Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve pak para se avioni i tij të nisej për turneun e tij në Azi se do të donte të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.
“Do të doja, ai e di si do të shkojmë,” u tha zoti Trump gazetarëve kur u pyet nëse një samit i tillë ishte i mundur, duke shtuar se “shkoj shumë mirë me të” dhe “jam 100 për qind i hapur” për mundësinë e bisedimeve të tilla dypalëshe.
Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në vitin 2019. Disa orë më parë, një zyrtar i administratës tha në kushte anonimiteti se asnjë takim i tillë nuk ishte përfshirë në axhendën e turneut të republikanit.
Tag: gazetarëve
-

Trump: Jam 100% i hapur për takim me Kim Jong Un! Po shkoj shumë mirë me të
-

Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve në Rripin e Gazës
Bota E Enjte, 23 Tetor 2025 14:18
Gazetarët ndërkombëtarë ende nuk lejohen të hyjnë lirshëm në Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Shoqata e Shtypit të Huaj (FPA) ka kërkuar zyrtarisht që gazetarëve t’u mundësohet qasja në këtë zonë bregdetare të mbyllur. Kërkesa u shqyrtua në një seancë të Gjykatës së Lartë në Jerusalem, e cila i dha qeverisë izraelite një afat prej 30 ditësh për të paraqitur një qëndrim të qartë mbi këtë çështje.FPA-ja reagoi me zhgënjim ndaj vendimit, duke akuzuar autoritetet izraelite për përdorimin e taktikave të vonesës.
Hyrja në Rripin e Gazës kontrollohet plotësisht nga Izraeli. Që nga fillimi i konfliktit më shumë se dy vjet më parë, gazetarët e huaj kanë pasur mundësi të vizitojnë zonën vetëm të shoqëruar nga ushtria izraelite, dhe u janë treguar vetëm pjesë të kufizuara.
Në gusht, Presidenti amerikan Donald Trump kishte rekomanduar që Izraeli të lejojë hyrjen e gazetarëve në Rripin e Gazës, duke e cilësuar transparencën si thelbësore për raportimin ndërkombëtar.
-

“Ka shumë fjalë për Leaon”, Alegri i përgjigjet gazetarëve: Ja ku është fusha!
Masimiliano Alegri është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Fiorentinës. Trajneri italian i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lodhje me Rafael Leaon. Alegri ka vlerësuar së tepërmi cilësitë e portugezit, por nga ana tjetër ka nënvijëzuar se të qenurit kampion do ta provojë fusha e lojës dhe koha.
“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme teknike, por mendoj se duhet t’i lejohet të luajë dhe të jetë vetvetja. Gjëja e rëndësishme është e thjeshtë: ja ku është fusha. Ka një performancë Ka një performancë për t’u bërë atje. Ka shumë fjalë për Leaon. Ai është një djalë i artë dhe është i etur për të performuar, por për fat të keq lëndimi e ndaloi. Ai po gjen një formë të pranueshme dhe mendoj se do të bëjë shumë mirë që nga tani e tutje. Në fund të karrierës së tij, do të shohim, me kalimin e kohës, nëse Rafa ka qenë kampion”, ka deklaruar Masimiliano Alegri, citon “Tuttomercatoweb.com”./Sport Ekspres/ -

