Tag: gazmend

  • Dyshohet se vrau biznesmenin italian, Gazmend Braçe nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

    Dyshohet se vrau biznesmenin italian, Gazmend Braçe nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

    Shoferi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi, i cili u vra pas mesnate në Salari të Tepelenës, ka dëshmuar se Gazmend Braçe është autori i vrasjes.
    Ai dëshmoi se autori u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian.
    Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e Gazmend Braçes.
    E shkuara e errët e Gazmend Braçes
    Gazmend Braçe është djali i Eqerem Braçes, dhe nip i Gramoz Ruçit.
    Gazmend Braçe u arrestua në vitin 2019 pasi i mori armën nga brezi oficerit të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapajn gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital një të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal në Levan të Fierit.
    Gazmend Braçe, 22 vjeç në atë kohë, akuzohej për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” e “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

    Mik me Tërmet Peçin
    Sipas burimeve jozyrtare, firma të lidhura me Eqerem Braçen dyshohet se kanë përfituar rregullisht tenderë nga Bashkia Tepelenë, gjatë kohës që kryetar ka qenë Termet Peçi, një figurë politike që disa e konsiderojnë si “aleat të ngushtë” të familjes Braçe.
    Si ndodhi përpasja në spital në gusht të vitit 2019
    Konflikti me hunj, thika, shkopinj bejsbolli, e deri tek përdorimi i armëve të zjarrit në 31 gusht në Fier, që më pas solli përplasjen e armatosur brenda ambienteve të spitalit, ndodhi si pasojë e një shikimi të shtrembër e të ftohtë mes Mili Monellarit dhe Donian Zhapaj, i cili ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij. Mili Monellari, i cili i ka ngulur sytë, por nuk kanë folur asnjë fjalë së bashku. Kur Doniani është kthyer në shtëpi, bashkë me babanë e tij Aleksandrin dhe vëllanë tjetër Aldo janë ulur për kafe. Gjatë kësaj kohe i ka telefonuar Mili Monellari, i cili i ka thënë për kafe. Doniani ka shkuar te një lokal me emrin “Darion”, ndërsa babait dhe vëllait nuk i ka treguar. Në lokal ka takuar Milin, ndërsa persona të tjerë qëndronin larg. Më pas aty është afruar një person me emrin Gazi Braçja, i cili i ka thënë që Mili është kunati i tij dhe çfarë kishte ai me të. Pasi deklaruesi, i ka sqaruar situatën, Gaz Braçja e ka sharë dhe e ka goditur me grusht në sup.
    Deklaruesi nuk ka reaguar dhe është larguar nga lokali, duke shkuar tek babai i tij, Aleksandër, ku i ka pohuar se kishte bërë sherr me djemtë e Eqerem Braçes, ky i fundit një ish-zv/kryetar komune në Levan dhe person me precedentë penalë dhe lidhje të politike në qarkun e Fierit. Lindja e këtij konflikti, ka detyruar të dyja palët që të ritakohen sërisht, në një kafene e quajtur “4-A”. Por tashmë  palët në këtë takim me qëllim sqarimin e konfliktit kanë qënë rigrupuara dhe të pajisura me armë zjarri, thika, shkopinj bejsbolli, shkopinj e sende të ndryshme.
    Në vend që diskutimi të shkonte në drejtimin për t’u sqaruar dhe shuar konfliktin, takimi ka shërbyer për ti hedhur akoma më tepër benzinë zjarrit, duke sjellë një përplasje mes dy grupeve, që më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve brenda ambienteve të urgjencës spitalore të Fierit. Në këtë përplasje tre vëllezërit Zhapaj, kanë mbetur të dëmtuar. I dëmtuar ka mbetur me thikë në bark dhe Klajdi Lamaj ku ka filluar të bërtasë “ooo më ç’puan… më ç’puan…”, i cili i ka kërkuar ndihmë kamarierit të lokalit që t’i hiqte thikën që kishte në krahun e djathtë, në fund të barkut dhe kamarieri ia ka hequr thikën e ngulur.
    Ndërsa Alekandër Zhapaj duke parë tre djemtë e tij të shtrirë në dyshemenë e lokalit dhe njërin prej tyre që bërtiste “…qëlloi se na vranë…”, ka qëlluar një herë të vetme me çiften që kishte marrë me vete, armë të cilën e disponon me leje. Kjo goditje me armë në ajër, ka sjellë largimin nga vendngjarja e grupit të drejtuar nga djemtë e Eqerem Braçes, duke e zhvendosur përleshjen këtë radhë me armë brenda ambienteve të urgjencës së spitalit të Fierit, çka solli ngritjen në këmbë të organeve shtetërore të ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo pasi, arma që u përdor për të kryer krimin brenda në spital, ishte një automatik kallashnikov që mbahej në krahë nga efektivi i policisë së Fierit Arjan Memaj.

  • Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

    Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, e cila ndoqi mbledhjen
    “Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
    Gjithashtu edhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi. Prandaj kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka.
    Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, ishte kjo kërkesa e deputetëve të PS një ditë më parë, që kërkuan masën disiplinore ndaj kreut të grupit të PD, dhe Krekës, pas seancës kaotike.

    Top Channel

  • ”Personalitet i papërsëritshëm”, Gazmend Leka në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Strukturë e pathyeshme, ishte si beton

    ”Personalitet i papërsëritshëm”, Gazmend Leka në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Strukturë e pathyeshme, ishte si beton

    Piktori Gazmend Leka mori pjesë në homazhet e regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.

    Leka tha se veprat e tij janë një xhevahir jo vetëm i kinematografisë shqiptare, por edhe i asaj botërore.
    “Ishte personalitet i papërsëritshëm. Humbje shumë e madhe për të tërë. Por përveçse ishte një person me staturë të madhe, kishte një strukturë të pathyeshme. Ishte si beton. Ishte shumë aventurier, liberal sa i përket artit aq më tepër filmit. Ato gjëra që na kanë lënë ai, janë xhevahir dhe nuk diskutohet për kinematografinë shqiptare, por janë xhevahir edhe në artin botëror të kinematografisë. E kam dhimbjen edhe si Gazi se shkëmbenim biseda dhe ishte vazhdimisht në ekspozitat e mia. Duke ardhur me Artan Peqinin, ish-dekanin tim, përmendi Fellinin kur ka vdekur në Romë. U bë bllokim total i TV-ve dhe jepnin vetëm për të. Dhe po thoshim se është si Fellini shqiptar”, tha Leka.

    Top Channel

  • Mandatet e gjyqtarëve kushtetues: Shqetësim edhe nga Brukseli

    Mandatet e gjyqtarëve kushtetues: Shqetësim edhe nga Brukseli

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i ka drejtuar një shkresë kryeparlamentares Spiropali në lidhje me situatën në Gjykatën Kushtetuese ku i ka kërkuar të përfshijnë edhe opozitën në seancën në GK.

    Opozita parlamentare kërkon që të ketë përfaqësuesit e saj në grupin që Kuvendi do të përfaqësohet në seancën, ku Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Presidentit Bajram Begaj për interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

    Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, e ka formalizuar kërkesën në një shkresë drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali në 7 Korrik 2025.

    Kërkesa e Bardhit vjen në një moment që Komisioni Europian ka ngritur shqetësime mbi pasigurinë ligjore dbe përplasje mes Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë për kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

    Në janar të këtij viti, presidenti Begaj kërkoi nga Kushtetuesja interpretimin e mandateve të gjyqtarëve të saj. Në këtë çështje përfshihen drejtëpërdrejtë si palë të interesuara Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, duke qenë se secili prej tyre emëron nga tre gjyqtarë kushtetues.

    Më poshtë është letra e plotë e Gazmend Bardhit për Elisa Spiropalin:

  • Fenomeni “Zegjine”: kritika e parë në PS për shpotitësen e Gazmend Bardhit

    Fenomeni “Zegjine”: kritika e parë në PS për shpotitësen e Gazmend Bardhit

    Për herë të parë, një zë nga PS ka dalë kundër shfaqjeve përtallëse të një deputeteje të re të Qarkut Fier, Zeqine Çaushi e Roskovecit, e cila që në fushatë aplikoi shpotitjet në rrjete sociale ndaj Gazmend Bardhit, duke u shndërruar në një personazh me shumë viralitet.
    Por për deputetin e njohur socialist po të Qarkut Fier, një emër i traditës politike të PS-së që nga vitet ’90, kjo nuk duhet të vazhdojë më.
    “Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze,” tha Koçi në A2 CNN.

    Aty ai foli dhe për atë që e quajti sakrificën më të madhe politike, e cila do i kostonte dhe karrierën: mosvotimin e ndryshimeve kushtetuese në 2008, të cilën e cilësoi si një “martesë politike mes Berishës dhe Ramës”.
    “Ajo ka qenë sakrifica më e madhe sepse unë i vura shkelmin karrierës sime për një gjë që e mendoja shumë parimore dhe për këtë jam krenar. Nuk votova atë kushtetutë. Tjetër gjë që ajo është në fuqi. Unë kam nxjerrë atëherë togfjalëshin: ‘Kthehet Republika në Kryeministrore’.
    Unë nuk votova. Unë votova kundër. Dhe sipas statutit duhet të isha përjashtuar. Ajo ishte sakrifica më e madhe që kam bërë në PS,” përfundoi ai. /tesheshi.com/

  • Akuza për shpërdorim detyre/ Apeli i GJKKO: Kryebashkiaku i Devollit, i pafajshëm

    Akuza për shpërdorim detyre/ Apeli i GJKKO: Kryebashkiaku i Devollit, i pafajshëm

    Është shpallur i pafajshëm sot nga Apeli i GJKKO kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro si dhe 4 të pandehurit e tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.
    Më herët SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg, si edhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
    Konkretisht, në muajin dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre.
    Njoftimi i GJKKO:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 06.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 25 akti, datë 26.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

    Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Vojsava Bregu, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduard Duro, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Astrit Seferkolli , për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gazmend Haxhija , për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25, të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gazmend Malo, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
    Shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën ** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen shtetit, pasi të pandehurit u deklaruan të pafajshëm sipas nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, se “fakti nuk përbën vepër penale”.
    Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    – Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll/ U akuzua për shpërdorim detyre…

    Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll/ U akuzua për shpërdorim detyre…

    E shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. SPAK e çoi dosjen për gjykim më 7 Dhjetor 2024 duke akuzuar Eduard Duro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Astrit Seferkollin (Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Devoll), Gazmend Haxhijen dhe Gazmend Malon (zyrtarë të Sektorit të të Ardhurave dhe Licencimit) se licencuan pikën e karburantit në shkelje të ligjit edhe pse nuk plotësonte kriteret.
    Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore. SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
    Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht ish-administratoren e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu, 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli. Por, GJKKO vendosi të rrëzojë SPAK teksa ky i fundit ankimoi vendimin në Apel. Duro ishte marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, dhe akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

  • Padia për shpifje nga KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    Padia për shpifje nga KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    Padia për shpifje nga KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK ka shpallur të pafajshëm në seancën e sotme Gazment Bardhi, në lidhje me padinë për veprat penale “Shpifje” dhe “Fyerje botërisht” nga Korporata Energjetike Shqiptare (KESH), institucion në varësi të Belinda Ballukut.

    Padia kishte të bënte me akuzat e Bardhit se vetëm për 1 vit abuzimi me shit-blerjen e energjisë elektrike ka shkuar në mbi 180 milion euro.

    Sipas Bardhit, KESH ka shitur energjinë elektrike me humbje jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë dhe duke favorizuar 4-5 kompani pranë saj.

    “KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment që flasim, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kontraktuar në Bursë, por e ka blerë shtrenjtë dhe e ka shitur lirë tek kompani private seksesere të shitblerjes së energjisë elektrike.” – tha demokrati në një deklaratë për mediat, ku pretendonte se KESH ka falsifikuar të dhënat e dorëzuar tek Enti i Energjsië, për të fshehur tregtinë e paligjshme që ka bërë me energjinë, e cila shitet me çmime të ndryshme për fasha të ndryshme orari.

    Në lidhje me këto akuza, Bardhi ka depozituar edhe një kallëzim në SPAK ndaj Belinda Ballukut, dhe duket se GJKKO i ka dhënë të drejtë, nisur edhe nga fakti se për kallëzimin e tij kanë nisur hetimet.Vendimi për shpalljen e pafajshme të Gazment Bardhit është dhënë nga gjyqtarja e GJKKO-së Etleva Deda.

    Gjatë seancës së sotme, SPAK përmes përfaqësuesit të saj Sotir Kllapi, tha se funksioni që mban Bardhi si figurë qëndrore e opozitës, por edhe fakti që e ka denoncuar rastin personalisht në SPAK, dhe kjo e fundit e ka regjistruar procedimin penal, nuk përbën vepër penale.

