Tag: gatshëm

  • Trump mendon se Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë

    Trump mendon se Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë

    Presidenti i SHBA Donald Trump mendon se homologu i tij ukrainas  Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për çdo propozim të tillë, raporton BBC. 
    I pyetur nëse mendonte se presidenti ukrainas ishte gati të dorëzonte kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se po”.
    Trump i kërkoi gjithashtu presidentit rus Vladimir Putin të “ndalojë të shtënat, të ulet dhe të nënshkruajë një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftimeve, duke sugjeruar se kjo mund të arrihet brenda dy javësh.

    Ai i bëri komentet para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut.
    Trump tha se takimi kishte “shkuar mirë” dhe se Krimeja ishte diskutuar “shumë shkurt”.
    Ai tha gjithashtu se Zelensky tani dukej “më i qetë”, duke iu referuar përplasjes publike mes tyre në Shtëpinë e Bardhë në muajin shkurt.
    Ukraina ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë ndonjë lëshim territorial, duke theksuar se çështjet në lidhje me tokën duhet të diskutohen vetëm pasi të arrihet një armëpushim.
    As Zelensky dhe as presidenti rus Vladimir Putin nuk i janë përgjigjur publikisht komenteve të fundit të Trump./vizionplus.tv

  • Kryediplomati i Iranit i gatshëm të vizitojë kryeqytetet evropiane për bisedime

    Kryediplomati i Iranit i gatshëm të vizitojë kryeqytetet evropiane për bisedime

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se ai është i gatshëm që të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë për bisedime për programin bërthamor të shtetit të tij.Teherani së voni ka rihapur bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke zhvilluar dy runde bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Omani. Rundi i tretë pritet të mbahet të shtunën në Oman.
    Gjermania, Franca dhe Britania, së bashku me SHBA-në, janë shtetet që ishin nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015, që i lehtësoi sanksionet ndërkombëtare ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit. Por, marrëveshja u prish pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja më 2018.“Pas konsultimeve të mia të fundit në Moskë dhe Pekin, jam i gatshëm të ndërmarr hapin e parë me vizita në Paris, Berlin dhe Londër”, shkroi Araghchi në X, duke shtuar se ai është i hapur për bisedime “jo vetëm për çështje bërthamore, por për çdo fushë tjetër me interes dhe shqetësim të përbashkët”.
    Araghchi ishte në Kinë një ditë më parë ku u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi, para bisedimeve të së shtunës me SHBA-në.
    Javën e kaluar ai vizitoi Moskën për bisedime të ngjashme. Atje ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.
    Araghchi shprehu kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit me aleatët, Kinën dhe Rusisë, por tha të enjten se marrëdhëniet me tre fuqitë evropiane, ose E3 (Franca, Gjermania dhe Britania), “aktualisht janë në rënie”.
    Ai shtoi se “tani topi është në fushën e E3-së”, duke theksuar se ata “kanë një mundësi të shkëputen nga ndikimi i grupeve të interesit të veçantë dhe të ndjekin një rrugë tjetër”.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Christophe Lemoine, tha për AFP-në se Parisi do të presë që të shohë nëse njoftimi nga kryediplomati iranian do të pasohet me ndonjë veprim konkret.
    Ai shtoi se Franca ka vullnet që të vazhdojë dialogun me iranianët sa i përket çështjeve bërthamore.
    Gjermania dhe Britania ende nuk janë deklaruar lidhur me mundësinë e vizitës së ministrit të Jashtëm iranian.
    Irani dhe E3 kanë ndërmarrë së fundmi hapa për të rinisur dialogun mbi çështjen bërthamore, duke zhvilluar disa takime që nga fundi i vitit të kaluar.
    Pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, Teherani respektoi marrëveshjen e vitit 2015 për një vit, përpara se të fillonte të tërhiqej gradualisht nga pakti, duke rritur pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind – përqindje shumë e lartë krahasuar me kufirin e përcaktuar prej 3.67 për qind në marrëveshje, por ende nën nivelin 90 për qind të nevojshëm për krijimin e një bombe bërthamore./REL

