Tag: gazetarët

  • CPJ: Izraeli, përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Lindjen e Mesme nga 7 tetori 2023

    CPJ: Izraeli, përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Lindjen e Mesme nga 7 tetori 2023

    “Gazetarët palestinezë po kërcënohen, shënjestrohen drejtpërdrejt dhe vriten nga forcat izraelite, si dhe janë ndaluar dhe torturuar në mënyrë arbitrare në shenjë hakmarrjeje për punën e tyre”.  
    Lajmi është bërë i ditur në një raport të fundit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve CPJ, ku ndër të tjera theksohet se Izraeli është përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve.  
    Gjithashtu nënvizohet se tre në çdo katër gazetarë dhe punonjës të medias të vrarë në mbarë botën gjatë dy viteve të fundit ishin palestinezë në Gaza. 
    “Izraeli po angazhohet në përpjekjen më vdekjeprurëse dhe më të qëllimshme për të vrarë dhe heshtur gazetarët që CPJ ka dokumentuar ndonjëherë, si dhe ka shkatërruar sistematikisht infrastrukturën mediatike në Gaza, ka shtrënguar censurën në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Izraelin. Brenda Gazës, gazetarët raportojnë ngacmime dhe frikësime nga Hamasi. Duke heshtur shtypin, Izraeli po i hesht ata që dokumentojnë dhe dëshmojnë për atë që grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e OKB-së bien dakord se është një gjenocid”, thuhet në publikimin e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ.  
    CPJ i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta mbajë Izraelin përgjegjës për sulmet e tij të paligjshme ndaj gazetarëve; të sigurojë që medias ndërkombëtare t’i jepet qasje e menjëhershme dhe e pavarur në Gaza; dhe të hapë korridore humanitare për gazetarët. 
    Gjithashtu në shifra raportohet se 237 gazetarë janë vrarë, 162 janë plagosur, 92 të burgosur 
    “Shifrat përfshijnë vrasjet e lidhura me luftën të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Gaza, Jemen, Liban, Iran dhe Izrael”.  
    Për më shumë informacion mbi numrin e gazetarëve të vrarë mund të referoheni në linkun e mëposhtëm.  

    Israel is responsible for 95% of journalist and media worker killings in the Middle East since October 7, 2023, according to CPJ data. More than three in every four journalists and media workers killed worldwide over the past two years were Palestinians in Gaza.… pic.twitter.com/1HaRWaf6bZ
    — Committee to Protect Journalists (@pressfreedom) October 14, 2025

  • Fiks Fare/ Nxënësit mësonin anglisht me aromë rakie. Pushohet nga puna profesori, konsumonte alkool 

    Fiks Fare/ Nxënësit mësonin anglisht me aromë rakie. Pushohet nga puna profesori, konsumonte alkool 

    Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të anglishtes se paraqitej i dehur në orët e mësimit.

