Tag: gënjeshtrave

  • 1 prilli Dita e Gënjeshtrave, historia dhe origjina e saj

    1 prilli Dita e Gënjeshtrave, historia dhe origjina e saj

    Në të gjithë botën sot festohet 1 Prilli Dita e Gënjeshtrave. Festimi i saj ndryshon shumë midis kulturave, por në fund kanë një të përbashkët: të bësh shaka. Humori varion nga ai më i thjeshti deri tek mashtrimet dhe gënjeshtrat më të ekzagjeruara.

    Një nga historitë më të besueshme është ajo e fund shekullit 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi zbatimin e kalendarit gregorian. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas kalendarit Gregorian 1 janari u bë fillimi i vitit duke zëvendësuar praktikën e fillimit të vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ndërsa një teori tjetër tregon për festat e lashta si Hilaria, e kremtuar në Romë në fund të marsit ku njerëzit maskoheshin dhe tallnin bashkëqytetarët dhe gjyqtarët.

    Pavarësisht çdo miti, Dita e Gënjeshtrave na inkurajon të qeshim së bashku, duke na kujtuar që të mos e marrim jetën shumë seriozisht.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Dita e Gënjeshtrave, origjina e saj dhe si festohet nëpër Europë

    Dita e Gënjeshtrave, origjina e saj dhe si festohet nëpër Europë

    Gëzuar Ditën e Gënjeshtrave – e quajtur ndryshe April’s Fools Day – festohet nga shumë vende çdo vit më 1 Prill.E njohur për faktin se u jep njerëzve ‘leje’ për të bërë shaka me partnerët, miqtë, anëtarët e familjes dhe kolegët e tyre, kjo ditë është një mundësi për të punuar rrengjet më të çuditshme.Por cila është origjina e kësaj dite dhe si e festojnë vendet europiane këtë festë të çuditshme?Çfarë është dita e 1 prillit?Dita përbëhet nga shaka dhe gënjeshtra dhe njerëzit shpesh thërrasin “April’s Fools!” ose “Gëzuar 1 prillin!”, zakon ky që është respektuar për qindra vjet.Shumë e gjurmojnë origjinën e zakonit që në Francën mesjetare ku 25 Marsi dikur ishte dita e Vitit të Ri, derisa kalendari Julian u ndryshua në 1564 në kalendarin Gregorian. Para kësaj, festimet e Vitit të Ri kulmuan më 1 prill. Pasi 1 janari u miratua zyrtarisht si Dita e Vitit të Ri, ata që harruan të ndryshonin datën dhe vazhduan të festonin më 1 Prill, u tallën dhe u etiketuan si budallenj ‘fools’.Historianët e kanë lidhur ditën me festat e pranverës. Të tjerë kanë theksuar se festivali Holi në Indi, i cili gjithashtu zhvillohet në mars, mund të jetë burimi i ditës.Cila është referenca e parë e qartë për Ditën e Gënjeshtrave?Referenca e parë vjen nga një poemë komike flamande e 1561 nga Eduard de Dene, në të cilën një fisnik dërgon shërbëtorin e tij para-mbrapa për të kryer punë të bezdisshme dhe të pafrytshme.Si festohet dita e 1 prillit në Europë?Vende të ndryshme kanë mënyrat e tyre për të bërë shaka me ‘viktimat’ e 1 prillit.Në Francë, Belgjikë, Itali dhe në zonat frëngjishtfolëse të Zvicrës, festimet përfshijnë ngjitjen e një peshku prej letre në kurrizin e sa më shumë njerëzve pa u vënë re, dhe më pas bërtitjen “Poisson d’Avril” / “Pesce d’Aprile” (“peshk prilli!”). Shumë sugjerojnë që peshqit mund t’i referohen kafshëve që kapen lehtësisht.Dita e Gënjeshtrave festohet vetëm për gjysmë dite në Angli. Shakatë dhe gënjeshtrat lejohen vetëm deri në mesditë, rregulla e mirësjelljes thotë se kur ora shënon 12:00, ju duhet të kuptoni shakatë tuaja. Kushdo që bën shaka pas mesditës konsiderohet si budallai zyrtar i prillit.Më argëtuese janë festimet e 1 prillit në Skoci, të cilat zgjasin dy ditë. Quhet Dita Gowkie, sepse gowk – ose qyqe – është simbol i budallait. Kjo ka bërë që disa të mendojnë se 1 prilli ishte i lidhur fillimisht me të qenit një qyqar. Dita e parë festohet nga njerëzit që bëjnë shaka, ndërsa e dyta – e njohur si Dita Tailie – është kur njerëzit vendosin bishta në kurrizin e njëri-tjetrit.Në Irlandë, ndërkohë, tradita dikton dërgimin e dikujt në një ‘punë budallai’. Viktima dërgohet për të dorëzuar një letër, ku supozohet se kërkon ndihmë. Kur personi merr letrën, ata e hapin atë, e lexojnë dhe i thonë lajmëtarit se do t’i duhet t’ia çojnë letrën një personi tjetër. Kjo vazhdon për një kohë derisa dikujt i vjen keq dhe i tregon se çfarë thotë letra: “Dërgoje budallain te dikush tjetër”.Në Holandë, qytetarët priren të hedhin një peshk ose të gjuajnë me llastiqe në drejtim të fqinjëve të tyre dhe të bërtasin “haringgek”.Gjermanët bëjnë një shaka të quajtur “Aprilscherz”, e cila ka të bëjë me rrëfimin e një historie të egër, por përgjithësisht të padëmshme, e cila është krijuar plotësisht për të mashtruar të tjerët.Në Greqi, mashtrimi me sukses i dikujt në këtë ditë thuhet se i sjell fat shakaxhiut për të gjithë vitin.Polakët kanë një paralajmërim: “Prima Aprilis, uważaj, bo się pomylisz!”, që përkthehet në “Dita e Gënjeshtrave të Prillit, kini kujdes – mund të gaboni!”Spanja dhe Portugalia festojnë të dyja në ditë të ndryshme. Portugezët nuk e festojnë Ditën e Gënjeshtrave më 1 Prill dhe preferojnë të dielën dhe të hënën para Kreshmës. Në këtë ditë, njerëzit hedhin miell tek kalimtarët që nuk dyshojnë. Sa për spanjollët, dita e shakave festohet më 28 dhjetor si Dita e të Pafajshmëve të Shenjtë, gjatë së cilës askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e tyre, pasi shakaxhinjtë konsiderohen të pafajshëm./ Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shaka pa zarar! Si festohet Dita e Gënjeshtrave në vende të ndryshme

