Tag: gëzim

  • Griezmann, “mister 200” me Atletico Madridin: Nuk ka qenë e lehtë. Gëzim i madh, ndihem shumë krenar

    Griezmann, “mister 200” me Atletico Madridin: Nuk ka qenë e lehtë. Gëzim i madh, ndihem shumë krenar

    1 Tetor 2025

    12:25

    Alfred Lleshi

    Antoine Griezmann ka arritur 200 gola me fanellën e Atlético Madridit, duke konsoliduar statusin e tij si legjendë e klubit. Pas fitores ndaj Eintracht, sulmuesi francez tha: “Është një gëzim i madh, ndihem shumë krenar. Nuk ka qenë e lehtë, por me punën dhe mbështetjen e gruas e fëmijëve, gjithçka duket më e thjeshtë. E kemi arritur së bashku”.
    Ai mori edhe një fanellë përkujtimore “200”, të cilën do ta ruajë dhe ta shohë me qetësi. Griezmann komentoi rritjen e skuadrës: “Tani shfaqim një ritëm tjetër. Presojmë shumë, jemi agresivë dhe me intensitet gjithë ndeshjen. Kjo është forca jonë, mënyra jonë e futbollit”. Për Julián Álvarez shtoi: “Ai po rritet, duam ta ndihmojmë të arrijë nivelin më të mirë, duke shijuar çdo moment së bashku.”
    Për momentin e ekipit: “Fillimisht shënonim pak, tani po shënojmë më shumë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe përmirësojmë disa aspekte. Nuk është gjithçka perfekte, por jemi në rrugën e duhur”. Për arritjen personale: “Nuk është hakmarrje, por punë dhe qetësi. Punoj për skuadrën, jap gjithmonë maksimumin”.

  • “Peleshi, ‘edukator’ i opozitës”, Gjekmarkaj ironizon deputeten Caushi: Vjen me gëzim për të votuar, por…

    “Peleshi, ‘edukator’ i opozitës”, Gjekmarkaj ironizon deputeten Caushi: Vjen me gëzim për të votuar, por…

    Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, nga seanca plenare nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës. Ajo tha se në këtë sallë duhet të mbizotërojë debati dhe jo të diskutohet për procesverbalin.
    Mes të tjerash ai ironizoi Peleshin, duke e cilësuar si ‘edukator të opozitës’.
    “Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve. Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor. Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar.”, tha ai.

  • ‘Keni kohë që ta rregulloni gabimin’/ Gjekmarkaj ironizon Zegjinenë: Vjen me gëzim të votojë, por…

    ‘Keni kohë që ta rregulloni gabimin’/ Gjekmarkaj ironizon Zegjinenë: Vjen me gëzim të votojë, por…

    Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, nga seanca plenare nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës. Ajo tha se në këtë sallë duhet të mbizotërojë debati dhe jo të diskutohet për procesverbalin.
    Mes të tjerash ai ironizoi Peleshin, duke e cilësuar si ‘edukator të opozitës’
    “Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve. Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor. Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar.”, tha ai.

  • ‘Më kanë emëruar pa dëshirë si shef policie në Kurbin’/ Akuzat për trafik droge, Meta: S’kam lidhje me bandën, po më akuzoni padrejtësisht!

    ‘Më kanë emëruar pa dëshirë si shef policie në Kurbin’/ Akuzat për trafik droge, Meta: S’kam lidhje me bandën, po më akuzoni padrejtësisht!

    Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Meta gjatë mbrojtjes para GJKKO ka deklaruar se ai nuk ka lidhje me grupin kriminal të Gzim Çelës, dhe se SPAK i ka atribuuar me pa të drejtë, akuzën e trafikut të drogës.

    Në seacnën gjyqësore ai ka deklaruar se emërimi I tij si shef komisariati në Kurbin, është bërë jahstë vullnetit, ndërsa me kreun e bandës, Gëzim Çela thotë se ka pasur njohje të kahershme, për shkak të detyrës

    “ Akuza e SPAK ndaj meje është e padrejdë dhe e pabazeë. Nuk doja të shkoja nga shef i komisaritatit Kukës në Kurbin, madje ia shpreha ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë që ky transferim nuk kishte pëlqimin tim. E dija që zona e Laçit ishte problematike sa i takon krimeve, megjithatë gjatë kohës që e drejtova nuk patëm probleme sa i takon rendit dhe sigurisë. Nën drejtimin tim janë asgjësuar qindra parcela me kanabis jo vetëm nga koordinatat që  na vinin nga Guarda di Finanza por dhe të zbuluara me iniciativën dhe kontrollin tonë. Jam përpjekur të jem korrekt, i paanshëm dhe në lartesinë e duhur të detyrës. Me Gëzim Çelën njihemi prej policisë, në vite të vështira. Unë s’kam lidhje me drogën, njoh vetëm Gëzimin për shkak të punës dikur në polici, ndërsa asnjë prej personave të tjerë s’kam njohje as kontakt “

    Avokati i tij Ardian Kalia tha se GJKKO, duhet rikualikifoje akuzën ndaj Metës në ‘shpërdorim detyre’, pasi nuk arrestoi një person në kërkim edhe pse jo domosdoshmërisht duhet të kishte dijeni.

    SPAK ka kërkuar në pretencë dënimin me 168 vite burg për grupin e “baronit të drogës” Gëzim Çela, përfshirë dhe dy shtetasit ukrainas që kishin mbërritur me velierë pranë ujërave neutrale për të shkëmbyer drogën.