    Prokurori Sotir Kllapi: “Duke marrë në konsideratë pozicionin publik të të akuzuarit dhe faktin që është figurë qëndrore e PD, ne mendojmë se deklaratat e të akuzuarit Gazmend Bardhit janë në sajë të funksionit publik që ka. Fakti që Bardhi i ka adresuar zyrtarisht pretendimet e tij në SPAK dhe kjo prokurori ka regjistruar procedim penal, nuk do të thotë që janë konsumuar veprat penale “Shpifje “ dhe “Fyerje” vetëm sepse ka deklaruar publikisht diçka qe e ka kallëzuar edhe në SPAK. Kërkojmë që Gazment Bardhi të shpallet i pafajshëm. Nuk rezulton kryerja e veprave penale nga prej tij. Deklarata nuk është asgjë me shumë se sa leximi i kallëzimit që Gazmend Bardhi ka depozituar në SPAK”.

    Nga ana tjetër, avokatët e deputetit demokrat u shprehën se qëllimi i deklaratave të Bardhit ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit.

    Avokatët e Gazmend Bardhit: Deputeti nuk mund të sillet as si prokuror apo hetues. Veprimet e Gazmend Bardhit kanë qenë të kujdesshme. Qëllimi i deklarimeve ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit. Ka qenë garanci për opinionin publik. Në vlerësimin tonë, kjo garanci nuk është respektuar. Ne pamë që në seancën e 2 prillit 2025, pala akuzuese ishte e paaftë të tregonte se ku ishte shpifja dhe fyerja që ka bërë Gazmend Bardhi. Nuk e pamë këtë as ditën e sotme. Në vlerësimin tonë nuk ka as shpifje as fyerje. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës dhe deklarimin e pafajshëm të Gazmend Bardhit. Ndërsa për veprën penale të “Fyerjes” kërkojmë pushim sepse është e pabazuar”.

  • GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

    Gazment Bardhi

    TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK ka shpallur të pafajshëm, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ky i fundit ishte paditur për veprat penale “Shpifje” dhe “fyerje botërisht” nga Korporata Energjetike Shqiptare (KESH).Padia ndaj tij u ngrit pasi Bardhi deklaroi publikisht se KESH ka shitur energjinë elektrike me humbje jashtë tregut të bursës, duke kushtuar më shumë se 180 milionë euro dëm, e gjitha me qëllim, favorizimin e 4-5 kompanive. 
    Gjatë seancës së sotme, SPAK përmes përfaqësuesit të saj, prokurorin Sotir Kllapi, tha se Bardhi e ka bërë denoncimin në kuadër të postit që ai mban në partinë më të madhe opozitare. E po ashtu, shtoi se për çështjen, Bardhi ka bërë edhe një kallëzim në SPAK dhe Prokuroria e Posaçme e ka regjistruar procedimin penal. Ndaj edhe deklaratat e tij nuk përbëjnë vepër penale.
    Prokurori Sotir Kllapi: Duke marrë në konsideratë pozicionin publik të të akuzuarit dhe faktin që është figurë qëndrore e PD, ne mendojmë se deklaratat e të akuzuarit Gazmend Bardhit janë në sajë të funksionit publik që ka. Fakti që Bardhi i ka adresuar zyrtarisht pretendimet e tij në SPAK dhe kjo prokurori ka regjistruar procedim penal, nuk do të thotë që janë konsumuar veprat penale “Shpifje “ dhe “Fyerje” vetëm sepse ka deklaruar publikisht diçka qe e ka kallëzuar edhe në SPAK. Kërkojmë që Gazment Bardhi të shpallet i pafajshëm. Nuk rezulton kryerja e veprave penale nga prej tij. Deklarata nuk është asgjë me shumë se sa leximi i kallëzimit që Gazmend Bardhi ka depozituar në SPAK.
    Nga ana tjetër, avokatët e deputetit  u shprehën se qëllimi i deklaratave të Bardhit ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit.
    Avokatët e Gazmend Bardhit: Deputeti nuk mund të sillet as si prokuror apo hetues. Veprimet e Gazmend Bardhit kanë qenë të kujdesshme. Qëllimi i deklarimeve ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit. Ka qenë garanci për opinionin publik. Në vlerësimin tonë, kjo garanci nuk është respektuar. Ne pamë që në seancën e 2 prillit 2025, pala akuzuese ishte e paaftë të tregonte se ku ishte shpifja dhe fyerja që ka bërë Gazmend Bardhi. Nuk e pamë këtë as ditën e sotme. Në vlerësimin tonë nuk ka as shpifje as fyerje. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës dhe deklarimin e pafajshëm të Gazmend Bardhit. Ndërsa për veprën penale të “Fyerjes” kërkojmë pushim sepse është e pabazuar.
    Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtarja Etleva Deda shpalli të pafajshëm deputetin. 
    Gazment Bardhi ka fituar edhe gjyqin me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në lidhje me të njëjtën çështje, e cila e kishte kallëzuar në SPAK për “shpifje të kryer botërisht”, ndërkohë që ka ende në gjykim padinë e ish-kryepolicit të Shkodrës. Edmond Sulaj e paditi pasi Bardhi tha nga Foltorja e Kuvendit se ish-kryepolici i Shkodrës ishte caktuar në detyrë nga Pëllumb Gjoka, duke lexuar edhe disa mesazhe të shkëmbyera në platformën “SkyECC” ku përmendej emri “Mondi”. Por për këtë çështje, ende nuk ka një vendim nga GJKKO./ZËRI