    Sipas nxënësve, profesori mbante erë alkooli, i bullizonte dhe u bënte presion, duke i kërcënuar se do t’i linte në lëndë. Ata pohuan gjithashtu se orët e tij zhvilloheshin në mënyrë jo serioze dhe shoqëroheshin me sjellje të papërshtatshme.
    Në redaksi është dërguar edhe një video e xhiruar nga vetë nxënësit, ku profesori shihet duke konsumuar raki dhe birrë para fillimit të procesit mësimor. Për të verifikuar denoncimin, ekipi i “Fiks Fare” u vendos në lokalin pranë shkollës, ku sipas nxënësve, ai ndalet çdo mëngjes.
    Në mëngjes rreth orës 08:20, kamerat e emisionit e regjistruan profesorin teksa mbërriti në lokal së bashku me bashkëshorten dhe vajzën. Kamarieri i serviri një gotë raki, por profesori e refuzoi sapo vuri re praninë e stafit të “Fiks Fare”.
    Kur u pyet nga gazetarët pse e refuzoi pijen, ai u përgjigj me arrogancë: “Nuk do t’ju marr juve leje për asgjë.” Pasi gazetarët i treguan videon e xhiruar ku ai shihej që para fillimit të mësimit konsumonte alkool, mësuesi u justifikua “Jam njeri dhe ndonjëherë mund të konsumoj ndonjë gotë, por jo gjatë orarit të mësimit. Ajo video është filmuar një të diel.”
    Por gjatë xhirimeve gazetarët e Fiksit kapin edhe shkelje të tjera të profesorit. Ai në ambientet e shkollës pi duhan , plus që dhe me nxënësit komunikon me duhan në dorë. Veprim ky që bie ndesh me rregulloren e institucioneve arsimore. Edhe për këtë gjë kur u pyet nga gazetarët profesori Shkëlzen Suma  tha se nuk ka thyer asnjë rregull dhe duhani mund të pihet në ambientet e jashtme të shkollës.
    Edhe pse nxënësit nuk pranuan të flasin publikisht për shkak të frikës nga ndëshkimet, një prej tyre, deklaroi në një lidhje telefonike se profesori i shantazhon dhe i tall, duke shtuar se performanca e tij në mësim është shumë e dobët.
    Fiks Fare iu drejtua  në lidhje me profesorin edhe drejtorit të gjimnazit “ Rifat Manjani”  z. Arjan Kaja.  Drejtori u shpreh se nuk ka çi duhet se çfarë bën. I pyetur nëse e konsideron problematike konsumimin e alkoolit të profesorit Suma para mësimit drejtori e dënoi si veprim, por që nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.
    Fiks Fare u interesua pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, e cila reagoi menjëherë duke ngritur një grup pune për të verifikuar ankesat e nxënësve dhe prindërve.  Pas këtij hetimi administrativ u konstatuan shkelje të rënda të etikës në punë nga ana e mësuesit Suma. Në bazë të ligjit për Arsimin Parauniversitar si dhe kodit të etikës ndaj mësuesit Shkëlzen Suma  u morë masa disiplinore “ Largim nga Puna” .
     

    Top Channel

  • Sarkozy u dënua me 5 vite burg, Carla Bruni inatoset me gazetarët (Video)

    Sarkozy u dënua me 5 vite burg, Carla Bruni inatoset me gazetarët (Video)

    Pas vendimit të gjykatës franceze për të dënuar ish-presidentin Nicolas Sarkozy me 5 vite burg, tensionet kanë kaluar përtej sallës së gjyqit.
    Në qendër të vëmendjes ishte bashkëshortja e tij, ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni. Pas përfundimit të deklaratës së shkurtër të Sarkozy për mediat, Bruni ka humbur durimin me gazetarët dhe kamerat.
    Në një moment që është bërë viral në rrjetet sociale, ajo shihet teksa afrohet drejt mikrofonit të medias investiguese Mediapart dhe i heq sfungjerin me nervozizëm.

  • Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët? Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit..

    Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët? Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit..