    Operacioni për të cilin u arrestua ish shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Meta është zhvilluar më 2023, kur në Lagunën e Patokut, disa trafikantë u kapën disa milje larg bregut duke kaluar një sasi të vogël kanabisi drejt një anijeje me vela, me flamuj të Ukrainës. Në momentin që kuptuan se ishin të rrethuar nga forcat e policisë, trafikantët i vunë flakën anijes që u përmbyt. Në përfundim, policia gjeti vetëm 23 kilogramë.

    Të arrestuar ishin dy ukrainas të identifikuar si Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biello, ndërsa shqiptarët Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Nerim Çela dhe Besnik Brokeri.

    Prokurorëve të SPAK u janë dashur disa muaj për të arritur tek Dritan Meta, shefi i komisariatit të Laçit dhe Gëzim Çela, një emër i njohur i botës së krimit, me influencë në zonën e Laçit.

  • Ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit mohon akuzat për trafik droge: “S’kam lidhje me Gëzim Çelën, SPAK po më akuzon padrejtësisht”

    Ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit mohon akuzat për trafik droge: “S’kam lidhje me Gëzim Çelën, SPAK po më akuzon padrejtësisht”

    Ish-shefi i Komisariatit të Policisë në Kurbin, Dritan Metaj gjate deshmise se tij ne GJKKO, ka mohuar përfshirjen e tij në grupin kriminal të drejtuar nga i ashtuquajturi “baroni i drogës” Gëzim Çela.
    “Akuzat e SPAK ndaj meje janë të padrejta dhe të pabaza. Transferimi im në Kurbin ishte i pa dëshiruar nga ana ime, por gjatë drejtimit tim nuk pati probleme të rendit dhe sigurisë. Madje janë asgjësuar qindra parcela me kanabis, jo vetëm me koordinata nga Guardia di Finanza, por edhe nga puna jonë në terren”, deklaroi Meta.
    Ai tha se njohja me Gëzim Çelën vjen nga periudha kur ky i fundit ishte në polici dhe mohoi çdo lidhje me trafikun e drogës apo me pjesëtarë të tjerë të grupit.
    Ndërkohë, avokati i tij Ardian Kalia kërkoi që akuza të rikualifikohet në shpërdorim detyre, pasi Metaj nuk kishte dijeni për një person në kërkim që nuk u arrestua.
    SPAK ka kërkuar 168 vite burg në total për grupin kriminal të drejtuar nga Gëzim Çela, përfshirë dhe dy shtetas ukrainas të kapur pranë ujërave neutrale gjatë një tentative për shkëmbim droge me velierë.

  • Letra e Lasgushit për Shqipen: Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë

    Letra e Lasgushit për Shqipen: Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë

    Im atë për mamin tim.

    Letra e Lasgushit për Shqipen

    Zonjushës Shqipe Lasgush Poradeci,

    Rruga “Ismail Qemali” nr. 26,

    Durrës.

    Tiranë, më 12 të marsit 1940.

    Shqipe e ëmbla ime fort, U mendova kësaj here se më s’ duhet të të shkruaj, thashë le të le të qetë pak së paku për një javë. Thashë të të le unë ty, po mua vetë – nuk më lë mua zemra për ty, s’më le të mos të të shkruaj pra për mua, jo për ty. Ç’të të them?

    Ja! Atë që kam dashur kaq herë, që s’kam mundur, që s’kam gjetur rast të ta them asnjëherë! Është e madhe shumë, e lartë mbesoj dhe e rëndë shumë, e rëndë për t’u thënë shumë për mua ajo që dua të të them. Ajo quhet “si” të dua. “Si” të dua unë ty Shqipe, shpirti dhe jeta dhe e vërteta ime?

    Shqipkë ëngjëlli im, ëmbëlsia e kësaj jetës s’ime. “Si” të dua? Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë.

    Me gëzim dhe shpresë dhe shpirtin e mbushur se je dhe do të jesh, sepse do të mbetesh, sepse ke karakterin, fuqinë e karakterit, granitin e karakterit që të mbetesh, – po në gjithë atë kohë të dua dhe me dhembje dhe me frikë e me zemrën e zbrasur fund – e – krejt, të bërë pa brendësirë të brendshme, pa thelb dhe qëndër pa pikë mbështjetje, pa një themel qëndror ku të mbështetem, prej të cilit të mbahem, të qëndroj, të jem i sigurt, i siguruar si një – e – një – bëjnë dy për ty, për dashurinë t’ënde të tanishme, që të jetë dhe e pastajmja e imja, të mos jetë (ah) e tjetërkujt.

    Si të jetë e tjetërkujt? Atëherë ç’bëhem unë? Përse rrojta duke punuar dhe punova dhe shpresova dhe gjeta – e gjeta vashën t’ime të ëndëruar shqiptare?

    Përse e gjeta? Që t’a humbas? Që të humb dhe më dhe të tretet lumturija ime që kam me Shqipen t’ime?

    Të shkatërrohet përgjithnjë gjithësija e idealeve të mija të kësaj jete të shtrenjtë për lumturinë që m’u fal me dashurinë e pëllumbeshës s’ime së bardhë shqiptare, po të llaftarosur për mjerimin që më duket sikur e shoh se mund të më vijë” njëherë”, sikur e shoh nga frika mbase që të dua kaq shumë, kaq shumë, kaq shumë?

