Tag: gener

  • Sekuestrimi i armëve në Tiranë, trafikantët përdornin furgonin e loguar me kompaninë “Gener 2”!

    Sekuestrimi i armëve në Tiranë, trafikantët përdornin furgonin e loguar me kompaninë “Gener 2”!

    Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi furgoni në të cilin u gjendën 23 armë zjarri të llojeve të ndryshme, nga ato të thjeshta e deri tek më të sofistikuarat, i cili “fshihej” nën logon e mirëmbajtjes rrugore.
    Furgoni, brenda të cilit u gjetën 23 armët e zjarrit të llojeve të ndryshme, mijëra fishekët dhe pajisjet e gjurmimit dhe shpërthimit në distancë, ishte i kamufluar si “mirëmbajtje rrugore”.
    Në media janë publikuar fotot e mjetit me logon e kompanisë “Gener 2” me targë AB 911 UB, i cili ishte ruajtur nga policia pasi qëndronte i parkuar prej më shumë se një muaji në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, pranë banesës së të arrestuarit, Eugert Sino.
    Në furgon vihet re edhe një tjetër detaj, numri 911 te targa përkon me numrin e emergjencës të Shtetet e Bashkuara dhe Kanadasë për policinë, zjarrfikësit dhe urgjencat mjekësore.
    34-vjeçari Sino, pronar i furgonit, u vu në pranga, ndërsa në kërkim u shpallën dy të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. 34-vjeçari, me precedentë penalë, është marrë në pyetje mbrëmjen e së mërkurës, dhe ka mohuar çdo lidhje me armët.
    Sino pretendon se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur armët në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij.
    Lexo edhe:
    Tiranë/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

  • Oligarku Bashkim Ulaj nuk ndalet! Nis punën për ndërtimin e kullës gjigante te Liqeni Artificial

    Oligarku Bashkim Ulaj nuk ndalet! Nis punën për ndërtimin e kullës gjigante te Liqeni Artificial

    Bashkim Ulaj ka nisur ndërtimin e një tjetër kulle në Tiranë. Kësaj radhe bëhet fjalë për kullë me plot 58 kate në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit, pranë Liqenit Artificial. Leja për kullën “Tirana Lake” është dhënë me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit më datë 25 qershor 2025.
    Mes 40 lejeve të firmosura, objekti me lartësinë më të madhe që mori dritë jeshile, ishte kjo kullë që do të ndërtohet nga Ulaj.
    Vendimi titullohet “Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Llazar Pulluqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Tower” sh.p.k. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, shoqëria “Aba Tower” me administratore Artila Ulajn, ndërsa aksionerët janë “Aba Hospitality” shpk dhe Bashkim Ulaj.

    Kulla e Bashkim Ulajt do të ngrihet buzë digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe do të ketë pamje të plotë mbi sipërfaqen e tij. Trualli që zhvillohet përmes këtij projekti është 32 mijë e 450 metër katrorë. Po në këtë zonë, Bashkim Ulaj ka ngritur të tjera kulla me emrin “Lake View”.
    Bashkim Ulaj është edhe pronar i Gener 2. Ai ka fituar vazhdimisht tendera dhe koncesione publike, shpesh të akuzuar si afera korruptive.
    Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga “Gener 2”  “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. në Velipojë.
    Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh, por është pritur me protesta nga banorët. Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e Ulajt.
    Ndërkohë, në gusht Enti Rregullator i Energjisë ka pezulluar procedurën për licencimin e shoqërisë “Fier Thermoelectric” për ndërtimin e termocentralit në Roskovec, kompania e cila ka aksioner kompaninë greke GEK TERNA Holdings dhe GENER 2 të Bashkim Ulajt. Edhe ky projekt ka hasur kundërshtinë e banorëve.