Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në raportin e ri të Reporterëve pa Kufij, organizatë që e cilësoi vitin 2025 si “vit vdekjeprurës për gazetarët”.
“Gazetarët thjesht nuk vdesin, ata vriten. Numri i gazetarëve të vrarë është rritur sërish për shkak të praktikave kriminale të grupeve ushtarake – si të rregullta ashtu edhe paramilitare – dhe krimit të organizuar. Të paktën 53 nga 67 profesionistë të mediave të vrarë gjatë vitit të fundit ishin viktima të luftës apo rrjeteve kriminale”, tha Reporterët pa Kufij.
Sipas raportit, pothuajse 43 për qind e gazetarëve të vrarë në 12 muajt e fundit u vranë nga Gazë nga forcat e armatosura izraelite.
Në Ukrainë, ushtria ruse “vazhdon të shënjestrojë gazetarët ukrainas dhe të huaj”, tha raporti.
“Gazetarët janë më në rrezik në shtetet e tyre. Vetëm dy gazetarë të huaj u vranë gjatë këtij viti: fotoreporteri francez Antoni Lallican, u vra nga një sulm rus me dron në Ukrainë, dhe gazetari nga Salvadori Javier Hercules, u vra në Honduras, ku po jetonte prej një dekade. Të gjithë gazetarët e tjerë të vrarë janë vrarë në shtetet e tyre”, thanë Reporterët pa Kufij.
Sudani po ashtu është shndërruar në një zonë vdekjeprurëse lufte për gazetarët. Ndërkaq, në Meksikë grupet e krimit të organizuar janë përgjegjëse për rritjen e numrit të gazetarëve të vrarë. Ky shtet, është shteti i dytë më i rrezikshëm në botë për gazetarët, sipas Reporterëve pa Kufij, pasi aty janë vrarë nëntë gazetarë.
Aktualisht, 503 gazetarë janë të arrestuar në mbarë botën, ku Kina ka numrin më të lartë (121), pasuar nga Rusia (48) që ka të arrestuar më shumë gazetarë të huaj se çdo vend në botë, përfshirë 26 ukrainas. Në vendin e tretë sa i përket arrestimit të gazetarëve është Mianmari, që njihet edhe me emrin Burma.
Sipas raportit, 135 gazetarë janë të zhdukur në 37 shtete të botës, kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Amerikë Latine. Këtu përfshihet edhe Kosova me pesë gazetarë që janë të zhdukur që nga lufta e vitit 1998-99.
Reporterët pa Kufij thanë se 20 gazetarë janë mbajtur peng, të gjithë burra. Tri shtetet që konsiderohen me rrezikshmërinë më të lartë për pengmarrje të gazetarëve janë Jemeni, që ka nëntë gazetarë që i mban peng, Siria me tetë dhe Mali dy. Sa i përket Jemenit, gazetarët janë marrë peng nga rebelët Huthi.
Në raportin e këtij viti, Reporterët pa Kufij kanë përfshirë edhe sulmet fizike ndaj gazetarëve. Në këtë drejtim është përmendur edhe situata në Serbi.
“Që nga fillimi i protestave kundër korrupsionit, të nxitura nga rrëzimi vdekjeprurës i strehës së një stacioni treni në nëntor të vitit 2024, profesionistët e mediave serbe që mbulojnë demonstratat janë subjekt i të paktën 98 sulmeve fizike, sipas regjistrimeve të Reporterëve pa Kufij, nga të cilat 91 kanë ndodhur që nga 1 janari 2025. Rreth gjysma e këtyre sulmeve janë kryer nga policia me pandëshkueshmëri të plotë, në një klimë të formësuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj mediave. Ai ndodhet në listën tonë për vitin 2025 si një nga kërcënuesit e lirisë së shtypit”, u tha në raport.
Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë nga shembja e strehës në Novi Sad, teksa protestuesit, të udhëhequr nga studentët që një vit po kërkojnë përgjegjësi për incidentin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Ndryshe, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Reporterët pa Kufij publikuan indeksin vjetor për lirinë e shtypit, ku Kosova shënoi rënien më të madhe ndër vite, duke u renditur në vendin e 99-të nga 180 shtete të botës.
Kosova u rendit më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Mali i Zi u rendit më së miri nga vendet e rajonit, ndërkaq Serbia u radhit në vendin e 96-të./REL
Tag: gazetarëve
-

