Kryetarja e komisionit të medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për kodin e ri penal. Zhupa shprehet se asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me standardet europiane.
“Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku su dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cënojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur”- shprehet Zhupa.
Ajo liston nenet problematike dhe faktin se asgjë nuk është ndryshuar pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Zhupa paralajmëron se: “Me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë cështje, duke përdorur të gjitha instrumentat kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standartet europiane dhe për mos lejuar cënimin e lirisë së medias”
Postimi i plotë:
Gazetarët do ndjehen të fyer po nuk i futem në burg; Gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal; Gazetarët duhet të kenë frikë kur publikojnë lajme për qeverinë dhe për gjykatat; këto ishin disa nga postulatet e kodit të ri penal të Edi Ramës kundër lirisë së medias dhe gazetarëve.
Metodë represive dhe insistim djallëzor për të heshtur dhe kontrolluar gazetarët nëpërmjet kodit të ri penal, totalisht të papranueshëm me standartet europiane.
Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku su dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias.
Nenet problematike që cënojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur.
Neni 865 (Shpifja) rrit ndjeshëm dënimet, veçanërisht kur informacioni shpërndahet nëpërmjet kanaleve mediatike dhe përdoret si mjet kërcënimi i drejtëpërdrejtë për gazetarët.
Neni 863 (Fyerja) për fyerjet e rënda prezanton kritere të paqarta si “shqetësimi i opinionit publik” dhe “zakonet e mira”, duke mos pasur përkufizime të qarta dhe duke lënë mundësi për interpretim subjektiv dhe zbatim selektiv.
Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës) është veçanërisht shqetësues pasi ndalon gjerësisht bërjen apo publikimin e komenteve mbi procedurat gjyqësore, duke ndërhyrë kështu drejtpërdrejt në rolin thelbësor mbikëqyrës të medias dhe duke minuar transparencën.
Neni 517 (Dhënia e Informacioneve) ndalon ‘dekonspirimin’ e operacioneve policore dhe hetimeve, duke prekur drejtpërdrejt punën e mediave, veçanërisht në rastet e investigimit. Kur një gazetar publikon informacion lidhur me një operacion ose hetim në proces, ligji tashmë e përkufizon si dekonspirim.
Për të gjitha këto kishte zero reflektim, përkundrazi një mbrojtje sharlatane për ti lënë të pandryshuara pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Ndërkohë që do duhet të kemi një kod penal që e trajton cështjen e gazetarëve dhe lirisë së medias në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias.
Me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë cështje, duke përdorur të gjitha instrumentat kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standartet europiane dhe për mos lejuar cënimin e lirisë së medias.
Tag: gazetarët
-

Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, kodi penal kundra çdo standardi europian
-

Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët; instistimi djallëzor në kodin penal kundra çdo standardi europian
Kryetarja e komisionit të medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për kodin e ri penal. Zhupa shprehet se asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me standardet europiane.
“Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku su dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cënojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur”- shprehet Zhupa
Ajo liston nenet problematike dhe faktin se asgjë nuk është ndryshuar pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Zhupa paralajmëron se: “Me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë cështje, duke përdorur të gjitha instrumentat kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standartet europiane dhe për mos lejuar cënimin e lirisë së medias”
Postimi i plotë:
Gazetarët do ndjehen të fyer po nuk i futem në burg; Gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal; Gazetarët duhet të kenë frikë kur publikojnë lajme për qeverinë dhe për gjykatat; këto ishin disa nga postulatet e kodit të ri penal të Edi Ramës kundër lirisë së medias dhe gazetarëve.
Metodë represive dhe insistim djallëzor për të heshtur dhe kontrolluar gazetarët nëpërmjet kodit të ri penal, totalisht të papranueshëm me standartet europiane.
Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku su dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias.
Nenet problematike që cënojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur.
Neni 865 (Shpifja) rrit ndjeshëm dënimet, veçanërisht kur informacioni shpërndahet nëpërmjet kanaleve mediatike dhe përdoret si mjet kërcënimi i drejtëpërdrejtë për gazetarët.
Neni 863 (Fyerja) për fyerjet e rënda prezanton kritere të paqarta si “shqetësimi i opinionit publik” dhe “zakonet e mira”, duke mos pasur përkufizime të qarta dhe duke lënë mundësi për interpretim subjektiv dhe zbatim selektiv.
Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës) është veçanërisht shqetësues pasi ndalon gjerësisht bërjen apo publikimin e komenteve mbi procedurat gjyqësore, duke ndërhyrë kështu drejtpërdrejt në rolin thelbësor mbikëqyrës të medias dhe duke minuar transparencën.
Neni 517 (Dhënia e Informacioneve) ndalon ‘dekonspirimin’ e operacioneve policore dhe hetimeve, duke prekur drejtpërdrejt punën e mediave, veçanërisht në rastet e investigimit. Kur një gazetar publikon informacion lidhur me një operacion ose hetim në proces, ligji tashmë e përkufizon si dekonspirim.
Për të gjitha këto kishte zero reflektim, përkundrazi një mbrojtje sharlatane për ti lënë të pandryshuara pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Ndërkohë që do duhet të kemi një kod penal që e trajton cështjen e gazetarëve dhe lirisë së medias në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias.
Me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë cështje, duke përdorur të gjitha instrumentat kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standartet europiane dhe për mos lejuar cënimin e lirisë së medias.
-

Rakipi: Shpifja nuk i bën dëm Shqipërisë, por gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal
Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, në dëgjesën publike për Kodin e ri Penal, u ndal me theks të veçantë te neni më i debatueshëm i draftit – shpifja. Përpara ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe të pranishmëve të tjerë, Rakipi mbrojti idenë se gazetarët nuk duhen përjashtuar nga përgjegjësia penale.
“Nëse ne i përjashtojmë gazetarët nga shpifja, më duket fyese dhe në një farë mënyre ne i licensojmë ata që të shpifin. Apo më keq akoma, paragjykon duke lënë të kuptohet që ata shpifin”, deklaroi ai, duke i dhënë shpifjes një status pothuajse të privilegjuar ligjor që meriton mbrojtje nga çdo “abuzim” i shtypit.
Rakipi theksoi se gazetari lidhet me të vërtetën, ndaj nuk ka pse të përjashtohet në mënyrë të veçantë nga neni. Po ashtu, ai sqaroi se grupi teknik ka parashikuar një mbrojtje minimale – “për gabimin logjik normal” – që të mos penalizohet kush gabon me mirëbesim.
Në vijim, Rakipi e ktheu çështjen e shpifjes në një debat më të madh, duke pranuar se ajo tashmë ka kaluar nga sfera teknike në atë politike. “Shqipëria ka një premtim për të dekriminalizuar shpifjen, por grupi ynë i punës nuk ka pasur kontakte politike për të thithur këtë orientim dhe ka qëndruar në nivelin teknik. Më pas ky diskutim ka marrë dhenë”, u shpreh ai.
Megjithatë, për të, rreziku nuk është aty ku e sheh pjesa më e madhe e shoqërisë civile. “Nuk mendoj se Shqipërisë i vjen e keqja nga shpifja në Kodin Penal”, tha Rakipi, duke e vendosur fjalën dhe të vërtetën në një raport të paqartë: “Respekti për fjalën është relativ, varet se sa respekt ka fjala për të vërtetën.”
Në fund, ai kujtoi se depenalizimi i shpifjes nuk është një standard i detyrueshëm ndërkombëtar: “Kosova e ka depenalizuar, por kjo nuk është normë e imponuar. Çështja është të mos anashkalojmë elementet juridike.”
Pra, Shqipëria nuk ka pse të ndjekë shembujt e vendeve demokratike – sepse sipas Rakipit, shpifja nuk është një problem për vendin, por një nen i shëndetshëm penal që i bën mirë drejtësisë. -

Po intervistonin një grua, gazetarët palestinezë qëllohen me armë zjarri nga ushtria izraelite
Forcat izraelite qëlluan me armë zjarri ndaj gazetarëve palestinezë ndërkohë që ata po zhvillonin një intervistë me një grua në Rripin e Gazës.
Sipas raportimeve gazetarët ndodheshin në një zonë civile dhe ishin të pajisur me jelekë të shënuar qartë me mbishkrimin “PRESS”, duke i bërë të dallueshëm si pjesëtarë të mediave.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të thellë në mesin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe të shtypit, të cilat e kanë dënuar incidentin si një shkelje të rëndë të të drejtave të gazetarëve dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar.Israeli forces opened fire on Palestinian journalists while they were interviewing a woman in Gaza. pic.twitter.com/nQUNjfpKE0
— Clash Report (@clashreport) September 2, 2025“Committee to Protect Journalists” (CPJ) raporton se, deri më 24 korrik 2025, të paktën 186 gazetarë dhe punonjës mediatik janë konfirmuar të vrarë në konfliktin e Gazës.
