Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo, kanë ndarë ditën e sotme me ndjekësit lajmin e dhimbshëm të humbjes së gjyshit të tyre. Përmes postimeve prekëse në rrjete sociale, artistët kanë shprehur pikëllimin dhe respektin e madh që kishin për figurën e tij.
Mozzik publikoi një foto të vjetër me gjyshin, të shoqëruar me një njoftim mortor, ku me dhimbje njoftonte familjarët, miqtë dhe të afërmit se Bafti Hetemi, babai i nënës së tyre, ishte ndarë nga jeta. Ai e përshkroi të ndjerin si “njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar”, ndërsa uroi që Zoti ta shpërblejë për çdo të mirë që ka bërë gjatë jetës së tij.
“Lamtumirë gjyshi jem… t’fala dajës Muzafer dhe dajës Burim. Thuaju se i kujtojmë, i duam dhe s’i harrojmë kurrë.”
Edhe Getinjo reagoi menjëherë, duke shpërndarë një foto të fundit të gjyshit të tij në spital, ndërsa mbante dorën e tij. Ai shkroi:
“Ndërroi jetë babgjyshi. Allahu e mëshiroftë. Gjyshërit na i këpusin shpirtin.”
Postimet e Mozzik dhe Getinjo ngjallën menjëherë reagime dhe ngushëllime nga mijëra fansa dhe figura publike. Kujtojmë se dyshja postuan edhe ditë më parë për gjendjen e rëndë të gjyshit, e madje kërkuan ndihmë dhe lutje për shërimin e tij.
Screenshot
Screenshot
Tag: getinjo
-

“Ndërroi jetë babgjyshi”/ Mozzik dhe Getinjo ndajnë lajmin e trishtë, ndahet nga jeta personi i tyre i shtrenjtë
-

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar
Reperi Getinjo ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë, i cili e ka lënë të paralizuar nga njëra anë. Në një mesazh prekës, ai shprehu se i moshuari, me shumë mundim, ka arritur të shkruajë vetëm fjalën “Ndihmë” në një letër.
“Babgjyshi jem pas një sulmi në kokë mbeti gjysmë i paralizuar dhe me shumë mundim krejt çka mujt me shkrue në fletë ishte fjala ‘Ndihmë’. Zoti i ndihmoftë,” shkroi ai ndër të tjera.
Në një tjetër reagim emocional, artisti tregoi se gjyshi i tij, i cili është 85 vjeç dhe ka kaluar dramat e humbjes së dy djemve, ende shfaq dëshirë të jetojë dhe kërkon ndihmë për t’u mbajtur në jetë.
“Kur një plak 85 vjeç që i ka shti në dhe 2 djem të vet edhe e don jetën hala edhe lyp ndihmë… të kallxon sa e ëmbël është jeta,” shkroi Getinjo, duke reflektuar mbi forcën dhe vullnetin e të moshuarit.
Ai shtoi një mesazh për brezin e sotëm, duke i kujtuar se jeta duhet shijuar sa është koha:“Knaquni se shpejt vjen një moment ku s’kthehesh mo.”
Fansat dhe ndjekësit i janë bashkuar urimeve për shërim të shpejtë të gjyshit të tij dhe mbështetjes për familjen në këtë periudhë të vështirë.
Screenshot
Screenshot -

“Femrat hyjnë çdo ditë në aeroport me çanta Louis Vuitton“/ Getinjo reagon për debatin mbi orën “Richard Mille” të Mozzik
Prej disa ditësh, emri i Mozzik është përfshirë në një debat të madh publik rreth orës së tij “Richard Mille”, e cila ka ngritur pikëpyetje dhe spekulime mbi origjinalitetin. Ky diskutim ka marrë vëmendje të gjerë në rrjete sociale dhe media, duke e vendosur reperin në qendër të kritikave.
Pas reagimit të vetë Mozzik, në debat është përfshirë edhe vëllai i tij, Getinjo, i cili gjatë një transmetimi “live” në TikTok ka ndarë mendimin e tij. Ai është shprehur se çështja është ekzagjeruar dhe se gjithçka është paraqitur më dramatike nga sa është realisht.
Gjatë fjalës së tij, Getinjo ironizoi duke thënë se “po të paguheshin taksat në doganë, ora do të konsiderohej origjinale brenda ditës”. Ai vuri në dukje se problemi po fryhet në mënyrë të panevojshme vetëm pse bëhet fjalë për Mozzik, një artist që ka arritur sukses financiar përmes muzikës.
Artisti solli si krahasim faktin se shumë gra hyjnë çdo ditë nëpër aeroporte me çanta “Louis Vuitton” dhe për to nuk ka asnjëherë debat publik, ndërsa rasti i Mozzik po trajtohet si një skandal i madh.
Përveç kësaj, Getinjo kritikoi edhe doganën, duke thënë se Mozzik ishte ndaluar “vetëm për qejf”, ndërkohë që në media qarkulluan lajme të pavërteta se reperi ishte arrestuar. Ai sqaroi se familja e tyre u shqetësua nga raportimet, por sipas tij ato ishin spekulime.
“Ne në shtëpi pamë lajmet që Mozzik arrestohet. Mediat po bëjnë filma, duke shkruar gjëra të pavërteta. Në fund të fundit, ne nuk kemi pse t’i japim shpjegime askujt”, përfundoi Getinjo. -

