Tag: gazetarëve

  • Rama në rolin e komedianit, thelloi talljen me Trump edhe para gazetarëve: Ishim në luftë, tani jemi në paqe

    Rama në rolin e komedianit, thelloi talljen me Trump edhe para gazetarëve: Ishim në luftë, tani jemi në paqe

    Pas samitit në Kopënhagen, kryeministri Edi Rama u shfaq sërish para gazetarëve duke e thelluar talljen e tij ndaj lapsusit të presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se “Azerbajxhan dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje sepse kemi qenë në luftë, tani jemi në paqe. Kjo është fantastike”.
    Deklarata u pa si një vazhdim i talljes së tij me lapsusin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët ngatërroi Shqipërinë me Armeninë.
    Qasja e Ramës është pritur me kritika brenda dhe jashtë vendit, pasi humori i tij është vendosur përpara seriozitetit të një forumi ndërkombëtar.
    Mediat e huaja prestigjioze shkruajnë se në vend që të përdorte samitin për të theksuar interesat e Shqipërisë, kryeministri përdori nje lloj komunikimi që e ul peshën e përfaqësimit diplomatik dhe e paraqet vendin si të interesuar më tepër për spektakël mediatik.

  • VIDEO/ Rama thelloi talljen me Trump edhe para gazetarëve: Ishim në luftë, tani jemi në paqe

    VIDEO/ Rama thelloi talljen me Trump edhe para gazetarëve: Ishim në luftë, tani jemi në paqe

    Pas samitit në Kopënhagen, kryeministri Edi Rama u shfaq sërish para gazetarëve duke e thelluar talljen e tij ndaj lapsusit të presidentit amerikan Donald Trumo , duke thënë se “Azerbajxhan dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje sepse kemi qenë në luftë, tani jemi në paqe. Kjo është fantastike”.

    Deklarata u pa si një vazhdim i talljes së tij me lapsusin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët  ngatërroi Shqipërinë me Armeninë.

    Qasja e Ramës është pritur me kritika brenda dhe jashtë vendit, pasi humori i tij është vendosur përpara seriozitetit të një forumi ndërkombëtar.

    Mediat e huaja prestigjioze shkruajnë se në vend që të përdorte samitin për të theksuar interesat e Shqipërisë, kryeministri përdori nje lloj komunikimi që e ul peshën e përfaqësimit diplomatik dhe e paraqet vendin si të interesuar më tepër për spektakël mediatik.

  • Fatmir Popja, kryetar i ri i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan

    Fatmir Popja, kryetar i ri i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan

    Pas më shumë se tri dekadash në shërbim të informacionit, gazetari i njohur Fatmir Popja është zgjedhur kryetar i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan. Ai merr këtë detyrë pas dorëheqjes së Besim Dybelit, i cili e ka drejtuar unionin për shumë vite me përkushtim dhe devotshmëri.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në procesin e votimit mori pjesë edhe kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, i cili vlerësoi kontributin e unionit të Elbasanit dhe u shpreh i bindur se nën drejtimin e Popjas kjo traditë do të vijojë me sukses. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Popja është një nga figurat më të respektuara të medias shqiptare. Ai ka qenë pjesë e redaksive kryesore në vend si News 24, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb, RTSH, gazetat sportive etj., ndërsa aktualisht mban postin e drejtorit të përgjithshëm të portalit AlbaniaExpress.al. Gjatë karrierës ka realizuar mijëra shkrime e intervista, ka moderuar emisione dhe është fitues i disa çmimeve prestigjioze në fushën e gazetarisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Me një eksperiencë të pasur dhe një karrierë të ndërtuar mbi profesionalizëm, korrektësi dhe integritet, Popja pritet të sjellë një frymë të re në përfaqësimin e gazetarëve të Elbasanit. Zgjedhja e tij shihet si një mesazh i qartë se në gazetari, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Kryemadhi paraqitet në SPAK, ja çfarë tha para gazetarëve

    Kryemadhi paraqitet në SPAK, ja çfarë tha para gazetarëve

    Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.

    Teksa fillimisht përshëndeti gazetarët, ajo u shpreh: “Të pres pak avokatët unë”.
    Më pas ajo deklaroi se do të japë më tepër detaje pasi të dalë nga SPAK.
    “Kur të dal do të jap intervista”, u shpreh ajo.

