishit shumë pranë Italisë. “Më telefonoi Michele Uva, atëherë drejtor i përgjithshëm i FIGC. Trajneri Conte kishte njoftuar se pas Europianit do shkonte te Chelsea dhe unë isha në ‘pole’ për ta zëvendësuar. Është e vërtetë që presidenti i FSHF-së, Armando Duka, më tha se nuk mund ta braktisja, se po të shkoja në Francë si trajner në largim, do ta dobësoja Shqipërinë. Besoj se kishte edhe diçka tjetër, nuk e di. Më ka mbetur një peng i madh, madje një inat i tmerrshëm që nuk u bëra dot trajner i Italisë”.
    Nuk të kërkuan për të zëvendësuar Spallettin? “Jo, dhe më ka ardhur keq. Sot ndihem 30 herë më i mirë, kam mësuar shumë nga goditjet që kam marrë. Eksperienca të jep njohuri superiore”.Një dëshirë jashtë futbollit: “Vajza ime, Chiara, okuliste në spitalin civil të Pordenones, u martua në qershor dhe shpresoj që të më bëjë gjysh. E kam moshën e duhur për këtë”. / Gazzetta dello Sport/

  • “Rama më dha dekoratën e Skënderbeut dhe më kërcënoi me humor: Mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën!”

    “Rama më dha dekoratën e Skënderbeut dhe më kërcënoi me humor: Mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën!”

    Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”. Gianni De Biasi po shijon detin e Sardenjës. Ujë i kaltër, zjarr i kuq: “Doli mirë, askush nuk u lëndua, por…”
    De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, pret një telefonatë: “Eksperienca më bën të ndihem i fortë, mund të jap ende shumë”.
    Gianni De Biasi është nga Sarmede, Treviso: “Kam lindur afër San Martino di Colle Umberto, fshati i Ottavio Bottecchia, çiklistit që fitoi ‘Tour de France’ dhe vdiq i masakruar nga rrahjet, nuk është kuptuar kurrë pse. Disa thonë se e rrahën sepse mori një kokërr rrushi, të tjerë tregojnë të tjera versione. Si fëmijë, kjo histori më la mbresa. Kam qenë ndihmës famullitari në Venetën e viteve ’60, kush shkonte në meshë mund të luante në fushën e kishës”.
    Si fëmijë ishte tifoz i Juventusit, por…: “E lashë këtë qasje pikërisht ditën kur luajta për herë të parë kundër bardhezinjve, me Pescara. Ata, juventinët (Juventusi i parë i Trapatoni, fundi i viteve ’70) ishin tmerrësisht antipatikë. Në fushë silleshin sikur ishin pronarët e botës, me një snobizëm të padurueshëm. Që nga ai moment, tifoja ime për Juventusin u zbeh. Sot bëj tifo vetëm për skuadrat që drejtoj”.
    Edhe Interi ishte një zhgënjim për të: “Sezoni 1975-1976, isha mesfushor me shumë shpresa dhe më vendosën në dhomë me Sandro Mazzola, një legjendë. Mazzola e mbante dritën ndezur deri vonë natën, sepse po shkruante autobiografinë e tij (‘Feta e parë e tortës’, 1977). Më pyeste: Gianni, a të pengon llamba? Dhe unë nuk ankohesha: Jo, aspak. Në fakt më pengonte shumë për gjumin. Zhgënjimi i vërtetë ishte tjetër, nuk debutova kurrë në Serie A. Në Perugia isha gati për të hyrë, por dikush u dëmtua dhe trajneri Chiappella ndryshoi mendim, futi Acanfora. Rezultati? Zero paraqitje me ekipin e parë të Interit, vetëm me të rinjtë”.

    De Biasi konsiderohej një mesfushor luftarak: “Në fakt, linda si ‘mezzala’. Brescia ishte skuadra ku luajta më shumë dhe ku kisha trajner Gigi Simoni. Më thërriste ‘kalushi im’, do isha hedhur në zjarr për të. Një mjeshtër i vërtetë. Te Brescia shkova si pjesë e marrëveshjes për Beccalossi. Ta markoje ‘Becca’ ishte e pamundur, nuk ia merrje dot kurrë topin. Për ta ndalur, duhej ta godisje. I dërgoj një përqafim të madh”.
    De Biasi si trajner: “Kam bërë vërtet një rrugë të gjatë, nga provincat më të thella. Nuk kam pasur kurrë menaxher. Dy herë i kam thënë ‘jo’ Gea-s. E kam ngjitur malin pa helikopter. Kush arrin majën me kazmë, e shijon panoramën më bukur”.