Nga këta, 178 ishin palestinezë, dy izraelitë dhe gjashtë libanezë.Top Channel
-

SHBA, të huajt në sitë! Në plan kufizimi i vizave për gazetarët, shkencëtarët dhe studentët
Në sitën e qeverisë amerikane për të huajt tanimë do të kalojnë më me kujdes edhe gazetarët.
Administrata Trump planifikon të ashpërsojë akoma edhe më tej rregulloren për lejen e qëndrimit për të huajt, dhe reporterët do të jenë në fokusin e veçantë të Ministrisë për Mbrojtjen e Atdheut së bashku me studentët dhe shkencëtarët.
Kështu, gazetarëve të huaj në SHBA këtej e tutje do t’u duhet ta zgjasin çdo tetë muaj afatin e lejes së qëndrimit. Për procedurën e zgjatjes së afatit duhet të aplikohet në Autoritetin e Emigracionit në SHBA, USCIS, gjë që nënkupton verifikime më të hollësishme.
Deri tani për gazetarët e huaj leja e qëndrimit lëshohej deri në pesë vjet. Në të ardhmen vizat për studiues do të jepen maksimumi deri në katër vjet, siç e tregon një publikim në fletoren zyrtare të SHBA-së. Deri tani studiuesve u jepej vizë me kohëzgjatje në varësi të programit përkatës akademik, që në rast të studimeve për doktoraturë viza mund të jepej edhe për pesë vjet.
Rregullorja e re argumentohet me faktin, se qeveritë e mëparshme kanë lejuar, që të huajt “si studentë të përhershëm” siguronin qëndrim pa afat në SHBA, deklaron Ministria e Mbrojtjes së Atdheut.
“Kjo bart probleme sigurie dhe u kushton dollarë pafund taksapaguesve dhe u krijon disavantazhe shtetasve të SHBA-së”, nënvizohet në sqarimin e saj. Ministria nuk dha të dhëna, se cilat disavantazhe u krijohen taksapaguesve në SHBA prej studiuesve nga jashtë.
Studiuesit normalisht paguajnë tarifat e studimit duke qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për universitetet.
Në vitin akademik 2023/24 kanë studiuar në SHBA rreth 1,1 milionë të huaj nga jashtë vendit, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Qeveria e SHBA-së gjatë muajve të fundit, sipas të dhënave të veta, u ka anuluar rreth 6000 viza studentësh.Top Channel
-

“Pa punën e gazetarëve, askush nuk do të dinte çfarë po ndodh në Gaza”
Gjysmën tjetër të historisë së këtyre 22 muajve, në Izrael, e kanë treguar shumë pak vetë. Në disa momente – sidomos në javët e para pas 7 tetorit 2023 – këtë e ka bërë një redaksi e vetme, përmes dy “motrave binjake” të saj.
Projekti quhet Sikha Mekomit/+972 Magazine (“Sikha Mekomit” do të thotë “telefonatë lokale”, ndërsa 972 është prefiksi ndërkombëtar për të telefonuar Izraelin dhe territoret palestineze) dhe gjatë këtyre muajve ka prodhuar disa nga hetimet më të rëndësishme mbi luftën në Gaza dhe mbi funksionimin e makinës ushtarake izraelite.
Në krye të degës ndërkombëtare të projektit, +972 Magazine, është drejtoresha Ghousoon Bisharat, gazetare arabe izraelite. Merita e saj dhe e ekipit të saj është se që në fillim e ka lënë Gazën të tregohet nga vetë gazetarët: Në anglisht dhe – gjë aspak e zakonshme – edhe në hebraisht. Për këtë arsye, pak njerëz më mirë se ajo e njohin realitetin që dje u godit.
Bisharat, kush ishin reporterët e vrarë?
“Palestinezë që punonin kryesisht për shtypin ndërkombëtar. Nuk njihja askënd prej tyre personalisht, por njëkohësisht di gjithçka për ta: Sepse ishin miq të gazetarëve tanë në Gaza dhe sepse, si ata, jetuan në kushte të paimagjinueshme dhe bënë një punë të jashtëzakonshme për të treguar këtë luftë”.
Ju thoni ‘të paimagjinueshme’: Çfarë doni të thoni?
