Tag: gënjen

  • “Nuk ka njeri më mashtrues”. Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë “BBVA4”

    “Nuk ka njeri më mashtrues”. Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë “BBVA4”

    Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale.
    Në renditjen e argumentave se pse artisti nga Kosova nuk meriton të jetë fituesi i këtij sezoni, Rozana thekson se ai gënjen aq shumë saqë nganjëherë e beson dhe vetë gënjeshtrën e tij.
    Sipas Rozanës, Gjesti nuk e ka patur aftësinë për të krijuar apo përballur tensionet e një situate të ndodhur në “BBVA4”.
    Më tej këngëtarja cek faktin se Gjesti ndryshe sillet në shtëpi dhe komplet ndryshe flet në dhomën e rrëfimit.

    Argumentimi i plotë i Rozanës: Unë kam shumë arsye se pse nuk do ta fitojë Gjesti këtë Big. E para njëherë nuk kam njohur njeri që gënjen më shumë se Gjesti. Një njeri i cili aq shumë gënjen saqë ndonjëherë e beson dhe vetë atë që gënjen. Në rrugëtimin e tij më ka treguar që ka qenë i pafuqishëm për të ngritur një situatë të caktuar dhe e ka prishur, arsyetuar rrugës. Siç bëri dhe në fund të prime-t të kaluar ku ndryshe është sjellur gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi dhe ndryshe thotë në dhomën e rrëfimit. Për Gjestin asnjëherë historia e ndërtuar ose narrative e ndërtuar këtu në shtëpi nuk ka qenë serioze por gjithmon ëka bërë hajgare sepse nuk ishte i aftë të vazhdonte debatin pas prime-t. Debat që duhet ta mbante vetë mbi shpatulla. Gjesti nuk është një djalë i cili ka argument. Nuk është një djalë i cili mbron veten e tij për të gjithë gjërat që ka bërë në shtëpi.

  • Rama po gënjen”/ Sejamini: Negociatat nuk kanë asnjë shans të hapen

    Rama po gënjen”/ Sejamini: Negociatat nuk kanë asnjë shans të hapen

    “Rama po gënjen”/ Sejamini: Negociatat nuk kanë asnjë shans të hapen

    Për analistin Neritan Sejaminin, programi elektoral i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 11 Majit është thjesht një premtim në ajër.

    Sejamini tha se Kryeministri Rama po insiston në çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE për ta bërë sa më të besueshme te qytetarët, por ndërkohë sipas tij është një keqinformim sepse negociatat nuk do të hapen.

    “Ka dy mënyra se si mund t’a gjykojmë, nga njëra anë a është apo nuk është e besushme në vetvete premtimi, tjetër anë se sa ndikon të qytetarët.

    Për mua nuk është i besueshëm, Shqipëria nuk do t’i mbarojë negociatat për dy vjet, jo, nuk ka asnjë shans, nuk do të bëhet anëtare as në 2030 edhe 2035 mund të jenë në diskutim. Pra nga pikëpamja e gjykimit të asaj që ai premton është çfarë të duash, premtim në ajër, keqinformim, gënjeshtër, mund ta quajmë çfarë të duash. Por nga pikëpamje e ndikimit që tek njerëzit është shumë e thjeshtë, shumë e kuptueshme dhe lidhet me aspiratën që kanë njerëzit.

    Çfarë bën zoti Rama me këtë gjë, mbas 12 vitesh qeverisje, kudo në botë fushatë zgjedhore do të ishte referendum për qeverisjen. Ai me këtë gjë që bën e çon përpara që njerëzit të flasin bëhemi apo s’bëhemi në 2023, që të mos flasin për qeverisjen, për korrupsion. Dhe në këtë mënyrë kjo është gjetje, nga pikëpamja metodike është gjetje. Se sa e vërtetë është? Është komplet e pavërtetë, është komplet propaganda, është komplet absurde. Atij nuk i ka thënë askush që do të mbyllim negociatat, gënjen kur thotë ma kanë premtuar liderat europianë. Negociatat nuk janë diçka që hajde ulemi dhe mbarojmë.