  • Fatmir Popja zgjidhet kryetar i Unionit të gazetarëve të Elbasanit

    Fatmir Popja zgjidhet kryetar i Unionit të gazetarëve të Elbasanit

    Nga Vladimir Mema
    Pas një karriere mbi tre dekada në shërbim të informacionit, Fatmir Popja është zgjedhur kryetar i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan, një post që vjen si vlerësim i merituar për punën dhe përkushtimin e tij. Ai pason në këtë detyrë Besim Dybelin, i cili e drejtoi unionin për shumë vite, me përkushtim dhe devotshmëri, ndërsa dha dorëheqjen pak kohë më parë. I pranishëm në procesin e votimit ishte edhe kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, i cili vlerësoi punën dhe kontributin e unionit të Elbasanit, me besimin se me z.Popja në krye kjo traditë pozitive e unionit do të vazhdojë ende.

    Popja është një nga figurat më të respektuara në median shqiptare. Ai ka qenë dhe është pjesë e redaksive kryesore në vend, duke kontribuar në News 24, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb, RTSH, gazetat sportive etj., ndërsa së fundmi mban postin e drejtorit të përgjithshëm të portalit AlbaniaExpress.al, një media e re e cila ka fituar shpejt besimin e publikut. Në çdo rol, ai ka treguar profesionalizëm, seriozitet dhe mbi të gjitha korrektësi në marrëdhëniet me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Njëkohësisht, në këtë karrierë të gjatë mbi supe, është fitues i disa çmimeve prestigjoze në gazetari, autor i rreth 20 mijë shkrimeve, qindra intervistave me personalitete të shquara të fushave të ndryshme, moderator i emisioneve të ndryshme, drejtues i mediave lokale etj.

    Në harkun e tri dekadave, Popja ka qenë dëshmitar dhe raportues i të gjitha ngjarjeve të mëdha që kanë shënjuar Shqipërinë demokratike. Nga trazirat politike e sociale, tek reformat, ndryshimet dhe sfidat e vendit, zëri i tij ka sjellë informacion të balancuar, duke respektuar parimet e gazetarisë dhe të vërtetën. Ai ka ditur gjithmonë të jetë aty ku ngjarja zhvillohej, duke u shndërruar në një burim të besueshëm për publikun dhe një shembull për kolegët më të rinj.

    Zgjedhja e tij në krye të Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan nuk është thjesht një detyrë, por një mision i ri: të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e gazetarëve, të forcojë rolin e tyre në shoqëri dhe të nxisë bashkëpunimin me institucionet. Popja e ka treguar se beson tek etika, solidariteti dhe integriteti profesional, ndaj kolegët e shohin atë si figurën më të përshtatshme për këtë detyrë.
    Ky moment shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, por edhe një fitore për gazetarinë e Elbasanit. Me një eksperiencë të pasur, me kulturë profesionale dhe me një ndershmëri të padiskutueshme, Fatmir Popja është shembull se si pasioni për profesionin mund të ndërthuret me përgjegjësinë ndaj publikut dhe shoqërisë.
    Në ditët kur gazetaria përballet me sfida të shumta, emra si ai sjellin besim se ky profesion fisnik do të vazhdojë të mbajë peshën e vet si pushteti i katërt. Zgjedhja e Fatmir Popjas është një mesazh i qartë: integriteti, përkushtimi dhe korrektësia shpërblehen.

  • Dënimi i personit që tentoi të vriste Trump/ Vajza e Ryan Routh shpërthen ndaj gazetarëve: Hiqini ato kamera

    Dënimi i personit që tentoi të vriste Trump/ Vajza e Ryan Routh shpërthen ndaj gazetarëve: Hiqini ato kamera

    Një skenë kaotike u zhvillua jashtë një gjykate në Florida të martën, pasi Ryan Routh u shpall fajtor pasi u akuzua për përpjekje ndaj presidentit Donald Trump.

    Vajza e tij, Sarah Ellen Routh, shpërtheu në zemërim ndaj gazetarëve dhe policisë, ndërsa përpiqej të ndiqte automjetin që transportonte të atin.
    “Hiqini ato kamera nga fytyra ime, dreqin!”, bërtiti ajo, teksa vraponte drejt daljes së pasme të gjykatës.
    Sarah Ellen dukej tejet e shqetësuar pas vendimiet, madje raportohet se kishte sharë me zë të lartë brenda sallës së gjyqit, përpara se të largohej me nxitim.
    Mediat e huaja raportojnë se ajo ishte duke pritur pranë portës nga ku po dilnin automjetet e policisë, me përpjekjen për të dalluar të atin pas xhamave të errët të makinave.
    Ryan Routh, 59 vjeç, u arrestua në shtator 2024, pasi agjentët e Shërbimit Sekret e kapën fshehur në disa shkurre pranë një fushe golfi në pronësi të Trump në Palm Beach, ku presidenti po luante një raund golfi. Në vendin e ngjarjes u gjetën një armë zjarri dhe një aparat fotografik, ndërsa Routh u përpoq të largohej.
    Pas shpalljes së fajësisë, Routh tentoi të dëmtojë veten në sallën e gjyqit duke u shpuar në qafë me një stilolaps, sipas burimeve të brendshme.
    Routh po përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

