Tag: gazetarëve

  • Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti shtangu edhe gjykatësit kushtetues në çështjen ndaj gazetarit Qyno

    Pikërisht në kulm të polemikave nëse edhe SPAK ashtu si partitë politike ka gazetarët e tij mercenarë të cilët në vend që të informojnë publikun i shërbejnë propagandës së Prokurorisë së Posaçme, një anëtar i kësaj trupe i ka hedhur benzinë zjarrit të debatit.

    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, pranoi në një seancë të hapur në Gjykatën Kushtetuese se SPAK ka krijuar një praktikë të marrjes së lejes prej gazetarëve në SPAK para se të publikojnë një materiale që përbëjnë sekret hetimor.

    Deklarata u bë në sancën e Gjykatës Kushtetuese që shqyrton ankesën e gazetarit Qyno të cilit i janë sekuestruar mjetet e punës nga SPAK për të identifkuar burimin e informimit.

    Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.

    Bledar Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.

    “SPAK pranon se të dhënat hetimore që shpërndahen në media i filtrojnë paraprakisht ata, prokurorët pra…Kjo është prova fatale që e fajson SPAK, me fjalët e veta, që është autor i përhapjes së përgjimeve dhe të dhënave hetimore në media, me qëllimin e vetëm që të nxiten gjyqe popullore. Është autor edhe kur nuk i shpërndan vetë ato të dhëna, sepse i kontrolloka paraprakisht, çfarë duhet dhënë në publik e çfarë jo” e ka komentuar këtë skandal në Facebook-un e tij avokati Ylli Manjani

    Prokurori Bledar Maksuti i bëri këto deklarata në procesin e gazetarit Elton Qyno. Qyno ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për kontrollin në banesën e tij dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij elektronike. Sipas Qynos ai është në të drejtën e tij si gazetar për të publikuar lajme dhe për të mos nxjerrë burimin.

  • SPAK: Gazetarëve u japim ne leje kur botojnë materiale sekrete, na kontaktojnë vetë dhe ne u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo

    SPAK: Gazetarëve u japim ne leje kur botojnë materiale sekrete, na kontaktojnë vetë dhe ne u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo

    Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kompromenton jo vetëm gazetarët e kronikës, por edhe vetë SPAK-un.
    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno bashkë me Ols Dadon, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin. Kjo tregon se çdo material sekret që publikohet në media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve, si filtrin që jep ‘OK’ ose jo për publikimin e një materiali në media.
    Deklarata tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.
    Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.
    Deklarata para anëtarëve të Kushtetueses duket se i jep fund edhe debatit për publikimin e përgjimeve dhe të dhënave të tjera hetimore në disa medja pranë Familjes Berisha. Çdo sekret hetimor që ekspozohet në media, sipas këtij pohimi, ka marrë miratimin e SPAK-ut.
    Ky ‘rregull’ nuk është zbatuar nga gazetari Elton Qyno, i cili ishte në dy raste objekt reprezalje, e cila duket se reflekton inatë dhe hakmarrje nga segmente të caktuara në SPAK. Ndoshta do të mjaftojë vetëm ky pretendim, pra që gazetarët duhet të marrin miratimin e SPAK kur raportojnë një informacion me natyrë sekrete, që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë SPAK për rastin Qyno, duke vendosur një kufi edhe për raste tjera revanshi. SPAK ka ekskluzivitetin për veprat penale të parashikuara në nenin 75/a të KPP dhe të përfaqësojë akuzën në gjykatë, por nuk mund të bëjë shefin e gazetarëve, duke kontrolluar lajmet rreth veprimtarisë së SPAK./Prapaskena

  • 2 orë në SPAK/ Kreu i Prokurimeve Publike, nuk pranon të flasë para gazetarëve, u mor në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë

    2 orë në SPAK/ Kreu i Prokurimeve Publike, nuk pranon të flasë para gazetarëve, u mor në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë

     Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri ka dalë pas dy orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai u paraqit paraditen e sotme në SPAK ndërsa u mor në pyetje.

    Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.

    Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë. Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.