Tag: gentian

  • Një oligark i ri po krijohet në shëndetësi, INCOMED i Gentian Krekës fiton pa garë miliona euro me tendera!

    Një oligark i ri po krijohet në shëndetësi, INCOMED i Gentian Krekës fiton pa garë miliona euro me tendera!

    Aksionet e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka ngritur akuzë për disa zyrtarë dhe firma private, ka sjellë që disa individë, me lidhje tepër të fuqishme me mazhorancën apo individët në poste të rëndësishme, të vihen para drejtësisë. Ka pasur aksione në disa poste kyçe, kryesisht në pushtetin qendror, por gangrena më e madhe e të gjithë shqiptarëve ka një emërues të përbashkët; shëndetësinë!
    Një ish-ministër i Shëndetësisë është në arrest, sëbashku me disa zëvendësa apo edhe drejtorë të mëdhenj, të akuzuar për një mori veprash penale. Koncesionet e famshme në shëndetësi veçse kanë zhvatur para, pasi sistemi vijon të lëngojë fort, megjithë ndryshimet e shpeshta të ministraveeve. Beqaj ishte i pari ministër i qeverisë Rama, ku qëndroi deri në 2017-ën. Më pas u pasua nga Manastirliu, nga 2017 deri në 2023, vijoi me Albana Koçiun e cila qëndroi deri në shtator 2025 dhe aktualisht është Evis Sala.
    Dy të parët janë anatemuar dhe ndaj tyre ka pasur arrestime, hetime e dosje penale. Nëse ndaj Beqajt kishte masë sigurie, Manastirliu ia ka hedhur paq. Por, edhe Koçiu nuk ka lëvizur gishtin, teksa ministrja e fundit njihet për lidhje me oligarkë. Megjithatë, gjatë 12 viteve të fundit një gjë s’ka ndryshuar, tenderat pa garë dhe të paracaktuar për firma të preferuara.

    Faksimile: Tenderi i shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për barna të dializës u fitua nga INCOMED

    Gjatë kësaj kohe qeveria ka ndryshuar disa herë mënyrën se si të bënte tenderat. Fillimisht procedurat me vlera të mëdha kryheshin nga Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë. Më pas, dolën urdhra dhe këto tendera u grupuan dhe bëheshin nga një dorë e vetme, në Ministrinë e Shëndetësisë.
    Tashmë, kur janë “ngopur” të gjithë, disa tendera bëhen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, një organ në varësinë e Kryeministrisë, por me një mori “shefash” mbi krye. Me orientim ose jo, drejtoresha e OBP-së, Arlinda Pogaj, ka marrë udhëzime për mënyrën apo vlerën e tenderit.
    Ditët e fundit, i njëjti Operator ka bërë disa tendera, njëri prej të cilëve me vlerë tepër të lartë. Në datën 2 dhjetor 2025, Pogaj ka nxjerrë njoftimin e fituesit të tenderit me objekt “blerje materiale mjekësore dhe barna për dializë peritoneale e ndarë në 2 (dy) lote, për 24 muaj”.
    Bëhet fjalë për lotin 2, “dializë peritoneale” me një fond prej 120 milionë lekë, ose mbi 1.2 milionë euro. Megjithëse dializa është dhënë me koncesion dhe firma private vijon të operojë, pavarësisht hetimeve apo raporteve të KLSH-së, shteti vijon të paguajë për këtë shërbim.
    Ky tender ka qenë formal dhe i paracaktuar, pasi në procedurë mori pjesë vetëm kompania “INCOMED”. Kjo firmë ofroi disa qindarka më pak sesa fondi limit, ose sa 99 % e vlerës së akorduar. Por, nëse do e fitonte kjo firmë, përse u bë një tender i tillë? A mos ka qenë i paracaktuar që në momentin e shpalljes? Nëse mjeshtrat e shëndetësisë e dinin fituesin, po Arlinda a kishte dijeni? A bëri ndonjë verifikim paraprak dhe sa para’ kurseu në këtë procedurë?
    Dyshimet janë të mëdha, për shkak se e njëjta firmë është bërë kohet e fundit e preferuara e institucioneve shtetërore, të cilat arrijnë që t’i japin tendera me vlera të mëdha, pavarësisht se ajo “konkurron” me veten. Nëse ndonjë oligark apo zyrtar është nën hetim apo arrest nga SPAK-u, të tjerë ngrihen, madje fitojnë procedurat lehtësisht. Ndryshojnë vetëm emrat, teksa të njëjta dokumente bëhen për këdo.

