Tag: gazment

  • Fier – Zgjedhjet përfunduan, por Gazment Bardhi “në drejtim të paditur” – mungesë totale në procesin e numërimit

    Fier – Zgjedhjet përfunduan, por Gazment Bardhi “në drejtim të paditur” – mungesë totale në procesin e numërimit

    Ndërsa kanë kaluar dy ditë nga përfundimi i zgjedhjeve dhe procesi i numërimit të votave vijon ende sot në Fier, mungesa e kreut politik të Partisë Demokratike për qarkun, Gazment Bardhi, ka rënë në sy dhe ka ngjallur reagime të shumta.Reklama në FieriWeb

    Në një moment kur përfaqësuesit politikë të partive të mëdha janë të angazhuar maksimalisht me ndjekjen e çdo zhvillimi zgjedhor, prania e Bardhit është thuajse inekzistente. Mungesa e tij fizike dhe publike është përshkruar nga aktorë të ndryshëm si “në drejtim të paditur”, duke e konsideruar një tërheqje të pashpjeguar nga procesi, në një nga qarqet më të rëndësishme për opozitën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Kjo mungesë ngre pikëpyetje mbi angazhimin e tij real në betejën elektorale në Fier dhe çon në dyshime për një krizë të brendshme ose mungesë besimi te rezultati. Në një kohë kur çdo votë ka rëndësi dhe çdo deklaratë politike peshon, heshtja dhe mungesa e Bardhit është bërë më e zhurmshme se çdo deklaratë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • E kanë marrë p*ng Gazment Bardhin? Curri-zëdhënësit të PD: Nuk po e gjen dot njeri

    E kanë marrë p*ng Gazment Bardhin? Curri-zëdhënësit të PD: Nuk po e gjen dot njeri

    Analisti Arjan Curri ka pyetur për Gazment Bardhin. Andi Mustafaj, i cili është edhe zëdhënësi i fushatës së PD, ka pasur një përplasje me analistin, teksa ky i fundit ka kritikuar largimin e Bardhit nga fokusi i zgjedhjeve.
    Arjan Curri: Keni informacion për vendndodhjen e Gazment Bardhit? Se jemi të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij. Jemi të shqetësuar se është zhdukur, nuk po e gjen dot njeri.

    Andi Mustafaj: Unë nuk jam i deleguar në Fier, kështu që nuk e di.
    Arjan Curri: Unë jam i shqetësuar realisht.
    Andi Mustafaj: Nuk kam informacione që ai ka probleme shëndetësore. Nuk e di.
    Arjan Curri: Mendoj se mund ta kenë marrë peng, a është mirë, a është lokalizuar?
    Andi Mustafaj: Nuk ka rrezik ta kenë marrë peng.
    Arjan Curri: Nga zyra dhe duke tërhequr numëruesit nuk fitohet. Duke lënë numërimin dhe të ikësh të shohësh ndeshjen, jeni kaq fresk.

  • Belinda Balluku drejt një fitoreje të thellë e historike në Qarkun e Fierit. Gazment Bardhi mbetet spektator i vetvestes!

    Belinda Balluku drejt një fitoreje të thellë e historike në Qarkun e Fierit. Gazment Bardhi mbetet spektator i vetvestes!

    Nga Marsela Topi: Opinion-Analizë

    Fieri këtë herë nuk është thjesht një qark në zgjedhje, por një arenë ku përplasen dy modele tërësisht të ndryshme politike: njëra që punon dhe sjell rezultate, dhe tjetra që konsumon vetveten në retorikë të vjetruar. Belinda Balluku vjen në këtë betejë jo si kandidate formale, por si një figurë e konsoliduar, me terren real dhe me një marrëdhënie të ndërtuar me kohë me qytetarët. Ajo nuk ka nevojë të premtojë asgjë që nuk e ka bërë tashmë – investimet në infrastrukturë, energji, transport dhe shërbime publike janë prova konkrete të angazhimit të saj të pakushtëzuar ndaj këtij qarku.

    Ndërkohë, Gazment Bardhi shfaqet si një emër i imponuar, pa rrënjë dhe pa ndonjë lidhje reale me qytetarët e Fierit. Fushata e tij duket më shumë si përpjekje për të mbijetuar politikisht brenda një opozite të përçarë, sesa për të fituar besimin e qytetarëve të thjeshtë. Asnjë projekt konkret, asnjë vizion për Fierin, asnjë ofertë që të ngjallë shpresë. Vetëm akuza të stërpërsëritura dhe një retorikë e zbrazët që nuk e frymëzon më askënd.

    Ndaj, pritshmëritë janë të qarta dhe të padiskutueshme: Belinda Balluku do të dalë jo vetëm fituese, por do të shënojë një rezultat historik për Partinë Socialiste në këtë qark. Ajo po merr mbi vete një besim që ka lindur nga kontaktet e drejtpërdrejta me njerëzit, nga përgjigjet ndaj halleve të përditshme dhe nga gatishmëria për të qenë gjithmonë aty ku kërkohet zgjidhje. Kjo fitore nuk është e rastësishme – ajo është produkt i punës, seriozitetit dhe përkushtimit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Në fund, Gazment Bardhi do të mbetet me gisht në gojë, jo sepse nuk luftoi mjaftueshëm, por sepse nuk pati kurrë një kauzë reale për të përfaqësuar. Ai nuk garon me Ballukun, por me boshllëkun e vet politik. Ndërsa Balluku e kthen fushatën në një referendum për vazhdimësinë e punëve të mëdha, Bardhi mbetet peng i një fushate të paqëndrueshme dhe të tejkaluar. Fierakët nuk janë më votues të rastësishëm – ata janë qytetarë që dinë të njohin ndryshimin dhe të shpërblejnë ata që e sjellin atë. Dhe këtë herë, ky është momenti i Belinda Ballukut.

    Gazetare, Marsela Topi / fieriweb.comReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Largimi i mjekëve nga Shqipëria/ Kandidati i ‘Euroatlantikëve’ propozon paga dinjitoze dhe fonde të veçanta

    Largimi i mjekëve nga Shqipëria/ Kandidati i ‘Euroatlantikëve’ propozon paga dinjitoze dhe fonde të veçanta

    Gazment Koduzi

    TIRANË- Gazment Koduzi, kandidati i Koalicionit Euroatlantik në listën e hapur për deputet të Tiranës, ka folur në lidhje me një nga problematikat në mjekësi, ku bluzat e bardha po largohen jashtë vendit. 
    Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë krahasuar me mesataren europiane, dhe për këtë kandidati i Koalicionit Euroatlantik ka propozuar disa pika që do të ndryshojnë rrënjësisht shëndetësinë. Koduzi renditi disa prej arsyeve kryesore që shkaktojnë largimin e bluzave të bardha, si pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe represioni politik.
    Gazment Koduzi: Largimi i bluzave të bardha është plagë që kullon gjak e sistemit shëndetësor por edhe e shoqërisë. Mjekët largohen për shkak të pagave të ulta, mungesës së karrierës profesionale dhe shkencore, kushte të papërshtatshme pune dhe spitale që drejtohen edhe nga mësues historie apo punonjës social. Koalicioni Euroatlantik ju propozon bluzave të bardha paga dinjitoze të krahasueshme me kolegët e tyre europiane, specializime në qendrat e ekselencës në Bashkimin europian, kushte të përshtatshme pune, fond i vecantë për kërkim shkencor dhe institucione të drejtuara nga profesionistë.

  • Shpifjet ndaj KESH/ GJKKO e shpalli të pafajshëm, reagon Gazment Bardhi

    Shpifjet ndaj KESH/ GJKKO e shpalli të pafajshëm, reagon Gazment Bardhi

    GJKKO ka shpallur të pafajshëm deputetin demokrat, Gazment Bardhi lidhur me akuzën për shpifje ndaj KESH dhe OSHEE.
    Lidhur me këtë ka reaguar vetë Bardhi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se pret nga SPAK që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.
    Demokrati nuk la pa përmenduar as ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, për të cilën u shpreh se “Burgu i Pojskës është gati për banoren e re VIP!”
    Postimi i plotë i Bardhit:
    SPAK dhe GJKKO shpallën se nuk ka asgjë të pavërtetë në deklaratën time publike se Belinda Balluku ka abuzuar plot 180 milion euro me aferën e shitblerjes së energjisë! Unë pres që SPAK të bëjë detyrën dhe ti shkojë deri në fund kësaj afere monstruoze korruptive. Burgu i Pojskës është gati për banoren e re VIP!

  • GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    Gazment Bardhi

    TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK ka shpallur të pafajshëm, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ky i fundit ishte paditur për veprat penale “Shpifje” dhe “fyerje botërisht” nga Korporata Energjetike Shqiptare (KESH).Padia ndaj tij u ngrit pasi Bardhi deklaroi publikisht se KESH ka shitur energjinë elektrike me humbje jashtë tregut të bursës, duke kushtuar më shumë se 180 milionë euro dëm, e gjitha me qëllim, favorizimin e 4-5 kompanive. 
    Gjatë seancës së sotme, SPAK përmes përfaqësuesit të saj, prokurorin Sotir Kllapi, tha se Bardhi e ka bërë denoncimin në kuadër të postit që ai mban në partinë më të madhe opozitare. E po ashtu, shtoi se për çështjen, Bardhi ka bërë edhe një kallëzim në SPAK dhe Prokuroria e Posaçme e ka regjistruar procedimin penal. Ndaj edhe deklaratat e tij nuk përbëjnë vepër penale.
    Prokurori Sotir Kllapi: Duke marrë në konsideratë pozicionin publik të të akuzuarit dhe faktin që është figurë qëndrore e PD, ne mendojmë se deklaratat e të akuzuarit Gazmend Bardhit janë në sajë të funksionit publik që ka. Fakti që Bardhi i ka adresuar zyrtarisht pretendimet e tij në SPAK dhe kjo prokurori ka regjistruar procedim penal, nuk do të thotë që janë konsumuar veprat penale “Shpifje “ dhe “Fyerje” vetëm sepse ka deklaruar publikisht diçka qe e ka kallëzuar edhe në SPAK. Kërkojmë që Gazment Bardhi të shpallet i pafajshëm. Nuk rezulton kryerja e veprave penale nga prej tij. Deklarata nuk është asgjë me shumë se sa leximi i kallëzimit që Gazmend Bardhi ka depozituar në SPAK.
    Nga ana tjetër, avokatët e deputetit  u shprehën se qëllimi i deklaratave të Bardhit ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit.
    Avokatët e Gazmend Bardhit: Deputeti nuk mund të sillet as si prokuror apo hetues. Veprimet e Gazmend Bardhit kanë qenë të kujdesshme. Qëllimi i deklarimeve ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit. Ka qenë garanci për opinionin publik. Në vlerësimin tonë, kjo garanci nuk është respektuar. Ne pamë që në seancën e 2 prillit 2025, pala akuzuese ishte e paaftë të tregonte se ku ishte shpifja dhe fyerja që ka bërë Gazmend Bardhi. Nuk e pamë këtë as ditën e sotme. Në vlerësimin tonë nuk ka as shpifje as fyerje. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës dhe deklarimin e pafajshëm të Gazmend Bardhit. Ndërsa për veprën penale të “Fyerjes” kërkojmë pushim sepse është e pabazuar.
    Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtarja Etleva Deda shpalli të pafajshëm deputetin. 
    Gazment Bardhi ka fituar edhe gjyqin me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në lidhje me të njëjtën çështje, e cila e kishte kallëzuar në SPAK për “shpifje të kryer botërisht”, ndërkohë që ka ende në gjykim padinë e ish-kryepolicit të Shkodrës. Edmond Sulaj e paditi pasi Bardhi tha nga Foltorja e Kuvendit se ish-kryepolici i Shkodrës ishte caktuar në detyrë nga Pëllumb Gjoka, duke lexuar edhe disa mesazhe të shkëmbyera në platformën “SkyECC” ku përmendej emri “Mondi”. Por për këtë çështje, ende nuk ka një vendim nga GJKKO./ZËRI

  • Gazment Bardhi fiton një tjetër gjyq me Belinda Ballukun dhe vartësit e saj

    Gazment Bardhi fiton një tjetër gjyq me Belinda Ballukun dhe vartësit e saj

    Pas OSHEE-së, edhe KESH humb gjyqin me Gazment Bardhin mbi akuzën e këtij të fundit për vjedhjen e 180 milion eurove nga afera e shitblerjes së energjisë. SPAK dhe GJKKO shpallin të pafajshëm Bardhin.

    Kreu i grupit parlamentartë PD-së nuk ka kryer asnjë shpifje.

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të pafajshëm Gazment Bardhi për akuzën e shoqërisë “KESH” sh.a., për veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”.