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit
-

67 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti! Gati gjysma në zonat e konfliktit në Gaza
Raporti i fundit i organizatës Reporterët pa Kufij (RSF) i publikuar këtë të martë, më 9 dhjetor, tregon një bilanc alarmant: 67 gazetarë janë vrarë gjatë vitit të fundit, shumica prej tyre të shënjestruar nga forcat e armatosura, grupet paramilitare dhe rrjetet kriminale.
Të paktën 53 nga 67 profesionistët e medias të vrarë gjatë vitit të kaluar janë viktima të luftës ose rrjeteve kriminale.
Në raportin vjetor të publikuar nga grupi për lirinë e medias me seli në Paris, thuhet se Gaza është zona më e rrezikshme, ku 43% e gazetarëve të vrarë u ekzekutuan nga ushtria izraelite. Që nga tetori 2023, mbi 220 gazetarë janë vrarë në këtë konflikt.
Kjo i ka bërë forcat izraelite “armikun më të keq të gazetarëve“, tha RSF në raportin e saj.
Ukraina dhe Sudani mbeten gjithashtu zona të përgjakshme për profesionistët e medias, me gazetarë të vrarë gjatë raportimit në terren.
Meksika renditet si vendi i dytë më i rrezikshëm në botë për gazetarët, me nëntë të vrarë vetëm këtë vit, kryesisht nga krimi i organizuar.
Vetëm dy gazetarë të huaj humbën jetën jashtë vendeve të tyre: fotografi francez Antoni Lallican në Ukrainë dhe gazetari nga Salvadori Javier Hércules në Honduras.
Statistika shqetësuese
Përpos numrit të gazetarëve që kanë mbetur të vrarë nga konfliktet në botë, të tjera statistika shqetësuese janë publikuar.
Kështu, sipas raportit rezulton se 503 gazetarë janë aktualisht të burgosur në 47 vende. Kina mban vendin e parë me 121 të ndaluar, e ndjekur nga Rusia (48) dhe Myanmar (47).
135 gazetarë janë të zhdukur, kryesisht në Siri (37) dhe Meksikë (28). Ndërsa 20 gazetarë janë peng në vende si Jemeni dhe Siria, ku grupet e armatosura vazhdojnë të përdorin gazetarët si mjet presioni.
Drejtori i Përgjithshëm i RSF-së, Thibaut Bruttin, paralajmëron: “Gazetarët nuk vdesin, ata vriten! Ata shënjestrohen për punën e tyre. Kritika ndaj medias është e ligjshme, por urrejtja ndaj gazetarëve, e nxitur nga forcat e armatosura dhe krimi i organizuar, po i kthen ata në viktima të padëshiruara të historisë.” -

Sandër Çipa: Çështja e gazetarëve shqiptarë që ndalohen nga Greqia duhet të ngrihet në nivel ndërkombëtar
Drejtues i “Unionit të Gazetarëve”, Aleksandër Çipa ka ngritur shqetësime të forta mbi ndalimin e përjetshëm të gazetarit Artan Hoxha nga hyrja në Greqi.
Çipa tha në emisionin “Breaking” me moderatoren Dafina Hysa se ky nuk është rasti i parë, pasi më herët është ndaluar gazetari Marin Mema, Enrik Mehmeti si dhe vetë Çipa është ndaluar dhe vonuar në pikën kufitare nga pala greke në mënyrë të pajustifikuar.
Ai tha se kjo çështje duhet të ngrihet në nivel diskutimi jo vetëm midis dy vendeve, por edhe në nivel ndërkombëtar.
“Shpresoj të kemi reagime në nivel të lartë diplomat. Sepse nuk është vetëm rasti i zotit Hoxha, por janë edhe shumë gazetarë të tjerë, të cilësuar si të rrezikshëm. Janë rastet e gazetarëve që trajtojnë çështjet mes dy vendeve apo të shqiptarëve në Greqi, dhe cilësohen si të padëshiruar. Kemi pasur edhe rastin e Marin Memës dhe gazetarit Enrik Mehmeti. Nga ana tjetër edhe unë kam denoncuar vonimin tim të pajustifikuar nga autoritetet greke.
Nuk kemi një vendim se përse zoti Hoxha është cilësuar si i tillë. Këto raste meritojnë jo vetëm diskutim mes dy shteteve, por edhe në nivele ndërkombëtare. Mossqarimi i këtyre rasteve, në kushtet kur ai nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur në shtetin fqinj. Këto mund të sjellin pengesa në shkëmbimet midis gazetarisë greke dhe shqiptare në përgjithësi”, deklaroi Çipa në Top News. -

