Tag: getafe

  • E pret një javë “ferri”, Alonso vlerëson suksesin ndaj Getafe: Nuk ishte e lehtë

    E pret një javë “ferri”, Alonso vlerëson suksesin ndaj Getafe: Nuk ishte e lehtë

    Nën presion pas suksesit të Barçës, Real Madrid del me 3 pikë nga sfida me Getafe duke u rikthyer në krye të La Liga në kuotën e 24 pikëve, 2 më shumë se sa ekipi blaugrana. Ekipi i Alonsos vuajti jashtëzakonisht shumë për të dalë me fitore nga kjo transfertë edhe pse kishin 77% kontrollin e topit, ndërsa vendasit e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë. Njeriu i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, autor i golit të vetëm të ndeshjes.
    “Gjeli” francez provoi në çdo formë gjatë pjesës së parë të gjente golin e avantazhit, por pa sukses. Në minutën e 77-të, Getafe mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Nyom, me këtë të fundit që ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Vinicius jr. Më në fund, pas disa përpjekjeve, Mbappe u shkëput shpejt në minutën e 80-të dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë, ky ishte goli i tij i 10-të në La Liga. Vinicius nuk arriti të linte gjurmë, por kishte meritë të padiskutuar pasi 4 minuta më vonë detyroi një tjetër lojtar të Getafes të dilte me karton të kuq. Në mënyrë të pabesueshme, Getafe për pak kapi “mat” Real Madrid në frymën e fundit, ku u desh një ndërhyrje e Courtois për të mbajtur në lojë këtë fitore.

    Ky sukses i jep frymëmarrje Xabi Alonsos përpara një javë shumë të ngarkuar ku fillimisht luajnë kundër Juves në Champions më pas përballen me Barçën në El Clasico: “Të fitosh në fushën e Getafes nuk është e lehtë, duhet të japësh gjithmonë maksimumin. Kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por kjo ishte e pritshme, e dinim që nuk mund të ishim spektakolar. Kjo është një fitore që na jep mundësinë të nisim javën me energji të madhe”, u shpreh Alonso.
    ()
    © BalkanWeb

  • “Killer” Torres, realizon “dopietë” ndaj Getafe-s, Flick i kënaqet fitores: Nuk ishte e lehtë

    “Killer” Torres, realizon “dopietë” ndaj Getafe-s, Flick i kënaqet fitores: Nuk ishte e lehtë

    Me Real Madrid që është thjesht perfekt në këtë fillim sezoni në La Liga, 5 ndeshje 15 pikë të plota, Barcelona i kundërpërgjigjet në distancë duke ruajtur hapin e ekipit të Alonso-s, me 13 pikë në 5 javë. Në “Johan Cruijff” ndaj Getafe, Ferran Torres bëri heroin me sulmuesin spanjoll që ishte i papërmbajtshëm duke realizuar një “dopietë” golash brenda pjesës së parë.
    Në minutën e 15-të, Dani Olmo dhuroi një super asist me thembër për Ferran Torres, me këtë të fundit që nuk shpërdoroi duke dërguar topin në rrjetë. Me Getafe-n të hedhur përpara, Barcelona i kapi “mat” në minutën e 34-ët, me Ferran Torres që me një goditje të saktë dyfishoi shifrat. Torres kishte shansin që shënonte dhe golin e tretë, por në fundin e pjesës së parë goditja e tij u stampua në traversë. Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, praktikisht u zhvillua me një drejtim, me Barcelonën në sulm.

    Në minutën e 62-të, Rashford futi një top në qendër, aty ku Dani Olmo me një goditje të saktë sigloi shifrat në 3-0. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Barcelonën që feston për këtë fitore të pastër:
    Sport
    “Tre pikë, një fitore 3-0. Shkoi mirë. Nuk është e lehtë të shënosh 3 gola, por ne ia dolëm”, u shpreh Flick. “Killer Ferran”, ishte titulli kryesor i Sport, me të përditshmen spanjolle që i bën jehonë paraqitjes të sulmuesit spanjoll.
    ()
    © BalkanWeb

  • Barcelona nuk i ndahet Realit, katalanasit kalojnë pa probleme “pengesën” Getafe dhe përgatiten për… Topin e Artë

    Barcelona nuk i ndahet Realit, katalanasit kalojnë pa probleme “pengesën” Getafe dhe përgatiten për… Topin e Artë

    Barcelona ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur me rezultatin 3-0 Getafen në javën e pestë të La Ligës.