“Të gjithë u detyruan të lënë shtëpitë e tyre të paktën dy herë. Të gjithë kanë vuajtur nga uria. Të gjithë, përveç se të raportojnë, kanë qenë të detyruar të kërkojnë ushqim për familjet e tyre: Disa vdiqën pikërisht kështu, duke kërkuar për të ngrënë. Për të treguar një histori, shpesh kanë ecur me orë të tëra, sepse nuk ka benzinë ose kushton shumë. Për të mos folur për bombat, që vazhdojnë të bien atje ku punojnë: Spitali Al Nasser dje, Al Shifa pak ditë më parë. Pastaj janë fëmijët, bashkëshortët, prindërit: Shumë prej tyre nuk i kanë parë prej kohësh, e dinë se janë në shënjestër dhe se mund të goditen në çdo moment, prandaj shmangin të qëndrojnë me ata që duan më shumë. Nuk besoj se unë do t’ia kisha dalë: Dhe këtë e them sidomos për ata si Mariam, që kanë fëmijë”.
Atëherë, si ia dalin ata, duke qenë se ju flisni çdo ditë me ekipin tuaj në Gaza?
“E bëjnë, thjesht e bëjnë. Dhe mund t’ju them se edhe pse unë u them se gjithë bota i admiron për atë që bëjnë, edhe pse historitë e tyre gjejnë hapësirë në mediat e huaja, ata ndihen të vetmuar. Ndjejnë se nuk ka mjaftueshëm solidaritet. Asnjë media e huaj deri tani nuk i ka thënë Izraelit se nuk do të pranojë më komunikatat e tij ose se nuk do të flasë më me përfaqësuesit e tij nëse vazhdon të vërë në shënjestër kolegët. Këta gazetarë janë vetëm përballë makinës së gjenocidit, por nuk kanë privilegjin të përpiqen të shpëtojnë. Sepse pa ta, bota nuk do të dinte çfarë po ndodh në Gaza”.
Po mediat izraelite, si reagojnë ndaj një masakre gazetarësh si ajo në spitalin Nasser?
“Gazetarët izraelitë jo vetëm që nuk besojnë se ata janë vrarë me qëllim, por nuk besojnë asgjë nga ajo që kolegët palestinezë raportojnë nga Gaza. Në shumicën dërrmuese adoptojnë pozicionin e qeverisë, pa bërë pyetje. Nuk ka solidaritet për gazetarët, as për mjekët, as për ndonjë qenie tjetër njerëzore. Do të pritej një qëndrim moral: Por nuk ekziston”.
Gazeta juaj ka zbuluar ekzistencën e një celule të veçantë të ushtrisë izraelite, të ngarkuar me gjetjen e lidhjeve të supozuara mes reporterëve të Gazës dhe Hamasit, për të justifikuar pse vendosen në shënjestër…
“E saktë. Por nuk ka ndryshuar asgjë. Gazetarët vazhdojnë të vdesin: asgjë nuk do t’i mbrojë, përveç mbarimit të luftës”.
Ne, mediat perëndimore, çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duhet të bëjmë?
“Duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi qeverinë izraelite. Çdo ditë pyes veten si është e mundur që kjo luftë gjenocidale të vazhdojë ende, si është e mundur që askush nuk arrin ta ndalë. Duhet të vazhdojmë të tregojmë, të ushtrojmë presion: edhe më shumë. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”.
Shkrim nga La Repubblica -

Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit
Gazetarët në Shqipëri po ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj një gjendjeje afatgjatë stresi për shkak të presionit në rritje dhe mungesës së sigurisë në punë, ndërkohë që mekanizmat e mbështetjes mungojnë- thekson studimi.
BIRN
Gazetaria mund të jetë një profesion tejet stresues dhe ky nuk është një lajm i ri. E megjithatë, sfidat në rritje të industrisë mediatike në Shqipëri po i ekspozojnë gjithnjë e më shumë gazetarët ndaj një gjendjeje afatgjatë presioni për shkak të punës.
Kjo nuk vjen vetëm si pasojë e krizave apo ngjarjeve traumatike për të cilat gazetarët raportojnë, por për shkak të stresit të përditshëm që lidhet me presionin nga aktorë të pushtetshëm, mungesën e sigurisë në punë, oraret e tejzgjatura dhe vështirësitë në qasjen e informacionit në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.
Liria e shprehjes, një shtyllë themelore e qeverisjes demokratike, mbetet e brishtë në Shqipëri. Pavarësisht garancive kushtetuese të lirisë së shtypit, gazetarët përballen në realitet me një ndërthurje të presioneve politike, ekonomike dhe ligjore, të cilat kufizojnë rëndë pavarësinë e tyre dhe pengojnë aftësinë për të kryer rolin e rëndësishëm mbikëqyrës.
