Tag: gënjejnë

  • Fahredin Shehu: Bija ime, ke dëgjuar si gënjejnë?

    Fahredin Shehu: Bija ime, ke dëgjuar si gënjejnë?

    Bija ime, poezi nga Fahredin Shehu

    Bija imeke dëgjuar si gënjejnëpër sukseset e trilluaradhe një armatë gënjeshtarëshpromovojnë atë çmendurie të bëjnë t’u besosh zotaveqë emërtoheshin nga po atagënjeshtarë në bazë të yjevetë yjësisë sonë më të afërtkur të kaplojë etja për një frymë babaidhe fjalët e vërtetësisë që ato bartin me vetedhe kur të merr malli të shohëshku përfundojnë martirët e dashurisëpër Zotin dhe për njeriunnë epitafin tim do të lexosh“janë dy këmbë që të çojnë në parajsënjërës lija emrin Dije etjetrës Dashuri”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FAHREDIN SHEHU: TABUTI I RAHOVECIT

  • Njihuni me shenjat më gënjeshtare të horoskopit

    Njihuni me shenjat më gënjeshtare të horoskopit

    Të gjithëve na ndodh që të themi ndonjëherë gënjeshtra të vogla.
    Gënjeshtra thuhet për një qëllim të mirë, për të shmangur disa probleme, për të bërë një përshtypje më të mirë te njerëzit ose sepse, për fat të keq, është një lloj varësie. Secili nga ne ka gënjyer në periudha të caktuara të jetës së tij, por sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë.
    Akrepi – Është shenja që është në gjendje të manipulojë më mirë njerëzit dhe të vërtetat. Një profesionist i vërtetë për ta bërë veten të besueshëm dhe nuk ka gjasa të zbulohet. Asnjë shenjë tjetër nuk mund të krahasohet me aftësinë e Akrepit që padyshim shkëlqen. Ai është aq i mirë në gënjeshtra sa mund të ketë vështirësi në kujtimin e të gjitha gënjeshtrave ka thënë.

    Binjakët – Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve janë shumë të mirë në gjetjen e strategjive për të manipuluar realitetin e gjërave dhe njerëzve. Në këtë pikë ata janë shumë të ngjashëm me Akrepin, ata janë gjithmonë shumë origjinal dhe qesharak kur gënjejnë. Kjo është arsyeja pse ata falen më lehtë për disa gënjeshtra të vogla, të këndshme!
    Peshqit – Jemi mësuar të mendojmë se ata që lindin nën shenjën e Peshqve kanë një shpirt të thjeshtë dhe një temperament artistik, por në realitet, kur bëhet fjalë për gënjeshtrën, ata kanë shumë pak rivalë. Duke qenë më intuitivë se shumica e njerëzve, ata ndërtojnë gënjeshtra të arta që zbulohen vetëm shumë kohë më vonë.
    Peshorja- Po, edhe ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores gënjejnë. Manipulues të shkëlqyeshëm, ata gënjejnë për të shmangur problemet, për t’u dukur më mirë dhe për të marrë gjithçka që dëshirojnë. Ata me siguri e meritojnë thënien: “gënjejnë më shumë sesa flasin” ose edhe më mirë “në gjashtë gjërat që tha, shtatë janë gënjeshtra” Nuk është shumë e thjeshtë të zbulosh gënjeshtrat dhe hipokrizitë e tyre. Zakonisht versioni i asaj që ata thonë ndryshon disa herë dhe kjo i bën të tjerët konfuz.
    Gaforrja – Në dallim nga shenjat e tjera, Gaforrja nuk gënjen për të manipuluar ose dëmtuar të tjerët. Përkundrazi, ajo tenton të ekzagjerojë realitetin e gjërave, të dramatizojë, të ngjyrosë tregimet. Pra, pavarësisht se është ndër shenjat më gënjeshtare të zodiakut, merita është se janë të padëmshme.
    Ujori – Ujori, ashtu si Gaforrja, nuk gënjen për të dëmtuar ose shkatërruar dikë ose diçka. Ndonjëherë e bën thjesht sepse e sheh të bukur për të parë “kapjen e peshkut”. Kjo nuk e shfajëson atë dhe mbetet akoma një gënjeshtar i shkëlqyeshëm i cili, nëse zbulohet, e mohon deri në të pamundurën.

