Tag: gesualdo

  • I arratisur që nga viti 2020, arrestohet në gjumë bosi i mafias në Itali

    I arratisur që nga viti 2020, arrestohet në gjumë bosi i mafias në Itali

    Një bos i njohur i mafias italiane, i cili ishte në arrati për pesë vite, u kap nga karabinierët këtë të martën në mëngjes.

    Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Leonardo Gesualdo nga Foggia, një figurë kryesore në organizatën Società Foggiana. Që nga viti 2020, kur ai arriti të arratisej gjatë një operacioni të madh policor që po zhvillohej atë kohë, Gesualdo, i dënuar me 12 vjet burg, kishte qenë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm.
    Për këtë operacion, urdhra të përkohshëm ndalimi, kryesisht për vepra penale të zhvatjes, ishin lëshuar kundër 44 personave.
    Në orët e para të së martës, karabinierët e GIS, hynë me forcë në një shtëpi në periferi të Foggias dhe e kapën në gjumë, pasi ai po flinte në atë moment. Mafiozi 39-vjeçar nuk bëri asnjë rezistencë, ndërsa gjatë kontrollit u gjet një pistoletë me gjashtë fishekë në karikator.
    Leonardo Gesualdo u zhduk më 16 nëntor të vitit 2020. Një oficer gjyqësor e kishte përshkruar atë me fjalët: “Kur ka nevojë të qëllohet, ai është personi që do ta bëjë”.
    Armët, droga, zhvatja dhe madje edhe akuza për vrasje, përfshirë atë të 13 prillit 2013, ku ai u përfshi në vrasjen e Claudio Socios në Via Lucera në Foggia, për të cilën më vonë u lirua nga akuzat, shënuan karrierën e tij kriminale. Gesualdo, i lindur në vitin 1986, ishte anëtar i të ashtuquajturës “Società Foggiana”. Ai ishte përfshirë në listën e të arratisurve të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane dhe ishte në kërkim që nga 16 nëntori 2020, kur i shpëtoi ekzekutimit të një urdhri paraburgimi të përkohshëm në lidhje me operacionin Decima Bis të prokurorisë antimafia të Barit.
    Në kontekstin e këtij rasti, ai ishte dënuar në shkallë të parë me 12 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të tipit mafioz.

    Top Channel

  • (VIDEO)Në kërkim prej 5 vitesh, arrestohet bosi i mafias në…/ Pamjet kur policia e kap në gjumë 

    (VIDEO)Në kërkim prej 5 vitesh, arrestohet bosi i mafias në…/ Pamjet kur policia e kap në gjumë 

    Një bos i njohur i mafias italiane, i cili kishte qenë në arrati për pesë vjet, u kap nga karabinierët herët të martën në mëngjes. 
    Ai është 39-vjeçari Leonardo Gesualdo nga Foggia, një figurë kryesore në organizatën “Società foggiana”. 
    Herët në mëngjes, karabinierët e GIS (Njësia Italiane e Operacioneve Speciale) hynë me forcë në një shtëpi në periferi të Foggias, ku e gjetën në gjumë 39-vjeçarin. 
    Leonardo Gesualdo nuk bëri rezistencë dhe gjatë kontrollit u gjet një pistoletë me gjashtë fishekë në karikator. 
    Që nga viti 2020, kur ai arriti të arratisej gjatë një operacioni të madh policor që ishte duke u zhvilluar në atë kohë, Gesualdo, i cili ishte dënuar me 12 vjet burg, kishte qenë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm në Itali. 
    Për këtë operacion ishin lëshuar urdhër-arreste të përkohshme kundër 44 personave, kryesisht për vepra penale të zhvatjes. 

    “Congratulazioni all’Arma dei @_Carabinieri_ e alla Magistratura per l’arresto del pericoloso latitante Leonardo Gesualdo, tra i pregiudicati più ricercati del Paese.Un risultato frutto di professionalità, impegno e dedizione assoluta al servizio dello #Stato e dei cittadini.… pic.twitter.com/QMFjNtAzUP
    — Ministero Difesa (@MinisteroDifesa) October 7, 2025