Për të kuptuar dinamikën komplekse të lirisë së shtypit në Shqipëri, është me rëndësi një pasqyrë e faktorëve strukturorë që ndikojnë në identitetin profesional të gazetarëve. Raportet e organizatave ndërkombëtare zbulojnë një realitet të zymtë: gazetarët në Shqipëri u nënshtrohen gjithnjë e më shumë sulmeve fizike, ngacmimeve verbale, fushatave të shpifjeve dhe padive për frikësim.
Në mënyrë alarmante, shumë nga këto incidente mbeten të pahetuara, duke konsoliduar kulturën e pandëshkueshmërisë. Për më tepër, Indeksi Botëror për Lirinë e Medias e rendit Shqipërinë në vendin e 99-të nga 180 vende, duke theksuar një mjedis mediatik të ndikuar shumë nga konfliktet e interesit, mbrojtjet e dobëta ligjore dhe mungesa e praktikave rregullatore.
Për të analizuar faktorët e perceptuar të stresit në punë, intervistova 14 gazetarë dhe redaktorë karriere në Shqipëri për qëllimet e këtij studimi. Përmes analizës tematike u identifikuan katër tema kryesore: llojet e agjentëve stresues në punë, mekanizmat e përballimit, elasticiteti dhe përshtatja si dhe ndikimi i stresit në identitetin profesional. [Për të lexuar studimin e plotë, klikoni këtu].
Të dhënat tregojnë se gazetarët shfaqin karakteristikat e një komuniteti praktik dhe adaptojnë përgjigje kolektive ndaj stresit apo sfidave profesionale që rrjedhin nga identiteti profesional i përbashkët.
Ata i përballojnë sfidat apo rreziqet në mënyrë kolektive, duke shfrytëzuar njohuritë e përbashkëta, reflektimin dhe solidaritetin emocional. Kjo “strukturë emergjence” mundëson përshtatjen dhe një lloj fleksibiliteti, duke siguruar mbijetesën dhe rëndësinë e tyre në një profesion sfidues.
Rreziqe të (pa)pritura
Gazetarët e intervistuar theksuan se ata përballen shpesh me rreziqe apo sfida për shkak të punës së tyre, dhe që në shumicën e rasteve, janë të parashikuara. Për shkak të përvojës së tyre si gazetarë, ata i konsiderojnë këto rreziqe si pjesë të punës së përditshme.
Ata theksuan se stresi dhe rreziqet janë të qenësishme në profesionin e tyre, duke i konsideruar këto sfida si një pjesë normale e identitetit të tyre profesional.
Të anketuarit identifikuan tre burime kryesore të presionit: ndërhyrje politike (kanosje dhe ndërhyrje direkt ndaj pronarëve të medias), presion ekonomik (frikë nga humbja e punës, rreziqe ndaj organizatës së tyre të lajmeve, humbje e reklamës) dhe kërcënime kriminale (kërcënim fizik ose kanosje nga grupet kriminale).
Gazetarët raportuan se ishin përballur me ndërhyrje politike, duke përfshirë intimidimin nga figurat politike dhe presionin nga pronarët e mediave. Ky lloj stresi karakterizohej nga ndikime të jashtme që kërcënojnë pavarësinë e tyre gazetareske.
“Nëse do të shkruash për politikanë apo zyrtarë publikë për çështje si deklarata të pavërteta apo premtime të pambajtura, abuzime me fonde publike, gjithçka bëhet me sensitive. Këto janë historitë që nxisin kërcënimet apo të bëjnë të ndihesh në rrezik,” më tha një redaktor gjatë intervistës.
“U ndjeva e shokuar kur u përballa herën e parë me një fushatë kërcënimi e shpifjeje ndaj meje. Mendova: çfarë po ndodh? Pse po ndodh? U ndjeva e demoralizuar. Ti mendon se po bën punën tënde, duke kontribuar nisur nga interesi publik, por hakmarrja është personale dhe drejtohet pikërisht tek ti,” pohoi një gazetare pas një fushate të gjatë shpifëse kundër saj.
Presionet ekonomike përfshijnë pasigurinë në punë dhe paqëndrueshmërinë financiare për shkak të rënies së të ardhurave nga reklamat – si situata të përmendura më shpesh. Gazetarët shprehën shqetësime për qëndrueshmërinë e karrierës së tyre në një mjedsi të pasigurt mediatik.
