Tag: gazetarët

  • PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

    PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se mazhoranca socialiste ka hartuar një plan kufizues për gazetarët dhe mediat në seancat plenare.
    Sipas njoftimit të bërë nga AGSH, planifikohet që kamerat nuk do të lejohen në seancat plenare dhe do të kufizohet aksesi i gazetarëve në oborrin e parlamentit.
    Organizata u ka bërë thirrje nismëtarëve që të tërhiqen nga ky vendim dhe opozitës që të mos e lejojë këtë kufizim pasi oborri i Kuvendit është ishulli i vetëm pa regji që u ka mbetur mediave.
    Reagimi i plote
    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar për një plan të mazhorancës socialiste në Kuvend për të kufizuar gazetarët dhe mediat. Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre.
    AGSH i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë aktorëve të përfshirë që të mos avancojnë me këto plane, të cilat dëmtojnë rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar. AGSH i bën thirrje opozitës në Parlament që të përdorë të gjitha instrumentet për të mos lejuar një kufizim të tillë. AGSH do të informojë menjëherë partnerët ndërkombëtarë për këtë përpjekje kufizuese të lirisë së medias. AGSH i bën thirrje gjithashtu të gjitha redaksive mediatike që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të mos lejuar realizimin e këtij plani. Oborri i Parlamentit dhe salla e tij janë “ishulli” i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji.

  • ‘Kërcënimi i gazetarëve të ‘Piranjave’, Koplikaj: Dhuna e presidentit të Flamurtarit dhe kushëririt të ministres Balluku ishin të papranueshme

    ‘Kërcënimi i gazetarëve të ‘Piranjave’, Koplikaj: Dhuna e presidentit të Flamurtarit dhe kushëririt të ministres Balluku ishin të papranueshme

    Autori i emisionit investigativ “Piranjat”, Taulant Koplikaj, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, rrëfeu detaje të reja rreth incidentit ku pasditen  e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij.

    Koplikaj tregoi se presidenti i klubit “Flamurtari” i hoqi celularin gazetarit dhe ia hodhi, ndërsa kushëriri i ministres Balluku kërcënoi se mund ta rrahte dhe ta fusë në bagazh.

    Koplikaj theksoi se ngjarjet e tilla, edhe pse mund të duken të vogla për publikun e gjerë, kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të prekurit dhe për gazetarët që përballen me presione të tilla.

    “Ky është një hall që për ata është shumë i vogël, por që për dy familje është shumë i madh. Një hall që dy zonja na janë drejtuar si shumë qindra të tjerë që ankohen çdo ditë për problematika të ndryshme dhe të gjitha rrugët na çonin te zoti Sinani si aksionet i Air Albania”- u shpreh Koplikaj.

    Ai kritikoi ndërhyrjet dhe manovrat që bëhen për të penguar raportimin, duke nënvizuar mungesën e përgjigjeve të duhura nga institucionet shtetërore dhe nevojën për respektimin e profesionit të gazetarit.

    Taulant Koplikaj:

    “Në fakt nuk mori aq vëmendje puntata e parë, sesa ajo që ndodhi pas puntatës. Ky është një hall që për ata është shumë i vogël, por që për dy familje është shumë i madh.

    Një hall që dy zonja na janë drejtuar si shumë qindra të tjerë që ankohen çdo ditë për problematika të ndryshme dhe të gjitha rrugët na çonin te zoti Sinani si aksionet i Air Albania.

    Ndoshta shumë pak e dinë (gazetarët e dinë mirë) që institucionet shtetërore edhe mundohen të të japin ndonjë përgjigje, por kur bëhet fjalë për shoqëri të tilla dyert nuk hapen kurrë. Për gazetarët.

    Këtë e kemi të provuar me dhjetëra herë dhe me rastin e zotit Sinani që “shiko se do të të jap numrin, do vini te zyra” e dimë mirë se janë manovra vetëm për të përcjellë gazetarët, dhe ia do ruhet me tërpë e nuk do e takosh më.

    Diskutimi ynë për mënyrat e përballjes është bërë e stërbërë. Kur ma nisën, mu duk sikur këto faqet e memeve këta të humorit për të bërë ndonjë skeç.

    Arma e dyshuar si pistoletë është një telekamerë e vogël, është një Ozmo e cila ka një cilësi të mirë shumë dhe për një rast të tillë është shumë e nevojshme.