    (Oh zot, mos arthtë kurrë, ay do mos vijë, nuk vjen, s’është e mundur, jo, të vijë ndonjë herë-e le më të vijë ay ashtu pa lejen t’ime?! )

    T’i thashë këto Shqipkë dhe më ndje që t’i thashë po ashtu jam unë, unë Lasgushi yt, t’i them sepse nuk dua të jetë siç më zë frika nga ndonjëherë, kur t’i them më duket sikur “do mos jetë” sikur u sigurova kundër mjerimit, sikur e fitova lumturinë për vete.

    Me drithmë të puth e të shtrëngon e copton fare nga dashurija Lasgushi yt.

    (Marrë nga profili i Facebook-ut të Marie Lasgush Poradeci)

    ObserverKult

    Luljeta Lleshanaku

    Lexo edhe:

    LULJETA LLESHANAKU: ERDHA, PASHË, SHKOVA…

    I përkulur në një kënd të bukur 45 gradë,sy të ngulur në filmat me karton dhe hije mbi zverk,mund të mendosh se ke të bësh me një statujë parku,por jo, është im atë,i cilisapo e zgjodhishprehjen me të cilën unë do ta mbaj mend.Me të është e lehtë; askush nuk pret ndonjë gjë prej tij,i rrethuar me harresë dhe falje.Madje mund të vazhdojë të rrijë pa lëvizuredhe për një milion vjet të tjerë,si një fosile brenda në qelibar.

    E cili ishte profil i gjyshërve të mi?Krejt aksidental. Ata pozuan për njëzet minutapara një aparati të vjetër fotografik Daguerre,i cili shkrepi tinëzisht, në momentin e gabuar,kur kripa i nxori në sipërfaqen e një deti të vdekur.

    Xhon Koltrein kurr nuk sheh drejt teje. Vështirët’i fiksosh një gjest a një emocion. Ai thjesht luan jazz.Mat kohët me shputë. Vigjilent,për të ndërhyrë me melankolinë e tij në momentin e duhur,si me një xhaketë për një grua nudo.Van Gogu i skiconte portretet e tij nga prapadhe disa prej tyre i quajti “jetimë”. Apo qe ai që u skicuaprej shpinave, si një fotograf i çastit,që të ngec një kopje akoma të qullët të vetes në dorë?

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • FOTO-EMRAT/ Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 2 shpërndarësit e kokainës, grupi përgjohej prej 3 muajsh

    FOTO-EMRAT/ Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 2 shpërndarësit e kokainës, grupi përgjohej prej 3 muajsh

    Armet Latifaj dhe Gëzim Pashaj

    TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë në një lokal. Dy prej tyre u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine me qëllim shitjen, ndërsa dy të tjerë nuk kallëzuan krimin. Të arrestuarit janë Armet Latifaj 25-vjeç, Gëzim Pashaj 30-vjeç, Petros Koronoias 18-vjeç dhe Jastin Zaimi 18-vjeç, këta të fundit janë të dy shtetas grekë. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 1 kg e 65 gram kokainë, dy automjete tip “Benz”, katër aparate celularë dhe një shumë parash, të gjitha të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.
    Mësohet se grupi i trafikantëve të kokainës po mbahej në përgjim nga Antidroga e Tiranës prej më shumë se 3 muajsh. 30-vjeçari Gëzim Pashaj, rezulton i dënuar për drogë në Zvicër, ndërsa gjatë viteve të fundit jetonte në Greqi. Së fundmi, kishte ardhur në Shqipëri më dy shokët e tij grekë, të cilët gjithashtu u arrestuan. Siç bën me dije policia, Gëzim Pashaj dhe Armet Latifaj përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike. Ata përdornin automjete të ngjashme, tip “Benz C-Class” ngjyrë e bardhë, me qëllim konfuzimin e policisë.

    Njoftimi:
    Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Tëins”.
    U kapën në flagrancë në një lokal me një pako me lëndë narkotike kokainë, vihen në pranga 4 shtetas.
    Sekuestrohen 1 kg e 65 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete tip “Benz”, 4 aparate celular dhe një shumë parash.
    Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Tëins”.
    Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç.
    Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit A. L dhe G. P, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit P. K dhe J. Z, shtetas grek, nuk kanë kallëzuar për krimin, shokë me 2 të arrestuarit e lartpërmendur.Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.
    Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Avni Alija: Shkrimtari dhe Perënditë

    Avni Alija: Shkrimtari dhe Perënditë

    Nga Avni Alija

    I.