    Sfida e luajtur në “Estadi Johan Cruyff” nisi në mënyrën më të mirë për të besuarit e Hansi Flick, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 15’ me anë të Ferran Torres, i cili pas 19 minutash shënoi dhe të dytin.
    Në minutën e 62’ ishte Dani Olmo i cili vulosi takimin dhe siguroi tri pikët për katalanasit.
    Kështu Barcelona shkon në kuotën e 13 pikëve, dy më pak se Reali kryesues, ndërsa vëmendja e ekipit katalanas do të jetë në Paris të hënën, te ceremonia e “Topit të Artë”.
    REZULTATI:
    BARCELONA 3-0 GETAFE
    Ferran Torres 15’, 34’, Dani Olmo 62’

    Top Channel

  • Barcelona nuk e llogarit Getafe-n, spektakël dhe fitore bindëse nga katalanasit (video)

    Barcelona nuk e llogarit Getafe-n, spektakël dhe fitore bindëse nga katalanasit (video)

    21 Shtator 2025

    22:53

    Telesport

    Barcelona ka mposhtur Getafe-n 3-0 në stadiumin “Johan Cruyff”. Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e fundit për Barcelonën në këtë stadium 6000 vendesh, pasi katalanasit do rikthehen në “Camp Nou”.
    Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 15-të, pas kombinimit të përkyrer Raphinha-Dani Olmo-Ferran Torres, ishte pikërisht ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 34-të, Ferran Torres dyfishoi shifrat. Pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Raphinha asiston bukur për Ferran Torres, i cili nuk e kishte aspak të vështirë të mposhte i vetëm portierin e Getafe. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën.
    Goli i tretë për katalanasit do të vinte në minutën e 63-të, Rashford asiston, Dani Olmo shënon. Rezultati final, 3-0. Barcelona mban vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • Nata e Ferran Torres, Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndaj Getafe (video)

    Nata e Ferran Torres, Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndaj Getafe (video)

    21 Shtator 2025

    21:49

    Telesport

    Barcelona luan sonte ndeshjen e fundit në stadiumin “Johan Cruyff”, i cili ka vetëm 6000 vende, para se katalanasit të rikthehen në mitikun “Camp Nou”.
    Edhe pse në një stadium tejet të vogël për një ekip të madh si Barcelona, kjo nuk i ka penguar aspak katalanasit të shkelqejnë në pjesën e parë ndaj Getafe, të cilën e kanë mbyllur në avantazh 2-0.
    Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 15-të, pas kombinimit të përkyrer Raphinha-Dani Olmo-Ferran Torres, ishte pikërisht ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 34-të, Ferran Torres dyfishoi shifrat. Pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Raphinha asiston bukur për Ferran Torres, i cili nuk e kishte aspak të vështirë të mposhte i vetëm portierin e Getafe. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën.
    SHIKOGOLAT

  • Morata zbulon planet: Do bëj gjithçka për t’u kthyer te ky ekip, por kam ende kontratë

    Morata zbulon planet: Do bëj gjithçka për t’u kthyer te ky ekip, por kam ende kontratë

    3 Qershor 2025

    7:59

    Alfred Lleshi

    Álvaro Morata është i bllokuar në Turqi. Sulmuesi në pronësi të Milanit është aktualisht i huazuar te Galatasaray deri në janar 2026. Nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, ku po përgatitet për gjysmëfinalen e “Nations League” kundër Francës, sulmuesi iberik dha një intervistë për “Jugones”, ku foli për situatën e tij në Turqi dhe të ardhmen personale.
    Kur u pyet se cili do të ishte klubi i tij i ardhshëm në Spanjë, ai u përgjigj qartë: “Do të thoja Getafe”. Më pas shtoi se është ende i lidhur me Galatasaray: “Kam edhe gjashtë muaj kontratë atje, por nuk e di çfarë do të ndodhë”.
    Duke folur më tej për lëvizjet e mundshme në të ardhmen, Morata sqaroi se eksperienca në Turqi ka një datë skadence dhe se dëshira e tij është të rikthehet në La Liga, për të mirën e vetes dhe familjes: “Do të doja të kthehesha në Spanjë. Do të zgjedh atë që e bën më të lumtur familjen time”.
    Përsa iu përket zërave se ai ka refuzuar Sevilla, Morata i mohoi: “Nuk është e vërtetë. Sevilla është një klub i madh, si mund ta përjashtoj…”
    Morata ka nisur hapat e parë te Getafe dhe e mbylli intervistën duke e bërë të qartë synimin e tij: “Do të bëj gjithçka që të luaj për Getafe, por tani nuk është momenti i duhur për ta bërë këtë”.

  • Reali Madridit i mjafton supergoli i Arda Guler për të marrë 3 pikët ndaj Getafe (video

    Reali Madridit i mjafton supergoli i Arda Guler për të marrë 3 pikët ndaj Getafe (video

    23 Prill 2025

    23:26

    Telesport

    Real Madrid ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Getafe, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në La Liga. Madrilenëve iu duhej me patjetër fitorja për të mbajtur hapin e Barcelonës, e cila fitoi mbrëmë 1-0 ndaj Mallorca-s.
    “Los Blancos” kanë kaluar në avantazh në minutën e 21-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe disa tentativave, Arda Guler shënon një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Me këtë gol, mesfushori turk i tregon Carl Ancelotti-t që ka gabuar duke i dhënë pak minuta në dispozicion sepse për hir të vërtetës sa herë është futur titullar, ka bërë perfomancë të mirë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Real Madrid, por rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
    Pas kësaj fitoreje, Reali renditet i dyti me 72 pikë, 4 pikë më pak se Barcelona e vendit të parë. Ndeshja e radhës për “Los Blancos” do të jetë pikërisht kundër Barcelonës, në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, e cila do të luhet të shtunën në mbrëmje.