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Ministria e Jashtme të reagojë për Artan Hoxhën dhe gazetarët e tjerë të shpallur “non grata”
UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm.
Greqia në mënyrë absurde ka shtuar numrin e masave të njëjta ndaj gazetarëve shqiptarë. Kërkojmë reagimin e shtetit shqiptar dhe organizatave ndërkombëtare të lirive themelore.Tiranë 24.11.2025
Përmes një dokumenti të firmosur dhe vulosur nga autoritetet e kontrollit kufitar, në pikën e kalimit në Kakavie, gazetarit investigativ Artan Hoxha i është konfirmuar urdhri i shpalljes si person i padëshiruar në Greqi. Arsyeja e konfirmuar në dy gjuhë, në letrën që i është dhënë gazetarit është shprehur të jetë se:“Cënon sigurinë e brendshme të BE-së (ose të një shteti të vetëm të BE-së)”.
Asnjë sqarim tjetër specifik nuk i është komunikuar gazetarit të shpallur si person i padëshirueshëm dhe me rrezikshmëri për shtetin grek. Gazetari Hoxha nuk ka pasur dhe nuk ka qenë asnjëherë në ndjekje penale apo me probleme ligjore në këtë shtet, apo në ndonjë gjykatë të vendeve të BE.
Kjo është një masë ekstreme, por që shton numrin e gazetarëve shqiptarë të ndaluar të shkelin në teritorin e Republikës së Greqisë. Prej shumë vitesh një masë e tillë është shpallur për gazetarin e njohur Marin Mema. Sikundër njëjtë i është komunikuar urdhëri edhe Enrik Mehmetit.
Ndërkohë që kohë pas kohe gazetarë të ndryshëm janë penguar dhe mbajtur në seanca intervistimesh nga punonjës të policisë dhe shërbimeve greke në pikat kufitare dhe ato aeroportuale të shtetit fqinj, pa u dhënë arsye zyrtare të pengimit apo vonesës për kalim kufitar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë prej vitesh ka ripërsëritur kërkesat për dhënien e arsyes zyrtare ndaj këtyre masave ekstreme ndaj gazetarëve shqiptarë. UGSH u është drejtuar për solidaritet dhe reagime organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si dhe institucioneve diplomatike.
Eshtë momenti që për këto raste të shtuara, Ministria jonë për Europën dhe Punët e Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të aktivizojë mekanizmat e veta paritare, duke kërkuar shpjegime dhe mundësisht të ofrojë mbështetje për proceset e ndjekjes së çështjeve në rrugë ligjore.
UGSH shpreh dyshimin se segmente dhe individë të ekstremizmit politik dhe nacionalist në Greqi ndikojnë mbi struktura të shërbimeve dhe policisë greke për hartim listash të gazetarëve shqiptarë, që mbrojnë dhe raportojnë për të vërteta historike të shqiptarëve në Greqi dhe për afera dhe kriminalitet politik të homogjenëve grekë të shndërruar në shtetas grekë pas viteve ‘90-të.
Aktet e ndalimit dhe të shpalljes së gazetarëve si persona të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm, nga shtete fqinje si Greqia, janë precedentë të rrezikshëm dhe sjellje kundër lirisë së qarkullimit, shprehjes së lirë dhe raportimit mediatik.
Zyra InformueseUnioni i Gazetarëve Shqiptarë
***The Union of Albanian Journalists (UGSH) reacts to the decision of the Greek border authorities to declare journalist Artan Hoxha a persona non grata.
Greece has absurdly increased the number of similar measures taken against Albanian journalists. We call for a reaction from the Albanian state and from international organizations for fundamental freedoms.Tirana, 24.11.2025
Through an official document signed and stamped by the Greek border control authorities at the Kakavija crossing point, investigative journalist Artan Hoxha has been notified of an order declaring him a persona non grata in Greece.
The reason stated in the bilingual document handed to the journalist is the following:“He threatens the internal security of the EU (or of an individual EU member state).”No other specific explanation has been provided to the journalist who has been declared an undesirable and dangerous person for the Greek state. Journalist Hoxha has never been under criminal investigation, nor has he ever had any legal issues in Greece or in any EU country.
This is an extreme measure which adds to the growing number of Albanian journalists prohibited from entering the territory of Greece. Such a measure has for many years been imposed on well-known journalist Marin Mema. The same order has also been communicated to Enrik Mehmeti.
Meanwhile, various journalists have repeatedly been stopped and held for interviews by Greek police and intelligence officers at border points and airports, without being given any official reason for their detention or delay in crossing the border.
The Union of Albanian Journalists has for years reiterated its requests for an official explanation regarding these extreme measures taken against Albanian journalists. UGSH has reached out for solidarity and reaction from international journalists’ organizations as well as diplomatic institutions.
t is time for our Ministry for Europe and Foreign Affairs to seek explanations and activate its bilateral mechanisms in response to these increasing cases, requesting clarification and, if possible, offering support for pursuing these matters through legal channels.
UGSH expresses its suspicion that segments and individuals of political and nationalist extremism in Greece are influencing intelligence and police structures in drafting lists of Albanian journalists who report and defend historical truths about Albanians in Greece, and who report on affairs and political criminality involving Greek homogeni who became Greek citizens after the 1990s.
Acts of banning and declaring journalists as dangerous and undesirable persons by neighboring states such as Greece are dangerous precedents and constitute behavior contrary to freedom of movement, freedom of expression, and media reporting.Information OfficeUnion of Albanian Journalists (UGSH) -

