Tag: gentian

  • Të shoqëruar nga policia, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në GJKKO, priten të njihen me masën e sigurisë

    Të shoqëruar nga policia, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në GJKKO, priten të njihen me masën e sigurisë

    Kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli janë paraqitur në GJKKO, teksa priten të njihen me masën e sigurisë.

    Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Ballukut, Gjylit dhe Elezit.

    Top Channel

  • Sot seanca për Ballukun dhe drejtorët/ Mbërrijnë në GJKKO  Gjyli dhe Elezi të shoqëruar nga policia

    Sot seanca për Ballukun dhe drejtorët/ Mbërrijnë në GJKKO Gjyli dhe Elezi të shoqëruar nga policia

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.
    Tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK, që lidhet me hetimet për procedurat e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe të lotit nr. 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas dyshimeve të prokurorisë, kontraktorët fitues mund të jenë paracaktuar.
    Dy ditë më parë, GJKKO vendosi masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërkohë, për drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjylin, dhe administratorin e KESH-it, Erald Elezin, u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
    Balluku po hetohet në lidhje me procedurat e tenderimit për tunelin e Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

  • Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    Dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur sot në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë.
    Siç shihet nga pamjet dy zyrtarët, që janë në ‘arrest shtëpie’ janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie.
    Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 
    Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. 

  • GJKKO e pezulloi nga detyra, nesër seanca gjyqësore për Belinda Ballukun, Gjylin dhe Elezin

    GJKKO e pezulloi nga detyra, nesër seanca gjyqësore për Belinda Ballukun, Gjylin dhe Elezin

    Gjykata e Posaçme do të zhvillojë ditën e nesërme, 22 nëntor, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kreut të ARSHH Gentian Gjylit dhe drejtorit të KESH, Erald Elezi.
    GJKKO njofton se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohen për paracaktimin e kontraktorëve fitues.
    Gjykata e Posaçme vendosi një ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.

    Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
    Njoftimi i GJKKO 
    Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • U pezullua nga detyra, GJKKO cakton datën e seancës për Belinda Ballukun dhe vartësve të saj

    U pezullua nga detyra, GJKKO cakton datën e seancës për Belinda Ballukun dhe vartësve të saj

    Gjykata e Posaçme do të zhvillojë nesër, 22 nëntor, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut dhe 2 vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. 
    GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës. 
    Gjykata e Posaçme vendosi një ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. 
    Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor aktual i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 
    Njoftimi nga GJKKO 
    Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 
     

  • Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria kërkon 23 vite burg për autorin e dyshuar

    Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria kërkon 23 vite burg për autorin e dyshuar

    Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 15:18
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kërkuar dënimin me 23 vite burg të shtetasit Ilir Beqaraj (alias B., alias Mançellari), i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larush, Fushë-Krujë.
    Sipas Prokurorisë, hetimet e procedimit penal nr.1944/2024 kanë zbuluar se persona të armatosur kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Bejtjes, kanë hyrë në oborr dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Minuta më vonë, në fshatin Hasan, Fushë-Krujë, është gjetur duke u djegur një automjet tip Land Rover, i përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

    Nga provat e administruara, Prokuroria thotë se Ilir Beqaraj, ka qenë në zona pranë banesës së Bejtjes përpara ngjarjes, gjë që vërtetohet nga të dhënat e GPS-it të automjetit që ai kishte marrë me qira.

    Më tej, ekspertiza biologjike ka konkluduar se në automjetin Volkswagen Golf të zi, në pronësi të E.H., të arrestuar më 19 mars 2024 dhe i përdorur nga autorët pas djegies së Land Rover-it, është identifikuar profili gjenetik i Beqarajt, si dhe i personave F.P. dhe E.H., të dyshuar se kanë marrë pjesë në ekzekutim.

    Pas hetimeve, Prokuroria ka veçuar procedimin penal ndaj Beqarajt më 28 shkurt 2025, duke e konsideruar atë bashkëpunëtor dhe ndihmës në vrasjen e Gentian Bejtjes.
    Prokuroria kërkon shpalljen fajtor të Ilir Beqarajt për tre vepra penale:
    -“Vrasje me paramendim” në bashkëpunim – neni 78/1 dhe 25 i Kodit PenalDënimi i kërkuar: 21 vite burgim.
    -“Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”, në formën e mbajtjes në banesë – neni 278/4 i Kodit PenalDënimi i kërkuar: 2 vite burgim.
    -“Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” – neni 189/1 i Kodit PenalDënimi i kërkuar: 1 vit burgim.

  • Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

    Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

    Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin me 23 vite burg për shtetasin I.B, i akuzuar për vrasjen me paramendim të Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në oborrin e banesës së viktimës në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.
    Sipas hetimeve, I.B dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri drejt 42 vjeçarit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.
    Foto nga vendi i ngjarjes, mars 2024
    Pak minuta pas ngjarjes, në rrugën dytësore të fshatit Hasan, Fushë-Krujë, është konstatuar djegia e një automjeti tip Land Rover, i përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja.
    Hetimet kanë treguar gjithashtu se I.B ka qenë disa herë pranë banesës së viktimës përpara ngjarjes, sipas të dhënave të GPS-it të automjetit të tij, të marrë me qira.
    Ekspertiza e ADN-së ka lidhur shtetasin I.B, së bashku me dy persona të tjerë, me automjetin tip Volkswagen Golf, të përdorur për largimin menjëherë pas djegies së Land Rover-it.
    Shtëpia e Gentjan Bejtjas
    Prokuroria e akuzon I.B për tre vepra penale: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, për të cilën kërkohet dënim 21 vite burg; “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh dhe municioni”, me 2 vite burg dhe “Falsifikim ose përdorim i dokumenteve të falsifikuara”, me 1 vit burg.
    Në përputhje me nenin 55 të Kodit Penal, prokuroria kërkon bashkimin e këtyre dënimeve në një total prej 23 vite burg për I.B, i cili sipas hetimeve ka luajtur rolin e ndihmësit në ekzekutimin e Gentian Bejtjas.
    Si ndodhi ngjarja

    42-vjeçari ndodhej brenda në serë bashkë me bashkëshorten dhe njërin prej djemve kur u vra. Dyshimet e para janë që ai i ka parë autorët.
    Bejtja ka tentuar të largohet pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur shenja gjaku deri në pjesën e pasme. Pas krimit, atë ditë në fshatin Hasan u gjet një makinë në flakë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda mjetit u zbuluan katër kallashnikovë.
    42-vjeçari u kishte shpëtuar 3 atentateve të ndryshme më parë.

  • EMRAT/ SPAK zbardh akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH, nën hetim edhe tre të tjerë

    EMRAT/ SPAK zbardh akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH, nën hetim edhe tre të tjerë

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, duke ngritur akuza ndaj pesë të pandehurve të tjerë: Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.

    Të gjithë akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në seksionin Orikum–Himarë të autostradës SH8 (Vlorë–Sarandë).

    Sipas SPAK, në kohën e zhvillimit të tenderit me fond limit afro 19 miliardë lekë pa TVSH, të pandehurit ushtronin funksione të larta në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Njoftimi i SPAK: 

    Në vijim të njoftimit të mëparshëm të  publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025,  Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

    Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë  e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë  e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

  • Tuneli i Llogarasë! SPAK zbardh akuzat për 5 vartësit e Belinda Ballukut, mes tyre kreu i ARRSH

    Tuneli i Llogarasë! SPAK zbardh akuzat për 5 vartësit e Belinda Ballukut, mes tyre kreu i ARRSH

    Belinda Balluku, Erald Elezi, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli

    TIRANË-Pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, SPAK ka dalë me akuzat për pesë zyrtarë të tjerë në lidhje me hetimin për ndërtimin e “Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë.  Konkretisht bëhet fjalë për Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, të pestë të akuzuar për ‘Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ në bashkëpunim.
    SPAK njofton se hetimet ndaj kreut të ARRSH-së Gentian Gjyli, i cili asakohe mbante postin e nëndrejtorit së bashku me ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi (sot në burg), Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica (specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë) kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit për projektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Tenderi u zhvillua fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe, pas anulimit, u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18.9 miliardë lekësh pa TVSH.
    NJOFTIMI:
    SPAK vijon akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
    Në vijim të njoftimit të mëparshëm të  publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025,  Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
    Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë  e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë  e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Komunikimi i akuzës është hapi i radhës në çështjen që po hetohet nga prokurori i Posaçëm Dritan Prençi. Më therët të premten, Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën numri 2 të qeverisë, zv,kryeministres Belinda Balluku.
    Pasditen e të premtes, Balluku u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, teksa pak minuta më vonë vetë Prokuroria dha detaje për hetimin dhe njoftoi zyrtarisht akuzat. SPAK sqaroi se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë, pjesë e autostradës (Vlorë-Sarandë), ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e procedurës së tenderimit për këtë aks. 
    Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar më 11 dhjetor 2020, e cila më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 mln euro pa TVSH, një nga më të kushtueshmit sot në vend./ZËRI