Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kompromenton jo vetëm gazetarët e kronikës, por edhe vetë SPAK-un.
Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno bashkë me Ols Dadon, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin. Kjo tregon se çdo material sekret që publikohet në media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve, si filtrin që jep ‘OK’ ose jo për publikimin e një materiali në media.
Deklarata tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.
Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.
Deklarata para anëtarëve të Kushtetueses duket se i jep fund edhe debatit për publikimin e përgjimeve dhe të dhënave të tjera hetimore në disa medja pranë Familjes Berisha. Çdo sekret hetimor që ekspozohet në media, sipas këtij pohimi, ka marrë miratimin e SPAK-ut.
Ky ‘rregull’ nuk është zbatuar nga gazetari Elton Qyno, i cili ishte në dy raste objekt reprezalje, e cila duket se reflekton inatë dhe hakmarrje nga segmente të caktuara në SPAK. Ndoshta do të mjaftojë vetëm ky pretendim, pra që gazetarët duhet të marrin miratimin e SPAK kur raportojnë një informacion me natyrë sekrete, që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë SPAK për rastin Qyno, duke vendosur një kufi edhe për raste tjera revanshi. SPAK ka ekskluzivitetin për veprat penale të parashikuara në nenin 75/a të KPP dhe të përfaqësojë akuzën në gjykatë, por nuk mund të bëjë shefin e gazetarëve, duke kontrolluar lajmet rreth veprimtarisë së SPAK./Prapaskena
Tag: gazetarët
-

SPAK: Gazetarëve u japim ne leje kur botojnë materiale sekrete, na kontaktojnë vetë dhe ne u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo
-

Ina Zhupa takim me gazetarët lokalë në Sarandë: Diskutim mbi fushatën dhe programin elektoral të opozitës
Kandidatja e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Ina Zhupa, zhvilloi një takim miqësor me gazetarët lokalë në qytetin e Sarandës.
Në një atmosferë të hapur bashkëbisedimi, Zhupa vlerësoi rolin e medias lokale si njohëse të mirë të zhvillimeve në qytet dhe si kontribuuese kyçe në mbulimin profesional të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
“Me pyetjet e tyre më dhanë mundësinë të shpjegoja më shumë për programin tonë elektoral, për kalkulimin e votave dhe për rezultatin e fitores së koalicionit opozitar”, u shpreh Zhupa në një postim në rrjete sociale.
Takimi u përqendrua edhe në diskutimin për prioritetet e koalicionit dhe mënyrën se si media mund të ndihmojë qytetarët të informohen më mirë për alternativat politike. -

Dy orë në zyrat e SPAK, Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike largohet nga Prokuroria, s’pranon të flasë për gazetarët
Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike është paraqitur këtë mëngjes të hëne në SPAK.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Pas dy orësh marrje në pyetje, ai ka lënë SPAK, ndërsa nuk ka pranuar të flasë për gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.Top Channel
-

Ardit Bido takim me gazetarët: Zëri i Sarandës fillon nga ata që e jetojnë dhe e duan atë çdo ditë
Ardit Bido takim me gazetarët: Zëri i Sarandës fillon nga ata që e jetojnë dhe e duan atë çdo ditë
Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, zhvilloi një takim të hapur me gazetarët lokalë të Sarandës, ku ndau me ta mendime, shqetësime dhe vizione për të ardhmen e qytetit.
Si një djalë i këtij qyteti, Ardit Bido shprehet se Saranda meriton më shumë sesa turizmin sezonal dhe sfidat infrastrukturore të pazgjidhura prej vitesh. Takimi u përqendrua te nevoja për muze dhe hapësira kulturore, sfidat me parkimin si dhe domosdoshmëria për të ndërtuar një turizëm të qëndrueshëm, që të çon përtej detit – drejt Foinikës, Tatzatit dhe trashëgimisë historike e natyrore të zonës.
“Ky nuk ishte një takim formal, por një bisedë e sinqertë me njerëz që e jetojnë Sarandën çdo ditë dhe e njohin nga afër realitetin e saj. Për disa, mund të jenë ‘gazetarët e Sarandës’, por për mua janë miq dhe bashkëbisedues të çmuar,” shkruan Bido në rrjetet e tij sociale.
Me një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ai theksoi se Saranda ka potencialin për më shumë, nëse shoqërohet me vizion, vullnet dhe përfaqësim të zëshëm në Kuvendin e Shqipërisë.
“Jam gati ta çoj më tej atë që kemi nisur, me vendosmëri dhe dashuri për qytetin tim,” përfundoi kandidati socialist.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb