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së denoncoi më 18 tetor të vitit të kaluar në SPAK dhe më pas në një konferencë për shtyp abuzimet e kompanive KESH sh.a., dhe OSHEE Group sh.a., të cilat kapnin vlerën e 180 milionë euro. Sipas Bardhit, përgjegjësja kryesore për vjedhjet dhe abuzimet në sektorin e energjisë është zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj që drejtojnë kompanitë publike.

  • Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Gazment Bardhit në Roskovec: “Balerin dhe spiun”

    Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Gazment Bardhit në Roskovec: “Balerin dhe spiun”

    Zegjine Çaushi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Roskovec, ku në prani të kryeministrit Edi Rama ka lëshuar akuza të ashpra dhe thumbime të drejtpërdrejta ndaj kandidatit të PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Gjatë fjalës së saj, Çaushi e quajti Bardhin “balerin dhe spiun”, duke e portretizuar atë si të pabesë dhe të papërshtatshëm për lidership politik. Ajo theksoi se vetëm ajo e mbështet Bardhin, në përpjekje për të nënvizuar mungesën e përkrahjes që sipas saj ai gëzon në Fier.

    Në vijim të deklaratave, Çaushi paralajmëroi se Partia Demokratike nuk ka asnjë shans për fitore në këtë qark, duke shtuar se Partia Socialiste ka një mbështetje shumë më të gjerë dhe të qëndrueshme. Sipas saj, Bardhi përfaqëson një figurë të dobët dhe pa ndikim real në elektorat.

    Ky qëndrim i ashpër nga Zegjine Çaushi duket se ka thelluar përplasjet politike në prag të zgjedhjeve, duke dhënë sinjale të qarta për një garë të tensionuar në qarkun e Fierit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Gazment Koduzi i Koalicionit Euroatlantik: Me kë i ndan Rama lekët e shëndetësisë?

    Gazment Koduzi i Koalicionit Euroatlantik: Me kë i ndan Rama lekët e shëndetësisë?

    Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Gazment Koduzi, ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social facebook, ku bën llogaritë se sa harxhon kjo qeveri për shëndetësinë dhe se sa lekë u merr Edi Rama përditë shqiptarëve për shëndetësinë.
    Sipas Koduzit, Rama nga 2013 ka dhënë 4 koncensione korruptive, duke futur duart në xhepat e çdo shqiptari.
    Më poshtë video e plotë e Koduzit:

  • Gazment Bardhi me naftëtarët: Garantoj rishikimin e statusit, nuk pranojmë të abuzohet mbi djersën tuaj

    Gazment Bardhi me naftëtarët: Garantoj rishikimin e statusit, nuk pranojmë të abuzohet mbi djersën tuaj

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me naftëtarët, i shoqëruar nga kandidati tjetër në listën e qarkut të PD-së, Ledion Çala, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi siguroi se naftëtarët do jenë prioritet i PD-së në rast fitoreje dhe ai tha se do rishikohet statusi i tyre, si dhe ulja e tatimit mbi të ardhurat nga 23% në 10%
    Postimi i Gazment Bardhit
    Besimi i naftëtarëve, privilegj dhe detyrim!
    Kandidati ynë Ledion Çala kishte organizuar një takim me kolegët e tij që punojnë në sektorin e naftës, ku me shumë kënaqësi u bashkuam për të dëgjuar me vëmendje shqetësimet e tyre. S’duhet të punosh një ditë si naftëtar dhe të kuptosh sa e rëndë është puna e tyre dhe sa pak të shpërblyer janë!
    Ndava me naftëtarët shqetësimin për të rishikuar statusin e naftëtarit apo shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljes së tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 %. Dhe ne do ta bëjmë këtë menjëherë! Çdo vendim që prek jetën e naftëtarëve do të merret vetëm në konsultim direkt me ta.
    Statusi i rishikuar dhe zbatimi i plotë i tij, pa zvarritje nga agjencitë qeveritare, do të njohë vështirësinë në punë dhe do të përcaktojë pension të lartë për profesionin e naftëtarit. Nuk do të tolerohet asnjë devijim nga kompania shtetërore apo private për kushte optimale të punës. Shëndeti dhe mirëqenia e naftëtarëve janë prioritet për PD dhe, jam i nderuar, të mbroj të drejtat e tyre!
    Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua se fjala e dhënë dhe mbajtja e premtimeve që prekin jetën e njerëzve! Me besimin e naftëtarëve, PD ka një privilegj dhe detyrim akoma më të madh për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë zhvillim!”