    Acentrizmi ideoestetik është një shenjë e veçantë dalluese në prozën e Gëzim Aliut. Kjo shenjë është elaboruar ndër vite me akribi dhe është ngritë në një rregull-antirregull brenda programit letrar të shkrimtarit. Bëhet fjalë për një  acentrizëm rotativ  në kuptimin e shpërbërjes së raporteve normative qendër-periferi, objekt-subjekt, fiksion-faksion, dialog-monolog, histori-aktualitet. Kjo rregull-antirregull e këtij acentrizmi rotativ ndryn potencialitetin e ndërhyrjes në elementët qendrorë kausalë të veprës, aty për aty, përmes një performance inventive të autorit, duke u shërbyer me ligjet e kontratës fiksionale, e duke shtyrë kufijtë e domethënieve deri te një kolabim estetizues të vetë koncepteve të mbarështruara. Është një akt performativ teleologjik inventiv, duke ia dalë kështu të rikrijojë rrafshe të reja intrastrukturore në stadin e tematikës, në dialogë, në paraqitjet skenike, në historikun e figurave.  Është pra, një lloj përthyerje e të shkruarit dhe përshkrimit normativ dhe krijon përshtypjen sikur kjo metodë krijuese ndërlidhet me sprovën e C.G. Jung për të definuar njeriun krijues në referatin “Psikologjia dhe poetika e krijimit” e vitit 1930, kur nënvizon se e fshehta e procesit krijues, sikurse edhe liria e dëshirës, është  problem  transcendent, që  psikologjia nuk mund ta shpjegojë, porse vetëm mund ta përshkruajë. Jung vijon më tutje duke precizuar se njeriu krijues është një dualitet apo një sintezë cilësish paradoksale, dhe se arti është shtysë e brendshme, është dhunti që e ka zënë krijuesin peng dhe e shndërron atë në një lloj instrumenti. Sintetizime paradoksesh të buta e përshkojnë fillim e mbarim brendësinë e tekstit letrar të romanit “Sëmundje dhe Perëndi”, botuar nga “Dukagjini” më 2023.

    Megjithëkëtë, lexuesi dëfton se romani është sendërtuar dhe ndjek me përkushtim ligjet e artit të prozës, ashtu sikurse kishte mbarështruar që më 1760 peshkopi Pierre Daniel Huet në traktatin mbi origjinën e romanit: vrojtimin, eksperimentin, objektivitetin, argumentimin, fiksionalitetin, poetikën, fabulën, alegoriken.

    Vepra “Sëmundje dhe Perëndi” është, në shikim të parë, një kontinuum i artit universal të të rrëfyerit letrar përmbi pesëmijë vjeçar.

    Në një vështrim të dytë, ndërkaq, e, në një rilexim dhe studim të vëmendshëm, romani është një përthurje elementesh heterogjene; është një kompleks perspektivash të izoluara, e njëkohësisht, aty për aty, shpërfaqet tendenca e izolimit të perspektivave me qëllimin e të demitizuarit të artit të rrëfyeshmërisë; e, pos kësaj, me prirjen e shpërbërjes së perceptimit normativ të fakticitetit dhe fiksionalitetit. Më tutje lexuesi përballet me ndërhyrje dhe shpërndarje imanente pikërisht në aktin e të prezantuarit të një skene, të një dialogu a monologu, të një gjendje a një situate. Romani i referohet metodës së antipolaritetit në vetvete. Teksti letrar ngritet në kuadrin e një antianalogjie objekt/subjekt, nocion/opsion, fiksion/faksion.

    Romani është i ndarë në dy pjesë. Konceptet, idetë e opsionet e pjesës së parë të romanit do të përplasen pjesërisht me konceptet, hipotezat e opsionet e shtruara në pjesën e dytë. Sinjifikantët në pjesën e dytë të librit zënë të mohojnë mohimin e sinjifikantëve në pjesën e parë.

    Në pjesën e parë, protagonisti qendror është shënjues e i shënjuar. Është bartës i ngjarjes dhe rrëfimtar i historisë brenda të cilës ai vetë frymon.

    II.

    Sara,- dhe Zoti, janë dy nga protagonistët e romanit. Janë personazhe qenësore që i shquan stadi i një vendosjeje të përllogaritur brenda subkontinentit fiksional. Janë dy personazhe të veshura me atribute referenciale e të plotësuara me statusin e një pregnance simbolike brenda diskursit filozofiko-psikologjik. Janë dy figura situative, relacionale, transponuese. E veçanta e këtyre dy personazheve është aktorimi intrapersonal në ngjarjen e rrëfyer.

    Midis këtyre dy personazheve relacionalë shtrihet me krejt kompleksitetin e potencialin njerëzor A. Ibrahimi.

    Kryeprotagonisti A.Ibrahimi është komponentë e kompozicion, është diskurs dhe introspeksion, është auto-antagonist, është sprovë e të një definuari kompleksesh sikurse edhe kompleks definimesh psiko-socio-filozofike. A. Ibrahimi është rrëfim në veprim dhe veprim në rrëfim. Është një karakter multidimensional neurotik e psikotik, e shquan një empati e, herë pas here edhe një antipati e thellë deri në shkallën e një subversiteti ndaj vetvetes si person, ndaj të dashurës së tij, Sarës e, natyrisht edhe përballë Zotit si koncept.

    Një ditë A. Ibrahimi i shkruan letër Gjonit, një mikut të kahershëm, tashmë prift. Letra fillon me konstatimin kategorik se “nuk ka gjë më të pamoralshme se të krijosh diçka, të krijosh yje, jetë, kafshë, njerëz. Të krijosh një njeri si puna e Jezusit nga Nazareti, të cilit i teket të thotë se është i biri i Zotit dhe kryqëzohet me gozhdë, plot dhembje. Apo, njerëz si puna e Muhamedit, të cilit i duket se ka parë Gabrielin teksa i thotë “lexo”. Lexo njeriut që nuk dinte të lexonte! Recito! A është akti i krijimit i moralshëm?”.

    A Ibrahimi është i goditur rëndë nga Sara.