Duhen apo urrehen?!
Ndryshe nga perceptimi i një çarjeje të thellë mes Ramës e Kurtit, edhe pse qartazi kanë ngrirë partneritetet e dukshme të dy qeverive, si fjala vjen mbledhjet e përbashkëta, të dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare në Ballkan janë shfaqur vëllazëror si fundi.
Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mbahet samiti i Planit të Rritjes, ku u prit nga Rama dhe ku të dy shtrënguan duart.
Rama iu përgjigj me ironi pyetjeve të gazetarëve se s’i janë raportet me Kurtin, duke u thënë se e kanë kthyer si telenovelë.
“A e do a se do, a të do a s’të do…një mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve.
Më herët, ata u ecejakën bashkë e biseduan ngushtësisht me njëri-tjetrin gjatë përcjelljes s ëish-kryeministrit Nano për në banesën e fundit, ndodhur kjo javë më parë në homazhet për ish-kryeministrin socialist që ndërroi jetë. /tesheshi.com/ -

VIDEO-Si janë raportet me Kurtin? Rama shtrëngim duarsh me kryeministrin e Kosovës: Si telenovela 100 vitrinat, e do apo s’e do..
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mbahet samiti i Planit të Rritjes. Kurti u prit nga Rama, ndërsa dy liderët u panë teksa shtrënguan duart.
Rama iu përgjigj me ironi pyetjeve të gazetarëve se s’i janë raportet me Kurti, duke u thënë se e kanë kthyer si telenovelë.
“A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve. -

SPAK e thirri për 21 Janarin, Berisha: Nuk kam marrë fletëthirrje, më parë ua çon gazetarëve
Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 17:12
Nga selia blu, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për fletëthirrjen e SPAK për 21 Janarin. Fletëthirrjen e parë Berisha as nuk e hapi, ndërsa kur e pyetën gazetarët u hoq sikur nuk ka dijeni. ”Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua ua çon gazetarëve. Unë nuk kam asnjë problem, unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin, kam kërkuar prokuror ndërkombëtar dhe nga viti 2013 deri sot është vetëm ai që ka penguar hetimin. Të hetohet e plotë”,-tha Berisha. -

