Tag: gëlltiti

  • Gëlltiti të gjithë hamburgerin e papërtypur për shkak të një sfide, 22-vjeçari vdes pas 7 ditësh në spital

    Gëlltiti të gjithë hamburgerin e papërtypur për shkak të një sfide, 22-vjeçari vdes pas 7 ditësh në spital

    Një 22-vjeçar, i cili gëlltiti një hamburger të papërtypur për shkak të një sfide të rrezikshme ka ndërruar jetë pas 7 ditësh në spital.
    Ngjarja ka ndodhur në Athinë, Greqi.
    Sipas mediave vendase, 22-vjeçari u mbyt pasi rrugët e frymëmarrjes iu bllokuan.

    Ai u transportua menjëherë në spital dhe u shtrua i intubuar në kujdesin intensiv, në gjendje jashtëzakonisht kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ia doli.

  • Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundoi në spital i riu në Elbasan

    Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundoi në spital i riu në Elbasan

    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aksin rrugor Bradashesh–Elbasan, ku një automjet me xhama të zinj ka rënë në sy të shërbimeve të Qarkullimit Rrugor.
    Pas sinjalizimit për ndalim nga ana e policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., 37 vjeç, ka ndaluar makinën, por ka refuzuar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar.
    Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të rendit, ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për verifikime të mëtejshme. Gjatë procedurave të ndjekura nga ana e uniformave blu, 37-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore, çka ka detyruar autoritetet ta dërgojnë menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
    Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet se ai ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike, për të shmangur kontrollin dhe pasojat ligjore. Aktualisht, E. M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
    Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundon në spital i riu në Elbasan

    Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundon në spital i riu në Elbasan