    Faksimile: Në të njëjtën ditë, INCOMED fitoi edhe tenderin për lotin 1, me vlerë 231 mijë euro

    VoxNews vijoi të hulumtojë dokumente zyrtare, ku rezulton se në të njëjtën ditë, në datën 2 dhjetor 2025, firma INCOMED fitoi edhe 231 mijë euro. I njëjti institucion, Operatori i Blerjeve të Përqendruara e shpalli fitues edhe për lotin e parë, me objekt “materiale mjekësore për dializë peritoneale dhe hemodializë”.
    Fondi limit ka qenë 22,381,450 lekë, ndërkohë që INCOMED ofroi 22,279,700, ose 101.750 lekë. Pra, ka lënë “rrugës” vetëm disa qindarka, në vlerën e rreth 1 mijë eurove.
    Në të dyja rastet, s’ka pasur garë dhe INCOMED fitoi me vlerë të akorduar mbi 99 % të fondit, çka shkon dyshimet se tashmë po lind një tjetër oligark në shëndetësi. Nëse deri dje ishin disa biznesmenë që bënin ligjin, tashmë stafetën po e marrin vetë mjekët, që kanë krijuar lidhjet dhe fitojnë tenderat pa asnjë problem, pavarësisht dyshimeve se kanë “dikë mbrapa”.
     

    Faksimile: Firma zotërohet nga z. Gentian Kreka, i cili ka 100 % të kuotave dhe ka 32 të punësuar

    Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, shoqëria zotërohet nga ortaku i vetëm z.Gentian Kreka me 100 % të kuotave. “Kapitali i nënshkruar dhe i paguar përbëhet nga 100 aksione me vlere nominale 100,000 Lekë. Numri i punonjësve të shoqërisë më 31 dhjetor 2024 është 32 të punësuar dhe në 31 dhjetor 2023 ishte 31 të punësuar” thuhet në një dokument të vetë firmës, që ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

    Gentian Kreka

    Sipas saj, “gjatë vitit 2024 kemi një rritje të numrit të klienteve në krahasim me vitin 2023”. Por, nga vjen rritja?! Vetë firma shkruan se kjo vjen si rezultat i rritjes së cilësisë së shërbimeve në prokurimet publike. Pra, rritja ka ardhur nga tenderat. Më tej shkruan se ka studiuar dhe monitoruar tregun dhe planet strategjike, por sërish paratë gjithmonë vijnë të kanalizuara, nga vetë shteti që përzgjedh edhe firmat që do t’i marrin.

    Faksimile: Bilanci i kompanisë INCOMED në vitin 2024 (i publikuar në 2025-ën) ishte me një fitim prej 400 mijë eurosh

    Kompania, siç shkruan vetë aksioneri Gentian Kreka, vijon të ketë rritje, sidomos nga tenderat. Kjo kompani ka dorëzuar në vitin 2025 bilancin e vitit 2024, ku shkruan se në këtë vit kalendarik ka fituar shumën prej 39,437,325 lekë. Gjysma e fitimit është shpërndarë divident, pra te aksioneri kryesor Gentian Kreka, dhe gjysma kaloi si rezerve për investim. /Vox News

  • Drejtuesi i ri i BKH, gazetarët bëjnë profilin e Joni Ketës: Profesionist dhe me integritet!

    Drejtuesi i ri i BKH, gazetarët bëjnë profilin e Joni Ketës: Profesionist dhe me integritet!

    Joni Keta është propozuar nga SPAK dhe pritet të jetë drejtuesi i ri i BKH-së.
    Gazetarët Klodiana Lala, Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë bërë një profil të Ketës.

    Klodiana Lala: Joni Keta është zv.drejtor aktual, me largimin e Hajnajt ka marrë edhe drejtimit. Është oficer karriere, ka nisur punën te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ka patur rekorde të mira gjatë karrierës. Jam ndarë mes Joni Ketës dhe Gentian Ndojit. Isha e bindur që njëri prej tyre do të ishte. Për pikëzimin, i pari ka qenë Gentian Ndoji, por janë ndarë te pjesa e vettingut. Nga 7 kandidatë, 6 kaluan për vetting. Joni Keta prevaloi mbi Gentian Ndojin, për faktin se te vetting i pasurisë, u votua 5-0, por Gentian Ndodji u nda me një votë. Të dy ishin figura, shumë të mira dhe shumë profesionale. Keta kishte përparasi për faktin se është në SPAK, që kur ka nisur funksionimi i kësaj strukturë, ka bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare, në aksione ku janë goditur organizata kriminale. I qëndroj idesë së Keta dhe Ndoji do të ishin figura shumë dinjitoze për të drejtuar BKH. Tani votimi është formal, kështu e parashikon ligji. KLP bën votimin dhe kalon automatikisht. Praktikisht Joni Keta është i zgjedhur, përveç në raste të jashtëzakonshme.