“Të jem i sinqertë, kam përjetuar kërcënime fizike, kërcënime fizike personale ndaj presionit politik nga disa politikanë dhe presione financiare apo kërcënime nga kompani që financonin reklamat në median ku punoja. Pra ka pasur një ‘mozaik’ të tyre gjatë karrierës sime,” theksoi një tjetër gazetar.
Shumë gazetarë përshkruan gjithashtu se janë përballur me kërcënime të drejtpërdrejta nga organizatat kriminale, të cilat kanë krijuar një atmosferë presioni dhe frikësimi. Këto kërcënime jo vetëm që rrezikojnë sigurinë e tyre, por edhe ndikojnë në praktikat e tyre të raportimit.
Mbështetje “emergjence”
Gazetarët në Shqipëri organizohen joformalisht, por në mënyrë efektive përmes normave, vlerave dhe platformave të përbashkëta të komunikimit. Kjo strukturë emergjente mundëson bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë, veçanërisht gjatë krizave, ngjarjeve traumatike ose kur përballen me stresin profesional.
Kjo strukturë e përbashkët i lejon gazetarët të perceptojnë stresin jo si një dështim individual, por si një përvojë kolektive, duke përforcuar solidaritetin dhe qëndrueshmërinë. Të dhënat nga intervistat tregojnë se gazetarët e shohin stresin dhe rreziqet si të qenësishme të profesionit të tyre, një vlerësim i formësuar nga komuniteti i tyre i praktikës. Ky perceptim redukton risinë e stresit, duke e konceptuar atë si një sfidë të menaxhueshme dhe jo si një kërcënim dërrmues.
Të intervistuarit vunë në dukje se mbështetja emocionale nga kolegët dhe familja luan një rol vendimtar në menaxhimin e stresit apo të sfidave të punës. Ata thanë se gjithashtu se angazhohen për të mbështetur kolegët duke ndarë burimet dhe strategjitë për të adresuar rreziqet në vendin e punës. Si një komunitet që praktikon të njëjtin profesion, edhe pse me një organizim joformal, gazetarët kanë përdorur rrjetet e tyre për të ndarë përvojat, zgjidhje praktike apo informacion mbi situata ligjore apo kërcënimet që mund të jenë të dobishme për kolegët e tyre në rastet e rreziqeve, frikësimit dhe stresit në lidhje me punën e tyre. Por, në shumë raste ata përmendën se nuk ka një organizim të mirëfilltë të komunitetit dhe ndonjë strukturë mbështetëse të tij.
“Duhet ta ngremë këtë shqetësim edhe për gazetarët e tjerë që punojnë në vend, si një përpjekje për të krijuar këtë rreth organizatash të huaja dhe të brendshme. Gazetarët ndihen te braktisur kur janë nën presion apo të kërcënuar nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë. Për mua, është shumë e rëndësishme që unë të kem mbështetjen e kolegëve të mi,” tha njëri prej të intervistuarve.
Ndikimi në identitetin profesional
Por jo në çdo rast, stresi është i keq. Disa prej të intervistuarve pohuan se, në disa raste, presioni apo stresi i krijuar gjatë punës rrit kreativitetin ose i bën ata të angazhohen edhe më shumë në profesion. Ata artikuluan një ndjenjë të përmbushjes profesionale që tejkalonte aspektet negative të stresit të tyre të lidhur me punën.
Në raste të tjera të përmendura prej tyre, duket se normalizimi i stresit konsiderohet si pjesë e profesionit të gazetarit dhe kontribuon në një kuptim kolektiv se elasticiteti është thelbësor për mbijetesën në një mjedis sfidues. Kur bëhet fjalë për reagimin ndaj këtyre kërcënimeve dhe rreziqeve, gazetarët theksuan se edhe pse stresi ka ndikuar personalisht, nuk ishte arsye për të lënë punën.
“Kjo punë, puna e gazetarëve, nuk është për të gjithë. Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet dhe presionin që do të përballet gjatë punës së tij, por duhet t’i qëndrojë censurës dhe të mos bëjë asnjë kompromis,” tha njëri prej të anketuarve.
Gazetarët theksuan rëndësinë e rrjeteve informale dhe strategjive kolektive të përballimit. Identiteti i tyre i përbashkët si gazetarë nxit një ndjenjë solidariteti, duke i lejuar ata të lundrojnë stresin kolektivisht dhe jo si individë të izoluar.