    Mesa duket ajo pamje aq e vogël dhe një formë që për ta ka qenë e çuditshme. Ku zoti Sinani veç deklaratës që lexove ka dhënë edhe në një intervistë për një televizion

    në Vlorë, kolegët e Vlorës i përshëndesim, ishin shumë agresiv ndaj nesh në narrativën e tyre.

    Kjo histori do ishte mbylluar aty dhe do i kishim kërkuar një takim për një herë tjetër, por të mos nxehej ai. Por devijimi i diskutimit nga klubi Flamurtarit dhe intervista që ka dhënë zotëria, diskutimi është ky: ata qëndrojnë te argumenti ndërhyrja e gazetarit.

    Nuk flitet për dy fakte që janë të rëndësishme: presidenti tjetër që do të bëjë të zotin e shtëpisë e kanunin, i shkul celularin nga dora dhe ia hedh gazetarit. Dhe rasti më flagrant është ai tipi dhe se di se çfarë lloji monster është kushëriri i ministres Balluku i cili thotë sikur “unë të të rrah e të të fus në bagazh”.

    Nuk e di se çfarë indiciesh kërkon më policia. Deri më tani ka thjesht një komunikim me shefin e komisariatit 2 i cili kërkon që ne të bëjmë denoncim.

    Në këtë rast nuk ka nevojë për denoncim sepse je përballë një rasti flagrant”.

  • RTSH në situatë katastrofike, televizioni i zhytur në borxhe, gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Eni Vasili tregon…

    RTSH në situatë katastrofike, televizioni i zhytur në borxhe, gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Eni Vasili tregon…

    Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem – Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”. Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”. “Falënderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ta menaxhuar atë”, tha Vasili për BIRN.
    Ajo shtoi se aktualisht ka një “prioritizim të pagesave”, pasi detyrime të rëndësishme i detyrohen Unionit Evropian të Transmetimeve, EBU, lidhur me festivalin e Eurovizionit. “Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN. “Ajo do të përballej gjithashtu me gjykata ndërkombëtare për mospagesën e kontratave me të huajt”, shtoi ajo.
    Vasili theksoi gjithashtu se Bordi i Administrimit* ka marrë në shqyrtim edhe borxhin e brendshëm dhe disa formula të rinegocimit të tij nga sektori i financës dhe së shpejti pritet të dalë me një vendim. “Të qenurit drejtues i një institucioni me kaq probleme të mbartura nuk justifikon gjithsesi prodhuesit e baltës t’i lëshojnë ato në mënyrë dashakeqe mbi kurrizin e atyre pak njerëzve qe nuk kanë asnjë përgjegjësi për krijimin e kësaj situate”, tha Vasili. Në prill, Vasili mori detyrën si drejtoreshë e përgjithshme e transmetuesit publik shqiptar, i cili gjendet në kushte të rënda financiare dhe i ngarkuar me procese gjyqësore që burojnë nga pushimi i menjëhershëm i rreth 150 punonjësve nga paraardhësi i saj, ish-politikani Alfred Peza. Sipas Këshillit Drejtues, transmetuesi ka një borxh prej 6 milionë eurosh dhe vetëm çështjet e pushimeve të padrejta nga vala e shkarkimeve e Pezës i kanë kushtuar deri më tani 1.8 milionë euro. Në teori, transmetuesi është politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga bordi. Peza ishte një ish-deputet i Partisë Socialiste.

  • Gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Vasili: RTSH është në situatë katastrofike! Rrezikojmë të mos shkojmë në Eurovision

    Gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Vasili: RTSH është në situatë katastrofike! Rrezikojmë të mos shkojmë në Eurovision

    Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”. Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”.
    “Falënderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ta menaxhuar atë”, tha Vasili për BIRN.

    Ajo shtoi se ka një prioritizim të pagesave, pasi detyrime të rëndësishme i detyrohen Unionit Evropian të Transmetimeve, EBU, lidhur me festivalin e Eurovizionit. “Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN.
    Po ashtu Vasili theksoi gjithashtu se Bordi i Administrimit* ka marrë në shqyrtim edhe borxhin e brendshëm dhe disa formula të rinegocimit të tij nga sektori i financës dhe së shpejti pritet të dalë me një vendim. ”Të qenurit drejtues i një institucioni me kaq probleme të mbartura nuk justifikon gjithsesi prodhuesit e baltës t’i lëshojnë ato në mënyrë dashakeqe mbi kurrizin e atyre pak njerëzve qe nuk kanë asnjë përgjegjësi për krijimin e kësaj situate”,-tha Vasili. Në prill, Vasili mori detyrën si drejtoreshë e përgjithshme e transmetuesit publik shqiptar, i cili gjendet në kushte të rënda financiare dhe i ngarkuar me procese gjyqësore që burojnë nga pushimi i menjëhershëm i rreth 150 punonjësve nga paraardhësi i saj, ish-politikani Alfred Peza.
    Sipas Këshillit Drejtues, transmetuesi ka një borxh prej 6 milionë eurosh dhe vetëm çështjet e pushimeve të padrejta nga vala e shkarkimeve e Pezës i kanë kushtuar deri më tani 1.8 milionë euro. Në teori, transmetuesi është politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga bordi. Peza ishte një ish-deputet i Partisë Socialiste. /Reporter.al/

  • Gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Eni Vasili: Nuk e kam fajin unë, RTSH është në situatë katastrofike. Rrezikojmë..

    Gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Eni Vasili: Nuk e kam fajin unë, RTSH është në situatë katastrofike. Rrezikojmë..

    Drejtoresha e re e RTSH-së, Eni Vasili, pranon për BIRN se kompania po përballet me një situatë të rëndë financiare – pasi disa kontribuues zbuluan se nuk janë paguar prej muajsh.

    Nga Fjori Sinoruka

    Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem – Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”.

    Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”.

    “Falenderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ta menaxhuar atë”, tha Vasili për BIRN.

    Ajo shtoi se aktualisht ka një “prioritizim të pagesave”, pasi detyrime të rëndësishme i detyrohen Unionit Evropian të Transmetimeve, EBU, lidhur me festivalin e Eurovizionit.

    “Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN.

    “Ajo do të përballej gjithashtu me gjykata ndërkombëtare për mospagesën e kontratave me të huajt”, shtoi ajo.

    Vasili theksoi gjithashtu se Bordi i Administrimit* ka marrë në shqyrtim edhe borxhin e brendshëm dhe disa formula të rinegocimit të tij nga sektori i financës dhe së shpejti pritet të dalë me një vendim.

    “Të qenurit drejtues i një institucioni me kaq probleme të mbartura nuk justifikon gjithsesi prodhuesit e baltës t’i lëshojnë ato në mënyrë dashakeqe mbi kurrizin e atyre pak njerëzve qe nuk kanë asnjë përgjegjësi për krijimin e kësaj situate,” tha Vasili.

    Në prill, Vasili mori detyrën si drejtoreshë e përgjithshme e transmetuesit publik shqiptar, i cili gjendet në kushte të rënda financiare dhe i ngarkuar me procese gjyqësore që burojnë nga pushimi i menjëhershëm i rreth 150 punonjësve nga paraardhësi i saj, ish-politikani Alfred Peza.

    Sipas Këshillit Drejtues, transmetuesi ka një borxh prej 6 milionë eurosh dhe vetëm çështjet e pushimeve të padrejta nga vala e shkarkimeve e Pezës i kanë kushtuar deri më tani 1.8 milionë euro.

    Në teori, transmetuesi është politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga bordi. Peza ishte një ish-deputet i Partisë Socialiste.

    *Shkrimi u amendua për të korrigjuar një version të mëparshëm ku Këshilli Drejtues citohej gabimisht në vend të Bordit të Administrimit.

     

     

  • Vjosa Osmani: Gazetarët përndoqën dhe rrezikuan jetën e vajzave të mia

    Vjosa Osmani: Gazetarët përndoqën dhe rrezikuan jetën e vajzave të mia

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të një kameramani të mërkurën, duke deklaruar se disa gazetarë kanë rrezikuar sigurinë e vajzave të saj. Ajo ka denoncuar publikimin e vendndodhjes, klasave dhe incizimeve të paautorizuara të tyre gjatë kohës që frekuentonin shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.
    Osmani ka konsideruar se gazetarët asnjëherë nuk kanë raportuar për faktin se shefja e shtetit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë. Ajo ka shtuar se, ashtu sikurse edhe nxënësit e tjerë në vend, edhe vajzat e saj janë përballur me probleme: ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, mungesë pastrimi dhe mungesë sigurie në shkollë.
    “E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, përkundër moshës së tyre të mitur […] Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot”, ka shkruar Osmani.
    Osmani ka theksuar se prania e policisë për mbrojtjen e vajzave të saj është ligjore sepse, sipas organeve të sigurisë, ato hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Ajo ka akuzuar gazetarët duke vlerësuar se “një pjesë e rëndësishme e këtij rreziku” buron nga veprimet e “disa prej këtyre të ashtuquajtur gazetarë” që operojnë në Kosovë.
    “Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë”, ka nënvizuar tutje e para e shtetit në reagimin e saj të gjatë.
    Osmani ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj nga gazetarët, të cilët, sipas saj, s’e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve të pafajshëm, duke shkaktuar edhe “pasoja psikologjike afatgjata” për fëmijët që janë subjekt i asaj që ajo e cilëson përndjekje mediatike