  • Arne Slot kërkon me patjetër yllin e Inter, Liverpool i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro

    Arne Slot kërkon me patjetër yllin e Inter, Liverpool i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro

    18 Prill 2025

    19:37

    Telesport

    Pasi e ka siguruar titullin për këtë sezon, Arne Slot ka filluar të projektojë ndryshimet e nevojshme për të përforcuar ekipin sezonin e ri. Një nga dëshirat e mëdha të holandezi është Marcus Thuram, sulmuesi i Inter-it.
    Thuram, 26 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur tek zikaltrit këtë sezon, duke luajtur një rol kyç në taktikat sulmuese të Simone Inzaghit. Fuqia, lëvizshmëria dhe aftësia e tij për të lidhur lojën e kanë bërë atë një sulmues të plotë, cilësi që Slot i vlerëson shumë dhe e sheh francezin si profilin ideal për të forcuar sumin.
    Kjo nuk është hera e parë që Liverpool tregon interes për francezin, klubi anglez e kërkoi Thuram kur ishte pjesë e Borussia Mönchengladbach, por francezi zgjodhi Interin.
    Tani, situata është krejt ndryshe. Vlera e lojtarit në treg është rreth 80 milionë euro, por klubi italian nuk është i gatshëm ta lërë për më pak se 100 milionë, shifër që Liverpool duket se është i gatshëm ta paguajë.

  • Rama nga porti i Durrësit: Jemi të gatshëm për hapjen e një shkollë profesionale për shoferët, problemi i skanerit do të…

    Rama nga porti i Durrësit: Jemi të gatshëm për hapjen e një shkollë profesionale për shoferët, problemi i skanerit do të…

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve të transportit, në portin e Durrësit.
    Ai tha se koncesioni i skanimit në dogana nuk është hequr për shkak se do të krijonte një kosto të lartë në arbitrazh, ndaj u shpreh se me anë të një marrëveshje do të lehtësohet procesi i skanimit.
    Më tej, Rama tha se mund të bashkëpunojnë për ndërtimin e një shkolle profesionale për transportin në port.
    “Shteti skanon kamionët për çështje sigurie, të luftës së kontrabandës. Është detyrë e shtetit. Duke pasur parasysh tanimë një kurrikulum të kompanive tuaja, natyrën e aktiviteteve tuaja, kontributet tuaja si taksapagues, ne do të fillojmë të operojmë jo më në bazë të kontrollit 100%, por në bazë rrisku.
    Nga 100 dalje nga porti, vetëm në 10 raste do të bëhet skanimi. Është shifër e arsyeshme si fillim dhe më pas mund të kalojmë në një skemë jo transparente, por në numër më të vogël kontrollesh, por ama të befasishme.
    Përtej kostos marramendëse që ka ky koncesion, e ka të mirën dhe duhet ta themi, që e ka ulur në mënyrë të ndjeshme kontrabandën. Sot fola me drejtorin e Doganës, i thashë është një gjë për t’u bërë dhe mesa di do firmoset që e bën fakt këtë gjë. Nga sot, ju të keni këtë lloj regjimi.
    Pastaj pjesa e shoferëve, është problem përtej Shqipërisë. Pagat ju i keni rritur në 1500 deri në 2000 Euro, mbase duhen rritur akoma. Sa i përket shkollës, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim, me Ministrinë e Infrastrukturës, me Autoritetin Portual apo me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, si shkollë profesionale.
    Një lloj shkolle ku merren kurse të caktuara që ju vlejnë shoferëve tuaja për procese që janë speciale, jo thjesht merr kamionin dhe shko diku tjetër. Thjesht bëni një propozim konkret. Sa njerëz duhen, çfarë mendoni ju se kërkohet dhe pastaj e shohim… Nëse ka elementë ende të natyrës burokratike që ju mendoni se mund të hiqen, e kemi detyrë t’u ruajmë ju. Edhe nga ana e shëndetit të kompanisë, edhe mos cenoni shëndetin e shtetit”, përfundoi Rama.