Sipas disa prej gazetarëve, ndjeshmëria dhe solidariteti në kohë krize ka qenë gjithmonë një mënyrë e mirë për të përballuar stresin e lidhur me punën dhe rreziqet që vijnë me të. Gazetarët përshkruan një kulturë fleksibiliteti brenda komunitetit të tyre, ku përvojat e stresit dhe rrezikut janë normalizuar. Në një këndvështrim pozitiv, kjo u lejon atyre t’i shohin sfidat si mundësi për rritje dhe zhvillim profesional.
Gazetarët më me përvojë raportuan se ndiheshin më të gatshëm për të përballuar stresin, pasi kishin zhvilluar strategji efektive përmes situata të përjetuara më parë.
“Do të thoja që kërcënimet kanë pasur një ndikim domethënës tek unë, nuk është e lehtë të përballesh me situata të tilla dhe t’i përballosh në mënyrën më të pjekur dhe gjakftohtë; por mund të them se jam mësuar t’i menaxhoj ato,” përfundoi njëri prej tyre.
-

‘A do të kthehem gjallë?’: Gazetarët e Gazës kanë frikë nga shënjestrimi i Izraelit
Gazetarët palestinezë e kanë njohur prej kohësh Gazën si vendin më të rrezikshëm në tokë për punonjësit e medias, por sulmi i fundit i Izraelit ndaj një tende ku strehoheshin gazetarët në Qytetin e Gazës ka lënë shumë njerëz të tronditur dhe të frikësuar.
Katër anëtarë të stafit të Al Jazeera-s ishin midis shtatë personave të vrarë në një sulm me dron izraelit jashtë Spitalit al-Shifa më 10 gusht. Ushtria izraelite ka pranuar se e ka shënjestruar qëllimisht tendën, pasi ka bërë akuza të pabaza se njëri prej të vrarëve, gazetari i Al Jazeera, Anas al-Sharif, ishte anëtar i Hamasit.
Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 238 punonjës të medias që nga tetori i vitit 2023, sipas Zyrës Qeveritare të Medias në Gaza. Ky numër është më i lartë se ai i Luftërave Botërore I dhe II, Luftës së Vietnamit, luftës në Afganistan dhe luftërave të Jugosllavisë të kombinuara.
Korrespondenti i Al Jazeera-s, Hani Mahmoud, tha: “Jelekët dhe helmetat e shtypit, që dikur konsideroheshin mburojë, tani ndihen si shënjestër.”
«Frika është e vazhdueshme — dhe e justifikuar», tha Mahmoud. «Çdo detyrë shoqërohet nga e njëjta pyetje e pathënë: A do të kthehem gjallë?»
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në SHBA ka qenë midis disa organizatave që denoncojnë modelin e gjatë të Izraelit për të akuzuar gazetarët si “terroristë” pa prova të besueshme.
“Nuk është rastësi që shpifjet kundër al-Sharif — i cili ka raportuar ditë e natë për Al Jazeera që nga fillimi i luftës — dolën në pah sa herë që ai raportonte për një zhvillim të madh në luftë, së fundmi urinë e shkaktuar nga refuzimi i Izraelit për të lejuar ndihmë të mjaftueshme në territor”, tha drejtoresha rajonale e CPJ-së, Sara Qudah, pas sulmit të Izraelit.
Në dritën e shënjestrimit sistematik të gazetarëve nga Izraeli, punonjësit e medias në Gaza janë të detyruar të marrin vendime të vështira.
“Si nënë dhe gazetare, kaloj nëpër këtë disonancë mendore pothuajse çdo ditë, qoftë për të shkuar në punë apo për të qëndruar me vajzat e mia dhe duke pasur frikë nga bombardimet e rastësishme të ushtrisë pushtuese izraelite”, tha gazetarja palestineze Sally Thabet për Al Jazeera.
Përballë rrugës nga rrënojat e Shkollës së Studimeve të Medias në Universitetin e Hapur al-Quds në qytetin e Gazës, ku ai jepte mësim dikur, Hussein Saad është duke u shëruar nga një dëmtim që pësoi ndërsa vraponte drejt një vendi të sigurt.
“Synimi i qëllimshëm i gazetarëve palestinezë ka një efekt të fortë në zhdukjen e historisë palestineze dhe zhdukjen e narrativës mediatike”, tha ai. Saad argumentoi se Strip po dëshmonte “zhdukjen e së vërtetës”.
