Tag: gëzim

  • PD padit kryebashkiakun e Maliqit, Ivi Kaso i drejtohet SPAK: Gëzim Topçiu po hedh asfalt elektoral

    PD padit kryebashkiakun e Maliqit, Ivi Kaso i drejtohet SPAK: Gëzim Topçiu po hedh asfalt elektoral

    Partia Demokratike kallëzoi këtë të enjte në SPAK kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu për shpërdorim detyre.

    Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso, e akuzon Topçiun për punësime elektorale dhe thotë se pavarësisht kufizimeve ligjore, ka kryer procedura prokurimi dhe ka autorizuar asfaltime rrugësh.
    Nga ana e tij kryebashkiaku Topçiu ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se gjithçka është konform ligjit dhe se puna e bashkisë në shërbim të banorëve nuk mund të marrë ngjyrime politike

    Top Channel

  • Denoncohet në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu

    Denoncohet në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu

    Partia Demokratike ka depozituar këtë të enjte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.
    Sipas Ivi Kasos nga PD, Topçiu është i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme me karakter zgjedhor dhe abuziv.
    Në qendër të denoncimit janë tre akuza kryesore: asfalti elektoral, tenderat elektoralë dhe punësimet e përkohshme në funksion të fushatës zgjedhore.
    PD thekson se këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të ligjit dhe përdorim të burimeve publike për përfitime politike.
    “Bëhet fjalë për një skemë të qartë të keqpërdorimit të fondeve publike në prag të zgjedhjeve për të ndikuar te votuesit dhe për të forcuar pozitat e mazhorancës në pushtet,” thuhet në reagimin e PD.
    Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet dhe të vërë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sipas saj “skandal elektoral me përmasa të mëdha”.

  • ‘Asfalt e tendera elektoralë’, PD denoncon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu

    ‘Asfalt e tendera elektoralë’, PD denoncon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu

    Partia Demokratike ka depozituar këtë të enjte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu. Sipas Ivi Kasos nga PD, Topçiu është i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme me karakter zgjedhor dhe abuziv.

    Në qendër të denoncimit janë tre akuza kryesore: asfalti elektoral, tenderat elektoralë dhe punësimet e përkohshme në funksion të fushatës zgjedhore. PD thekson se këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të ligjit dhe përdorim të burimeve publike për përfitime politike.

    “Bëhet fjalë për një skemë të qartë të keqpërdorimit të fondeve publike në prag të zgjedhjeve për të ndikuar te votuesit dhe për të forcuar pozitat e mazhorancës në pushtet,” thuhet në reagimin e PD.

    Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet dhe të vërë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sipas saj “skandal elektoral me përmasa të mëdha”.

  • Festa e Pashkës, Presidenti Begaj mesazh të rinjve: Uroj të kenë një të ardhme të ndritur këtu në vendin e tyre

    Festa e Pashkës, Presidenti Begaj mesazh të rinjve: Uroj të kenë një të ardhme të ndritur këtu në vendin e tyre

    Presidenti Bajram Begaj zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, me rastin e festës së Pashkës.Në fjalën e tij për mediat, Begaj uroi të gjithë besimtarët e krishterë për sa më shumë besim dhe gëzim.
    Pjesë nga fjala e Begajt:“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara”, deklaroi Kreu i Shtetit.
    Një mesazh kishte edhe për të gjithë të rinjtë shqiptarë: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre.”
    Mesazh urimi përcolli dhe kryepeshkopi Joan: ‘Dita e pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë.’

  • ‘Ditë e shenjtë’, Presidenti Begaj nga Katedralja në Tiranë: Pashka është shenjë dashurie, shprese dhe paqeje

    ‘Ditë e shenjtë’, Presidenti Begaj nga Katedralja në Tiranë: Pashka është shenjë dashurie, shprese dhe paqeje

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku mori pjesë në kremtimet e Pashkës dhe përcolli mesazhe urimi për besimtarët e krishterë në mbarë vendin.
    Në fjalën e tij, Presidenti theksoi vlerat shpirtërore të kësaj dite të shenjtë, duke e cilësuar Pashkën si simbol shprese, besimi dhe dashurie:
    “Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara.”
    Kreu i shtetit kishte edhe një mesazh të veçantë për të rinjtë shqiptarë, duke i nxitur të besojnë në një të ardhme më të mirë në vendin e tyre:
    “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre.”
    Edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi, përmes përfaqësuesit të tij, kryepeshkopit Joan, përcolli një mesazh urimi:
    “Dita e Pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë.”

  • VIDEO – 5 vjet pa Mjeshtrin e Madh të humorit shkodran e shqiptar, humoristin Gëzim Kruja…

    VIDEO – 5 vjet pa Mjeshtrin e Madh të humorit shkodran e shqiptar, humoristin Gëzim Kruja…

    Mjeshtri i Madh Gëzim Kruja, është përcjellë si sot 5 vjet më parë në banesën e fundit. Një nga emrat më të spikatur të humorit shkodran e shqiptar, humbi betejën me sëmundjen që e mundonte prej disa kohësh. Në fillim të muajit dhjetor 2019, edhe pse në gjnedje jo shumë të mirë shendetësore, familja, miqtë e kolegët i organizuan festën e 80- vjetorit të lindjes. Ndërsa ditën 5 prill 2020, zemra e Gëzim Krujës, Mjeshtër i Madh, pushoi së rrahuri.

    Për shkak të kushteve që po kalonte vendi për shkak të pandemisë, nuk ishte e mundur që nderimet e fundit ti bëheshin si duhet Gëzim Krujës. Megjithatë, nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë përcjellur, duke nisur nga shtëpia e tij deri në varreza. Mediat e Shkodrës, atë ditë, kanë bërë transmetim live të momenteve të përcjelljes së Mjeshtrit të Madh. Në këtë 5 vjetor të largimit nga jeta, Gëzim Kruja do të meritonte një kujtesë, një aktivitet, nga teatri “Migjeni” apo ndonjë institucion tjetër. Por në fushatë elektorale dhe me një teatër me drejtor të dalë në pension, vështirë të kujtohet kush për të nderuar Gëzim Krujën.
    Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, kaluan 5 vjet pa ty, do na mungosh fizikisht sepse do të kemi përjetësisht mes nesh përmes mijëra minutave humor që na dhurove e fatmirësisht, na i le pas. /ShkodraWeb Media/
    

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Restaurohet pas 58 vitesh “Ngadhnjim mbi vdekjen”, kryeministri Rama: Film ikonë

    Restaurohet pas 58 vitesh “Ngadhnjim mbi vdekjen”, kryeministri Rama: Film ikonë

    Filmi ikonik “Ngadhnjim mbi vdekjen”, i realizuar në vitin 1967 nga regjisorët Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, kthehet pas 58 vitesh i restauruar në 4K për publikun shqiptar. Ky film, i dashur për shumë breza, tashmë ofron një pamje të pastër dhe zë të kristaltë, duke pasqyruar plotësisht magjinë e kinematografisë shqiptare të atyre viteve.
    Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky restaurim rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit, duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme të regjisorëve Gëzim Erebara dhe Piro Milkani.
    “Rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit, kamerën e mrekullueshme, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese”, shprehet Kryeministri.

    “58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani
    Ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit”, shkruan Rama.