    Top Channel

  • 26 organizata ndërkombëtare e shqiptare për lirinë e medias letër kreut të Kuvendit: Të anulohen planet e mazhorancës për kufizimin e pranisë së gazetarëve në Parlament

    26 organizata ndërkombëtare e shqiptare për lirinë e medias letër kreut të Kuvendit: Të anulohen planet e mazhorancës për kufizimin e pranisë së gazetarëve në Parlament

    26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i janë drejtuar me një shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit, duke i kërkuar anulimin e anulohen planet e mazhorancës për të kufizuar praninë e gazetarëve në parlament.

    Në këtë shkresë shprehet shqetësimi për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar praninë e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët.
    “Sot, 26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i kanë dërguar një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe drejtuesve të grupeve parlamentare. Organizatat shprehin shqetësimin e thellë për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar aksesin e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët.
    Në këtë letër kërkohet:
    Ruajtja e transparencës dhe aksesit real të gazetarëve në Parlament;
    Shmangia e praktikave që kufizojnë pyetjet spontane dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me deputetët e ministrat;
    Zbatimi i standardeve europiane për lirinë e medias si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.
    Ky është një apel i 26 organizatave që thekson se kufizimi i qasjes së gazetarëve do të ishte një hap i rrezikshëm prapa për demokracinë dhe transparencën në vend”, deklaron Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

    Top Channel

  • Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët? Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit..

    Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët? Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit..

