Monika Kryemadhi tha për gazetarët pas daljes nga GJKKO, ku u shty seanca paraprake për dosjen në ngarkim të saj, Ilir Metës dhe tre të tjerëve, tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK. Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.
“ Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabaur për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi.”, tha Kryemadhi.
Tag: gazetarët
-

“Dosja të kthehet për hetim…”, Kryemadhi: Nuk ka prova të reja nga SHBA! SPAK shkeli procedurat…
-

‘Gazetarët me burime të kufizuara, ka presion politik’/ Çfarë thotë raporti i BE për median në Shqipëri
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-BE ka publikuar progresin raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Në pjesën që lidhet me median, Progres-raporti ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online.
Raporti vëren gjithashtu se kapacitetet e sigurisë kibernetike në vend mbeten të dobëta dhe gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar disa sulme ndaj mediave online. Po ashtu BE ndalet edhe te kushtet e punës dhe siguria profesionale e gazetarëve shqiptarë. Raporti thekson se pagat e ulëta, ngarkesa e lartë e punës dhe presioni politik kanë ushqyer autocensurën, e cila “mbetet e përhapur në media”.
“Vetërregullimi në sektorin e medias mbeti i dobët dhe i penguar nga burimet e kufizuara, peizazhi i polarizuar dhe përdorimi i retorikës nxitëse në debatin publik. Mbetet e rëndësishme të promovohet respektimi i kodeve etike në të gjithë sektorin. Siguria e kufizuar në punë dhe kushtet e këqija të punës për gazetarët, të kombinuara me vetëcensurë dhe presion nga aktorët politikë dhe pronarët e mediave, vazhduan të paraqesin sfida serioze. Problemet mbeten me pagat e papaguara, ngarkesat e tepërta të punës dhe pasigurinë, veçanërisht në mediat lokale dhe online,” nënvizon raporti. -

‘Duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber’/ Kryemadhi me ‘look’ të ri, batuta me gazetarët
Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, të caktuar nga gjykata në kuadër të dosjes për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi është parë me një look të ri të flokëve, ndërsa ka shkëmbyer batuta me gazetarët.
“Duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë”, – tha një nga gazetarët, teksa Kryemadhi u përgjigj me humor: “Është i njëjti model, por me disa ndryshime të tjera.”. -

Gazetarët e pyesin nëse i ka kërkuar Rama dorëheqjen apo nëse SPAK e mori të pandehur, ja si përgjigjet Balluku
Pikërisht në fund të momentit të fjalës së saj para gazetarëve pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor për rreth një orë në pyetje, zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk dha shpjegime nëse ishte marrë e pandehur apo nëse do dorëhiqej.
Ishin pikërisht gazetarët dhe mediat e pranishme që drejtuan pyetje njëra pas tjetrës teksa zyrtarja e lartë socialiste me dosje në dorë po largohej e shoqëruar nga truprojat, por refuzoi të përgjigjej.
“Zonja Balluku, a ua ka kërkuar Rama dorëheqjen”, “Po SPAK a jua komunikoi marrjen të pandehur, a u morët e pandehur zonja Balluku?”, ishin dy nga pyetjet e drejtuara për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Por ajo u tregua indiferente dhe zgjodhi të mos përgjigjej, duke u larguar drejt makinës.
Më parë ajo dha edhe një deklaratë të shkurtër për prezencën në SPAK, duke u shprehur ndër të tjera se ishte shpresplotë të drejtësia tek e cila besonte dhe vetë.
“Në respekt të plotë të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim, Si zyrtare dhe qytetare e shikoj si një proces, për të cilin jam shpresplotë që do shërbejë për transparencë, llogaridhënie dhe parimet e drjetësisë tek të cilat besoj”, tha ajo. -

21 Janari, Basha në SPAK: Deklarova gjithçka që kisha dijeni
Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha u paraqit këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Aty për më shumë se 1 orë, Basha dha përgjigje për çështjen e 21 Janarit.
Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Për gazetarët Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK-u.Lulzim Basha nuk dha asnjë koment mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, por gazetarëve u tha vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe se duhet të ruajë sekretin hetimor. Basha me batuta u tha gazetarëve se konferencën për shtyp do ta mbajë një herë tjetër.
Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.
Gazetarët: Për 21 janarin?
Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.
Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?
Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim
Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë.
Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër. -