Ndërsa gazetarët raportojnë për vrasje masive, vuajtje njerëzore dhe urinë, ata përballen edhe me humbjet dhe privimet e tyre. Fotografi dhe korrespondent Amer al-Sultan tha se uria ishte një sfidë e madhe.
«Shkoja në punë dhe, kur nuk gjeja asgjë për të ngrënë, pija vetëm ujë», tha ai. «E bëra këtë për dy ditë. Më është dashur të jetoj dy ose tre ditë me ujë. Kjo është një nga sfidat më të vështira me të cilat përballemi në këtë luftë kundër popullit tonë: uria».
Gazetari dhe regjisori i filmit Hassan Abu Danm tha se gazetarët “jetojnë në kushte më të vështira nga ç’mund ta imagjinojë mendja”.
«Jeton në një tendë. Pi ujë që nuk është i mirë për t’u pirë. Ha ushqim të pashëndetshëm… Ne të gjithë, si gazetarë, jemi të hutuar. Ka një pjesë të jetës sonë që është shkatërruar dhe është zhdukur shumë», tha ai.
Mahmoud i Al Jazeera tha se pavarësisht traumës psikologjike dhe rreziqeve personale, gazetarët palestinezë vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, “të shtyrë nga bindja se dokumentimi i së vërtetës nuk është thjesht një profesion, por një detyrë ndaj popullit dhe historisë së tyre”./ Al Jazeera.
-

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë (Trump vihet në siklet)
Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike, teksa gazetarët nisën t’i drejtojnë pyetje të ashpra liderit rus.
Në përpjekje për të shmangur përgjigjet, Putin reagoi me të bërtitura dhe ironi, ndërsa Trump u pa i tensionuar dhe i pëshpëriti diçka ndihmësit të tij.
Samiti i nivelit të lartë nisi me tone pozitive. Të dy liderët u takuan në pistën e bazës ushtarake në Anchorage, ku shkëmbyen një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje.
Putin i dha Trump-it një “ok” me gishtin e madh ndërsa të dy hipën më pas në veturën presidenciale “The Beast” për një udhëtim të shkurtër vetëm, pa përkthyes apo ndihmës.
Brenda ambienteve të samitit, gjatë momentit të pozimit përpara kamerave, situata doli shpejt jashtë kontrollit. Gazetarët filluan t’i drejtonin pyetje të forta Putinit lidhur me luftën në Ukrainë, duke i thënë:
“A do ndaloni së vrari civilë?” “Si mund t’ju besojë SHBA-ja?”
Putin, me një buzëqeshje ironike, reagoi duke i bërtitur gazetarëve, duke tentuar t’i mbulojë me zërin e tij. Kamera e ndërpreu transmetimin teksa zhurma në sallë po rritej.
Sipas një eksperte të leximit të buzëve për The Sun, Putin dyshohet se u tha gazetarëve: “Jeni injorantë.” Ndërkohë, Trump u pa duke pëshpëritur ndihmësit të tij që “nuk ndihej rehat” me situatën.
Ndërsa atmosfera u acarua, Shtëpia e Bardhë njoftoi se samiti do të zhvillohet në format “3 me 3”. Trump ishte i shoqëruar nga senatori Marco Rubio dhe këshilltari i posaçëm Steve Witkoff. Nga ana tjetër, Putin solli ministrin e jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltarin e tij për politikë të jashtme, Yuri Ushakov. -

“A do vrasësh më civilë?”, Putini nuk është mësuar të vihet në pyetje nga gazetarët
Vladimir Putin
ALASKË- Pak çaste më parë, pamë gazetarë të huaj duke i bërë pyetje Vladimir Putinit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Alaskë. Kjo është hera e parë pas shumë kohësh që presidenti rus gjendet në një dhomë me kaq shumë gazetarë të pavarur, jo të kontrolluar nga Kremlini.
Puna e grupit të shtypit rus që zakonisht udhëton me presidentin është shumë e ndryshme nga mënyra se si gazetarët amerikanë mbulojnë ngjarjet. Pyetjet e pashkruara ose të pakëndshme pothuajse nuk bëhen kurrë.
Sot gazetarët kanë arritur t’i bërtasin Putinit pyetje të tilla si: “Kur do të ndaloni së vrari civilë?” dhe “Pse duhet Trump t’u besojë fjalëve tuaja?”
Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse presidenti rus i ka dëgjuar pyetjet, por nëse ai del për një konferencë shtypi, do të jetë e pamundur të shmangë plotësisht temat e pakëndshme./ZËRI