Gaza: 252 gazetarë të vrarë që nga 7 tetori 2023, 237 prej tyre i vrau vetëm Izraeli
“Gazetarët palestinezë po kërcënohen, shënjestrohen drejtpërdrejt dhe vriten nga forcat izraelite, si dhe janë ndaluar dhe torturuar në mënyrë arbitrare në shenjë hakmarrjeje për punën e tyre”.
Lajmi është bërë i ditur në një raport të fundit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve CPJ, ku ndër të tjera theksohet se Izraeli është përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve.
Gjithashtu nënvizohet se tre në çdo katër gazetarë dhe punonjës të medias të vrarë në mbarë botën gjatë dy viteve të fundit ishin palestinezë në Gaza.
“Izraeli po angazhohet në përpjekjen më vdekjeprurëse dhe më të qëllimshme për të vrarë dhe heshtur gazetarët që CPJ ka dokumentuar ndonjëherë, si dhe ka shkatërruar sistematikisht infrastrukturën mediatike në Gaza, ka shtrënguar censurën në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Izraelin. Brenda Gazës, gazetarët raportojnë ngacmime dhe frikësime nga Hamasi. Duke heshtur shtypin, Izraeli po i hesht ata që dokumentojnë dhe dëshmojnë për atë që grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e OKB-së bien dakord se është një gjenocid”, thuhet në publikimin e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ.
CPJ i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta mbajë Izraelin përgjegjës për sulmet e tij të paligjshme ndaj gazetarëve; të sigurojë që medias ndërkombëtare t’i jepet qasje e menjëhershme dhe e pavarur në Gaza; dhe të hapë korridore humanitare për gazetarët.
Gjithashtu në shifra raportohet se 237 gazetarë janë vrarë, 162 janë plagosur, 92 të burgosur
“Shifrat përfshijnë vrasjet e lidhura me luftën të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Gaza, Jemen, Liban, Iran dhe Izrael”.
Për më shumë informacion mbi numrin e gazetarëve të vrarë mund të referoheni në linkun e mëposhtëm.Israel is responsible for 95% of journalist and media worker killings in the Middle East since October 7, 2023, according to CPJ data. More than three in every four journalists and media workers killed worldwide over the past two years were Palestinians in Gaza.… pic.twitter.com/1HaRWaf6bZ
— Committee to Protect Journalists (@pressfreedom) October 14, 2025 -

CPJ: Izraeli, përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Lindjen e Mesme nga 7 tetori 2023
“Gazetarët palestinezë po kërcënohen, shënjestrohen drejtpërdrejt dhe vriten nga forcat izraelite, si dhe janë ndaluar dhe torturuar në mënyrë arbitrare në shenjë hakmarrjeje për punën e tyre”.
Lajmi është bërë i ditur në një raport të fundit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve CPJ, ku ndër të tjera theksohet se Izraeli është përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve.
Gjithashtu nënvizohet se tre në çdo katër gazetarë dhe punonjës të medias të vrarë në mbarë botën gjatë dy viteve të fundit ishin palestinezë në Gaza.
“Izraeli po angazhohet në përpjekjen më vdekjeprurëse dhe më të qëllimshme për të vrarë dhe heshtur gazetarët që CPJ ka dokumentuar ndonjëherë, si dhe ka shkatërruar sistematikisht infrastrukturën mediatike në Gaza, ka shtrënguar censurën në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Izraelin. Brenda Gazës, gazetarët raportojnë ngacmime dhe frikësime nga Hamasi. Duke heshtur shtypin, Izraeli po i hesht ata që dokumentojnë dhe dëshmojnë për atë që grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e OKB-së bien dakord se është një gjenocid”, thuhet në publikimin e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ.
CPJ i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta mbajë Izraelin përgjegjës për sulmet e tij të paligjshme ndaj gazetarëve; të sigurojë që medias ndërkombëtare t’i jepet qasje e menjëhershme dhe e pavarur në Gaza; dhe të hapë korridore humanitare për gazetarët.
Gjithashtu në shifra raportohet se 237 gazetarë janë vrarë, 162 janë plagosur, 92 të burgosur
“Shifrat përfshijnë vrasjet e lidhura me luftën të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Gaza, Jemen, Liban, Iran dhe Izrael”.
Për më shumë informacion mbi numrin e gazetarëve të vrarë mund të referoheni në linkun e mëposhtëm.Israel is responsible for 95% of journalist and media worker killings in the Middle East since October 7, 2023, according to CPJ data. More than three in every four journalists and media workers killed worldwide over the past two years were Palestinians in Gaza.… pic.twitter.com/1HaRWaf6bZ
— Committee to Protect Journalists (@pressfreedom) October 14, 2025 -

PROVOKACJA/ Unioni i Gazetarëve: Serbia të garantojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve për ndeshjenshqiptarë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas raportimeve se disa gazetarë sportivë shqiptarë janë përballur me kontrolle të tejzgjatura dhe presion psikologjik në pikët kufitare të Serbisë. Incidentet kanë ndodhur gjatë udhëtimit të gazetarëve për të raportuar ndeshjen e ekipeve kombëtare të futbollit në Leskovac.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
UGSH konsideron sjelljet e autoriteteve serbe si të papranueshme, duke krijuar një klimë stresuese dhe represive për gazetarët shqiptarë. Unioni apelon për solidaritet nga kolegët serbë dhe i kërkon autoriteteve të sigurojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve, si për aktivitetet profesionale ashtu edhe për ato turistike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Deklaratë e Unioni të Gazetarëve ShqiptarëReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në SerbiReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Tiranë më 11 Tetor 2025
Kontrollet me qëllim presionin psikologjik dhe orët e gjata të mbajtjes në pikat kufitare të gazetarëve sportivë shqiptarë në Serbi janë sjellje shtetërore represive ndaj shtetasve të huaj. Në mediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare, dje dhe sot, janë publikuar ankesa nga gazetarë të njohur sportivë të cilët kanë mbërritur në Serbi për të raportuar ndeshjen e ekipeve kombëtare të futbollit, që do të zhvillohet në Leskovac të Serbisë.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është vënë në dijeni nga pesë kolegë të mediave audiovizive, të cilët janë përballur në aeroportin e Beogradit si dhe në pikën kufitare që bashkon Maqedoninë e Veriut me Serbinë me kontrolle të përsëritura, mbajtje për disa orë të pasaportave, intervistime absurde nga punonjës të kontrollit kufitar dhe jo vetëm, si dhe me pyetje provokative dhe të ripërsëritura si në seanca të një lufte psikologjike, me qëllim tensionimin dhe stresimin e gazetarëve.Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe dëshmojnë qartë se në Serbi ndaj gazetarëve shqiptarë ka një klimë shtetërore të papranueshme dhe të pangjashme me realitetin e vendeve të BE apo të hapësirës së Ballkanit Perëndimor.
UGSH apelon pranë organizatave simotra të gazetarëve në Serbi që për raste të tilla ndaj gazetarëve shqiptarë duhet të ofrojnë solidaritetin e reagimit dhe përkrahjes së kolegeve të ardhur nga një vend i rajonit për qëllim të pasqyrimit të aktivitetit të rëndësishëm sportiv. Nga ana tjetër u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të ushtrojnë të gjitha detyrimet ligjore për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për gazetarët shqiptarë si në rastin e kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive ashtu edhe për qëllime turistike dhe profesionale.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
-