Ankesat e Ramës për median dhe raporti i OSBE/ Kush po shpif?
Në sallën e Forumit të Paqes në Paris, përballë një audience të huaj që e njeh pak ose aspak realitetin shqiptar, Edi Rama foli me tonet e një njeriu të lënduar, me gjuhën e një të politikani të përndjekur dhe të abuzuar nga armata e portaleve dhe e shkrimeve pa emër. Ai e pikturoi veten si viktimë të një bote mediatike të pamëshirshme, ku mbizotëron shpifja dhe zhvatja, ndërsa e vërteta nuk gjen më hapësirë.
Në fjalimin që mori tonet e një rrëfimi personal, Rama foli për një Evropë që “dikur ishte mbretëria e verifikimit të fakteve” por që sot “është bërë mbretëria e kaosit”. Madje në një pasazh të fjalimit të tij, e kaloi cakun kur kujtoi se viktima të këtij ambjenti kaotik në media janë familjarët e politikanëve. “Është thjesht një shtëpi ku të gjithë mund të hyjë, të futet në shtrat, ta trajtojë gruan tënde si kurvë, ta trajtojë veten si kriminel, t’i trajtojë fëmijët e tu si të çoroditur, të bëjë çfarëdo që të jetë dhe nuk duhet ta hapë gojën.”
Duke shtjelluar më tej idenë se politikanët janë shënjestra të pafajshme të një media të ligë dhe të papërgjegjshme, kryeministri i Shqipërisë vazhdoi duke e përshkruar rrezikun nga tepria e fjalës. “Ne vazhdojmë të themi se do të ndërtojmë mure mbrojtëse për të mbrojtur zgjedhjet tona dhe për të mbrojtur demokracinë tonë nga rusët… por kemi një shtëpi pa dyer, pa dritare, pa siguri, pa asgjë”.
Fjalët e Ramës ishin pa asnjë dyshim muzikë për veshët e presidentit të Francës, Emanuel Makron, që kohët e fundit është i shqetësuar për lajmet mbi të kaluarën e bashkëshortes së tij, e cila përflitet se ka ndryshuar gjininë në rininë e saj. Por, për këdo që jeton në Shqipëri, ankesat e Edi Ramës, ky patos viktimizues i kryeministrit tingëllon si një hipokrizi e pastër.
Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama prej muajsh tashmë është në sprovë. Bashkimi Europian po pret miratimin e paketës së re të medias, një ndërhyrje që parashikon dekriminalizimin e shpifjes dhe (të paktën ligjërisht) e ndihmon disi tregun mediatik nga kapja politike.
Rama e preku këtë moment në fjalimin e tij duke kujtuar se “24 nga 27 vende të Bashkimit Europian ende e ruajnë shpifjen në Kodin Penal”, ndërsa Komisioni Europian, OSBE dhe ODIHR kërkojnë pikërisht të kundërtën: dekriminalizimin real të fjalës, për të mbrojtur gazetarët nga ndëshkimi penal.
Sepse ndryshe nga çfarë përshkruan Rama, panorama e tregut mediatik në Shqipëri është krejt e përmbysur dhe për këtë mjafton të lexosh raportin e fundit i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të votuesve është dëmtuar nga varësia e shumicës së mediave ndaj financimeve jotransparente nga interesa politike dhe biznesi, shpesh të mbështetura në kontrata qeveritare,” thekson raporti.
Në të njëjtin dokument thuhet se “ndërhyrjet e përhapura nga pronarët e mediave në autonominë editoriale, së bashku me autocensurën mes gazetarëve, ndikojnë negativisht në cilësinë e informacionit që u vihet në dispozicion publikut.”
Gazetarët, përkundër politikanëve, janë ata që përballen çdo ditë me sulme verbale e ndonjëherë fizike nga zyrtarë publikë, që punojnë në kushte presioni e pasigurie, që nuk kanë qasje të lirë në informacion dhe që shpesh u ndalohet pjesëmarrja në ngjarje publike. “Transmetuesi publik nuk konsiderohet se ka audiencë të gjerë, ndërsa procedura për emërimin e drejtuesve të RTSH dhe AMA nuk siguron pavarësi de facto,” vijon raporti.
Nga ajo që shkruan OSBE/ODHIR kuptohet se media shqiptare nuk është një shtëpi “pa dyer e pa dritare”, siç e përshkruan Rama, por një burg i fjalës për gazetarët, që kontrollohen nga qeveria.
Raporti i OSBE/ODIHR përmend gjithashtu se mbulimi i fushatave zgjedhore dominohet nga partitë e mëdha, ndërsa lajmet “shpesh prodhohen nga vetë partitë politike dhe transmetohen nga mediat si materiale të pavarura, pa etiketim dhe pa distancë profesionale.” Në shumicën e televizioneve kombëtare, Partia Socialiste ka marrë mesatarisht mbi 50% të mbulimit, një shifër që tregon më shumë për një media të kontrolluar, sesa për një treg të lirë.
Në këtë kontekst, thirrja e Ramës në Paris për “mbrojtjen e politikanëve nga shpifjet”tingëllon ironike. Dhe ankesa e tij se “ta trajtojnë gruan tënde si kurvë”, faktet e raportuara nga institucionet ndërkombëtare tregojnë se këtë trajtim e pësojnë më së shumti profesionalisht gazetarët shqiptarë, kur kërcënohen dhe detyrohen të heshtin, në një ambjent mediatik të kapur nga qeveria.
Ndaj përkundër përpjekjeve të Edi Ramës për t’u paraqitur si viktimë e medias në Paris, në Shqipëri ai rezulton të jetë njeriu që e kontrollon fjalën në mediat më të mëdha të vendit duke i financuar me kontrata publike dhe duke i ushqyer me reklamat shtetërore. Prandaj fjalimi i tij në Paris, pavarësisht frazave të fuqishme, tingëllon më shumë si një tentativë për të krijuar idenë e politikanit të persekutuar, ndërkohë që në Shqipëri, ata që janë vërtet të persekutuar, janë gazetarët./Lapsi.al -