    Kjo vajzë lëshon dritë nga sytë e saj të gjelbër në të përhimë, ka flokë të gështenja, e hunda e vogël e ngritur paksa përpjetë në majë, ia prekë atij krejt sipërfaqen e jashtme të zemrës dhe gropat e zemrës përbrenda. Ai është i përhumbur në vështrimin e buzëve të Sarës, buzë nga të cilat dilnin fjalët e saj për Zotin. Kjo vajzë nga Prizreni do të shndërrohet ngadalë e me ngulm në një shqetësim ekzistencial, në ankth, në obsesion; Sara do të ngritet në një opsion të të mbijetuarit mental për A. Ibrahimin.

    Sara, ndonëse ka shtrirë duart drejt A. Ibrahimit, thelbi i qenies së saj ndërkaq i ishte ‘dorëzuar’ një dikushit, një diçkafit tjetër. Sara është një “e prekur” nga Zoti. E, për A. Ibrahimin, Zoti dhe koncepti për të, kishte pësuar një ndryshim radikal. Ai e kundronte Zotin si një personazh kryesor të historisë së madhe, të përjetshme të njerëzimit. Por, si një substancë, si një entitet, si diçka që gjendej diku, kjo për A. Ibrahimin, kohët e fundit, kishte zgjuar dyshime të mëdha.

    III.

    Në nji kohë, Arthur Schopenhauer kishte shkruar se Perënditë duhet ta lënë të qetë njeriun; por, edhe njeriu të mos i shqetësojë Perënditë. Shkrimtari Gëzim Aliu në romanin “Sëmundje e Perëndi” tërhiqet me elokuencë e zë një pozicion drejtpërsëdrejti të kundërt me mendimin e filozofit Schopenhauer. Jo vetëm se shkrimtari nuk i lë të qeta Perënditë, ai bile shkon tre hapa tutje: nuk prishë vetëm qetësinë, por, me apo pa pëlqim, ai do të tërheqë në skenë vetë Zotin. Si koncept dhe si entitet. Përmes një riformatimi filozofiko-psikologjik, autori ia tejkalon dimensionin e kontingjentës së vetëllogaridhënies, vetëshpjegimit e vetëqartësimit ontologjik, se përse Zoti është ashtu siç është dhe përse ai është ashtu siç është e, nganjëherë ndjen ta kaplojë habia se përse me gjithë atë ekzistencë e pushtet enorm që ka, nuk e di deri në fund të fundit, se pse është ashtu siç është. Zoti, nën pushtetin e pendës së të shkruarit fiksional-kognitiv, nënvizon se ‘unë jam ai që jam, por nuk e di se përse kështu jam’.

    Fillimi i pjesës së dytë të romanit paraqet një provisorium të instancës shënjuese gjatë shtjellimit të rrëfimit në pjesën e parë. Është pra një provisorium i Zotit e për Zotin.

    Zoti, Kryekontraktuesi i një pakti sferash të larta, krijues i Lojës, ndonëse i përpiktë deri në obsesion, pranon haptazi se, megjithatë, nganjëherë gjatë historisë kozmike, i ka ngjarë t’i rrëshqasë nga dora ndonjë detaj. Disa klientë të tij kishin këmbëngulë aq shumë ta ndryshonin fatin-do të thotë t’i bënin ndërhyrje tekstit të kontratës kozmike në terren. E Loja në terren quhej Jetë. E, duke u rrëfye shkurt për të qenmen e vet, Zoti shprehë me subtilitet një lloj brenge përzier me trembje, kundruall potencialitetit të pahetueshem që mund të fshihej në detajet e Lojës në terren. Se, mos vallë, ai, Zoti, mund të bëhej vetë pjesë e Lojës, pa e pasur në dijeni këtë fakt. Duke qenë autor e bashkautor i të gjitha kontratave, në rolin auktorial të një instance dhe evidence të përgjithëdijshme, në romanin “Sëmundje dhe Perëndi”, të përgatitur nga vetë dora e tij, e Zotit, e të parashtruar në tavolinë për ta rishikuar së bashku e për ta nënshkruar ko-autorësinë në sferat e larta, Zotit ia kishte tërheqë vëmendjen një buzëqeshje cinike e autorit në terren. Gëzim Aliu kishte buzëqeshur pak më ndryshe në një moment të caktuar. Dhe Zoti kishte dyshuar se mos vallë romani do të shfaqej si një lojë me Kryekontraktuesin. Se, mos, vallë,-dhe këtu binte alarmi-‘unë do ta luaja lojën dhe madje do të luhej me mua, pa qenë unë i vetëdijshëm për aktin e faktin e të qenit personazh brenda një fiksioni të pambikëqyrur … do ta luaja lojën, por edhe do të luhej me mua … për një moment Kryekontraktuesi humbë fillin e rrëfimit, duke vijuar se ai është rrëfimtari, porse si të këtillë, lexuesi në rrjedhën e rrëfimit do ta harrojë këtë fakt … harrohet gjithmonë në terren, akti i paktit në mes të njëshit të parë dhe njëshave të tjerë jo krejt të parë, se ai njëshi i parë edhe vetë është i habitur e i goditur nga të qenmit i tillë, dhe se goditjet si ajo që i ka ngjarë Sarës, ishin pjesë e natyrshme e kontratës kozmike, me një dallim shumë të vogël, se ishte vetëm kryekontraktuesi ai që mbikëqyrte gjithçka. Bashkëkontraktuesit, për të mos humbë shijen e euforisë ekzaltuese të të qenit afër kryekontraktuesit, dhe gati të barabartë me të, i zinte harresa, i zinte amnezia e përkohshme. Një ilaç i atillë kishte rolin qendror në terren. Ky ilaç mandej në botën e manifestimit material, në botën e substancialitetit, bënte që njerëzit ta donin njëri-tjetrit, ta donin jetën e botën, të prekeshin nga e qenmja, e të ekzaltoheshin nga e me  Zotin. Dhe, natyrisht-e si të ngjante ndryshe – të shkruheshin romane si “Sëmundje dhe Perëndi“ i autorit Gëzim Aliu.