  • Dosja për gjykim, flet shoku i Martin Canit: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

    Dosja për gjykim, flet shoku i Martin Canit: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

    Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim çështjen e të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.
    Pas përfundimit të seancës ndaj Përlleshajt, 14-vjeçari Luis Meçe i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 Nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

    14-vjeçari tha se seanca gjyqësore ishte e vështirë ndërsa shtoi se është i gatshëm të dëshmojë në gjyq.
    “Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha Meçe.
    Gjithashtu gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatit të të miturit Përlleshaj për të përfituar gjykim të shkurtuar, duke vijuar kështu një proces të rregullt gjyqësor.

  • Vrasja e Martin Canit kaloi për gjykim, flet 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

    Vrasja e Martin Canit kaloi për gjykim, flet 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.
    Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Luis Meçe foli për mediat.
    Ai u shpreh se përjetimi i seancës gjyqësore ishte i vështirë, por është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.
    “Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.
     

  • Basha mesazh Ramës: Ku i ke shokët Rame! Jam i gatshëm për debat me të, por ai i shmanget

    Basha mesazh Ramës: Ku i ke shokët Rame! Jam i gatshëm për debat me të, por ai i shmanget

    Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, komentoi video-postimet e fundit me mesazhe ironike dhe Dissing me kryeministrin Edi Rama.
    Ai tha se kjo ishte mënyra për ta vënë para përgjegjësive kreun e qeverisë, të cilit shokët i kanë përfunduar në burg për korrupsion dhe vjedhje.
    Madje ai pranoi ftesën e moderatorit Denis Minga që nga Report Tv t’i jepte një mesazh live nga studio kryeministrit dhe jo me video-postim.
    “E Ramëëë, ku i ke shokët Rameeee? Pse nuk përgjigjesh, ku i ke shokët? Është vrima ku ke futur shokët Ramë. Sështë faji im se të dhëmb vrima. Ky fyelli ka më shumë vrima se çfarë ta pret ty mendja, se ke mbledh shumë në ato vrimat e fyellit… Merre me qetësi, mos ma shmang përgjigjen. Unë jam live, s’merrem me montime, se thonë i ka rënë batuta, unë e di pse i bën këto gjëra, pse i shmangesh të vërtetës. Unë jam live këtu te Report Tv te Denis Minga…
    Ti erdhi më 2013 Ramë dhe ça solle, ça modeli? Ti solle Sajen, Ben Ametajn, Ilir Metën, Lefter Kokën dhe shokët e tij, ti solle njerëz që sollën trafikantë, banditë, hajdutë.
    Ça modeli solle ti Rame, modelin e hajdutit, kriminelit, mashtruesit, ça modeli solle ti. Përgjigju njerëzve këtu nga studio e Report Tv, përgjigju shqiptarëve pyetjes time? Ku i ke shokët Rame, sa bëjnë 7 herë 7 Rame?”, u shpreh Basha në mesazhin e tij.
    Moderatori Minga e pyet nëse është i gatshëm për një debat publik televiziv me kryeministrin Rama dhe Basha e pranoi duke thënë se ka 15 vite që është i gatshëm, por Rama e refuzon vazhdimisht dhe video-postimet i kanë mbetur si një strategji për ta nxjerrë zbuluar para popullit. Madje Basha ftoi edhe moderatorin Minga që “t’i bënte Diss edhe ai Ramës”.
    “Ka që në vitin 2000 që nuk bën debati ai, po futi një Diss edhe ti. Unë jam i gatshëm çdo minutë të ditës dhe natës me të që prej 15 vitesh por ai e shmang debatin. Derisa të mbajë përgjegjësi e të japë llogari, unë këtë punë kam”, tha ai.