    Shaka pa zarar! Si festohet Dita e Gënjeshtrave në vende të ndryshme

    1 Prilli apo Dita e Gënjeshtrave nuk ka një zanafillë të mirëpërcaktuar, por qëllimi i saj mbetet i njëjtë: rrengje dhe shaka që nuk dëmtojnë askënd. Vende të ndryshme kanë mënyrat e tyre për të mashtruar ‘prenë’ duke sjellë tradita mjaaft interesante.
    Në Francë, Belgjikë, Itali dhe zonat frankofone të Zvicrës e festojnë duke ngjitur një peshk letre në shinën e njerëzve, duke bërë të pamundurën të dallohen dhe më pas thërrasin “peshk prilli!” Sipas historive, peshku tregon që kapesh lehtë.

    Në Angli, Dita e Gënjeshtrave festohet vetëm gjysmë dite. Rrengjet dhe shakatë lejohen deri në mesditë dhe pasi akrepat e orës shënojnë 12:00, duhet t’i zbulosh rrengjet. Kushdo që bën të tilla pas mesditës, konsiderohet ‘viktima’ e 1 Prillit.
    Në Skoci, 1 Prilli festohet për dy ditë. Quhet Dita e Qyqes pasi simbolizon njeriun naiv. Dita e parë festohet me rrengje, ndërsa në të dytën njerëzit i ngjisin njëri-tjetrit bishta në shpinë.
    Në Irlandë, tradita thotë që t’i ngarkosh dikujt “një detyrë të kotë”.Viktimës i jepet një letër ku gjoja kërkon ndihmë. Kur marrësi merr letrën, e hap, e lexon dhe i thotë lajmësit se duhet ta çojë diku tjetër. Kjo vazhdon derisa dikujt t’i vijë keq dhe i tregon atij përmbajtjen e letrës: “Dërgoje te dikush tjetër”.
    Në Hollandë, fqinjtë hedhin peshk drejt njëri-tjetrit.
    Gjermanët luajnë “Aprilscherz” ku duhet të thuash një histori të pabesueshme, por të padëmshme që të gënjesh të tjerët.
    Në Greqi, thonë se kur gënjen dikë në këtë ditë i sjell fat të mirë për gjithë vitin.
    Spanja dhe Portugalia festojnë në ditë të ndryshme. Portugezët nuk e festojnë më 1 Prill dhe preferojnë të dielën dhe të hënën para Kreshmëve. Në këtë ditë, hidhet miell drejt kalimtarëve. Në Spanjë, dita e rrengjeve festohet më 28 dhjetor si Dita e të Pafajshmëve të Shenjtë që do të thotë se askush s’mund të ndëshkohet pasi mashtruesit konsiderohen të pafajshëm.