  • Berisha: Zgjedhjet ishin farsë, Celibashi lexoi atë që i erdhi nga zyra e Edi Ramës

    Berisha: Zgjedhjet ishin farsë, Celibashi lexoi atë që i erdhi nga zyra e Edi Ramës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ironizoi komisionerin Ilirjan Celibashi, se mbrojti farsën elektorale duke lexuar deklarata të gatshme nga zyra e Kryeministrit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha përsëriti se opozita nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pasi sipas tij, vullneti i qytetarëve u deformua.
    “Të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, edhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo zyrë shtypi është vetëm e Edi Ramës. Nuk ka deklaratë me qesharake. Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit”, tha Berisha.Lexo edhe :Related Posts
    Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha akuzoi qeverinë se po përgjon qytetarët, nëpërmjet pajisjeve të paligjshme.

    “Ai kur vendosi bllokimin e TikTokut, vendosi të gjithë teknologjinë e regjistrimit të përgjithshëm të çdo lloj komunikimi në Shqipëri, teknologji të cilën nuk e ka vendosur asnjë vend tjetër, sepse ajo është teknologjia më policeske, me të cilën kontrollohet totalisht privatësia e çdo qytetari, shqiptar apo të huaj.  Ky operacion është kryer nëpërmjet AKEP-it dhe famozes Vlora Hyseni.
    Ky operacion është një akt policesk i shëmtuar, por tani dora-dorës me Uluziun dhe eksponentin mafioz të Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, një nga përfaqësuesit më të shëmtuar të mafies së Sigurimit të Shtetit shqiptar, po kompleton kodin në mënyrë që ta përdorë informacionin për të ndëshkuar qytetarët dhe gazetarët”, tha kreu i PD-së.
    Edhe sot, kryetari i PD, Sali Berisha, u fokusua te dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke i bërë apel autoriteteve amerikane të hetojnë lidhjet e McGonigal me kryeministrin Edi Rama.

  • Tërmeti në Greqi, momentet e panikut, si lëkunden live gazetarët dhe studio e televizionit ERT (Video)

    Tërmeti në Greqi, momentet e panikut, si lëkunden live gazetarët dhe studio e televizionit ERT (Video)

    Ky është momenti kur tërmeti me magnitudë 5,2 ballë tronditi zonën e Evias në Greqi dhe la dëme materiale dhe pasoja psikologjike. Madje panikut nuk i kanë shpëtuar as gazetarët, një pjesë e të cilëve ishin edhe në transmetime live me të ftuarit e tyre. Në transmetim, dhe konkretisht në fillim të emisionit, gazetarët e “ERTNews” u kapën nga tërmeti 5.2 magnitudë Richter që ndodhi në Evia.
    Konkretisht, në kohën kur po fillonte emisioni ‘Off The Record’ dhe ndërsa errësira mbizotëronte në studio, gazetarët panë kamerat duke lëvizur dhe ndjenë tokën duke u dridhur. Ata menjëherë thanë se “një tërmet i fortë është duke ndodhur”, të tronditur.
    Pamje të shumta të momenteve të tërmetit u transmetuan nga mediat dhe u bënë virale shumë shpejt, me lëkundjet sizmike që dridhnin qytetet, banesat, rrugët, bizneset dhe gjithçka tjetër. Eksperti Efthimis Lekkas i tha “Protothema” se ky është një tërmet sipërfaqësor me një thellësi fokale prej 13.6 km në zonën detare midis Stirit dhe Schiniasit.

  • Kodi Penal, Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

    Kodi Penal, Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

    Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, mbrojti draftin kontrovers për Kodin e ri Penal dhe aludoi se kritikët nuk e kishin lexuar mirë atë. Ai këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe se nenet nuk prekin gazetarët. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm pasi të aprovoheshin nga Bashkimi Europian.

    Në një sallë të mbushur me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe gazetarë, ministri Ulsi Manja dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i morën sërish në mbrojtje nenet e kontestuara të draftit të Kodit Penal, por premtuan konsultim publik për to.