    IV.

    Diçka që nuk mund ta emërtoj, më bën të paqetë, ndiej të tundohem, shkruante filozofi Martin Heidegger.

    Romani “Sëmundje dhe Perëndi” është një vepër arti e paemërtueshme në kuptimin koncepcional. Sprovat për ta vënë romanin brenda një rryme, tendence, drejtimi, mode, shpijnë në ngatërrim përkufizimesh. Autori shtyn kufijtë e filozofisë së kreacionit, shtyn kornizat e potencialitetit logjik përmes tendencës së kalkuluar të një estetizimi negacional. Libri herë na shfaqet si një makrodiagnozë e njeriut, herë sikur një filozofemë letrare; gërsheton përpjekje ekzistencialiste a la Camus me sintezat faustiane. Është një sprovë artikulimi godotian. Është madje edhe një sprovë për të optimuar gropëzat e mjegullat ambivalente në univerzalizmin e Librave të Shpallur. Është, përveç tjerash, një përpjekje për të vështruar gjithënajën nga asgjëkundi.

    Kjo vepër natyrisht që në radhë të parë është shkruar për diçka; porse, duke iu referuar këtu Samuel Beckettit, kjo vepër në vetvete është një Diçka.

    Gëzim Aliu markon mes rreshtave të librit dy fenomene thellësisht shqetësuese për mendjen e njeriut: Vetëdijen dhe Paparashikueshmërinë e Universit. Dhe se, Gëzim Aliu markon mes rreshtave argumentin mbi pamundësinë e një pafundësie aktuale. Vetë Aristoteli kishte shënuar se nuk mund të ekzistonte një madhësi aktuale e pafundme as në kuptimin matematikor. Koncepti i të pafundshmes, të cilin kaq shpesh lexuesi e ndesh në roman, është megjithatë një koncept dinamik. Lexuesit i kujtohet të eksperimentuarit mental të David Hilbertit me hotelin me dhoma të pafundme.

    Edhe se, Gëzim Aliu markon problematikën e thellë të njeriut modern në përballje me faktumin shkencor se Universi kishte një fillim. Zbulimet e Alexander Friedman dhe Georges Lemaitre kishin tronditur botën dhe plasaritë njohjet shkencore. Ndodhia e universumit simbas modelit Friedman-Lamaitre ishte një parandodhi absolute ex nihilio. Jo vetëm masa dhe energjia, porse edhe koha e hapësira vijnë në ekzistencë në momentin e Big Bangut. Mandej Teorema e Borde-Guths-Vilenkins i vë vulë përfundimisht konceptit shkencor se universi është krijuar prej asgjësë.

    Mirëpo, tashti, çfarë është Nihilio?

    Është kjo një pyetje filozofemë që përshkon tërthorazi gjithë pneumën e romanit. Në frymën e romanit ndihet dhembja e madhe e të qenit në botë. Mund të ekzistonte diçka e atillë si Hiç, si hiçësi, dhe se kjo gjendje sado paradoksale, t’i ketë prirë ekzistencës së universit? Mund të ketë ekzistuar mundësia e të qenit ndonjëherë të një hiçi të kulluar? Martin Heidegger shkruan në ligjëratën “Çfarë është metafizika?”, se në thelb kurdo që shtrohet pyetja se çfarë është e Qenmja, në qendër pra është e Qenmja si e atillë. Përfytyrimi metafizik mbi të qenmen, vijon Heidegger, mbështetet faktikisht dhe i falënderohet kushtimisht dritës së të vërtetës mbi ekzistencën e të qenmes si e atillë. Simbas Martin Heideger: “në të qenmen e qenies ndodh asgjësimi i hiçit“.

    William Line Craige shkruan se Shkaku i parë duhet të mos ketë fillim. Shkaku i parë duhet të ketë pandryshueshmëri. Një regres ndryshimesh të pafund nuk mund të ketë. Është një faktum i habitshëm, shkruan W.L. Craige. Shkaku i krijimit të universit është i amshueshëm. Por efekti i krijimit të universit është i përkohshëm. Shkaku i parë nuk mund të lejojë të jetë i shkaktuar, ngaqë nuk mund të ketë një regres të pafund shkaqesh.

    Romani “Sëmundje dhe Perëndi”, përveç tjerash, mund të lexohet edhe si një sprove e radhës e “përplasjes” së njeriut me konceptin Zot.

    Kronologjia e “prekjes dhe përplasjes” së Njeriut me Zotin është e gjatë. Emra impresionues në kulturën e përbotshme kanë qenë “të prekur e të goditur” nga koncepti Zot. Nga treshja e famshme e Antikitetit Sokrati-Platoni-Aristoteli e duke u ngjitë tek të argumentuarit ontologjik të Anselm von Canterbury, Thomas Aquin, Descartes, Baruch Spinoza, Leibniz, Hegel, Schelling, Kurt Gëdel, Norman Malcolm, Dawid Lewis, Alwin Pantinga, Richard Swinborn.

    Të përkujtojmë megjithatë një thënie të Simone Weil se “për Zotin ne mund të dimë vetëm se çfarë nuk është, dhe jo se çfarë është“.

    Duke u shërbyer me ligjet e teknografisë narrative, në romanin “Sëmundje dhe Perëndi” teksti letrar ia del ta katapultojë rrëfimin në duart e dy Autorëve në sferat e mistershme të së qenmes; autorin Gëzim Aliu dhe Perëndinë, kryekontraktor i historive kozmike. Autorët vijnë nga jashtëbota dhe i nënshtrohen të modifikuarit narrativ. Është një Autorësi multiperspektive duke shtyrë tekstin narrativ deri në një kolaps të dyfishtë të ideve të shtruara. Një kolabim duploid do ta gjejë lexuesin në stadiumin e të verifikuarit të variabëlve kompozicionale të kontratës fiksionale. Në pjesën e dytë të librit shpërfaqet tendenca e autorit për thyerjen e të gjitha konvencave narrative duke iu afruar kufirit të një absolutizmi fenomenologjik e duke testuar hapësirën e filozofisë së kreacionit.

    V.

    Ku e si ta dimë: ndoshta në fillesë ishte rrëfimi. Në fillesë ndoshta ishte veprimi. E rrëfimi e veprimi ndoshta së bashku ishin te Zoti. E, Zoti ishte rrëfimi e veprimi. Rrëfim dhe veprim i përnjëhershëm. Zoti krijon universet. E, vonë dikur, ngjizen romane për të rrëfyer rrëfimin e parë, pa fillim, pa shkak, pa përbërje … sikur romani “Sëmundje dhe Perëndi”.

    Ky është një libër për të dyshuar në të. Është për të gjithë ata që nuk janë të devotshëm. Për ata të cilët nuk ndjekin një ide, ideologji, modë kohe e dogmatizëm. Ky është libër që nuk udhëzon askënd. Është një libër për mendjet e lira. Ky është një libër padyshim i rëndë. Është shpalim i shumëfishtë i temave që tronditin thellësitë e qenies njerëzore: dashurinë si e qenme dhe besimin e dyshimin në të qenmen si të atillë.

    Romani “Sëmundje dhe Perëndi“ preket nga humnera, por nuk joshet të bie në greminë.

    Romani jep e ngjitet në sferat e larta e rrathët e përtejmë, por i ngjyer e i ndryrë me idenë fillestare të dëshirës së lirë për t’u rikthyer prapë në botën e njeriut.

    Në libër që me mbylljen e kopertinave do të zë e të ndikojë e të veprojë në mendjen e ndjesitë e lexuesit, porse pesha e të cilit, paradoksalisht, me zgjatimin e rrugëtimit, zë e pakësohet deri në përhumbje. Është një rrëfim për të gjitha rrëfimet.

    Fausti i Goethes do të thoshte: krejt në fillesë ishte veprimi.

    Ku e si ta dimë: ndoshta romani “Sëmundje dhe Perëndi” në një dimension enigmatik të së qenmes është një Letër e gjatë që Perëndia mund t’ia ketë dërguar Shkrimtarit! Duke qenë ai, shkrimtari, pjesëmarrës pa dijeninë e tij, në lojën e pafund kozmike.

    Gusht, 2025

    ObserverKult

    Avni Alija

    Lexo edhe:

    “SËMUNDJE DHE PERËNDI”: PASQYRË MBI MULTIVERSIN ONTIK TË QENIES

  • Peruzzi dhe jeta larg futbollit: Më pëlqen të punoj tokën, gjërat e fshatit më japin gëzim

    Peruzzi dhe jeta larg futbollit: Më pëlqen të punoj tokën, gjërat e fshatit më japin gëzim

    Angelo Peruzzi, ish-portier i Lazios, Romës, Juventusit dhe Interit, i cili për një kohë të gjatë ka veshur edhe fanellën e kombëtares axurre, ka dhënë një intervistë për “Vivo Azzurro TV”, duke folur për veten: “Mua kurrë nuk më ka interesuar nëse isha i mirë apo jo, më interesonte vetëm të bëja mirë dhe mërzitesha shumë kur gaboja.
    E lashë botën e futbollit dhe nuk pendohem. Jam mirë ashtu siç jam, pa ato ethet për t’u rikthyer. Më mjafton ajo që kam, duke jetuar me gjërat më të thjeshta, duke shijuar më shumë familjen dhe bërë atë që dua. Ende jetoj në Blera, por jashtë fshatit, i rrethuar nga natyra. Më pëlqen kopshti, të punoj tokën; gjëra të thjeshta që më japin gëzim”.
    Na tregon si filloi gjithçka: “Kur isha 10 vjeç duhej të luanim një ndeshje në shkollë, klasike A kundër B. Në atë kohë nuk kishte role të përcaktuara, kështu që mësuesja na kërkoi të kërcenim për të prekur traversën. Unë e arrita dhe kështu më vunë në portë. Që aty e më pas, pak nga pak, filloi të më pëlqente roli i portierit, edhe sepse aftësitë e mia si numër 10 nuk ishin ndonjë gjë e madhe”.
    Liedholm e quajti “Tyson”: “Nuk është se më pëlqente aq shumë. Megjithatë, Liedholm ishte një njeri i madh, vërtet i jashtëzakonshëm dhe me një lloj humori të çuditshëm. Bënte batuta duke qenë serioz dhe nuk e dije kurrë nëse duhej të qeshje apo jo. Për karrierën time ishte thelbësor.
    Përveçse më mundësoi debutimin, kur isha 17 vjeç deshi që të mbetesha portier i dytë te Roma, edhe pse zakonisht të rinjtë dërgoheshin në Serie B për të marrë përvojë. Ai pati një besim të madh tek unë. Fliste pak, por të bënte të kuptoje shumë gjëra. Ishte shumë i këndshëm dhe i përzemërt”.
    Çfarë i ka lënë ky sport: “Më shumë se të fitoja një trofe, ishte dashuria e tifozëve që më ka dhënë kënaqësi. Sa herë që jam kthyer si ish-lojtar kam marrë duartrokitjet e tribunës. Kur largohesh dhe vitin pasues merr një përqafim të tillë, është gëzim i madh. Kjo do të thotë se ke bërë mirë, ke lënë një kujtim të bukur dhe ke qenë korrekt. Për mua kjo vlen sa një trofe”.