  • “Dy kalorës të arteve pamore”, ekspozohen veprat e Arben Bajos dhe Gazmend Lekës në Luzat

    “Dy kalorës të arteve pamore”, ekspozohen veprat e Arben Bajos dhe Gazmend Lekës në Luzat

    Vepra e dy mjeshtrave të mëdhenj Arben Bajo dhe Gazmend Leka janë ekspozuar në Luzat të Tepelenës. Një galeri e re arti ka gjallëruar jetën e banorëve atje. Ekspozita “Dy kalorës të arteve pamore” u hap në praninë e artistëve të ndryshëm, dashamirësve të artit dhe më gjerë. Piktori Gazmend Leka vlerëson punën që është bërë me këtë galeri arti, ku janë ekspozuar dhe një sërë veprash të tij pjesë e koleksionit “Kalo”. “Unë kam po të njëjtin emocion si në një galeri të madhe jashtë shtetit apo si këtu. Ku ta gjej që në çdo fshat të ketë mundësi që të ekspozohen veprat e artistëve. Arti nuk mund të shpërndahet vetëm në Shkodër, Pogradec, Vlorë, etj. Në Luzat më pritën me shumë dashuri. Ata kishin dashuri të madhe për artistin”, thotë piktori Gazmend Leka.
    Fondacioni “Kalo” dhe Bashkia Tepelenë po bashkëpunojnë prej rreth një viti, duke sjell artet pamore në Luzat, ku në vijim ishte dhe ekspozita me veprat e dy artistëve të mirënjohur. Përparim Kalo thotë se galeria “Kalo” ka 7 vepra të skulptorit Arben Bajo përfaqësuese në koleksion, po ashtu sipas tij edhe veprat e Gazmend Lekës e nderojnë dhe fuqizojnë koleksioni, ku janë rreth 50 vepra, piktura mbi pëlhurë, e mbi dru, tematika e të cilës janë një vlerë më vete, tekst i kundrojmë në mjediset ku ato janë vënë. Përparim Kalo shprehet se Arbeni Bajo dhe Gazmend Leka ishin shokë pune, ishin kalorës betejash, se dhe arti është fushë beteje në llojin  e vet. “Edhe aty nevojitet një kalë. Secili prej tyre kishte kalin e vet për të dalë fitimtar në betejë.
    Për Gazmendin kali qe herë ngjyra e arrirë, herë tema, përmbajtja  e veprës, ndërsa kali i Arbenit ishte ngjizja dhe pjekja në perfeksion e trupave, portreteve  dhe e çdo gjëje që i shihte syri dhe i prekte dora, gjer në ledhatim”, thotë ai. Dy korifenj i bashkuan në këtë ekspozitë përuruese të galerisë së re, që siç thotë Përparim Kalo i shton vlerat Luzatit të bukur. “Jo thjesht se ata ishin miq dhe krijonin një binom të pandashëm, por edhe sepse punët e tyre rrinë padyshim shumë mirë përkrah njëra- tjetrës, duke i dhënë hijeshi kësaj galerie ngritur mes gurësh, shkëmbinjsh, burrash e grash të forta të kësaj vatre me tradita të vyera”, shprehet Përparim Kalo më tej.
    Sipas tij ata janë njerëz sa të fortë po aq edhe të ngrohtë e të dashur madje dashamirës ndaj artit, siç kanë dëshmuar prej një viti duke u bërë promotorë të “LuzatArt”, iniciativë që synon zhvillimin e fshatit përmes artit. Fshati Luzat mirëprit dhe në gusht të një viti më parë grupin e artistëve nga Shqipëria dhe Kosova, që promovuan përmes artit bukuritë dhe vlerat.