    Safe Journalist shpreh shqetësime për raportimet se do ketë kufizime për gazetarët dhe mediat në Kuvend. Në një letër drejtuar kryetarit Niko Peleshi, Jafe Journalist thotë se një veprim i tillë do të shënonte një hap të madh pas në lirinë e medias, si edhe do privonte qasjen e qytetarëve në informacion të pavarur. 
    Siç është raportuar, Kuvendi nuk do të lejojë më kamerat e televizioneve dhe sinjali do të mund të merret me një transmetim të vetëm, si dhe gazetarët do të lejohen në një hapësirë të caktuar jashtë Kuvendit. 
    “Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare. Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës  deputetët dhe ministrat.”, thuhet në letër. 
    Safe Journalist kërkon një dialog të hapur me gazetarët dhe organizatat e lirisë së mediat për rishikimin e sistemit të akredimit, përafrimin e tij me zotimet e bëra për një Parlament të hapur mbi transparencë dhe llogaridhënie, të lejohen filmimet e pavarura nga mediat, krahas transmetimeve zyrtare nga Kuvendi. 
    Letra e plotë:  
    I nderuar z. Peleshi, 
    Ne, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa  Kufij (RSF), dhe organizatat e lirisë së medias në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë të thellë  lidhur me propozimet e fundit nga shumica parlamentare për të kufizuar ndjeshëm qasjen e  gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Këto propozime, sipas raportimeve të gazetarëve,  parashikojnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare dhe zëvendësimin e tyre  plotësisht me një transmetim zyrtar të vetëm, si dhe kufizimin e të gjitha ndërveprimeve midis  deputetëve dhe medias në një hapësirë të vetme të përcaktuar si “doorstep”. Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare. 
    Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës  deputetët dhe ministrat. Ndërkohë që mbrojtja e komunikimeve private të deputetëve është një shqetësim legjitim, ajo nuk mund të shërbejë si pretekst për heqjen e kamerave të pavarura nga salla plenare apo për ndalimin e gazetarëve që t’u afrohen deputetëve në hapësirat e Kuvendit.  
    Ne kemi ngritur më parë shqetësime për rregullat e reja të akreditimit mediatik të miratuara nga  Kuvendi në vitin 2021, të cilat tashmë kufizuan lirinë e lëvizjes së gazetarëve brenda Kuvendit dhe rritën varësinë nga transmetimet zyrtare. Që prej asaj kohe kemi dokumentuar raste të përsëritura pengesash dhe një model më të gjerë të kufizimit të aksesit. 
    Në Shqipëri, konteksti i përgjithshëm mediatik e bën edhe më shqetësues këtë propozim.  Përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e shumicës rrallë mbajnë konferenca për shtyp apo  marrin pjesë në debate televizive të pavarura, duke u mbështetur më shumë te komunikimi i kuruar përmes rrjeteve sociale apo materialeve audiovizive të parapërgatitura nga Agjencia për Media dhe Informim. Vonesat, refuzimet dhe centralizimi tashmë pengojnë qasjen në informacionin publik. Kuvendi ka qenë për këtë arsye hapësira e fundit institucionale ku gazetarët mund të pyesnin drejtpërdrejt dhe spontanisht përfaqësuesit politikë. Heqja e kësaj  hapësire do të ishte një hap i rëndë mbrapa për lirinë e medias dhe llogaridhënien demokratike. 
    Ne ju bëjmë thirrje, z. Kryetar, të ndërmerrni këto hapa: 
    – Të zhvilloni një dialog të hapur me gazetarët, organizatat e lirisë së medias dhe palët  e tjera të interesuara për të rishikuar sistemin e akreditimit parlamentar në mënyrë që të  balancojë privatësinë me transparencën dhe të garantojë akses domethënës. 
    – Të përafroni akreditimin me angazhimet ekzistuese, përfshirë Strategjinë e Kuvendit  2025–2030 dhe zotimet e Nismës “Parlamenti i Hapur” mbi transparencën,  llogaridhënien dhe marrëdhëniet konstruktive me median. 
    – Të vendosni protokolle të qarta për Gardën e Republikës për të parandaluar pengesat arbitrare ndaj gazetarëve, siç është vënë re në vitin 2024, veçanërisht gjatë momenteve të tensionit politik. 
    – Të ruani pika të shumta aksesi. “Doorstep”-i mund ta plotësojë qasjen, por nuk duhet të zëvendësojë korridoret, lobet dhe oborret që mundësojnë pyetje spontane. 
    – Të garantoni hapjen institucionale duke lejuar filmimet e pavarura krahas transmetimeve zyrtare, duke publikuar në kohë oraret dhe gjithë informacionin parlamentar përkatës, duke forcuar shërbimin e shtypit të Kuvendit, dhe duke u angazhuar për konsultime të ardhshme me gazetarët dhe organizatat e lirisë së medias përpara çdo ndryshimi tjetër. 
    – Të forconi transparencën e komunikimit publik duke vendosur konferenca të rregullta për shtyp, të udhëhequra nga gazetarët, me pjesëmarrjen e Kuvendit, deputetëve dhe ministrave, të mbajtura disa herë në muaj. 
    – Të krijoni një mekanizëm të pavarur apelimi në mënyrë që vendimet për akreditim  ose qasje të mund të kundërshtohen shpejt dhe në mënyrë të drejtë, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjitha mediat e akredituara, përfshirë ato lokale, rajonale, online dhe formatet e reja të gazetarisë 
    – Të riafirmoni angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Hapja parlamentare dhe liria e medias janë elemente themelore të Klasterit 1 në negociatat e anëtarësimit. Zbatimi i këtyre standardeve do të tregojë angazhimin e Kuvendit ndaj transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa masat kufizuese do të dëmtonin besueshmërinë demokratike  brenda dhe jashtë vendit. 
    Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të mbështetur institucionet shqiptare në përmirësimin e lirisë së medias dhe të shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë e gazetarisë dhe e fjalës së lirë janë themelore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE. 
    Nënshkrues: 
    Rrjeti SafeJournalistsAsociacioni i Gazetarëve të KosovësShoqata e Gazetarëve të MaqedonisëShoqata e Gazetarëve të Bosnjë-HercegovinësShoqata e Gazetarëve KroatëShoqata e Pavarur e Gazetarëve të SerbisëSindikata e Mediave e Malit të Zi 
     