    Ferdinand Dervishi: Vjen nga Krimet e Rënda, i vlerësuar. E tregojnë me integritet, thonë që ka avantazh, pasi njeh shumë mirë kibernetikën dhe është truri i zbërthimit të Encro Chat dhe këto. Ka prejardhje familjare të mirë. Është nipi i Myslim Ketës. Babain e ka patur prokuror.

     

  • Drejtuesi i BKH-së/ Lala: Joni Keta, figurë dinjitoze dhe me përvojë

    Drejtuesi i BKH-së/ Lala: Joni Keta, figurë dinjitoze dhe me përvojë

    Gazetarja Klodiana Lala u shpreh sot lidhur me Joni Ketën, emrin e propozuar nga SPAK për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    E ftuar në një studio televizive, Lala tha se Keta ka pasur rekorde të mira gjatë karrierës së tij të gjatë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
    Sipas Lalës, Keta është një figurë dinjitoze, i përfshirë në shumë hetime me rëndësi me autoritetet ndërkombëtare.
    “Joni Keta është zv.drejtor aktual, me largimin e Hajnajt ka marrë edhe drejtimin. Është oficer karriere, ka nisur punën te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ka patur rekorde të mira gjatë karrierës. Jam ndarë mes Joni Ketës dhe Gentian Ndojit. Isha e bindur që njëri prej tyre do të ishte. Për pikëzimin, i pari ka qenë Gentian Ndoji, por janë ndarë te pjesa e vettingut. Nga 7 kandidatë, 6 kaluan për vetting. Joni Keta prevaloi mbi Gentian Ndojin, për faktin se te vetting i pasurisë, u votua 5-0, por Gentian Ndodji u nda me një votë. Të dy ishin figura, shumë të mira dhe shumë profesionale. Keta kishte përparasi për faktin se është në SPAK, që kur ka nisur funksionimi i kësaj strukturë, ka bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare, në aksione ku janë goditur organizata kriminale. I qëndroj idesë së Keta dhe Ndoji do të ishin figura shumë dinjitoze për të drejtuar BKH. Tani votimi është formal, kështu e parashikon ligji. KLP vetëm në raste ekstreme, bën votimin dhe kalon automatikisht. Praktikisht Joni Keta është i zgjedhur, përveç në raste të jashtëzakonshme”,-tha Lala.

  • Nënës së tij i vendosën tritol në derën e banesës, kush është Gentian Zoto

    Nënës së tij i vendosën tritol në derën e banesës, kush është Gentian Zoto

    Gentian Zoto, i biri i Bakie Zotos, të cilës ju vendos tritol në derën e banesës në orët e vona të së shtunës, është një person i njohur për policinë e Vlorës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të djalit të saj.
    Gentian Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë. Së bashku me Zoton për të njëjtën ngjarje, të dënuar janë dhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.
    Në momentin e atentatit, Hajrulla ka qenë në shoqërinë e Ervis Matodashaj, në një lokal në qytet. Në një moment disa persona kanë qëlluar në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.
    Nga këqyrja e kamerave nga vendi i ngjarjes, evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.
    Pikërisht në këtë moment gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve.
    Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.

  • VIDEO/ Tritoli i shpërtheu në shtëpinë e nënës, kush është Gentian Zoto i dënuar për atentatin ndaj Inez Hajrulla

    VIDEO/ Tritoli i shpërtheu në shtëpinë e nënës, kush është Gentian Zoto i dënuar për atentatin ndaj Inez Hajrulla

    Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pa pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme në Vlorë në banesën e Bakie Zotos, në Vlorë. Ajo është nëna e Gentian Zotos, i dënuar me 35 vite burg për atentatin ndaj Inez Hajrulla në Vlorë.

    Në muajin Tetor 2023, Gjykata e Apelit Tiranë, shpalli të deklarojë fajtor dhe dënojë me 35 vite burgim Daut Elmazin për akuzën e ‘Vrasjes në rrethana cilësuese’ e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

    35 vite burgim për Gentjan Dautaj ( Zoto) për akuzën e ‘Vrasjes në rrethana cilësuese’, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

    30 vite burgim për Igli Memaj ( Suloti) për akuzën e ‘ Vrasjes në rrethana cilësuese’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

    Për të njëjtën akuzë më 25 vite heqje lirie janë dënuar edhe Serxhio Ademi ( Cima) dhe Albano Goxhaj.