  • “Nuk jemi morfina e Ramës”, Bardhi: Kryeministri nën ankth, emri i tij në dosjet e FBI

    “Nuk jemi morfina e Ramës”, Bardhi: Kryeministri nën ankth, emri i tij në dosjet e FBI

    Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar dje lidhur me seancën e djeshme plenare, e cila zgjati më pak se 25 minuta, ndonëse parashikohej të kishte diskutime që mund të shkonin edhe mbi 24 orë për sa i takon programit të Qeverisë. Duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se kërkon një opozitë pa zë dhe pa fuqi për të denoncuar korrupsionin, Bardhi e cilësoi ministren “Diella” si një fantazi propagandistike dhe jo një zgjidhje reale ndaj problemeve të vendit. Bardhi u shpreh se Rama ka ndërtuar një sistem autoritar ku qytetarët udhëhiqen nga padrejtësia dhe arroganca. Ai paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet së denoncuari të vërtetën, pavarësisht përpjekjeve për ta heshtur. “Xhorxh Orëell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës.
    Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi. Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë. Ai duron vetëm Diellën, që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë. Opozita nuk është as ksanaksi i Ramës. As Morfina e tij. Ne nuk ia lehtësojmë dot ankthin e tij që gjendet në dosjen e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar. Nuk jemi këtu për t’i dhënë qetësi, por për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën. E vërteta është se Diella e Edi Ramës është fantazi propagandistike.
    Korrupsioni dhe krimi i organizuar është realitet. Diella nuk është vizion, por fasada virtuale për të fshehur vjedhjet e përditshme gjigande të kësaj qeverie. Edi Rama ka klonuar veten si grua, si një iluzion dixhital për të mbajtur pushtetin e korruptuar. Edi Rama, në fakt, çifti Rama në formën e Diellës nuk është teknologji. Diella është propaganda e paketuar në 3D. Diella nuk është ministër kundër korrupsionit. Diella është shërbëtore e korrupsionit, në versionin virtual. Është një Edi Ramë, që shet Shqipërinë tek 2-3 oligarkë, është një Belinda Balluku që shet tenderat dhe pasuritë e vendit tek 2-3 kriminelë dhe klientë personalë, është një Linda Ramë që përcakton si fitues të qindra milionë eurove 2-3 kompani familjare me familjen dhe pushtetin e bashkëshortit të saj. Sot kam një mesazh për partnerët e Shqipërisë. Aleksandër Solzhenicin thotë diku në një vepër të tij: Ne e dimë që ata po gënjejnë.
    Ata e dinë që po gënjejnë. Ata e dinë që ne e dimë se po gënjejnë dhe përsëri vazhdojnë të gënjejnë. Ne e dimë që në Shqipëri nuk ka një qeveri të zgjedhur nga vota reale e shqiptarëve. Rama e di. Europianët e dinë. Të gjithë e dimë. Por loja vazhdon. Dhe ky është shkatërrimi i vërtetë demokracisë. Por ne nuk do të lodhemi kurrë së thëni të vërtetën në çdo formë: korrupsioni dhe shërbimi i kësaj qeverie për krimin e organizuar, pastrimi i parave me ligje strategjike nuk duhet të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria meriton drejtësi, jo mashtrim. Dinjitet, jo poshtërim. Meriton Europën  e vërtetë, jo kompromiset gjysmake të burokratëve, që heshtin kur Parlamenti dhe Kushtetuta në Shqipëri përdhosen në mes të Europës. Ne do të jemi këtu, derisa të fitojë e vërteta dhe të humbasë korrupsioni me hajdutët e saj në qeveri”, shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

  • Reagon Bardhi pas seancës së “dhunshme” në Kuvend: Diella nuk është vizion, por fasada virtuale e vjedhjeve

    Reagon Bardhi pas seancës së “dhunshme” në Kuvend: Diella nuk është vizion, por fasada virtuale e vjedhjeve