     
     
     

  • BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament

    BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament

    “Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre,” shkruan organizata që mbron të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias.
    Kryetari i AGSH, Isa Myzyraj, i tha BIRN se sipas informacioneve që ai kishte, plani i kufizimeve është bërë i ditur në një takim informal të thirrur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla me disa gazetarë që mbulojnë punën e parlamentit, takim ku ka marrë pjesë dhe zëdhënësja e kryeministrit Edi Rama, Manjola Hasa. Grupi i PS-së nuk komentoi mbi shqetësimet e AGSH-së.
    Ndërkohë, gazetarja e Report-tv dhe nënkryetare e AGSH-së, Esiona Konomi, e pranishme në takim, i tha BIRN se takimi ishte informal dhe se drejtuesit e lartë të grupit socialist shprehën “shqetësimin” e tyre se kamerat që rrinë në lozhën e seancës plenare dhe bëjnë xhirime që kanë cënuar jetën private të deputetëve, duke bërë filmime të telefonave apo mjeteve të tjera elektronike të ligjvënësve.
    “Gjithashtu u artikulua ideja se as gazetarët nuk mund të filmojnë me telefonat e tyre nga lozha dhe na u ofrua si opsion që një kamera e Kuvendit të mundë të na servirë disa xhirime nga seanca që mund të na “ndihmojnë” të montojmë kronikat tona,” tha Konomi.
    Sipas Konomit, pjesëmarrës shtetërorë në takim shprehën rezerva për situatat që krijohen në oborrin e Parlamentit, ku gazetarët u dalin përpara deputetëve dhe u bëjnë pyetje pa rënë dakord më herët për një intervistë.
    Edhe pse nuk ka ende një plan konkret të Kuvendit për të kufizuar lirinë e gazetarëve në raportimin e tyre nga Kuvendi, kjo bisedë krijon shqetësime.
    “Pavarësisht se takimi kishte frymën e një bisede bashkëpunuese për të përmirësuar marrëdhënien mes medias dhe Kuvendit, personalisht jam e shqetësuar se PS do të shtyjë fort për të realizuar këtë qëllim, duke eleminuar përfundimisht mundësisë e gazetarëve për të kërkuar llogari dhe filmuar vetë,” theksoi Konomi për BIRN.
    Myzyraj këmbëngul se nëse këto kufizime do të bëhen faktike, do të mbyllet dhe “ishulli” i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji qendrore të qeverisë.
    Marrëdhëniet e medias me Kuvendin rregullohen nëpërmjet një dokumenti të veçantë, ku janë përcaktuar hapësirat fizike nga ku gazetarët mund të raportojnë apo marrin intervista dhe hapësirat ku kamerat kanë akses për të filmuar.
    Gazetarët që mbulojnë Kuvendin kanë bërë protesta disa herë për kufizim apo sjellje të padenjë të punonjësve të Gardës së Republikës ndaj tyre duke kërkuar që Kuvendi të lëvizja e tyre në oborrin e Kuvendit dhe prania në llozhë gjatë seancave plenare të mos kufizohet. Një tjetër problematike për mediat vizive mungesa e aksesit të kamerave në mbledhjet e komisioneve parlamentare, për të cilët Kuvendi ofron transmetim live online.
    Media në Shqipëri pothuaj nuk ka asnjë akses në aktivitetet dhe godinat e institucioneve qeveritare, pasi kryeministri Edi Rama futi praktikën e transmetimeve me regji qendrore të çdo aktiviteti të qeverisë, duke ndaluar aksesin e drejpërdrejtë dhe raportimin e pavarur të gazetarëve./ BIRN

  • “PS mbyll gojën e gazetarëve”, gazetari paralajmëron bojkot të seancave plenare:Mazhoranca po e shndërron Kuvendin në..

    “PS mbyll gojën e gazetarëve”, gazetari paralajmëron bojkot të seancave plenare:Mazhoranca po e shndërron Kuvendin në..