    Te Brescia ka stërvitur Robi Baggio: “Më 2003-2004, sezonin e tij të fundit. Ta stërvisje atë ishte e lehtë. Njerëzit duan të shohin Robi Baggio, i thoja, dhe mbaronte puna. Kishte gjunjë të shkatërruar dhe kjo i sillte probleme në shpinë. Unë përdorja skuterin dhe në bark mbaja një fashë elastike prej neopreni, kundër të ftohtit, si rripi i famshëm i doktor Gibaud. Një ditë i them: Robi, provoje këtë. Ai e mori, e veshi, luajti dhe nuk e hoqi më. Problemet e shpinës iu zhdukën, qëndrimi u stabilizua. Tani që po e mendoj: Robi, nuk ma ktheve më atë gjë… Mos u shqetëso, po bëj shaka. Baggio ishte një ‘fuoriklas’ i papërshkrueshëm, i shtyrë nga një pasion i çmendur për futbollin. E shihja duke vuajtur: Robi, nëse nuk je në gjendje… Dhe ai, në dialektin venecian me kthehej: Mister, unë luaj”.

    Torino, një tjetër kapitull i bukur: “Ngjitja në Serie A menjëherë, shkarkimi, rikthimi dhe shpëtimi. Pastaj edhe një herë shpëtimi. Me presidentin Urbano Cairo kisha keqkuptime, por të gjitha u sqaruan. M’u bë shumë qejfi kur më ftoi në ditëlindje dhe nga skena tha: Në fillimet e mia te Torino bëra një çmenduri, shkarkova De Biasin. Më thoshte që do të isha Ferguson-i i tij dhe disi isha, edhe pse me ‘raste’. Cairo di të krijojë vlera në çdo sipërmarrje”.

    Shqipëria, kryevepra e De Biasit: “U kualifikuam në Europianin 2016, me fitore në Portugali ndaj CR7. Aty nisi miqësia ime me kryeministrin Edi Rama, një juventin i thekur, por s’ka problem. Rama modernizoi Shqipërinë, e çoi në të ardhmen. Sot Tirana është një qytet i ri dhe dinamik. Kur Rama më dha ‘Kryqin e Skënderbeut’, nderi më i lartë i vendit, më kërcënoi se do ma hiqte pasaportën italiane nëse firmosja për ndonjë tjetër… Rama më dha pasaportë diplomatike shqiptare, me të cilën shkoj kudo, më ka zgjidhur disa probleme në vende të vështira. Kur ka radhë në aerporte, unë kaloj direkt”.

    Në vitin 2016, para Europianit, ishit shumë pranë Italisë: “Më telefonoi Michele Uva, atëherë drejtor i përgjithshëm i FIGC. Trajneri Conte kishte njoftuar se pas Europianit do shkonte te Chelsea dhe unë isha në ‘pole’ për ta zëvendësuar. Është e vërtetë që presidenti i FSHF-së, Armando Duka, më tha se nuk mund ta braktisja, se po të shkoja në Francë si trajner në largim, do ta dobësoja Shqipërinë. Besoj se kishte edhe diçka tjetër, nuk e di. Më ka mbetur një peng i madh, madje një inat i tmerrshëm që nuk u bëra dot trajner i Italisë”.
    Nuk e kërkuan për të zëvendësuar Spallettin: “Jo, dhe më ka ardhur keq. Sot ndihem 30 herë më i mirë, kam mësuar shumë nga goditjet që kam marrë. Eksperienca të jep njohuri superiore”.
    Një dëshirë jashtë futbollit: “Vajza ime, Chiara, okuliste në spitalin civil të Pordenones, u martua në qershor dhe shpresoj që të më bëjë gjysh. E kam moshën e duhur për këtë”.Marrë nga “Gazzetta dello Sport”