    Ngjarja për të cilën u dënuan këta persona është atentati i ndodhur në 10 majit 2019.

    Ngjarja u regjistrua më 10 maj 2019 në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, ku Inez Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

    Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

    Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë nëntë persona: Fatmir Hyseni, ‘Doqia’, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ‘Çipurit’, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

    Sipas prokurorisë së Vlorës, Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla.

    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

    Në ikje e sipër, autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip ‘Land Rover’ me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë.

    Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.

    Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti ‘Land Rover’, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur ‘Lungomare’ dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

    Pikërisht në këtë moment, gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos.

  • Ekzploziv në banesën e nënës së Gentian Zotos, i dënuari për atentatin kundër Ines Hajrullës! 63-vjeçarja: S’kam konflikte

    Ekzploziv në banesën e nënës së Gentian Zotos, i dënuari për atentatin kundër Ines Hajrullës! 63-vjeçarja: S’kam konflikte

    bakie zoto-ines hajrulla dhe gentian zoto

    VLORË- Një shpërthim me eksploziv është regjistruar mbrëmjen e 29 nëntorit në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, në lagjen “Partizani” të Vlorës. Mësohet se 63-vjeçarja Bakie Zoto është nëna e Gentian Zotos (Dauti), i dënuar për atentatit ndaj Ines Hajrullës.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.”, njofton policia. 
    Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk të lënduar, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit. Nga ana tjetër, 63-vjeçarja, e cila jeton e vetme, ka deklaruar për mediat se nuk ka pasur konflikte me askënd. 
    “Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, u shpreh Bakie Zoto.
    Por, kush është Gentan Zoto (Dauti)?
    Gentjan Zoto është dënuar më 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për shkak të përfshirjes së tij në atentatin kundër, Inez Ajrullës më 10 maj të vitit 2019. 

    Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko./ZËRI

  • Pezullim nga detyra dhe bllokim pasaporte/ Në një seancë prej gati 5 orësh, del nga GJKKO Balluku, ja çfarë u vendos

    Pezullim nga detyra dhe bllokim pasaporte/ Në një seancë prej gati 5 orësh, del nga GJKKO Balluku, ja çfarë u vendos

    Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
    Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për tu njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.
    Nderkohe GJKKO ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures.
    Gjithashtu, ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie”.
    E para që u largua nga ambientet e GJKKO-së ishte Belinda Balluku, e cila vendosi të kyç gojën para mediave.
    Menjëherë pas saj është larguar edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, që gjithashtu nuk foli për gazetarët.

  • GJKKO lë në fuqi masat ndaj Ballukut/ Pezullohet si ministre dhe i ndalohet lëvizja jashtë vendit

    GJKKO lë në fuqi masat ndaj Ballukut/ Pezullohet si ministre dhe i ndalohet lëvizja jashtë vendit

    Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i Zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Pas seancës që zgjati më shumë se 5 orë GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun dhe dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të cilët është lënë në fuqi masa e arrestit shtëpiak.
    3 të pandehurit kanë dalë nga ambientet e GJKKO, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.
    Me vendim të datës 20 Nëntor, ndaj Belinda Ballukut u caktuan masat e sigurisë të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit.
    Ndërsa ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u caktua masë “arrest shtëpie”.
    Zv.kryeministrja e pezulluar, përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin abuziv në Unazën e Madhe.
    SPAK sqaroi se ndaj të pandehurës Belinda Balluku rëndojnë akuzat për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim sa i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim sa përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Seanca nisi rreth orës 09:00, por u ndërpre për dy orësh pas gati 40 minutash. Gjatë kësaj kohe, Belinda Balluku u largua nga GJKKO për t’u rikthyer sërish më vonë.
    Gjyqi u zhvillua për marrjen në pyetje të 3 të pandehurve, si edhe verifikimin e kushteve, kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit Belinda Ballukun, Gentian Gjylin e Erald Elezin.

  • Mbaron seanca, gjykata nuk ndryshon masën për Ballukun, kreun e ARRSH dhe KESH

    Mbaron seanca, gjykata nuk ndryshon masën për Ballukun, kreun e ARRSH dhe KESH

    Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
    Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për tu njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.
    GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës. Ndërkohë ndaj Gentian Gjylit dhe Erald Elezit janë lënë në fuqi masat “arrest shtëpie”

  • VIDEO-Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    VIDEO-Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    Dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur sot në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë.
    Siç shihet nga pamjet dy zyrtarët, që janë në ‘arrest shtëpie’ janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie.
    Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 
    Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.