    Gazetari Isa Myzyraj, njëkohësisht kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH ka reaguar ashpër ndaj nismës së mazhorancës, për moslejimin e gazetarëve brenda hollit të Kuvendit të Shqipërisë apo pozicionimin e tyre në një vend të caktuar në oborrin e Parlamentit.
    Në një intervistë televizive, Myzyraj tha se një nismë e tillë është shumë shqetësuese, pasi kjo gjë vetëm sa do të bunkerizojë më tej institucionet shqiptare në llogaridhënien e tyre përpara qytetarëve.Sipas gazetarit Myzyraj, kjo sjellje e PS dhe mazhorancës, përmes një nisme të tillë u shkon për shtat vetëm vendeve autoritare dhe rritj më tej autoritarizmin në një vend demokratik si Shqipëria, duke bërë që medias t’i mbyllet e drejta e shprehjes.
    Myzyraj, edhe në cilësinë e kreut të AGSH-së u bëri thirrje kolegëve të tjerë gazetarë që të dalin kundër kësaj nisme, deri në bojkot të seancave plenare, pasi ajo do të ndikonte edhe në punën e tyre si gazetar.
    Informacionet janë të pakta, ne kemi mundur të mësojmë mbi planet e PS dhe grupit parlamentar pas një takimi informal të Ballës me gazetarët gjatë ditës së sotme. Knnë hedhur idenë që gazetarët s’munden më të filmojnë në llozhat e parlamentit brenda në Kuvend, ku gazetarët kanë vend të veçantë e filmojnë. Ka pasur argument, PS e kanë shqetësuar videot e fotot që shkrepen nga gazetarët nga lart. U cenohet privatësia, janë deri diku absurde.
    Është një tjetër element shumë shqetësues, se sa ndalimi në sallat plenare. PS synon që gazetarët që qëndrojnë në oborr të pozicionohen në një cep, e kush deputet dëshiron të flasë afrohet aty. Kjo është shumë shqetësuese, pasi të gjitha institucionet njihen tanimë që kanë një bunkerizim sa i përket medias e gazetarëve, Ministrat e PS, deputetët s’bëjnë më konferenca për shtyp. Dita e seancave plenare është ditë e mirë për gazetarët për pyetje ndaj ministrave e deputetëve për shqetësimet e qytetarëve. Do ta bunkerizojnë më shumë, dhe nuk na lejojnë më të bëjmë pyetje.
    Vendet autoritare dhe autoritarizmi s’kanë brirë. Diktaturat moderne kanë elementë të tillë, si mbyllja e gojës së gazetarëve apo edhe moslejimi i pyetjeve. Do hiqen gazetarët nga puna e redaksitë s’do kenë më nevojë për ne. Marrëdhënia e medias me parlamentin, është përmes një rregulloreje të veçantë e s’ka nevojë të miratohet në seancë.
    Ndaj ne kemi kërkuar, si AGSH, kam vënë në dijeni organizata ndërkombëtare dhe delegacionet e huaja për të reaguar ndaj kësaj nisme. U bëj thirrje kolegëve gazetarë që të bëjmë presion, deri në bojkot të seancave për ata që miratojnë një nismë të tillë.

  • Balliu: Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi ndërsa kartelët kanë ‘zënë e vend’ brenda sallës parlamentare

    Balliu: Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi ndërsa kartelët kanë ‘zënë e vend’ brenda sallës parlamentare

    Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu akuzon mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po vendosin izolimin e gazetarëve nga Kuvendi si një mënyrë për të fshehur sipas tij, “kapjen e Parlamentit”.

    Balliu pretendon se në dhomat e Kuvendit janë lejuar vetëm kartelët proqeveritare, ndërkohë që gazetarët po përballen me pengesa të vazhdueshme për të kryer punën e tyre.

    “Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi, ndërsa kartelët kanë zënë vend brenda sallës parlamentare.

    Për të mbuluar kapjen e Parlamentit nga Suel Çela dhe trupelat e pushtetit, Edi Rama po kërkon të mbyllë dyert për gazetarët”, shkruan Balliu në FB.

