Është shtyrë seanca gjyqësore, për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 23 dhjetor, ora 13:00.
Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.
Rihapja e çështjes u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit. Vetë ish-ministri i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
Tag: gërdeci
-

Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Fatmir Mediu
-

“Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës
Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës.
Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja.
Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre. -

“Gërdeci” nuk mbyllet/ Mediu kërkon të rrëzojë gjyqtaren që po e gjykon
Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
Ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës.
Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja.
Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre. -

‘Gërdeci’/ Mbrojtja e Mediut kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares me tre mbiemra
Ka patur debate në gjyqin për dosjen “Gërdeci”. Mbrojtja e Fatmir Mediut ka kërkon përjashtimin nga procesi të përfaqësuesve ligjor të viktimave. Sipas tyre kjo u krijuar krijua nga Sorosi posaçërisht për këtë çështje.
Ardian Visha, avokat i Fatmir Mediut: Ne vlerësojmë se legjitimimi i palëve të viktimave në proces është marrë në shkelje. Përfaqësuesi ligjor i palës së viktimave, është drejtues njëkohësisht i një shoqate që financohet nga SOROS, dhe klienti im përfaqëson një subjekt politik që ka shprehur qëndrim të hapur kundër Soros. Kjo organizatë jo vetëm për sa i takon kohës kur është krijuar, ka ushtruar ndikim të dukshëm për të hapur këtë çështje.
Mediu: Nuk e shoh si një moment për të bërë politikë, se politikë dhe proces politik po bëhet këtu. Si ka mundësi prej një viti e gjysmë nuk marrim asnjë përgjigje për kërkesat që kemi bërë, dhe përderisa nuk vlerësohen si mund të jetë ky një proces ligjor i rregullt. Nëse e injoroni si fakt prezencën e një shoqate të krijuar në kohën që u hap ky proces dhe posaçërisht për të fryrë dhe mbingarkuar opinionin publik mbi këtë çështje.
Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i haput ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumenta mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e Natos në tiranë, nlse këta që na kanl mëduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk tjirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky sështë proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre.
Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj shkruan se avokati Ardian Visha ka kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i kësaj çështje, për shkak të “shmangies së kërkesave nga ana jonë”.
Ndërkohë gjyqtarja me tre mbiemra Irena Gjoka ka deklaruar se, “seanca do vijojë, paraqiteni kërkesën me shkrim dhe derisa të shqyrtohet kërkesa nga një tjetër gjyqtar”.
-

“Gërdeci”/ Përfundon seanca për Fatmir Mediun, ja kur mbahet seanca e radhës
Këtë të mërkurë u mbajt seanca e radhës në GJKKO për “Gërdecin”, dosje në të cilën ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave në ngritjen e fabrikës së demontimit.
Gjatë seancës Mediu kundërshtoi akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve. Ish-ministri kërkoi që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës të dhëna në SHBA, duke vënë në dijeni dhe për një letër që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë.
Mediu në seancë: 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna në SHBA vullnetarisht me (afidavit), që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane, të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’.”
Ky veprim i Mediut vjen pasi GJKKO refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitarë. Seanca e radhës për Mediun është vendosur më datë 24 qeshor, ora 13:00.
-

Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dosjen “Gërdeci”.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ndodhet jashtë vendit. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 18 qershor. -

Dosja “Gërdeci”, shtyhet gjyqi për Fatmir Mediun
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në dosjen “Gërdeci”.
Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur një raport mjekësor.
Gjyqi ndaj Mediut ndodhet në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës tekniko-ushtarak të sjellë nga ekspertët. -

Dosja “Gërdeci”, mungon Irena Gjoka, shtyhet gjyqi për Fatmir Mediun
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në dosjen “Gërdeci”.
Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur një raport mjekësor.
Gjyqi ndaj Mediut ndodhet në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës tekniko-ushtarak të sjellë nga ekspertët. -

“Gërdeci”, Mediu paraqet në GJKKO kundërshtitë për akt-ekspertimin tekniko ushtarak
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur në dosjen “Gërdeci” po paraqet para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.
“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes.
Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, deklaroi Mediu.
