Lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku iu vendos tritol derës së Ramadan Zotos në Vlorë, edhe pse pasojë dhe dëme të lehta, policia po heton të gjitha pistat e mundshme, nga konfliktet e mëparshme, ato të fundit, deri te mundësia e inskenimit të ngjarjes.
A2 CNN raporton se Gentjan Zoto është dënuar nga Gjykata e Apelit me 35 vite burg për atentatin ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, më 10 maj 2019.
Në shtator 2023, Gjykata e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë 35 vjet burg Daut Elmazin dhe Gentian Zoton, 30 vjet burg Igli Memajn dhe nga 25 vjet burg Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn.
Asokohe, tre gjyqtare të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri bënë kallëzim në polici duke deklaruar se janë kërcënuar në sallën e gjyqit, pas shpalljes së vendimit për të pandehurit.
Për këtë arsye, policia po heton të gjitha pistat për vendosjen e tritolit një ditë më parë, pasi ngjarja ndodhi vetëm tri ditë para se të zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Lartë, ku të pandehurit kanë bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit.
Po hetohet nëse mesazhi i vërtetë nuk është për Zoton, por parapritë e përshkallëzimit të konfliktit lidhur me pozitat rreth gjyqit dhe paralajmërim për të gjitha palët.
Tag: gentjan
-

Tritoli në banesën e Gentjan Zotos! Cili është mesazhi i autorëve?
-

I vendosën lëndë plasëse në banesën e të ëmës, ja kush është Gentjan Zoto
Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos.
Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.
Kush është Gentjan Zoto?
Gentjan Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë. Së bashku me Zoton për të njëjtën ngjarje, të dënuar janë dhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.Gentjan Zoto
Në momentin e atentatit, Hajrulla ka qenë në shoqërinë e Ervis Matodashaj, në një lokal në qytet. Në një moment disa persona kanë qëlluar në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.
Nga këqyrja e kamerave nga vendi i ngjarjes, evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.
Pikërisht në këtë moment gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve.
Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.Inez Hajrulla dhe Gentjan Zoto
gijotina.com/ -

Atentati në Vlorë/ Flet nëna e Gentjan Zotos: Jam e habitur…
Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos.
Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.
Bakie Zoto tregon se jeton e vetme në lagjen “Partizani” në Vlorë dhe se është e habitur nga ngjarja pasi ajo nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e di se cilat janë arsyet. Nga pamjet shihet fasada e derës e dëmtuar ku ka ndodhur shpërthimi.
“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, tha Bakie Zoto.gijotina.com/
-

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës
Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos.
Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres”, njofton policia.
gijotina.com/ -

Gentjan Bejtja u vra në sy të fëmijëve, bashkëshortja rrëfen detajet: Një nga vrasësit më mbajti të bllokuar, dy të tjerë qëlluan
gentjan bejtja-Pamje nga banesa ku ndodhi ngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjes. Ngjarje e regjistruar një vit më parë, ku më 15 mars 2024, ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës, Armida Bejtja, dëshmitare bashkë me fëmijët ka rrëfyer detaje nga momenti i ngjarjes.
Ajo ka deklaruar para hetuesve se në momentin kur ndodhi atentati një prej autorëve e kishte mbajtur të bllokuar atë dhe fëmijët dhe dy të tjerë kishin ekzekutuar bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë së saj, në momentin kur 3 persona të armatosur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, njëri prej tyre e ka mbajtur atë dhe 2 të tjerët kanë qëlluar me armë në drejtim të bashkëshortit.
Armida Bejtja, bashkëshortja e viktimës: “Jam e martuar prej disa vitesh me Gentian Bejten dhe kemi tre fëmijë. Me 15 mars 2024, rreth orës 16:00, së bashku me bashkëshortin kemi dalë nga banesa e vjehrrit dhe kemi shkuar në banesën tonë, që ndodhet vetëm disa metra larg. Me vete kemi pasur edhe dy fëmijët. Gjatë kohës që bashkëshorti ka qenë duke ujitur disa perime që kishte kultivuar në një serë pranë banesës, kam vënë re se kanë hyrë tre persona të armatosur. Njëri prej tyre më ka mbajtur të bllokuar mua dhe fëmijët, ndërsa dy personat e tjerë kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të bashkëshortit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI -

“Autorët lëvizën me një fuoristrada”, babai i Gentjan Bejtjas zbulon detajet tronditëse: Djalin e gjaoskur e gjeta te..
Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e banesës së tij, në një atentat që dukej i mirëorganizuar
Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.
Në lidhje me ngjarjen janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethana të dobishme për hetimin disa persona, mes të cilëve edhe Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtës.
“Djali im, Gentjan Bejtja, kishte dhjetë ditë që jetonte në shtëpinë time në fshatin Larushkë. Më 15 mars 2024, kam dalë nga banesa me automjetin “Volksëagen” dhe kam shkuar në qytetin e Fushë-Krujës, me qëllim për të paguar energjinë elektrike.
Pasi kam qëndruar 1 orë jam kthyer sërish në shtëpi. Aty ka qenë bashkëshortja ime, Liri Bejtja, djali, Gentiani, së bashku me gruan dhe dy djemtë e tyre të mitur. Gjatë ditës jam marrë me punë të ndryshme në banesë dhe kryesisht me pastrimin e oborrit. Në orën 15:30, djali im, Gentiani, ka dalë dhe ka shkuar në banesën e tij aty pranë për të ujitur perimet në një serë, afër me shtëpinë time.
Rreth orës 16:00 kam dëgjuar breshëri automatiku që vinin nga banesa e djalit. Së bashku me gruan kemi shkuar aty. Rrugës kam vënë re një fuoristradë të zezë, e cila doli me shpejtësi në rrugën kryesore, por nuk munda të dallojë targat dhe drejtimin nga u largua.
Pasi jam futur në banesë së bashku me bashkëshorten jemi afruar të sera e perimeve dhe aty kam vënë re djalin të gjakosur. Fillimisht jemi përpjekur ta tërheqin me qëllim për t’i dhënë ndihmën mjekësore, por e kuptuam që kjo përpjekje ishte e kotë.
Menjëherë kam njoftuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ku denoncova vrasjen e djalit tim Gentian Bejtja”, rrëfen Gani Bejtja.
I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për autorët e ngjarjes dhe konfliktet që ka pasur djali tij, Gani Bejtja ka shpjeguar se nuk ka dyshime mbi autorët e mundshëm dhe nuk është në dijeni të konflikteve që ka pasur djali i tij. -

Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja në Fushë Krujë, bashkëshortja rrëfen momentet e tmerrit
Gentjan Bejtja, ish-polic i burgjeve, u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë së tij në Larushkë të Fushë Krujës, pas një atentati të mirëorganizuar. Ai i kishte shpëtuar tre tentativave të mëparshme, por e katërta ishte fatale. Në momentin e sulmit, Bejtja ishte duke ujitur perimet në serën pranë banesës së tij kur tre persona të armatosur hynë në oborr. Njëri prej tyre mbajti të bllokuar bashkëshorten Armida Bejtja dhe dy fëmijët, ndërsa dy të tjerët qëlluan me breshëri automatike ndaj Gentjanit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Armida Bejtja, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë, tregoi për hetuesit se nuk mund të identifikojë autorët dhe nuk ka dijeni për ndonjë konflikt që mund të ketë nxitur këtë sulm. Rasti vazhdon të hetohet nga grupi hetimor, ndërsa familja përballet me tronditjen e madhe pas humbjes së Gentjanit. -

“Gentjan Bejtja, ish-polici i burgjeve, u vra në atentat të organizuar– Babai rrëfen momentet e fundit”
Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.
Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.
Në lidhje me ngjarjen janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethana të dobishme për hetimin disa persona, mes të cilëve edhe Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtës si dhe nëna e tij.
Gani Bejtja, babai i viktimës: “Djali im, Gentjan Bejtja, kishte dhjetë ditë që jetonte në shtëpinë time në fshatin Larushkë. Më 15 mars 2024, kam dalë nga banesa me automjetin “Volkswagen” dhe kam shkuar në qytetin e Fushë – Krujës, me qëllim për të paguar energjinë elektrike. Pasi kam qëndruar një orë jam kthyer sërish në shtëpi. Aty ka qenë bashkëshortja ime, Liri Bejtja, djali, Gentiani, së bashku me gruan dhe dy djemtë e tyre të mitur. Gjatë ditës jam marrë me punë të ndryshme në banesë dhe kryesisht me pastrimin e oborrit.
Në orën 15:30, djali im, Gentiani, ka dalë dhe ka shkuar në banesën ë tij aty pranë për të ujitur perimet në një serë, afër me shtëpinë time. Rreth orës 16:00 kam dëgjuar breshëri automatiku që vinin nga banesa e djalit. Së bashku me gruan kemi shkuar aty. Rrugës kam vënë re një foristradë të zezë, e cila doli me shpejtësi në rrugën kryesore, por nuk munda të dallojë targat dhe drejtimin nga u largua. Pasi jam futur në banesë së bashku me bashkëshorten jemi afruar të sera e perimeve dhe aty kam vënë re djalin të gjakosur. Fillimisht jemi përpjekur ta tërheqin me qëllim për t’i dhënë ndihmën mjekësore, por e kuptuam që kjo përpjekje ishte e kotë. Menjëherë kam njoftuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ku denoncova vrasjen e djalit tim Gentian Bejtja.”
I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për autorët e ngjarjes dhe konfliktet që ka pasur djali tij, Gani Bejtja ka shpjeguar se nuk ka dyshime mbi autorët e mundshëm dhe nuk është në dijeni të konflikteve që ka pasur djali i tij. /Emisioni “Gjërat Tona” -

Arrestimi i Flodian Plakut për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, lihen në qeli pronari i hotelit dhe 2 të tjerë! “Shpëton” berberi
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për 4 personat që akuzohet se ndihmuan Flodian Plakun duke i siguruar ushqim dhe strehim.
Togat e zeza lanë pas hekurave:
• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Flodian Plakut
• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Flodian Plaku
• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete në hotel dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge
Ata dyshohet si të përfshirë në fshehjen dhe dhënien e ndihmës për të akuzuarin për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Ndërsa për berberin nga Shkodra, shtetasin Armando Dano, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.