Tag: gentian

  • SPAK njoftim zyrtar për tunelin e Llogarasë

    SPAK njoftim zyrtar për tunelin e Llogarasë

    SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për tunelin e Llogarasë.
    Njoftimi i plotë

    Në vijim të njoftimit të mëparshëm të publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

    Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

  • Tenderi i Tunelit të Llogarasë/ SPAK zbardh akuzat për drejtorin dhe ish-kreun e ARRSH, në hetim dhe tre të tjerë

    Tenderi i Tunelit të Llogarasë/ SPAK zbardh akuzat për drejtorin dhe ish-kreun e ARRSH, në hetim dhe tre të tjerë

    Njoftimi i SPAK:
    SPAK vijon akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
    Në vijim të njoftimit të mëparshëm të  publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025,  Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
    Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë  e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë  e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    gijotina.com/

  • Tenderi i Tunelit të Llogarasë, SPAK merr të pandehur edhe kreun dhe ish-kreun e ARRSH

    Tenderi i Tunelit të Llogarasë, SPAK merr të pandehur edhe kreun dhe ish-kreun e ARRSH

    Njoftimi i SPAK:
    SPAK vijon akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
    Në vijim të njoftimit të mëparshëm të publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
    Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

  • Pas Ballukut, paraqitet në SPAK kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli, merret i pandehur për tunelin e Llogarasë

    Pas Ballukut, paraqitet në SPAK kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli, merret i pandehur për tunelin e Llogarasë

    belinda balluku dhe gentian gjyli

    TIRANË- Pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, këtë të hënë është paraqitur në SPAK kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli. Ai ka qenë i shoqëruar me avokat, dhe ka qënduar pak minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku i është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimet e kryera për tenderin e tunelit të Llogarasë.
    Gjyli ka qenë dhe gjatë muajit Maj i pranishëm në SPAK, ku asokohe u tha se u mor i pandehur në lidhje me disa procedura tenderash të kryera nga institucioni që ai drejton. Gjyli u zgjodh në krye të ARRSH-së në Mars të vitit 2024, pas arrestimit nga Policia të Evis Beberit. Më herët, Gjyli mbante postin e nëndrejtorit në ARRSH, dhe tashmë prej më shumë se një viti drejton një prej institucioneve më të rëndësishme në varësi të ministres Balluku. 
    Kjo e fundit u paraqit të premten në SPAK, ku iu komunikua akuza për shkeljen e barazisë në tenderat publikë, në lidhje me procedurën e ndjekur për shpalljen e kompanisë fituese në tunelin e Llogarasë. 

    Pasditen e të premtes, Balluku u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, teksa pak minuta më vonë vetë Prokuroria dha detaje për hetimin dhe njoftoi zyrtarisht akuzat. SPAK sqaroi se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë, pjesë e autostradës (Vlorë-Sarandë), ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e procedurës së tenderimit për këtë aks. Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar më 11 dhjetor 2020, e cila më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 mln euro pa TVSH, një nga më të kushtueshmit sot në vend./ZËRI 

  • Hetimi për tunelin e Llogarasë/ Pas Ballukut, edhe kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

    Hetimi për tunelin e Llogarasë/ Pas Ballukut, edhe kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

    Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet së bashku me avokatin e tij, ku pritet t’i komunikohet akuza për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
    E pandehur për këtë çështje është marrë të premten edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Innfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

  • Njeriu i Ballukut, drejtori i ARRSh-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK me avokat

    Njeriu i Ballukut, drejtori i ARRSh-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK me avokat

    Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00 i shoqëruar nga një avokat. 

    Ndërkohë kujtojmë se të premten e kaluar SPAK mori të pandehur zv/kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,Belinda Balluku lidhur me dosjen e korrupsionit në Tuneline Llogarasë.

    Kujtojmë se më 13 maj 2025, Gjyli u mor zyrtarisht i pandehur nën akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.

     

  • Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK, Gentian Gjyli shoqërohet nga avokati

    Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK, Gentian Gjyli shoqërohet nga avokati

    Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00.
    Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, ndërsa kujtojmë se më 13 maj, Gjyli u mor zyrtarisht i pandehur nën akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.
    Sipas burimeve zyrtare nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, hetimet kanë zbuluar së paku 10 praktika tenderimi të dyshuara për parregullsi, të cilat përfshijnë procedura fiktive dhe favorizime në dhënien e kontratave publike.