Bashkimi Evropian vlerëson me Çmimin e Parë investigimin e Amforës mbi shkatërrimin e Parkut të Butrintit
Mbrëmjen e 20 tetorit në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative 2025, për të vlerësuar arritjet e gazetarëve që sollën historitë më të fuqishme hulumtuese në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.
Gazetarët Geri Emiri, Erjola Azizolli, Vladimir Karaj, Edmond Hoxhaj, Erisa Kryeziu dhe Esmeralda Keta, u përzgjodhën midis shumë kolegëve si fituesit e këtij viti për historitë që hodhën dritë mbi keqpërdorimin e fondeve publike, korrupsionin, ekologjinë, shëndetin dhe trashëgiminë kulturore.
“Në Shqipëri, gazetaria investigative vazhdon të luajë një rol kryesor në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat gazetarët përballen ende, që nga frikësimi dhe presioni ekonomik deri te pronësia e përqendruar e medias”, u shpreh Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij përshëndetëse.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij. Foto: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri
Deklarata e Ambasadorit Gonzato nënvizoi më tej se, “BE-ja do të vazhdojë të ngrejë këto shqetësime dhe të mbështesë reformat, që krijojnë një mjedis më të sigurt dhe më të drejtë për gazetarët. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të investojmë në gazetari të pavarur, iniciativa për verifikimin e fakteve dhe në edukimin mediatik sepse qytetarët e informuar janë mbrojtja më e mirë kundër dezinformimit dhe manipulimit”, përfundoi ambasadori Gonzato.
Organizatorët theksuan rritjen e interesit dhe standardeve profesionale në gazetarinë investigative, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të gazetarëve në mbrojtje të transparencës dhe të drejtës për informim.
“Këtë vit kemi pasur jo vetëm numrin më të lartë të aplikimeve, por edhe cilësinë më të lartë dhe tematika më diverse, që trajtonin keqpërdorimin e fondeve publike dhe korrupsionit, ekologjinë, shëndetin dhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh fjalën hapëse të ceremonisë, Sanja Lazic, përfaqësuese e ‘Thomson Media’.
Gazetarët fitues të çmimeve dhe juria. Foto: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri
Ceremonia vijoi me prezantimin e jurisë, e cila përzgjodhi fituesit e këtij viti mes 32 aplikimeve, me anëtarë Blerjana Bino, Fatjona Mejdini dhe Rashela Shehu, të cilët prezantuan fituesit e çmimeve për historitë më të mira investigative të vitit 2024 të ndara në 3 vlerësime.
Çmimin e parë e morën gazetarët Geri Emiri dhe Erjola Azizolli, nga media Amfora.al, për artikullin, “Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të Parkut të Butrintit”. Investigimi i Amforës zbuloi shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike në zonat bregdetare për përfitime monetare, duke dokumentuar se si kompanitë ndërtuese përfituan statusin e “investitorit strategjik” pavarësisht shkeljeve të qarta të rregullave të UNESCO-s. Artikulli ngre pyetje serioze mbi llogaridhënien, korrupsionin dhe mbrojtjen e pasurive kulturore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Çmimi i dytë këtë vit kishte dy fitues, që shkoi për gazetarët Vladimir Karaj dhe Edmond Hoxhaj, të medias “Reporter.al”. Artikulli i Karajt – “‘Si në burg: Punëtorët afrikanë përballen me privim lirie dhe shfrytëzim në Shqipëri” – sjell dëshmi tronditëse mbi shfrytëzimin e punëtorëve afrikanë përmes praktikave diskriminuese dhe të paligjshme, duke dokumentuar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Ndërsa hulumtimi i gazetarit Hoxhaj – “KPK kërkoi donacion nga kompania e Kastratit, duke i kujtuar një tender të fituar më parë” – ekspozon mungesën e transparencës në një institucion kyç të reformës në drejtësi, duke ngritur pikëpyetje mbi integritetin institucional dhe etikën në kërkimin e fondeve publike.
Në vendin e tretë u renditën gazetaret Erisa Kryeziu dhe Esmeralda Keta, nga media “Citizens.al”, me artikullin, “Na shfrytëzojnë deri në palcë: Gratë në fasoneri ankohen për kushtet e punës”.
Investigimi i tyre i mirëdokumentuar trajton shfrytëzimin e grave në fabrikat e fasonerive, duke hedhur dritë mbi një problem të rëndësishëm social e ekonomik, që shpeshherë mbetet në hije.
Ndërsa në vlerësimet e vitit të kaluar “Vendi i tretë” shkoi për gazetarët Geri Emiri, Aida Ciro dhe Aleksandar Dimitrievski nga Amfora.al, për artikullin që ekspozoi sfidat me të cilat përballen fermerët në Ballkan për aksesin në fondet e BE-së përmes Programit IPARD.
Çmimet e Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative jepen nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me “Thomson Media”, në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, për të fuqizuar dhe mbështetur gazetarinë e pavarur dhe investigative. -