Rasti i Mozzik, reagon sërish Getinjo: Asnjëri nuk e di hallin e tjetrit
Polemikat e ditëve të fundit mes Mozzik dhe Vetëvendosjes nuk kanë kaluar pa reagime edhe nga familja. Vëllai i tij, reperi Getinjo, zgjodhi rrjetet sociale për të shpërthyer ndaj presionit që, sipas tij, po u bëhet artistëve.
“Është e lehtë me ba hajgare në internet,” shkruan ai, “por askush nuk e di hallin dhe presionin e tjetrit. Ne nuk bëjmë lojëra me veten.”
Me një ton të drejtpërdrejtë, Getinjo e quajti të turpshme që një kabinet apo një ministri merret me një djalë të ri, i cili, siç thotë ai, “krejt çfarë ka, i ka fituar me punë, me fakte bankare dhe letra origjinale”.
Në mesazhin e tij, reperi thekson se shteti është themel i çdo qytetari dhe se respekti ndaj tij është i panegociueshëm. Por, sipas tij, pushteti nuk duhet të bëhet maskë për të frikësuar të rinjtë që punojnë dhe synojnë suksesin.
“Punoni, mos u ndalni, mos u frikësoni prej askujt në këtë jetë”, është thirrja që Getinjo i adresoi ndjekësve të tij, duke kthyer debatin politik në një apel motivues për rininë.
Reagimi i plotë:
“Euforik dhe shumë të ngutshëm secili nëpër faqe dhe portale interneti. Por asnjëri nuk e di hallin e tjetrit dhe presionin e tjetrit. Krejt mundeni të bëni hajgare me secilin, por ne nuk bëjmë hajgare me veten as edhe një herë.
Marre një kabinet komplet dhe një ministri me u marr me një artist të muzikës një djalë të ri që krejt paratë i ka bërë me punë dhe me fakte bankare e letra origjinale.
Shteti është baza e çdo qytetari, ne e duam shtetin, por janë disa persona që pozita i bën me mendu që janë Zot haha eh që nuk janë bre valla.
Zoti ju ruajt të dashur njerëz, punoni dhe kurrë mos u ndalni edhe mos u frikësoni prej askujt në këtë jetë”. -

Arrestimi i Mozzik, reagon Getinjo!
Mbrëmjen e së martës, mediat raportuan se reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ishte arrestuar nga policia doganore dhe dërguar në mbajtje për 24 orë. Shkak i ndalimit, sipas burimeve, dyshohej të ishte prejardhja e dy orëve luksoze me vlerë të lartë, që gjendeshin në posedim të artistit. Lajmi u përhap me shpejtësi, duke krijuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Megjithatë, pak orë më vonë, avokati i Mozzik, Arianit Koci, hodhi poshtë pretendimet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se klienti i tij nuk ishte arrestuar, duke shtuar se në momentin kur po qarkullonin lajmet, Mozzik ndodhej duke pirë kafe me të. Koci e cilësoi informacionin e shpërndarë si të pavërtetë dhe pa bazë ligjore.
Një reagim i shpejtë erdhi edhe nga vëllai i tij, reperi Getinjo, i cili në InstaStory shkroi: “Mos bëni zhurmë, zhurmë bën vetëm gjeneratori”. Me këtë deklaratë ironike, ai duket se i minimizoi thashethemet rreth ngjarjes, duke nënvizuar se familja e sheh situatën si të ekzagjeruar nga mediat.
Ngjarja vazhdon të mbetet ende e paqartë, pasi ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Megjithatë, çfarë ndodhi realisht me reperin Mozzik, pritet të sqarohet në ditët në vijim. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga vetë ai.
The post Arrestimi i Mozzik, reagon Getinjo! appeared first on iconstyle.al. -

“ADN-ja” e Getinjos, lëvizje e re në karrierë
Showbiz E Martë, 26 Gusht 2025 16:14
Getinjo ka paralajmëruar publikimin e këngës së tij më të re, e cila mban titullin “ADN”. Projekti pritet të publikohet pas pak ditësh dhe tashmë ka ndezur pritshmëritë e fansave.
Pas bashkëpunimit me Mozzik në “P9 & Ice”, që u mirëprit nga publiku, Getinjo vjen këtë herë në versionin solo me një këngë që sipas burimeve do të ketë një energji krejt të veçantë. Edhe pse detajet për klipin dhe stilin muzikor mbeten ende të paqarta, pritja për “ADN” po rritet nga dita në ditë.Reperi i njohur për tekstet e drejtpërdrejta dhe stilin unik, synon ta shndërrojë “ADN” në një tjetër sukses që do të shtojë më tej reputacionin e tij në skenën muzikore shqiptare dhe përtej saj.