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mbylljes së papritur të seancës plenare këtë të enjte, e cila zgjati vetëm 25 minuta, pavarësisht se ishte parashikuar të diskutohej programi i qeverisë.
    Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Bardhi krahasoi situatën në Kuvend me veprën e njohur të George Orwell, “Ferma e Kafshëve”.
    “Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri, njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi,” shkruan Bardhi.
    Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon një opozitë të heshtur, që të mos flasë për aferat e qeverisë:
    “Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë.”
    Duke iu referuar projektit të fundit të qeverisë, “Diella”, Bardhi e cilësoi si një mjet propagandistik të pushtetit, që nuk ka lidhje me teknologjinë, por me mbulimin e korrupsionit.
    “Diella nuk është vizion, por fasada virtuale për të fshehur vjedhjet e përditshme gjigande të kësaj qeverie. Edi Rama ka klonuar veten si grua, si një iluzion dixhital për të mbajtur pushtetin e korruptuar… Diella është propaganda e paketuar në 3D. Diella nuk është ministër kundër korrupsionit. Diella është shërbëtore e korrupsionit, në versionin virtual.”
    Më tej, Bardhi shënjestron edhe figura të tjera të kabinetit, duke akuzuar për lidhje me oligarkë dhe krimin e organizuar:
    “Është një Belinda Balluku që shet tenderat dhe pasuritë e vendit tek 2-3 kriminelë dhe klientë personalë, është një Linda Ramë që përcakton si fitues të qindra milionë eurove 2-3 kompani familjare me familjen dhe pushtetin e bashkëshortit të saj.”
    Në fund të deklaratës, Bardhi lëshon edhe një mesazh për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, duke cituar shkrimtarin Aleksandër Solzhenicin:
    “Ne e dimë që ata po gënjejnë. Ata e dinë që po gënjejnë. Ata e dinë që ne e dimë se po gënjejnë dhe përsëri vazhdojnë të gënjejnë.”
    Ai thotë se në Shqipëri nuk ka një qeveri të dalë nga vota reale e shqiptarëve, por nga një proces i manipuluar, dhe shton se opozita nuk do të ndalet:
    “Shqipëria meriton drejtësi, jo mashtrim. Dinjitet, jo poshtërim. Meriton Europën e vërtetë, jo kompromiset gjysmake të burokratëve… Ne do të jemi këtu, derisa të fitojë e vërteta dhe të humbasë korrupsioni me hajdutët e saj në qeveri.”

  • Bardhi: Rama ka klonuar pushtetin në version virtual… Shqipëria drejtohet nga korrupsioni në ‘3D’

    Bardhi: Rama ka klonuar pushtetin në version virtual… Shqipëria drejtohet nga korrupsioni në ‘3D’

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas seancës së sotme plenare, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për instalimin e një regjimi që sipas tij, funksionon përmes propagandës, korrupsionit dhe shtypjes së opozitës.

    Duke përdorur referenca nga Orwell dhe Solzhenicin, Bardhi e cilëson ministren virtuale ‘Diella’ si një “fasadë dixhitale për të mbuluar vjedhjet reale”, ndërsa e quajti qeverinë “një makineri të programuar për të shërbyer krimin dhe oligarkinë”.

    Reagimi i plotë në FB: 
    Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi.
    Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë. Ai duron vetëm Diellën, që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.
    Opozita nuk është as ksanaksi i Ramës. As Morfina e tij. Ne nuk ia lehtësojmë dot ankthin e tij që gjendet në dosjen e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar.
    Nuk jemi këtu për t’i dhënë qetësi, por për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën.
    E vërteta është se Diella e Edi Ramës është fantazi propagandistike. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është realitet.
    Diella nuk është vizion, por fasada virtuale për të fshehur vjedhjet e përditshme gjigande të kësaj qeverie. Edi Rama ka klonuar veten si grua, si një iluzion dixhital për të mbajtur pushtetin e korruptuar. Edi Rama, në fakt, çifti Rama në formën e Diellës nuk është teknologji.
    Diella është propaganda e paketuar në 3D. Diella nuk është ministër kundër korrupsionit. Diella është shërbëtore e korrupsionit, në versionin virtual. Është një Edi Ramë, që shet Shqipërinë tek 2-3 oligarkë, është një Belinda Balluku që shet tenderat dhe pasuritë e vendit tek 2-3 kriminelë dhe klientë personalë, është një Linda Ramë që përcakton si fitues të qindra milionë eurove 2-3 kompani familjare me familjen dhe pushtetin e bashkëshortit të saj.
    Sot kam një mesazh për partnerët e Shqipërisë. Aleksandër Solzhenicin thotë diku në një vepër të tij: Ne e dimë që ata po gënjejnë. Ata e dinë që po gënjejnë. Ata e dinë që ne e dimë se po gënjejnë dhe përsëri vazhdojnë të gënjejnë. Ne e dimë që në Shqipëri nuk ka një qeveri të zgjedhur nga vota reale e shqiptarëve. Rama e di. Europianët e dinë. Të gjithë e dimë. Por loja vazhdon. Dhe ky është shkatërrimi i vertetë i demokracisë.
    Por ne nuk do të lodhemi kurrë së thëni të vërtetën në çdo formë: korrupsioni dhe shërbimi i kësaj qeverie për krimin e organizuar, pastrimi i parave me ligje strategjike nuk duhet të jetë e ardhmja jonë.
    Shqipëria meriton drejtësi, jo mashtrim. Dinjitet, jo poshtërim. Meriton Europën e vërtetë, jo kompromiset gjysmake të burokratëve, që heshtin kur Parlamenti dhe Kushtetuta në Shqipëri përdhosen në mes të Europës. Ne do të jemi këtu, derisa të fitojë e vërteta dhe të humbasë korrupsioni me hajdutët e saj në qeveri.
     