Pse u paraqit Tom Doshi në SPAK? Ja çfarë deklaroi ai për gazetarët..
Kreu i PSD, Tom Doshi pasi u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët.
“U pyeta për një çështje që s’ka lidhje me mua.
Kolegët siç ka thënë Erioni të thërrasin edhe për çështje që s’kanë lidhje me ty…”, u shpreh Tom Doshi.
Kujtojmë që Tom Doshi edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare, dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.
-

Gaza: 252 gazetarë të vrarë që nga 7 tetori 2023, 237 prej tyre i vrau vetëm Izraeli
“Gazetarët palestinezë po kërcënohen, shënjestrohen drejtpërdrejt dhe vriten nga forcat izraelite, si dhe janë ndaluar dhe torturuar në mënyrë arbitrare në shenjë hakmarrjeje për punën e tyre”.
Lajmi është bërë i ditur në një raport të fundit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve CPJ, ku ndër të tjera theksohet se Izraeli është përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve.
Gjithashtu nënvizohet se tre në çdo katër gazetarë dhe punonjës të medias të vrarë në mbarë botën gjatë dy viteve të fundit ishin palestinezë në Gaza.
“Izraeli po angazhohet në përpjekjen më vdekjeprurëse dhe më të qëllimshme për të vrarë dhe heshtur gazetarët që CPJ ka dokumentuar ndonjëherë, si dhe ka shkatërruar sistematikisht infrastrukturën mediatike në Gaza, ka shtrënguar censurën në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Izraelin. Brenda Gazës, gazetarët raportojnë ngacmime dhe frikësime nga Hamasi. Duke heshtur shtypin, Izraeli po i hesht ata që dokumentojnë dhe dëshmojnë për atë që grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e OKB-së bien dakord se është një gjenocid”, thuhet në publikimin e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ.
CPJ i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta mbajë Izraelin përgjegjës për sulmet e tij të paligjshme ndaj gazetarëve; të sigurojë që medias ndërkombëtare t’i jepet qasje e menjëhershme dhe e pavarur në Gaza; dhe të hapë korridore humanitare për gazetarët.
Gjithashtu në shifra raportohet se 237 gazetarë janë vrarë, 162 janë plagosur, 92 të burgosur
“Shifrat përfshijnë vrasjet e lidhura me luftën të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Gaza, Jemen, Liban, Iran dhe Izrael”.
Për më shumë informacion mbi numrin e gazetarëve të vrarë mund të referoheni në linkun e mëposhtëm.Israel is responsible for 95% of journalist and media worker killings in the Middle East since October 7, 2023, according to CPJ data. More than three in every four journalists and media workers killed worldwide over the past two years were Palestinians in Gaza.… pic.twitter.com/1HaRWaf6bZ
— Committee to Protect Journalists (@pressfreedom) October 14, 2025