Hetimet për ‘ 21 Janarin’, a ka një fletëthirrje për Berishën? Ja si përgjigjet kreu i PD
Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ndaj tij ka një fletëthirrje nga SPAK, në lidhje me hetimet për “21 Janarin”.
Ai tha se deri tani nuk ka një fletëthirrje ndaj tij, ndërsa sërish sulmoi Prokurorinë e Posaçme, kur tha se prej vitit 2013 e ka në dorë Edi Rama, dhe se sipas tij është ky i fundit që ka penguar hetimet për vrasjet e “21 Janarit”.
“Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje sepse Alfred Greca ua çon gazetarëve para se të ma çojë mua. Nga 2013 derri sot që Prokurorinë e ka në dorë Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimin. Berisha ka kërkuar prokurorë ndërkombëtarë, ka kërkuar hetim”, tha Berisha. -

Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme në vitin 2013.
Në vitet e kaluara më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë për raportimin e lajmeve dhe sjelljen e informacionit në publik. Në nëntë nga dhjetë raste vrasësit kalojnë të pandëshkuar.
Mosndëshkimi çon në më shumë vrasje dhe shpesh është simptomë e përkeqësimit të konfliktit dhe prishjes së ligjit dhe sistemeve gjyqësore.
UNESCO është e shqetësuar se pa ndëshkueshmëria dëmton shoqëritë e tëra duke mbuluar abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsionin dhe krimin.
”Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të pandëshkueshmërisë. Kjo rezolutë dënon të gjitha sulmet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.
Ajo gjithashtu nxit shtetet anëtare të bëjnë çmos për të parandaluar dhunën kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave, për të siguruar përgjegjshmëri, për të sjellë para drejtuesve autorët e krimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe të sigurojnë që viktimat të kenë qasje në mjete të përshtatshme juridike.
Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve u zgjodh si datë në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve francezë në Mali, më 2 nëntor 2013. -

Sot, “Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, një datë e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013, si thirrje globale kundër heshtjes, frikës dhe kulturës së pandëshkueshmërisë që ka marrë jetë të panumërta. Kjo ditë nuk është thjesht një përkujtim simbolik; është një ndërgjegjësim botëror se fjala e lirë, e vërteta dhe transparenca shpesh paguajnë çmimin më të lartë.
Gjatë viteve të fundit, më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë vetëm pse kryenin detyrën e tyre, raportimin e fakteve, mbrojtjen e interesit publik dhe zbardhjen e së vërtetës. Edhe më tronditëse është se në nëntë nga dhjetë raste, autorët e këtyre krimeve mbeten të lirë, të paprekur, si dëshmi e një sistemi global që shpesh dështon të mbrojë ata që mbrojnë demokracinë.Kjo pandëshkueshmëri nuk është vetëm statistikë. Ajo nxjerr në pah një plagë të thellë shoqërore: shënjon prishjen e institucioneve, dobësimin e sistemit të drejtësisë dhe përkeqësimin e klimës së konfliktit. Kur vritet një gazetar, nuk shuhet vetëm një jetë – shuhet një dritë mbi korrupsionin, mbi abuzimin e pushtetit, mbi dhunën e fshehur që përpëlitet në prapaskenë. UNESCO paralajmëron se pandëshkueshmëria krijon terrenin ideal për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duke lënë shoqëritë të pambrojtura dhe të verbëra.
Rezoluta e OKB-së e vitit 2013 u bë thirrje shteteve anëtare të ndërmarrin masa të qarta dhe konkrete për t’i dhënë fund kësaj kulture të trishtë: të parandalojnë dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave; të garantojnë që çdo sulm të hetohet me seriozitet; të sigurojnë që autorët të dalin para drejtësisë; dhe të krijojnë mekanizma që viktimat dhe familjet e tyre të kenë qasje në drejtësi e mbrojtje të plotë ligjore.
Kjo ditë u zgjodh në kujtim të dy gazetarëve francezë të vrarë në Mali më 2 nëntor 2013, një ngjarje që tronditi opinionin botëror dhe u bë simbol i sakrificës së atyre që kërkojnë të vërtetën në zonat më të rrezikshme të planetit. Prej asaj dite, 2 nëntori mbetet një thirrje për ndërgjegjësim, rezistencë dhe përgjegjësi – një kujtesë se liria e medias është themelet e çdo shoqërie të shëndetshme.
Sot, më shumë se kurrë, nderojmë kujtimin e të gjithë gazetarëve që dhanë jetën për të vërtetën dhe riafirmojmë detyrimin që kemi si shoqëri: të mos lejojmë që heshtja të fitojë.