    Safe Journalist shpreh shqetësime për raportimet se do ketë kufizime për gazetarët dhe mediat në Kuvend. Në një letër drejtuar kryetarit Niko Peleshi, Jafe Journalist thotë se një veprim i tillë do të shënonte një hap të madh pas në lirinë e medias, si edhe do privonte qasjen e qytetarëve në informacion të pavarur. 
    Siç është raportuar, Kuvendi nuk do të lejojë më kamerat e televizioneve dhe sinjali do të mund të merret me një transmetim të vetëm, si dhe gazetarët do të lejohen në një hapësirë të caktuar jashtë Kuvendit. 
    “Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare. Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës  deputetët dhe ministrat.”, thuhet në letër. 
    Safe Journalist kërkon një dialog të hapur me gazetarët dhe organizatat e lirisë së mediat për rishikimin e sistemit të akredimit, përafrimin e tij me zotimet e bëra për një Parlament të hapur mbi transparencë dhe llogaridhënie, të lejohen filmimet e pavarura nga mediat, krahas transmetimeve zyrtare nga Kuvendi. 
    Letra e plotë:  
    I nderuar z. Peleshi, 
    Ne, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa  Kufij (RSF), dhe organizatat e lirisë së medias në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë të thellë  lidhur me propozimet e fundit nga shumica parlamentare për të kufizuar ndjeshëm qasjen e  gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Këto propozime, sipas raportimeve të gazetarëve,  parashikojnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare dhe zëvendësimin e tyre  plotësisht me një transmetim zyrtar të vetëm, si dhe kufizimin e të gjitha ndërveprimeve midis  deputetëve dhe medias në një hapësirë të vetme të përcaktuar si “doorstep”. Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare. 
    Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës  deputetët dhe ministrat. Ndërkohë që mbrojtja e komunikimeve private të deputetëve është një shqetësim legjitim, ajo nuk mund të shërbejë si pretekst për heqjen e kamerave të pavarura nga salla plenare apo për ndalimin e gazetarëve që t’u afrohen deputetëve në hapësirat e Kuvendit.  
    Ne kemi ngritur më parë shqetësime për rregullat e reja të akreditimit mediatik të miratuara nga  Kuvendi në vitin 2021, të cilat tashmë kufizuan lirinë e lëvizjes së gazetarëve brenda Kuvendit dhe rritën varësinë nga transmetimet zyrtare. Që prej asaj kohe kemi dokumentuar raste të përsëritura pengesash dhe një model më të gjerë të kufizimit të aksesit. 
    Në Shqipëri, konteksti i përgjithshëm mediatik e bën edhe më shqetësues këtë propozim.  Përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e shumicës rrallë mbajnë konferenca për shtyp apo  marrin pjesë në debate televizive të pavarura, duke u mbështetur më shumë te komunikimi i kuruar përmes rrjeteve sociale apo materialeve audiovizive të parapërgatitura nga Agjencia për Media dhe Informim. Vonesat, refuzimet dhe centralizimi tashmë pengojnë qasjen në informacionin publik. Kuvendi ka qenë për këtë arsye hapësira e fundit institucionale ku gazetarët mund të pyesnin drejtpërdrejt dhe spontanisht përfaqësuesit politikë. Heqja e kësaj  hapësire do të ishte një hap i rëndë mbrapa për lirinë e medias dhe llogaridhënien demokratike. 
    Ne ju bëjmë thirrje, z. Kryetar, të ndërmerrni këto hapa: 
    – Të zhvilloni një dialog të hapur me gazetarët, organizatat e lirisë së medias dhe palët  e tjera të interesuara për të rishikuar sistemin e akreditimit parlamentar në mënyrë që të  balancojë privatësinë me transparencën dhe të garantojë akses domethënës. 
    – Të përafroni akreditimin me angazhimet ekzistuese, përfshirë Strategjinë e Kuvendit  2025–2030 dhe zotimet e Nismës “Parlamenti i Hapur” mbi transparencën,  llogaridhënien dhe marrëdhëniet konstruktive me median. 
    – Të vendosni protokolle të qarta për Gardën e Republikës për të parandaluar pengesat arbitrare ndaj gazetarëve, siç është vënë re në vitin 2024, veçanërisht gjatë momenteve të tensionit politik. 
    – Të ruani pika të shumta aksesi. “Doorstep”-i mund ta plotësojë qasjen, por nuk duhet të zëvendësojë korridoret, lobet dhe oborret që mundësojnë pyetje spontane. 
    – Të garantoni hapjen institucionale duke lejuar filmimet e pavarura krahas transmetimeve zyrtare, duke publikuar në kohë oraret dhe gjithë informacionin parlamentar përkatës, duke forcuar shërbimin e shtypit të Kuvendit, dhe duke u angazhuar për konsultime të ardhshme me gazetarët dhe organizatat e lirisë së medias përpara çdo ndryshimi tjetër. 
    – Të forconi transparencën e komunikimit publik duke vendosur konferenca të rregullta për shtyp, të udhëhequra nga gazetarët, me pjesëmarrjen e Kuvendit, deputetëve dhe ministrave, të mbajtura disa herë në muaj. 
    – Të krijoni një mekanizëm të pavarur apelimi në mënyrë që vendimet për akreditim  ose qasje të mund të kundërshtohen shpejt dhe në mënyrë të drejtë, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjitha mediat e akredituara, përfshirë ato lokale, rajonale, online dhe formatet e reja të gazetarisë 
    – Të riafirmoni angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Hapja parlamentare dhe liria e medias janë elemente themelore të Klasterit 1 në negociatat e anëtarësimit. Zbatimi i këtyre standardeve do të tregojë angazhimin e Kuvendit ndaj transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa masat kufizuese do të dëmtonin besueshmërinë demokratike  brenda dhe jashtë vendit. 
    Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të mbështetur institucionet shqiptare në përmirësimin e lirisë së medias dhe të shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë e gazetarisë dhe e fjalës së lirë janë themelore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE. 
    Nënshkrues: 
    Rrjeti SafeJournalistsAsociacioni i Gazetarëve të KosovësShoqata e Gazetarëve të MaqedonisëShoqata e Gazetarëve të Bosnjë-HercegovinësShoqata e Gazetarëve KroatëShoqata e Pavarur e Gazetarëve të SerbisëSindikata e Mediave e Malit të Zi 
     
     
     
     

  • SHBA i jep fund censurës, ndërsa në Shqipëri kufizohet aksesi i gazetarëve në Parlament

    SHBA i jep fund censurës, ndërsa në Shqipëri kufizohet aksesi i gazetarëve në Parlament

    Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kornizave të ngritura nga administrata e mëparshme për të luftuar manipulimin e informacionit nga shtetet e huaja, duke i cilësuar ato si mjete censure politike.

    Më 16 prill, Sekretari i Shtetit Marco Rubio urdhëroi mbylljen e Qendrës për Kundër Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Informacionit të Huaj (R/FIMI), e njohur më parë si Qendra Globale e Angazhimit (GEC).

    Vendimi përputhet me urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump të 20 janarit për rivendosjen e lirisë së fjalës dhe ndalimin e censurës federale.

    “Përmes lirisë së fjalës, SHBA do të kundërshtojë propagandën keqdashëse nga kundërshtarët, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtën e qytetarëve për të shkëmbyer ide,” thuhet në deklaratë.