  • Një Teuta si kurrë më parë! Gentian Selmani tregon sekretet, nga premiot te trajneri…me frymë europiane

    Një Teuta si kurrë më parë! Gentian Selmani tregon sekretet, nga premiot te trajneri…me frymë europiane

    Teuta ka bërë një nisje sezoni fantastike në Superiore. Aktualisht durrsakët janë i vetmi ekip që nuk e njohin ende humbjen e parë dhe që kanë pësuar më pak gola, 2. Këtu shumë merita vijnë edhe për portierin e Teutës, Gentian Selmani, i cili është rikthyer si dikur në nivelet më të larta. Në një intervistë për Kubi Sportiv me gazetarin Drilon Xhepollari në “EuroNews Albania”, Selmani tregoi situatën nga brenda ekipit.
    “Ne punojmë shumë, është meritë e ekipit, mbrohemi dhe sulmojmë bashkë. Puna e mirë që po bëjmë me trajnerin dhe harmonia e ekipit po sjell rezultate të mira. Te Tirana kam pasur një situatë ku isha një vit pa luajtur më pas një rikthim, jo më i miri i mundshmi, por një rikthim nga ku akoma po mësoj dhe po e analizoj se çfarë kam gabuar. Tifozët janë afruar nga ndeshjet e mira dhe rezultatet, në Durrës kemi bërë gjithmonë ndeshje të mira këtë sezon. Dobi, trajneri ynë ka një mentalitet europian, punon shumë edhe nga ana psikologjike.
    Premiot? Nuk kanë munguar nga presidenca, por nuk është ky qëllimi dhe vëmendja jonë, ne bëjmë ndeshjen, kur fitojmë mund të vijë premio, por gjithë fokusi ynë është te ndeshja. Fitorja e Shqipërisë me Serbinë? Në Andorrë do vendoset gjithcka, urojmë që të fitojmë aty dhe të marrim vendin e dytë, kam folur me cunat dhe i kam uruar”, tha Selmani. /Sport Ekspres/?

  • Shqipëria ofron potencial për t’u bërë nyje rajonale në data center

    Shqipëria ofron potencial për t’u bërë nyje rajonale në data center

    Por nevojitet një strategji kombëtare Flet Gentian Likaj, administrator i Communication Progress Me kompanitë që kërkojnë siguri, shpejtësi dhe akses të qëndrueshëm në informacion, data center po marrin rol thelbësor në infrastrukturën teknologjike të Shqipërisë.Gentian Likaj, administrator i Communication Progress, një prej kompanive më të konsoliduara në vend në fushën e zgjidhjeve ICT (Inf…

  • Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

    Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

    Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në qendër të Bllokut “pa qira”, të tentosh të fshehësh burimin e 115 mijë eurove të gjetura në kasafortën e zyrës së bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe më pas t’i “shesësh” në momentin më të parë përballë prokurorëve të SPAK-ut, kjo është larg konceptit të të qënit “miq”.
    Gentian Sula, biznesmeni i njohur më së shumti si CEO i kompanisë së sigurimeve, “Intersig Viena Insurance Group” ka treguar sjellje me oshilacione përballë hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme kundër kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
    Ai ka deklaruar para prokurorëve se “Veliaj dhe Xoxas i njeh prej më shumë se 10 vitesh”. Falë kësaj miqësie të pretenduar, Gentian Sula thotë se i ka dhënë Ajolës një vilë në qendër të ish-Bllokut, pa asnjë pagesë, në të cilën zhvilloi aktivitetin organizata kulturore “Nan Gallery”.