Sulmet ndaj gazetarëve në veri, deklarohen të pafajshëm dy deputetët e Listës Serbe
Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiç, dhe Urosh Vuksanoviç, janë deklaruar të pafajshëm për akuzën që lidhet me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviç në qershor të vitit 2023.
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë u mbajt seanca fillestare për Simiçin dhe Vuksanoviçin, pasi e njëjta ishte shtyrë më 18 shtator.
“E nderuara gjyqtare, absolutisht nuk jam fajtor”, tha Simiç në gjykatë.
Edhe Vuksanoviç tha se “nuk e pranoj fajësinë sepse jam i pafajshëm”.
Seanca e fillestare më 18 shtator u shty pasi avokatët e të akuzuarve thanë se nuk kanë pranuar shkresat e plota nga prokurori i rastit.
Për çfarë akuzohet deputeti Simiç dhe Vuksanoviç?Më 13 qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Simiç akuzohet për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
Sipas Prokurorisë, Simiç më 16 qershor të vitit 2023 gjatë protestave kundër vizitës të ministrit, tashmë në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi “me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona, ashtu që në momentin që nga objekti i Komunës së Leposaviçit del ministri E.K., personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat”.
Në njoftimin për ngritjen e aktakuzës, Prokuroria tha se sulmi vazhdoi në drejtim të gazetarëve, fillimisht me shok bomba, e më pas turma u godit me grushte, shqelma, mjete të forta, tulla betoni, e gjësende të tjera. Gjatë këtij sulmi pësuan lëndime të rënda trupore dy gazetarë, tha Prokuroria.
Ndërkaq, të pandehurin Urosh Vuksanoviç, Prokuroria e akuzon për përfshirje “të drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Kosovës”.
Ai akuzohet për veprat penale “sulmi” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Pasi u ngrit aktakuza, Lista Serbe deklaroi se Simiç kishte tentuar “të mbrojë të gjithë të pranishmit, përfshirë ekipet mediale”.
Sulmi i 16 qershorit të vitit 2023 ishte dënuar nga politikanë vendorë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atë vit, në Leposaviç dhe në tri komunat e tjera në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, gazetarët ishin cak i disa sulmeve teksa ata po mbulonin protestat e serbëve lokalë kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë të komunave.
Zgjedhja e kryetarëve shqiptarë erdhi pasi kryetarët serbë ishin tërhequr dhe më pas partitë serbe bojkotuan zgjedhjet që u mbajtën në prill.
Protestat më 2023 kulmuan me përplasjen mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Zveçan më 29 maj. Gjatë kësaj përplasjeje u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe protestues. NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që përgjegjësit për dhunën të përballen me drejtësinë. /Marrë nga REL -

Trajneri serb shpërthen ndaj gazetarëve vendas: Ju doni që ne të humbim ndaj Shqipërisë
Trajneri serb, Dragan Stojkoviç është treguar mjaft ia shpër ndaj gazetarëve ndërsa është pyetur për sfidën e së shtunës me Shqipërinë.
Gjatë konferencës për mediat, Stojkoviç ka thënë se në kampin e futbollit nuk ka tension, por ai tension madje dhe dëshira për të humbur ndaj Shqipërisë ekziston në mendjen e disa gaetarëve dhe kritikëve.
“Nuk e ndjej presionin. Ju jeni ata që e ndjeni presionin, ju gazetarët, ekspertët dhe kritikët e përhershëm. Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë”, u shpreh Stojkoviç në konferencë për shtyp.Trajneri i Serbisë edhe më parë është shprehur se ka analistë që mbështesin Shqipërinë. Mediat në Serbi nxorën në pah emrin e Rade Bogdanoviç si një prej tyre.
-

‘Je shumë simpatike!’ Ministri i Ramës nuk i vlerëson gazetarët nga puna, por…
“Je shumë simpatike!” Kjo ishte mënyra se si ministri Ervin Demo, ish kryebashkiaku i Beratit i përgjigjet pyetjeve të gazetares së emisionit ‘Piranja’.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ndaj sjelljes së ministrit të Ramës ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).
Në një reagim të publikuar ata shprehen se, “një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza”.
AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.
AGSH i bën thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat.
Reagimi i plotë i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë:
Në lidhje me komentet seksiste të ministrit të Pushtetit Vendor Ervin Demo ndaj gazetares Luela Gaxhja
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon qëndrimin e papërshtatshëm të ministrit të Pushtetit Vendor, z. Ervin Demo, ndaj gazetares së emisionit investigativ “Piranjat”, Luela Gaxhja, të cilës gjatë një pyetje për një çështje me interes publik ai iu drejtua me fjalët: “Je shumë simpatike”.
Ky koment, përbën një sjellje të papranueshme seksiste, e cila tenton të zhvendosë vëmendjen nga pyetja profesionale e gazetares dhe ta reduktojë rolin e saj në terren. Një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza.
AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.
Ne i bëjmë thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat. Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të respektojnë rolin e gazetarëve si kontrollues të pushtetit dhe garant të transparencës. -

E paprecedente/ Rama – gazetareve: Do me pyesni per cfar dua une!!! Asnje reagim nga keto te fundit
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona