Tag: getoar

  • ‘Qika jeme’/ Marget bën sot 4-vjeç, Getoar Selimi ndan me ndjekësit portretin e saj

    ‘Qika jeme’/ Marget bën sot 4-vjeç, Getoar Selimi ndan me ndjekësit portretin e saj

    Getoar Selimi ka prekur ndjekësit me një dedikim plot ndjenja për vajzën e tij, Marget, e cila feston 4-vjetorin. Ai publikoi një foto të vogëlushes së veshur me një fustan të bukur, ndërsa e shoqëroi me një mesazh të gjatë dhe emocional, ku shfaqet qartë lidhja e fortë mes tyre.
    “Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty…”– shkruan Getoari, duke treguar keshtu edhe portretin e vogëlushes, të cilin e mbanin shume diskret.
    Ai pranon se shkrimi i këtyre fjalëve është i bukur, por po aq i vështirë, për shkak të emocioneve që e pushtojnë sa herë përpiqet të shprehë dashurinë për vajzën e tij. “Më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë të shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty”- shton ai.
    Reperi i uron Margetit shëndet, jetë të gjatë dhe lumturi, duke e mbyllur me fjalët: “Të dua pa fund!”
    Postimi mori menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekës, kolegë dhe miq të artistit, të cilët u bashkuan në urime për vogëlushen. Nga ana tjetër, Marina Vjollca ende nuk ka bërë postim për vogëlushen e saj, e cila sot ka ditën e saj më të lumtur.

  • Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

    Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

    Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi në media dhe në rrjetet social se martesa mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollces ka marrë fund, duke ngjallur kureshtje të madhe tek publiku. Arsyeja kryesore që ndezi dyshimet ishin mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjete sociale dhe fakti që çifti nuk është parë shpesh në publik kohët e fundit.
    Megjithatë, fotot e fundit tregojnë krejt të kundërtën. Çifti është parë krah njëri-tjetrit në kryeqytet, të buzëqeshur e të qetë, duke ecur dorë për dore si gjithmonë. Pamjet e tyre flasin vetë: mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe lidhja e tyre vazhdon më e fortë se kurrë.

    Geti dhe Marina shfaqen të natyrshëm, duke treguar se dashuria nuk ka nevojë gjithmonë të ekspozohet në rrjete sociale për të qenë e vërtetë. Përkundrazi, ata e ruajnë privatësinë dhe e jetojnë marrëdhënien aty ku ka më shumë rëndësi, në jetën e përditshme, në Tiranë, por edhe në Prishtinë, aty ku dhe u fotografuan.
    Ky nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje mes tyre, por duket se të gjitha zërat mbeten thjesht spekulime të kota. Realiteti është se Geti dhe Marina vazhdojnë bashkë, duke ecur përpara si çift i konsoliduar dhe i dashuruar.

  • Getoar Selimi flet për përplasjet mes reperëve: “Sot ka shumë injorantë të famshëm që bëjnë edhe lek nga kjo punë”

    Getoar Selimi flet për përplasjet mes reperëve: “Sot ka shumë injorantë të famshëm që bëjnë edhe lek nga kjo punë”

    I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, reperi i njohur Getoar Selimi ka komentuar situatën e sotme në botën e muzikës, veçanërisht përplasjet dhe konfliktet mes artistëve të zhanrit rap.
    Duke ruajtur gjithmonë një profil të kujdesshëm publik, Getoari tha se është përpjekur të mos përfshihet në përplasje që do të dëmtonin imazhin e tij:
    “Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë.”
    Ai theksoi se përplasjet kanë qenë gjithmonë të pranishme në botën e repit, por me ndryshimin e kohërave, sidomos me ardhjen e rrjeteve sociale, është bërë më e lehtë të kuptosh se me kë ke të bësh.
    “Sot ke lloj-lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë. Më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta.”
    Deklarata e Getoarit vjen në një periudhë kur përplasjet publike mes artistëve në rrjet po shtohen dhe shpesh shndërrohen në çështje virale.

  • Getoar Selimi “thumbon” industrinë muzikore: “Këngët sot janë të gjitha njësoj”

    Getoar Selimi “thumbon” industrinë muzikore: “Këngët sot janë të gjitha njësoj”

    Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka komentuar me ton kritik gjendjen aktuale të tregut muzikor në Shqipëri, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
    Getoari u ndal veçanërisht te mungesa e origjinalitetit në këngët dhe bashkëpunimet që publikohen, duke i cilësuar ato si shumë të ngjashme dhe të konsumueshme, pa identitet të veçantë.
    “Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët. Është bërë konsum,” tha ai, duke nënvizuar se për të, muzika duhet të ketë një qëllim më të thellë.
    Ai shtoi se edhe vendimi për të sjellë një album të ri ishte i mirëmenduar dhe nuk vinte si pjesë e një vale bashkëpunimesh apo trendi.
    “Një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten. Kam bërë album vetëm për këtë arsye, për njerëzit që më duan dhe e kërkojnë muzikën time. Bashkëpunimet që kam bërë nuk janë të zakonshme,” u shpreh Getoari.

  • Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

    Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

    Getoar Selimi ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Marinën, duke treguar se mes tyre ekziston një harmoni e veçantë, pavarësisht dallimeve në disa aspekte.
    “Ne jemi shumë të njëjtë, por në disa gjëra jemi të kundërt. Megjithatë, në gjërat kryesore jemi njësoj,” u shpreh ai.
    Reperi theksoi se ata kanë zgjedhur që jetën private ta mbajnë larg syrit të publikut, duke e ruajtur me fanatizëm.
    “Kemi vendosur të jemi të tërhequr, e kemi ruajtur me fanatizëm jetën private. Periudha që po vjen të shtyn të dalësh nga vetja, por ne jemi të dy të një zëri për gjithçka,” tha Getoari.
    Ai shtoi se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe e konsoliduar ndër vite:
    “Tani jemi shumë në rregull, është një periudhë shumë e gjatë që e njohim njëri-tjetrin.”

  • Akuzohet për shpërdorim detyre/ Arrestohet nëna e “Ghetto Geasy-t”, aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës

    Akuzohet për shpërdorim detyre/ Arrestohet nëna e “Ghetto Geasy-t”, aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës

    Getoar Selimi dhe Florije Kelmendi Selimi

    PRISHTINË- 3 zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës janë vendosur në pranga sot. Në mesin e të arrestuarave në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë është edhe Florije Kelmendi Selimi. Ndoshta si emër nuk thotë asgjë për publikun shqiptar, por ajo është nëna e reperit Getoar Selimi, i njohur me nofkën e artit “Ghetto Geasy”.

    Florije Kelmendi Selimi

    Selimi dhe dy zyrtare tjera të kësaj ministrie, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
    Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani duke bërë me dije se: Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë.
    Getoar Selimi është një nga reperët më të njohur si në Shqipëri, edhe në Kosovë, atje ku nisi karrierën e tij. Ai dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca janë një nga çiftet më të komentuara të shoëbizit shqiptar. Të dy kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Marget./ZËRI