    Në foto: Gentian Sula, drejtori ekzekutiv i “Intersig” dhe pronar i “Noa Holding”
    Marrëdhëniet shoqërore e miqësore përbëjnë një raport intim, ndërpersonal mes individëve. Por, raporti i Gentian Sulës me çiftin “Velian-Xoxa” nuk duket se është thjesht një ndërveprim thjesht individual.
    Të thuash që “jemi miq”, por që në vijim të rezultojë se Gentian Sula dhe kompania ‘Intersig Viena Insurance Group” të kenë fituar në total 6 tendera pranë Bashkisë së Tiranë, dhe, për më tepër, të gjitha pa garë, atëherë koncepti “miqësi personale” humbet kuptimin e saj.
    “Boldnews.al” ka kryer një verifikim në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës, ku fitues rezultojnë kompanitë e drejtuara apo ku është aksioner Gentian Sula.
    Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezultoi se Sula dhe ‘Intersig” janë shpallur fitues në procedura pa garë, të zhvilluara nga Bashkia e Veliaj, për një total prej rreth 600 mijë euro.
    Shumëkush mund të kujtojë menjëherë shprehjen popullore “Më mirë një mik, se një çiflig!”.
    “Boldnews.al” nuk po bazohet në shprehjet e gurrës popullore, por po i qëndron strikt dokumentave zyrtare.
    Sula, tenderat pa garë tek Veliaj
    Sipërmarrësi Gentian Sula rezulton aksioner në disa kompani, me fushë-veprimi të ndryshme. Ai është ortak dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv (CEO) i shoqërisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group”.
    Gjithashtu, Sula është ortak i vetëm i “Noa Holding”, e cila kontrollon, ndër të tjera, edhe “Noa Control”, “Noa Energy Trade” e “Shoqëria Koncesionare Noa Inspect”.
    Me “Noa Holding” dhe “bijat” e saj, Gentian Sula ka nënshkruar në vitin 2018 kontratën koncesionare me Ministrinë për një vlerë investimi 700 mijë euro me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, “Për shërbimin e kontrollit ligjor periodik të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.
    Ndërkohë, në fund të vitit 2022, “Noa Control” e Gentian Sulës ishte pjesë e një bashkimi operatorësh, të cilët fituan pa garë një tender me vlerë rreth 520 mijë euro në Bashkinë e Tiranës, me objekt “Rioptimizimi dhe Standartizimi i Proceseve të punës të strukturës së institucionit të Bashkisë Tiranë”.
    Në foto: Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja, Ajola Xoxa
    Ky nuk ishte tenderi i parë që Gentian Sula merrte “pa garë” në Bashkinë e Tiranës, së drejtuar nga “miku i tij”, Erion Veliaj.
    Më herët, edhe shoqëria tjetër e drejtuar prej tij, “Intersig-Viena Insurance Group”, kishte përfituar gjithashtu fonde publike pa garë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e saj të varësisë.
    Në dhjetor 2017, “Intersig” e Gentia Sulës fiton tenderin “Për sigurimin e automjeteve të Drejtorisë nr.2 të Punëtorëve të Qytetit të Tiranës”. Në këtë procedurë rezulton se ka marrë pjesë vetëm “Intersig”, pra tenderi ka qenë pa garë.
    Në Mars 2018, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, një strukturë në varësi të Bashkisë së Tiranës, së drejtuar nga Erion Veliaj, zhvillon tenderin me objekt “Blerje siguracioni për automjetet”. Në garë merr pjesë vetëm ‘Intersig-Viena Insurance Group”, e cila shpallet edhe fituese.
    Në Shkurt 2019, Drejtoria nr.3 e Punëtorëve të Qytetit të Tiranës zhvillon një procedurë tenderuese, me objekt “Shërbim siguracioni TPL”. Sërish në garë merr pjesë vetëm “Intersig-Viena Insurance Group” e Gentian Sulës.
    Në foto: Një prej tenderave të fituar “pa garë” nga “Intersig” në Bashkinë e Tiranës
    Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë zhvillon në shkurt 2020 procedurën tenderuese, me objekt “Shërbimet e siguracionit të mjeteve të transportit”. Sërish, asnjë suprizë. Në garë merr pjesë vetëm ‘Intersig-u” i Sulës, i cila shpallet fitues.
    Në qershor 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, në Bashkinë e Tiranës, realizon tenderin me objekt “Shpenzime për siguracionin e impiantit të prodhimit të asfaltit”. Edhe në këtë rast, fitues shpallet “Intersig-Viena Insurance Group”, e cila ishte konkurente e vetme.