  • “Brenda fut kartelët e pushtetit”, Balliu ‘shpërthen’ ashpër: Rama mbyll dyert për gazetarët që të fshehë pazaret

    “Brenda fut kartelët e pushtetit”, Balliu ‘shpërthen’ ashpër: Rama mbyll dyert për gazetarët që të fshehë pazaret

    Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu akuzon mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po vendosin izolimin e gazetarëve nga Kuvendi si një mënyrë për të fshehur sipas tij, “kapjen e Parlamentit”.
    Balliu pretendon se në dhomat e Kuvendit janë lejuar vetëm kartelët proqeveritare, ndërkohë që gazetarët po përballen me pengesa të vazhdueshme për të kryer punën e tyre.
    “Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi, ndërsa kartelët kanë zënë vend brenda sallës parlamentare.
    Për të mbuluar kapjen e Parlamentit nga Suel Çela dhe trupelat e pushtetit, Edi Rama po kërkon të mbyllë dyert për gazetarët”, shkruan Balliu në FB.

  • Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: Minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

    Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: Minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj planit të bërë publik për kufizimin e gazetarëve dhe kamerave në seancat plenare dhe në ambientet e oborrit të Kuvendit.
    Zhupa e cilëson këtë nismë si një “monopolizim me regji” të informacionit nën kontrollin e mazhorancës, duke theksuar se një vendim i tillë cenon rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar mbi aktivitetin e deputetëve të zgjedhur.
    Reagimi i plotë i Zhupës:
    Pas porosisë së Ramës “kujdes nga gazetarët” vjen plani për mos lejuar gazetarët në sallën dhe në oborrin ku zhvillohen seancat plenare.
    Një kufizim i lirisë së medias, një monopolizim me rregji i ngjarjeve brenda kuvendit nën kontrollin e mazhorancës është i dëmshëm për demokracinë.
    Ky plan që po gatuhet në zyrat e kuvendit minon edhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.
    Gazetarët kanë gjithë të drejtën të pyesin deputetët dhe të rregjistrojnë në mënyrë të pavarur aktivitetin e seancës publike parlamentare. Në republikën e censurës të Ramës, çdo hapësirë lirie për gazetarët dhe për deputetët duhet shuar!
    Cdo mase e tillë këtyre të drejtave është represive dhe e prapanueshme. Dhe ne do bëjmë gjithcka për mos e lejuar, kur liria e medias është në prioritetet e Bashkimit Europian dhe pjesë e clusterit të parë.
     

  • Zhupa: Kufizimi i gazetarëve në kuvend pas porosisë së Ramës, është masë represive dhe e papranueshme.

    Zhupa: Kufizimi i gazetarëve në kuvend pas porosisë së Ramës, është masë represive dhe e papranueshme.

    Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas lajmit të bërë publik se kuvendi parashikon të ndaloj gazetarët dhe kamerat nga seancat plenare dhe oborri i kuvendit.

    Zhupa shprehet se “Një kufizim i lirisë së medias, një monopolizim me rregji i ngjarjeve brenda kuvendit nën kontrollin e mazhorancës është i dëmshëm për demokracinë.

    “Gazetarët kanë gjithë të drejtën të pyesin deputetët dhe të rregjistrojnë në mënyrë të pavarur aktivitetin e seancës publike parlamentare. Në republikën e censurës të Ramës, çdo hapësirë lirie për gazetarët dhe për deputetët duhet shuar.Cdo mase e tillë këtyre të drejtave është represive dhe e prapanueshme. Dhe ne do bëjmë gjithcka për mos e lejuar, kur liria e medias është në prioritetet e Bashkimit Europian” shkruan Ina Zhupa!

    Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

    Pas porosisë së Ramës “kujdes nga gazetarët” vjen plani për mos lejuar gazetarët në sallën dhe në oborrin ku zhvillohen seancat plenare.

    Një kufizim i lirisë së medias, një monopolizim me rregji i ngjarjeve brenda kuvendit nën kontrollin e mazhorancës është i dëmshëm për demokracinë.

    Ky plan që po gatuhet në zyrat e kuvendit minon edhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.

    Gazetarët kanë gjithë të drejtën të pyesin deputetët dhe të rregjistrojnë në mënyrë të pavarur aktivitetin e seancës publike parlamentare. Në republikën e censurës të Ramës, çdo hapësirë lirie për gazetarët dhe për deputetët duhet shuar!

    Çdo mase e tillë këtyre të drejtave është represive dhe e prapanueshme. Dhe ne do bëjmë gjithcka për mos e lejuar, kur liria e medias është në prioritetet e Bashkimit Europian dhe pjesë e clusterit të parë.