  • Lasgush Poradeci: S’ka influencë, nuk lot rol influenca në poezi, në krijimin artistik…

    Lasgush Poradeci: S’ka influencë, nuk lot rol influenca në poezi, në krijimin artistik…

    Nga Lasgush Poradeci

    U takova me 4 kosovarë 30-35 vjeçarë, intelektualë të ardhur prej Kosove për qëllime kulturale, pas 2 javë, më tha njëri, do shkojmë për në Kosovë. Nuk më njihnin personalisht, u entuziazmuan që më njohë, njëri poet më tha: “jeni i adhuruar në tërë Kosovën, rinija entuziazmohet me juve, ju-a kemi botuar në Kosovë të 2 volumet e poezive”. Njëri prej tyre më tha: “Ky është poet, ka qënë nënë influencën tuaj, ju ka imituar etj”. Ay më tha: “e kam për nder të jem influencuar prej Lasgushit”.

    Unë: “s’ka influencë, nuk lot rol influenca në poezi, në krijimin artistik. Influencë, imitacion, plagjiat, reminiscencë, çdo referencë ose lidhje ose relacion etjerash si këto terma, nuk ekzistojnë në poezinë e vërtetë. Poezi e vërtetë quhet një poezi, e cila është origjinale. Poezi origjinale është ajo poezi, e cila, gjith dyke qënë tangjente me poezinë e tjetrit, e ka përdorur atë tangjente vetëm si material brut, si lëndë e parë, por prej kësaj materjeje prima ka krijuar një origjinalitet fondi dhe forme dhe stili t’atillë, sa ajo del me atë origjinalitet të krijuar prej poetit, si një poezi më vete, si një krijim i ri, krijim që s’mund t’i-a gjesh shëmbëllën në tjetër poezi, sepse ajo tashi është një gjë më vete, një kontribut i ri në gjithë poezinë ekzistente. Me këtë origjinalitet, ajo e justifikon veten të ekzistojë midis similareve të saj, si krejt indipendente.

    Similar s’do me thënë identik, po kategori e veçantë dhe veçantinë e saj i-a kërkon origjinaliteti i saj, origjinalitet fondi, forme, shprehjeje, stili, dhe sipër së gjithash koncepsioni – të gjitha këto të pakraharsueshme aspak me poezi tjetër. Krijimi i ri nuk tutet prej krijimeve anàs, d.m.th. prej similareve, prej similiaritetit.

    Këto dhe shumë të tjera shpjegime i thashë poetit kosovar rreth imitacionit, influencës që siç tha ay tjetri koleg i tij ishte prej Lasgushit. Ay (më vjen keq që s’ja mora emrin) mbeti i kënaqur, dhe fitoj kurajë prej shpjegimeve të mija, u duk nga fjalët që më tha pastaj – dhe unë i thashë duke e kurajësuar zemërbardhësisht: “bëni poezi, krijoni poezi, mos kini frikë prej poezisë së Lasgushit, sepse duke qënë i zoti të krijojë njeriu poezinë e tij, origjinale, siç thamë s’trembet prej tjetrit.

    Ay që krijon një krijim të ri, nuk trembet prej tjetrit, sepse krijon një gjë të re. Si të trembet krijonjësi prej krijesës së tij, prej krijesës së tij të re, origjinale? Poeti, kur është i zoti të krijojë një poezi të re sipas këtij principi që është i vetmi princip poetik nuk ka frikë, s’trembet prej krijimit të tij, por përkundër, gëzohet dhe gëzohet me gëzim të madh, me gëzim të madh sepse i fal botës një gëzim të ri, një gëzim tjetër midis gëzimeve të tjera, dhe ay që i fal tjetrit një gëzim të ri s’trembet prej kësaj të falure prej kësaj dhurate po gëzohet me gëzim absolut për gëzimin absolut d.m.th. gëzimin origjinal që ay i fal të tjerëve nga zotësija e tij. Tashi ne mund të themi në këtë akord të tjera, po njësoj janë tërë të tjerat, esencial, ecenca e poezisë është poezia origjinale, d.m.th. origjinaliteti poetik.

    Tiranë, e Djelë 9 Janar 1972 

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NGA DITARI I LASGUSH PORADECIT: MUA S’MË KA BLERË KURRË NJERI AS ME PARA AS PA PARA

    LASGUSH PORADECI: TI PO VJEN QË PREJ SË LARGU …