    “Mashtrimet” e Gent Sulës para SPAK
    Gentian Sula i ‘Intersig” u pyet nga prokurorët e posaçëm, për një ndër episodet e hetimit të zhvilluar ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxas.
    Sula ka deklaruar fillimisht para grupit hetimor se i ka dhënë në huapërdorje, pa kontratë dhe pa shpërblim subjektit “Nan Gallery” të Ajola Xoxas një vilë, në zemër të ish-Bllokut. Për këtë raport “pa pagesë”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se është fiktive.
    Në 4 dhjetor Ajola Xoxa dhe Gentian Sula i “Intersig”  kanë nënshkruar një “kontratë kapari” jashtë zyrës noteriale, për blerje apartamenti. Sipas asaj “kontrate”, Sula ka dorëzuar 110 mijë euro cash në zyrën e Xoxas.
    Kjo “kontratë”, siç do të rezultojë më vonë gjatë hetimeve të SPAK-ut, ishte tërësisht fiktive dhe, siç deklaron Prokuroria e Posaçme, është një manovër për të justifikuar shumën e pambuluar me të ardhura të ligjshme financiare nga ana e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.
    Kjo “kontratë”, e cila mban firmën e Gent Sulës, është “mashtrimi” i tij i parë për Prokurorinë e Posaçme.
    Në vijim, në 9 janar 2025, grupi hetimor ka pyetur fillimisht sipërmarrësin Gentian Sula lidhur me shumën 115 mijë euro, të gjetur në kasafortën e Ajola Xoxas.
    “Në lidhje me shumën 115 mijë euro, të gjendur në ambjentet e ‘Partner’s Laë’, shtetasi Gentian Sula deklaron se ajo vlerë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartmonedhat kanë qenë kryesisht euro, por edhe dollarë dhe lekë. Shumat i ka tërhequr në kohë të ndryshme nga llogaritë bankare dhe i ka mbajtur në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.
    Në foto: Pjesë nga deklarimi fillestar i Gentian Sulës së “Intersig” në SPAK
    Gentian Sula i “Intersig” ka deklaruar se shumën prej 115 mijë euro e ka dorëzuar në 4 dhjetor 2024 në zyrën e Ajola Xoxas dhe në atë moment nuk ka pasur persona të tjerë. Ai deklaron gjithashtu se këtë “kontratë kapari” kishte pasur ndërmend që ta formalizonte me akt noterial, por nuk kishte pasur kohë ta formalizonte, për shkak të një udhëtimi jashtë Shqipërisë.
    Ky deklarim, siç do të rezultonte më vonë, ishte një “mashtrim”.
    “Pendimi” i Gent Sulës: Më mirëkuptoni
    Prokuroria e Posaçme ka krijuar bindjen se “kontrata e kaparit” ndërmjet Ajola Xoxas dhe Gentian Sulës është tërësisht fiktive. Sipas SPAK-ut, ka shumë elementë dyshues në këtë raport mes të dyve.
    Kontrata e nënshkruar është e panoterizuar dhe është firmosur vetëm 2 ditë para kontrollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, pagesat, megjithëse në një shumë të lartë, është kryer në cash dhe jo me transaksion banker, siç është praktika normale mbi këto marrëdhënie.
    Në foto: Gentian Sula ndryshoi qëndrim për raportin financiar me Ajola Xoxan
    Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria e Posaçme ka ri-pyetur shtetasin Gentian Sula, në 5 qershor 2025. Ishte koha kur Erion Veliaj ishte arrestuar dhe, në publik, kishin dalë shumë detaje mbi veprimtarinë e dyshuar korruptive dhe “pastrimi parash” të Ajola Xoxas.
    Këto zhvillime duket se kanë bërë që Gentian Sula i “Intersig” të “reflektojë” dhe ndryshoi tërësisht thëniet e tij të mëparshme përballë grupit hetimor.
    Kur u thirr për herë të dytë, Gentian Sula pranoi se “nuk është e vërtetë që kam porositur apartament apo ka paguar cash shumën që u sekuestrua në kasafortën e Ajola Xoxas në dhjetor 2024”.
    Ai deklaroi se nënshkrimin e “kontratës së kaparit” ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe nuk e dinte se ai dokument do të paraqitej prej saj në Gjykatën e Posaçme.
    Pas ndryshimit të deklarimit, Gentian Sula iu drejtua prokurorëve: “Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”. Deri më tani, duket se ai ka arritur të gjejë “mirëkuptimin” e grupit hetimor, pasi nuk rezulton në listën e personave të marrë të pandehur në dosjen “Veliaj-Xoxa”.
    /Boldnews.al/