    Keqinformimi më i madh është kjo që do futesh në BE do të bëjmë ca letra dhe do t’i firmosim. Është një proces ku ti ndryshon komplet strukturën politike, shoqërore, ekonomike ta përshatësh me BE-në dhe ky është shumë proces i gjatë, tregu shqiptar duhet fuqizuar, politika shqiptare, demokracia”, tha Sejamini në Opinion në Tv Klan.

  • “Hajde humor politik…”, Ngjela me tone të ashpëra:Berisha gënjen për tarifat,SHBA nuk llogarit një Non Grata në pushtet

    “Hajde humor politik…”, Ngjela me tone të ashpëra:Berisha gënjen për tarifat,SHBA nuk llogarit një Non Grata në pushtet

    Avokati Spartak Ngjela ka komentuar për një emision televiziv premtimet e Berishës lidhur me tarifat doganore. Sipas Ngjelës, Berisha gënjen kur thotë se do të ndikojë në heqjen e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Berisha, sipas Ngjelës, është Non Grata dhe SHBA-ve nuk u leverdis që të ketë në Shqipëri një politikan nga i cili është distancuar.
    “Gënjen se s’ka vota. Nëse vjen me kryengritje, po. Por erdhi njëherë me kryengritje, por e morën amerikanët dhe i thanë: ‘Largohu për 20 minuta se vijmë ne’. Se e bëri një revolucion ai atëherë. I leverdis Amerikës të ketë në Shqipëri një Non Grata? Na ka aleatin kryesor, mos e harroni këtë.”-tha Ngjela.

  • Gënjen policia apo Alimadhi?

    Gënjen policia apo Alimadhi?

    Gënjen policia apo Alimadhi?

    Nga Lutfi Dervishi

    Ngjarja e fundit me policine ku u përfshi zoti Adriatik Alimadhi, ish-deputet dhe kryetar i një partie politike, nuk është thjesht një incident i rëndomtë.

    Rrëfimi publik i Alimadhit është tronditës, për nga përmbajtja dhe për nga përmasat e dhunës dhe tentativat për të manipuluar ngjarjen që përshkruan.

    Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është kontrasti i thellë mes dëshmisë personale dhe komunikatës zyrtare të Policisë së Shtetit.

    Për komunikaten Alimadhi është një “keqbërës” që kundërshton policinë.

    Në njoftimin për publikun nuk ka asnjë fjalë për përdorimin e forcës. As për ofendime. As për kamerat e sigurisë. Pyetja edhe në këtë rast mbetet: kush e shkruan të vërtetën zyrtare dhe mbi ç’bazë?

    Komunikatat e policise, në vend që të jenë mjet transparence, shpesh dhe sidomos kur është përfshirë vetë shndërrohen në mburoja që fshijnë çdo gjurmë përgjegjësie. Asnjëherë nuk hetohet kush i harton. Asnjëherë nuk merren në pyetje autorët e deformimit të fakteve, autorët që lëndojne me të pavërteta me shume se dhuna policore

    Një shtet i fortë matet me respektin për qytetarin në momentin kur ai është më i pambrojtur.

    Nëse dhuna e policëse ekziston, ajo duhet ndëshkuar. Nëse pretendimet janë të rreme, atëherë duhet hetuar për shpifje. Por ajo që nuk mund të vazhdojë më janë dy histori krejt të kundërta për një ngjarje.

    Duke patur parasysh se çfarë kanë thënë komunikatat në ngjarjet e meparshme, besoj 100% atë që thote qytetari Alimadhi!

    Kamerat nuk gënjejnë.

    Dhe që të mos vijohet me manipulimet, në radhë të parë nuk duhen hetuar ata që ushtrojnë dhunë, por ata që gënjejë dhe dezinformojne publikun.