Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, i cili është edhe vartësi i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.
Gentian Gjyli, i cili morin postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kujtojmë që ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Belinda Balluku, përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.
Tag: gentian
-

‘Besniku’ i Belinda Ballukut paraqitet në SPAK, kreu i ARRSH do të merret në pyetje për…
-

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet akoma se për çfarë është thirrur Gjyli në SAPK, por duket se ka të bëjë me hetimet lidhur me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi.Kujtojmë se Gjyli është thirrur edhe në janar të vitit 2024 në SPAK për këtë çështje ku ka qëndruar aty për rreth dy orë.
Ai dëshmoi mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit, Evis Berberi njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku.
Gjyli ishte një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.
Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK zbuloi skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte. -

Dosja ‘Veliaj’! Pas Ajola Xoxës, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK
Gentian Sula
TIRANË-Biznesmeni Gentian Sula, i cili është nën hetim për dosjen e Erion Velajt, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.
SPAK thotë se ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se biznesmenët me masa sigurie, përfshirë Sulën, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.Dosja e SPAK
Sipas kallëzimit të një shtetasi të identifikuar si Nesti Angoni, kur Veliaj u emërua Ministër i Punës, ai bleu një vilë në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit” nga kompania e Sulës. Pas kësaj blerjeje, bashkëshortja e Sulës u emërua zëvendësministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku Veliaj ishte titullar në atë kohë. Marrëdhënia mes Veliajt dhe Sulës vijoi të forcohej, me kompaninë “AGI KONS” që përfitoi një numër të madh kontratash publike në Tiranë, duke ndërtuar:
• Shkollën tek ish-Sheshi Shqiponja,• Parkun Rinia,• Godinën e Operas dhe Baletit,• Maternitetin dhe Spitalin e Ri,• Godina në Universitetin Bujqësor,• Si dhe duke përgatitur projekte për Teatrin Kombëtar.Më herët në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”. SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI -

Nën hetim në dosjen e Veliajt, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK
Biznesmeni Gentian Sula, i cili është nën hetim për dosjen e Erion Velajt, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Biznesmeni është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij.
Gentian Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës. -

U la nën masën “detyrim paraqitje”, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK
Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sula është një nga biznesmenët e përfshirë në hetimet për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku dyshohet se ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës në mënyrë të paligjshme.
Sipas SPAK, hetimet kanë grumbulluar prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se biznesmenët ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie, përfshirë Sulën, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
SPAK thotë se ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se biznesmenët me masa sigurie, përfshirë Sulën, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
“Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi”, thotë SPAK.