  • “Diella është shërbëtore”/ Pas përplasjeve në Kuvend, reagon Bardhi: Rama do një opozitë memece ne s’jemi morfina e tij

    “Diella është shërbëtore”/ Pas përplasjeve në Kuvend, reagon Bardhi: Rama do një opozitë memece ne s’jemi morfina e tij

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbylljes së seancës 25 minutëshe, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ai dëshiron një opozitë memece. Bardhi shprehet se vizioni i Ramës është që parlamenti të mos ketë debat, opozita të mos ketë zë dhe qytetarët t’i lërë pa shpresë, duke shtuar se ai duron “vetëm Diellën që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.”.
    Reagimi i plotë:
    Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi.
    Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë. Ai duron vetëm Diellën, që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.
    Opozita nuk është as ksanaksi i Ramës. As Morfina e tij. Ne nuk ia lehtësojmë dot ankthin e tij që gjendet në dosjen e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar.
    Nuk jemi këtu për t’i dhënë qetësi, por për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën. E vërteta është se Diella e Edi Ramës është fantazi propagandistike. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është realitet.
    Diella nuk është vizion, por fasada virtuale për të fshehur vjedhjet e përditshme gjigande të kësaj qeverie. Edi Rama ka klonuar veten si grua, si një iluzion dixhital për të mbajtur pushtetin e korruptuar. Edi Rama, në fakt, çifti Rama në formën e Diellës nuk është teknologji.
    Diella është propaganda e paketuar në 3D. Diella nuk është ministër kundër korrupsionit. Diella është shërbëtore e korrupsionit, në versionin virtual. Është një Edi Ramë, që shet Shqipërinë tek 2-3 oligarkë, është një Belinda Balluku që shet tenderat dhe pasuritë e vendit tek 2-3 kriminelë dhe klientë personalë, është një Linda Ramë që përcakton si fitues të qindra milionë eurove 2-3 kompani familjare me familjen dhe pushtetin e bashkëshortit të saj.
    Sot kam një mesazh për partnerët e shqipërisë. Aleksandër Solzhenicin thotë diku në një vepër të tij: Ne e dimë që ata po gënjejnë. Ata e dinë që po gënjejnë. Ata e dinë që ne e dimë se po gënjejnë dhe përsëri vazhdojnë të gënjejnë. Ne e dimë që në Shqipëri nuk ka një qeveri të zgjedhur nga vota reale e shqiptarëve. Rama e di. Europianët e dinë. Të gjithë e dimë. Por loja vazhdon. Dhe ky është shkatërrimi i vertetë demokracisë.
    Por ne nuk do të lodhemi kurrë së thëni të vërtetën në çdo formë: korrupsioni dhe shërbimi i kësaj qeverie për krimin e organizuar, pastrimi i parave me ligje strategjike nuk duhet të jetë e ardhmja jonë.
    Shqipëria meriton drejtësi, jo mashtrim. Dinjitet, jo poshtërim. Meriton Europën e vërtetë, jo kompromiset gjysmake të burokratëve, që heshtin kur Parlamenti dhe Kushtetuta në Shqipëri përdhosen në mes të Europës. Ne do të jemi këtu, derisa të fitojë e vërteta dhe të humbasë korrupsioni me hajdutët e saj në qeveri.