    Në Islandë synohet që dikush të bëjë “shëtitjen e prillit”. Pra duhet që dikush të mashtrohet dhe të shkojë në një vend tjetër. Edhe agjencitë e lajmeve marrin pjesë në Ditën e Gënjeshtrave. Në vitin 2014, Iceland Review postoi një artikull me titullin “Google firmos marrëveshje me Islandën” duke thënë se lajmi fals ishte pjesë “e një tradite të gjatë të medias islandeze”.

  • Pse 1 Prilli është Dita e Gënjeshtrave? Historia dhe rrengjet më të famshme

    Pse 1 Prilli është Dita e Gënjeshtrave? Historia dhe rrengjet më të famshme

    Të gjithë e dimë se data 1 prill njihet në shumë vende të botës si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë historie ka kjo ditë dhe cila është prejardhja e saj?
    Dikur, 1 prilli festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.
    Profesori Joseph Boskin e shpjegonte dikur kështu këtë ditë:

    1 Prilli e ka prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë deklaratë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
    Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga “Associated Press”, por doli një problem akoma më i madh! E gjithë historia ishte trilluar nga profesori Boskin për të bërë një shaka për 1 prillin.
    “Associated Press” iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t’i kërkonte falje lexuesve.
    Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.
    Gënjeshtra më të famshme të 1 Prillit:
    Në 1957, mijëra shikues të “BBC” besuan një raport të publikuar nga gjiganti i informimit, sipas të cilit shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër pemë që prodhonin makarona.
    Në vitin 2012 Louis Tomlinson, anëtar i grupit muzikor “One Direction”, gënjeu fansat, duke i thënë se do të bëhej baba.
    Gjithashtu, një grua amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj./vizionplus.tv

  • “1 Prilli”/ Çfarë është Dita e Gënjeshtrave dhe prejardhja e saj

    “1 Prilli”/ Çfarë është Dita e Gënjeshtrave dhe prejardhja e saj

    Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë është kjo ditë dhe nga e ka prejardhjen? Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.
    Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
    Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve. Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.
    Cilat është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?
    BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba

  • 1 Prilli, ‘Dita e Gënjeshtrave’, ja çfarë duhet të dini

    1 Prilli, ‘Dita e Gënjeshtrave’, ja çfarë duhet të dini

    Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave?
    Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day). Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
    Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve. Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si për shembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se “të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë.”
    Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj. Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron. Në Francë, fëmijët e kanë traditë që t’i vendosin njëri-tjetrit në shpinë një letër në formë peshku. Kurse në vendin tonë, Dita e Gënjeshtrave luhet plot 24 orë dhe sigurisht përpiqemi që skenari i hileve dhe mashtrimeve të jetë sa më i besueshëm dhe i rëndë për “të mashtruarin”.

  • Trazira në Departamentin amerikan të Shëndetësisë, shkencëtari më i lartë dorëhiqet pas ardhjes së Kennedyt në detyrë

    Trazira në Departamentin amerikan të Shëndetësisë, shkencëtari më i lartë dorëhiqet pas ardhjes së Kennedyt në detyrë

    Shkencëtari më i lartë dhe kreu i rregullatorit të vaksinave të Shteteve të Bashkuara, Dr. Peter Marx, ka dhënë dorëheqjen, duke denoncuar pozicionet joshkencore të Sekretarit të ri të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert Kennedy Jr.

    Në një letër, Dr. Marks akuzon Kenedin për përhapjen e dezinformatave dhe gënjeshtrave, të cilat ai i përshkroi si “të papërgjegjshme, të dëmshme për shëndetin publik dhe një kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të vendit”.
    “Nëse Peter Marx nuk është i gatshëm të mbështesë rivendosjen e shkencës në standardin e saj të artë dhe të promovojë transparencën radikale, atëherë ai nuk ka vend në FDA nën udhëheqjen e fortë të Sekretarit Kennedy”, th një zëdhënës i Departamentit të Shëndëtësisë.
    Dr. Marx kishte luajtur një rol qendror në miratimin e vaksinave të para COVID-19 në vitin 2020. Drejtues i Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin Biologjik të FDA-së që nga viti 2016, ai ishte përgjegjës për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave dhe ilaçeve të tjera biologjike.
    “Kennedy nuk do të vërtetën, ai do konfirmimin e gënjeshtrave të tij”, tha Marx
    Në letrën e tij të dorëheqjes, Dr. Marx vuri në dukje se fillimisht ishte i gatshëm të punonte me sekretarin e ri për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me sigurinë e vaksinave dhe për të rritur transparencën. Megjithatë, tha ai, “është bërë e qartë se e vërteta dhe transparenca nuk janë ato që kërkon ai, por konfirmimi i nënshtruar i dezinformatave dhe gënjeshtrave të tij”.

    Top Channel