    Por ndërsa SHBA thekson rëndësinë e transparencës dhe lirisë së shprehjes, në Shqipëri situata duket në kah të kundërt.

    Organizata që mbron të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias ka ngritur alarmin se planet e fundit për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e reporterëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht gazetarëve mundësinë për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre.

    Ky kontrast ngre pikëpyetje mbi standardet e transparencës dhe lirisë së medias, në një kohë kur SHBA e sheh mbrojtjen e fjalës së lirë si shtyllë të demokracisë, ndërsa në Shqipëri kufizimet ndaj gazetarëve po shtohen.

    Media në Shqipëri pothuaj nuk ka asnjë akses në aktivitetet dhe godinat e institucioneve qeveritare, pasi kryeministri Edi Rama futi praktikën e transmetimeve me regji qendrore të çdo aktiviteti të qeverisë, duke ndaluar aksesin e drejpërdrejtë dhe raportimin e pavarur të gazetarëve./Politiko.al/ 

  • BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament

    BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament

    “Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre,” shkruan organizata që mbron të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias.
    Kryetari i AGSH, Isa Myzyraj, i tha BIRN se sipas informacioneve që ai kishte, plani i kufizimeve është bërë i ditur në një takim informal të thirrur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla me disa gazetarë që mbulojnë punën e parlamentit, takim ku ka marrë pjesë dhe zëdhënësja e kryeministrit Edi Rama, Manjola Hasa. Grupi i PS-së nuk komentoi mbi shqetësimet e AGSH-së.
    Ndërkohë, gazetarja e Report-tv dhe nënkryetare e AGSH-së, Esiona Konomi, e pranishme në takim, i tha BIRN se takimi ishte informal dhe se drejtuesit e lartë të grupit socialist shprehën “shqetësimin” e tyre se kamerat që rrinë në lozhën e seancës plenare dhe bëjnë xhirime që kanë cënuar jetën private të deputetëve, duke bërë filmime të telefonave apo mjeteve të tjera elektronike të ligjvënësve.
    “Gjithashtu u artikulua ideja se as gazetarët nuk mund të filmojnë me telefonat e tyre nga lozha dhe na u ofrua si opsion që një kamera e Kuvendit të mundë të na servirë disa xhirime nga seanca që mund të na “ndihmojnë” të montojmë kronikat tona,” tha Konomi.
    Sipas Konomit, pjesëmarrës shtetërorë në takim shprehën rezerva për situatat që krijohen në oborrin e Parlamentit, ku gazetarët u dalin përpara deputetëve dhe u bëjnë pyetje pa rënë dakord më herët për një intervistë.
    Edhe pse nuk ka ende një plan konkret të Kuvendit për të kufizuar lirinë e gazetarëve në raportimin e tyre nga Kuvendi, kjo bisedë krijon shqetësime.
    “Pavarësisht se takimi kishte frymën e një bisede bashkëpunuese për të përmirësuar marrëdhënien mes medias dhe Kuvendit, personalisht jam e shqetësuar se PS do të shtyjë fort për të realizuar këtë qëllim, duke eleminuar përfundimisht mundësisë e gazetarëve për të kërkuar llogari dhe filmuar vetë,” theksoi Konomi për BIRN.
    Myzyraj këmbëngul se nëse këto kufizime do të bëhen faktike, do të mbyllet dhe “ishulli” i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji qendrore të qeverisë.
    Marrëdhëniet e medias me Kuvendin rregullohen nëpërmjet një dokumenti të veçantë, ku janë përcaktuar hapësirat fizike nga ku gazetarët mund të raportojnë apo marrin intervista dhe hapësirat ku kamerat kanë akses për të filmuar.
    Gazetarët që mbulojnë Kuvendin kanë bërë protesta disa herë për kufizim apo sjellje të padenjë të punonjësve të Gardës së Republikës ndaj tyre duke kërkuar që Kuvendi të lëvizja e tyre në oborrin e Kuvendit dhe prania në llozhë gjatë seancave plenare të mos kufizohet. Një tjetër problematike për mediat vizive mungesa e aksesit të kamerave në mbledhjet e komisioneve parlamentare, për të cilët Kuvendi ofron transmetim live online.
    Media në Shqipëri pothuaj nuk ka asnjë akses në aktivitetet dhe godinat e institucioneve qeveritare, pasi kryeministri Edi Rama futi praktikën e transmetimeve me regji qendrore të çdo aktiviteti të qeverisë, duke ndaluar aksesin e drejpërdrejtë dhe raportimin e pavarur të gazetarëve./ BIRN