Tag: gatuar

  • Eksperimenti/ Astronautët kinezë pjekin mish dhe krahë pule në skarë në Stacionin Tiengong

    Eksperimenti/ Astronautët kinezë pjekin mish dhe krahë pule në skarë në Stacionin Tiengong

    Taikonautët kinezë në bordin e Stacionit Hapësinor Tiengong të Kinës bënë histori duke pjekur mish dhe krahë pule në skarë në hapësirë ​​për herë të parë. Ky eksperiment, i kryer me teknologjinë e furrës pa tym, shënoi një epokë të re si në sistemet e sigurta të gatimit ashtu edhe në rehatinë e fluturimeve hapësinore.

    Kina, një vend që zhvillon teknologji hapësinore, ka arritur një tjetër rekord. Taikonautët që shërbejnë në Stacionin Hapësinor Tiengong kanë hapur një kapitull të ri në kuzhinën hapësinore duke pjekur mish dhe krahë pule në skarë në orbitë për herë të parë në histori.

    Sipas Global Times, Qendra e Astronautëve të Kinës ndau pamje të taikonautëve nga misionet Xinjiang-20 dhe Xinjiang-21 duke gatuar. Pamjet tregojnë mishin dhe krahët e pulës duke u gatuar në një furrë të posaçme pa tym të instaluar në stacion.

    Epoka e “skarës pa tym” në hapësirë

    Kjo furrë speciale, e cila parandalon formimin e tymit në hapësirë, siguron si siguri ashtu edhe lejon ushqim të gatuar fllad. Ekspertët besojnë se ky sistem përfaqëson një moment të rëndësishëm, duke shënuar herën e parë që vakte të nxehta dhe të gatuara fllad janë konsumuar në hapësirë.

    Menuja tani tejkalon 190 lloje

    Falë teknologjive të zhvilluara rishtazi, menyja e taikonautëve tani është shumë më e larmishme. Zyrtarët kinezë njoftuan se shumëllojshmëria e vakteve në stacionin hapësinor ka arritur në 190 artikuj. Tani, taikonautët mund të shijojnë jo vetëm ushqime të përgatitura, por edhe perime të freskëta, ëmbëlsira dhe mish të gatuar fllad.

    Interes i madh në rrjetet sociale

    Pamjet e taikonautëve që “pjekin në skarë” u bënë shpejt virale në mediat sociale kineze. Përdoruesit komentuan me humor: “Epoka e pjekjes në hapësirë ​​ka filluar”, ndërsa ekspertët e panë këtë zhvillim si një simbol të përparimit të shpejtë të Kinës në eksplorimin e hapësirës.

  • “Janë duke gatuar diçka për vete”,Alibeaj ‘shpërthen’:Rama dhe Berisha po ndryshojnë Kushtetutën për interesa personale

    “Janë duke gatuar diçka për vete”,Alibeaj ‘shpërthen’:Rama dhe Berisha po ndryshojnë Kushtetutën për interesa personale

    Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar akuzat që iu bënë në seancën e ditës së djeshme në Kuvend deputetët e opozitës, ndaj kreut të SPAK Altin Dumani se është bashkëpunëtor i Ramës.
    I ftuar në një studio televizive, Aliabeja tha se akuzat e deputetëve opozitarë janë alogjike. Sipas tij, nuk mund të jesh bashkëpunëtor i Ramës, ndërkohë që ka marrë nën hetim disa zyrtarë të lartë të mazhorancës.
    Ai tha se ka bindje të plotë se SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama.Janë alogjike, sepse nuk më duket normale që të jesh në krah të Ramës dhe të procedosh zv.kryeministrin, ish-deputetin Bllako, ish-ministrat Koka dhe Beqja, të procedosh ish-kryetarin e bashkisë Veliaj dhe nga ato që thonë mediat, zv.kryeministren Balluku. Cdo gjë mund të jesh, vetëm avokati i ramës jo. A do vi momenti që do procedohet edhe i zoti i punës? Rigurisht, por një gjë mund ta them me siguri, që mund të krijohen edhe ide të gabuara. Një gjë mund ta them sot me bindje, SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi’
    Ndërsa për pyetjen që u shtrua dje në seancën plenare, se pse nuk hetohet Rama, Alibeja tha se deputetët opozitarë kërkojnë që barazohet skena politike, por theksoi se drejtësia nuk ecën me Alibeajn.
    ‘Parë në një këndvështrim tjetër, pse nuk krijohet barazi? U godit Berisha, pse mos të goditet edhe Rama? Mendja e arsyeshme fillojnë dhe të mendojnë, nuk është drejtësi ajo që ecën me barazinë. Ajo është vetë politizim. Ajo cfarë do të duhet të tregojë se ëhstë i pavarur, për mua SPAK-u e ka treguar, është sa herë ka ardhur një kallëzim, ka kryer hetime’, tha Alibeaj.
    Ndërsa i përket ndryshimit të Kushtetutës, Aliabeja tha se është një ide mes Ramës dhe Berishës. Alibeaj tha se kryeministri dhe kreu i opozitës po ndryshojnë Kushtetutën për interesat e tyre personale dhe jo për atë të Shqipërisë.
    “Mund të rendis një sërë arsyesh pozitive dhe negative. Ju e thatë me të drejtë, se për herë të parë jepet ideja për ndryshimin e Kushtetutës nga përfaqësuesi i opozitës, por mos harrojmë që për herë të parë e ka dhënë kryeministri. Duket se është ide mes Ramës dhe Berishës. Kur foli Rama atëherë nuk iu dha shumë zë. Fakti me numrat e shumtë që Rama ka, ta merrni seriozisht idenë e ndryshimit të Kushtetutës. Fakti që edhe partneri i tij e thotë këtë gjë, duket se është një ide, por nuk është një ide e ndershme. Janë duke gatuar diçka në interes të tyre dhe kundër interesit. Cilat janë arsyet? Tani të pretendosh nga zoti Rama, i cili ka marrë mandatin e 4 dhe merr mandate dhe duke marrë parasysh një sërë skandalesh që e kanë gërryer por ky sërish merr më shumë mandate, tregon se nuk është interesi i Shqipërisë që e gërryen për të ndryshuar Kushtetutën. Ndërsa Berisha, ka një sërë hesapesh nga mënyra sesi është sjellë politikisht, por edhe të qasjes së shtetit që ka pasur, të paktën në 4 vitet e fundit nga sistemi i drejtësisë, duket se janë duke gatuat dhe i kanë vota për të gatuar diçka në kurriz të institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe interesit publik. Ideja është për ngritjen e Senatit, shumica e vendeve të BE-së kanë nga dy dhoma, por ka diçka për të kuptuar nëse është e sinqertë apo jo”, tha Alibeaj.

  • Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK?”/ Komentet që Ballukut i prishën udhëtimin në Zvicër

    Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK?”/ Komentet që Ballukut i prishën udhëtimin në Zvicër

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • ‘Heroi im Gazment Bardhi’, këshilltari i PD publikon postimin e Açkës më 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren

    ‘Heroi im Gazment Bardhi’, këshilltari i PD publikon postimin e Açkës më 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren

    Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha konfirmimin që ta rikandidojë për kreun e grupit. Açka e akuzon Bardhin për përçarje brenda Partisë Demokratike dhe sipas saj kreu i grupit nuk i takon atij, por Luçiano Boçit.
    Në postimin e tij, Marash Logu ka zgjedhur të mos flasë me fjalë, por ka ndarë një postim të Flutura Açkës në vitin 2021, kur fliste me superlativa për Bardhin. Ndërsa sot e quan një humbës ekzemplar, 4 vite më parë Açka e quante Bardhin, hero dhe më të thonte se kishin gatuar fitoren në zgjedhje.
    “Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë! Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka.

  • Shpesh herë shkaktar për helmim, zbuloni sa ditë qëndron orizi i gatuar në frigorifer?

    Shpesh herë shkaktar për helmim, zbuloni sa ditë qëndron orizi i gatuar në frigorifer?

    Orizi është një nga shkaqet më të zakonshme të helmimit nga ushqimi dhe disa nga simptomat që mund të shkaktojë janë të përzierat, diarreja dhe të vjellat, të cilat zakonisht zhduken brenda 24 orëve.

    Zona e rrezikut, siç e quajnë shkencëtarët është temperatura midis 5° C dhe 60° C, në të cilën bakteret gjejnë një mjedis të përshtatshëm për t’u rritur.

    Kjo është arsyeja pse orizi i gatuar jashtë frigoriferit nuk mund të mbahet për më shumë se 2 orë dhe nëse mbetet jashtë frigoriferit nuk duhet ta hani.

    Prandaj, ruajtja e sigurt është thelbësore dhe praktika më e mirë është që orizi të ndahet në porcione më të vogla dhe të ruhet në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur. Është shumë e rëndësishme të dini se si ta ngrohni përsëri siç duhet, por edhe të dini se sa kohë mund të ruhet pas gatimit.

    Më konkretisht, orizi i bardhë ose kaf është i sigurt për t’u ngrënë për katër deri në gjashtë ditë pas gatimit.

    Si të kuptoni nëse orizi është prishur?

    Shenja e parë është se orizi i gatuar ka një erë të thartë ose myku, që të kujton brumin e bukës. Gjithashtu, me kalimin e kohës do të zhvillojë një strukturë të rrëshqitshme, gjë që tregon se ka shumë lagështi.

    Nëse ndodh ndonjë nga këto dhe keni dyshime për cilësinë e tij, atëherë hidheni. Për ta ruajtur orizin e mbetur për më gjatë, duhet ta vendosni në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur (brenda një ore nga gatimi) në temperaturën e dhomës (rreth 21°C).

    Për ta bërë këtë, shpërndajeni orizin në një enë të pastër dhe të cekët dhe lëreni të ftohet. Pasi të arrijë temperaturën e dhomës, transferojeni në enë hermetike ose në qese plastike me zip dhe vendoseni direkt në frigorifer.

    Së fundmi, orizi i ngrohur përsëri do të qëndrojë i sigurt në frigorifer për tre deri në katër ditë, por cilësia e tij do të ulet sa herë që e ngrohni përsëri.

  • Sa kohë mund ta lini orizin e gatuar jashtë frigoriferit?

    Sa kohë mund ta lini orizin e gatuar jashtë frigoriferit?