    Takimi që u zhvillua të enjten, u njoftua si një takim me gazetarët, por u kufizua në fjalime të gjata të Manjës dhe Rakipit, të cilët premtuan se drafti do të kalonte përmes një konsultimi të gjatë publik dhe se kritikat do të dëgjoheshin.

    Megjithatë, kritikat e deritanishme mbi draftin u anashkaluan në takim. Rakipi, i cili u përqendrua më gjatë në këtë pjesë, aludoi disa herë se kritikët nuk e kishin lexuar draftin apo nuk e kishin kuptuar atë. Rakipi ishte në takim në cilësinë e drejtuesit të grupit të ekspertëve që kanë punuar me ndryshimet ligjore.

    “Nga niveli i kritikës dhe i sugjerimeve ka qenë e lehtë të kuptohej thellësia e opinionit. Çështja është nëse drafti është studiuar e lexuar, apo thjesht është ditur që ekziston një draft i tillë. Megjithatë, ne nuk i kemi kushtuar rëndësi kësaj,” tha ndër të tjera Rakipi.

    Në të njëjtën kohë, ai kundërshtoi kritikat sa i përket neneve për shpifjen, fyerjen apo nenit 536 të draftit mbi “ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit”. Sa i përket kësaj të fundit, Rakipi këmbënguli se kjo nuk synonte gazetarët. “Dua të siguroj gjithë publikun dhe gazetarët: nuk ka tendencë të tillë,” tha ai, pavarësisht se neni është mjaft i gjerë dhe, sipas organizatave për lirinë e medias, cenon hapur duke rrezikuar kriminalizimin e raportimeve nga proceset gjyqësore.

    Ndërkohë, Rakipi këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe e paraqiti këtë si një qëndrim unanim të grupit të ekspertëve. Në një shpjegim të gjatë, ai theksoi se neni—i kritikuar nga organizatat për lirinë e medias si i formuluar gjerësisht dhe që mund të çojë në ndjekje penale arbitrare të gazetarëve—është i nevojshëm. Rakipi tha se gazetarët nuk mund të përjashtoheshin nga ky nen, pasi kjo do të krijonte paragjykimin se ata janë “të licencuar” për të shpifur.

    Megjithatë, ai la të kuptohej se, përsa kohë ka një kërkesë të Bashkimit Europian për të ndryshuar këtë pjesë të ligjit, ajo mund të rishikohet. “Nëse përfitimi politik në raport me këtë çështje është i madh, le të vendoset politikisht,” tha ai ndër të tjera, duke shtuar: “Shqipërisë nuk i vjen e keqja—nuk duhet t’i vijë—nga parashikimi apo mosparashikimi i shpifjes në Kodin Penal.” Pas takimit, Rakipi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi këtë çështje.

    Më herët, ministri i Drejtësisë, Manja, vuri në dukje se nenet që parashikojnë shpifjen në Kodin Penal dhe një listë tjetër veprash penale do të ndryshoheshin më shpejt sesa koha për miratimin e Kodit të ri. Manja tha se këto ndryshime janë kërkesë nga BE-ja dhe se do të bëhen deri në fund të tetorit, për shkak të negociatave dhe për të përmbushur direktivat e BE-së në këtë fushë. Ndryshimet do të bëhen në një proces më vete dhe ky bllok ndryshimesh, sipas tij, do t’i bashkëngjitet më pas Kodit të ri.

    Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm nëse merrnin aprovimin në Bruksel. “Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel,” tha ai ndër të tjera.

    Qëndrimet e pandryshuara në lidhje me kritikat ndaj draftit, sidomos sa i përket pjesës së lirisë së medias, sollën menjëherë reagime. Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e opozitës Ina Zhupa, tha se hartuesit nuk kishin reflektuar dhe se po i kërcënonin gazetarët me burg.

    “Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk e kishte ndryshuar aspak qasjen e Kodit Penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejt lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarëve dhe fjalën e lirë vazhdojnë të mbrohen me absurditete, si në videon bashkëlidhur,” shkroi Zhupa.

    Ndërkohë, gjatë takimit, Rakipi bëri disa krahasime me vende të tjera të BE-së dhe këmbënguli se drafti nuk ishte represiv./BIRN/

  • Kodi Penal, BIRN: Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

    Kodi Penal, BIRN: Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

    Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, mbrojti draftin kontrovers për Kodin e ri Penal dhe aludoi se kritikët nuk e kishin lexuar mirë atë. Ai këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe se nenet nuk prekin gazetarët. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm pasi të aprovoheshin nga Bashkimi Europian.
    Në një sallë të mbushur me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe gazetarë, ministri Ulsi Manja dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i morën sërish në mbrojtje nenet e kontestuara të draftit të Kodit Penal, por premtuan konsultim publik për to.
    Takimi që u zhvillua të enjten, u njoftua si një takim me gazetarët, por u kufizua në fjalime të gjata të Manjës dhe Rakipit, të cilët premtuan se drafti do të kalonte përmes një konsultimi të gjatë publik dhe se kritikat do të dëgjoheshin.
    Megjithatë, kritikat e deritanishme mbi draftin u anashkaluan në takim. Rakipi, i cili u përqendrua më gjatë në këtë pjesë, aludoi disa herë se kritikët nuk e kishin lexuar draftin apo nuk e kishin kuptuar atë. Rakipi ishte në takim në cilësinë e drejtuesit të grupit të ekspertëve që kanë punuar me ndryshimet ligjore.

    “Nga niveli i kritikës dhe i sugjerimeve ka qenë e lehtë të kuptohej thellësia e opinionit. Çështja është nëse drafti është studiuar e lexuar, apo thjesht është ditur që ekziston një draft i tillë. Megjithatë, ne nuk i kemi kushtuar rëndësi kësaj,” tha ndër të tjera Rakipi.
    Në të njëjtën kohë, ai kundërshtoi kritikat sa i përket neneve për shpifjen, fyerjen apo nenit 536 të draftit mbi “ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit”. Sa i përket kësaj të fundit, Rakipi këmbënguli se kjo nuk synonte gazetarët. “Dua të siguroj gjithë publikun dhe gazetarët: nuk ka tendencë të tillë,” tha ai, pavarësisht se neni është mjaft i gjerë dhe, sipas organizatave për lirinë e medias, cenon hapur duke rrezikuar kriminalizimin e raportimeve nga proceset gjyqësore.

    Ndërkohë, Rakipi këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe e paraqiti këtë si një qëndrim unanim të grupit të ekspertëve. Në një shpjegim të gjatë, ai theksoi se neni—i kritikuar nga organizatat për lirinë e medias si i formuluar gjerësisht dhe që mund të çojë në ndjekje penale arbitrare të gazetarëve—është i nevojshëm. Rakipi tha se gazetarët nuk mund të përjashtoheshin nga ky nen, pasi kjo do të krijonte paragjykimin se ata janë “të licencuar” për të shpifur.
    Megjithatë, ai la të kuptohej se, përsa kohë ka një kërkesë të Bashkimit Europian për të ndryshuar këtë pjesë të ligjit, ajo mund të rishikohet. “Nëse përfitimi politik në raport me këtë çështje është i madh, le të vendoset politikisht,” tha ai ndër të tjera, duke shtuar: “Shqipërisë nuk i vjen e keqja—nuk duhet t’i vijë—nga parashikimi apo mosparashikimi i shpifjes në Kodin Penal.” Pas takimit, Rakipi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi këtë çështje.
    Më herët, ministri i Drejtësisë, Manja, vuri në dukje se nenet që parashikojnë shpifjen në Kodin Penal dhe një listë tjetër veprash penale do të ndryshoheshin më shpejt sesa koha për miratimin e Kodit të ri. Manja tha se këto ndryshime janë kërkesë nga BE-ja dhe se do të bëhen deri në fund të tetorit, për shkak të negociatave dhe për të përmbushur direktivat e BE-së në këtë fushë. Ndryshimet do të bëhen në një proces më vete dhe ky bllok ndryshimesh, sipas tij, do t’i bashkëngjitet më pas Kodit të ri.
    Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm nëse merrnin aprovimin në Bruksel. “Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel,” tha ai ndër të tjera.
    Qëndrimet e pandryshuara në lidhje me kritikat ndaj draftit, sidomos sa i përket pjesës së lirisë së medias, sollën menjëherë reagime. Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e opozitës Ina Zhupa, tha se hartuesit nuk kishin reflektuar dhe se po i kërcënonin gazetarët me burg.
    “Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk e kishte ndryshuar aspak qasjen e Kodit Penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejt lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarëve dhe fjalën e lirë vazhdojnë të mbrohen me absurditete, si në videon bashkëlidhur,” shkroi Zhupa.
    Ndërkohë, gjatë takimit, Rakipi bëri disa krahasime me vende të tjera të BE-së dhe këmbënguli se drafti nuk ishte represiv. /BIRN