Tag: gatshëm

  • Zelensky: Rusët u përpoqën të na frikësonin në Stamboll, po krijojmë një ekip negociator të përhershëm

    Zelensky: Rusët u përpoqën të na frikësonin në Stamboll, po krijojmë një ekip negociator të përhershëm

    Krerët e ekipit negociator të Kievit i dhanë Volodymyr Zelensky- t një përditësim mbi negociatat midis ukrainasve dhe rusëve që u zhvilluan të premten në Stamboll.
    Presidenti ukrainas theksoi se vendi i tij mbetet i gatshëm të respektojë një armëpushim 30-ditor, e bëri të qartë se nuk ka frikë të takohet me Vladimir Putinin në çdo kohë dhe urdhëroi formimin e një ekipi negociator me një përbërje të qëndrueshme.
    “Zhvillova një takim lidhur me përpjekjet tona diplomatike për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme.”

    “Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, më informoi rreth punës së delegacionit tonë dhe procesit të negociatave në Turqi. Takimet e mbajtura më 15 dhe 16 maj i treguan botës si angazhimin tonë për të promovuar paqen, ashtu edhe nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë që t’i japë fund luftës”, tha Zelensky.
    “Në fakt, rezultati më i rëndësishëm i takimeve ishte marrëveshja për një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish. Ekipi ynë po punon aktualisht për detajet e shkëmbimit. Jam mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan në këtë përpjekje.”
    “Delegacioni ukrainas arriti t’i zhvillojë bisedimet në një atmosferë dinjitoze. Të gjitha përpjekjet ruse për frikësim u refuzuan. Ukraina këmbëngul në nevojën për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar në mënyrë që të shpëtojnë jetë njerëzish dhe të hedhin themelet e nevojshme për diplomaci. Armëpushimi duhet të jetë mjaftueshëm afatgjatë dhe të përfshijë mundësinë e zgjatjes. Propozimi ynë është 30 ditë – ne jemi të gatshëm për këtë. Ne jemi gjithashtu të gatshëm për një takim në nivel udhëheqësish për të zgjidhur çështjet kryesore. Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”, vazhdoi Zelensky.
    “Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andriy Sibikha, dhe Shefi i Administratës Presidenciale, Andriy Yermak, raportuan mbi takimet dhe kontaktet me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe partnerët evropianë – në veçanti, përfaqësuesit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Turqisë. Andrei Yermak paraqiti qëndrimet e vendeve kryesore. Ne koordinohemi me partnerët tanë pothuajse çdo ditë. Jam mirënjohës për mbështetjen. Kam dhënë urdhrin për të krijuar një ekip negociator kombëtar të përhershëm dhe të zgjeruar”, përfundoi  presidenti ukrainas./vizionplus.tv

  • Samiti në Tiranë, Von Der Leyen: Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë

    Samiti në Tiranë, Von Der Leyen: Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, u shpreh se janë të gatshëm të dërgojnë në tryezë presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    Gjatë fjalës në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Von der Leyen theksoi se Europa është bashkuar më shumë dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën.
    “Ndryshimet që po kalojmë janë historike nuk ka dyshim. Është kthyer gjeoplolitika, ajo që përceptuma si rend botëror po kthehet në çrregullim botëtor i nxitur nga Putin.
    Sot Europa është zgjuar, i ka sytë hapur. E dimë që duhet të ecim përpara, të mbyllim hendekun e inovacionit, duhet të zgjerojmë e thellojmë rrjetin e partneritetit në mbarë botën. Nga pandemia e lufta e Ukrainës na ka sfiduar, por Europa ka dalë prej tyre më e madhe dhe më e fortë.
    Europa është bashkuar më shumë dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Vetëm fakti që jemi të ulur së bashku me ju Volodymir është provë e bashkimit tonë të palëkundur, të çeliktë. Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të KPE kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.
    Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë, kjo luftë duhet të përfundojë. Volodymir ka përshkruar të gjithë atë ortek të ditëve të fundit, ne duam paqe. Por punojmë për grupin tjetër të sanksioneve”, tha Von der Leyen.

  • Pas sekuestrimit të telefonit nga SPAK, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Shkreli: Jam i gatshëm për bashkëpunim

    Pas sekuestrimit të telefonit nga SPAK, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Shkreli: Jam i gatshëm për bashkëpunim

    Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reaguar pas raportimeve për sekuestrimin e celularit të tij nga SPAK, në kuadër të një hetimi për krime zgjedhore. Në një deklaratë publike, Shkreli theksoi se është i hapur për bashkëpunim me çdo institucion shtetëror dhe i vendosur të tregojë transparencë për çdo veprim të tij në detyrë.
    “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore për të sqaruar çdo çështje dhe për të qenë transparent me qytetarët. Jam në terren dhe vazhdoj të jem në shërbim të banorëve që më kanë besuar me votë,” u shpreh Shkreli.
    Deklarata vjen pas raportimeve se SPAK ka sekuestruar telefonin e tij, si pjesë e hetimeve që lidhen me dyshime për parregullsi zgjedhore. Kontrollet janë zhvilluar një ditë më parë në zonat e Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës, ndërsa hetimet vijojnë dhe priten zhvillime të mëtejshme. Deri më tani, nuk ka një akuzë konkrete ndaj kryebashkiakut.

    /vizionplus.tv

  • SPAK i sekuestroi celularin, reagon për herë të parë kryebashkiaku i Vaut të Dejës: I gatshëm për të bashkëpunuar me çdo institucion hetimor

    SPAK i sekuestroi celularin, reagon për herë të parë kryebashkiaku i Vaut të Dejës: I gatshëm për të bashkëpunuar me çdo institucion hetimor

    Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, reagoi për herë të parë ndaj zërave që e lidhin atë me një hetim të mundshëm ose arrestim nga SPAK, me akuzën për krime zgjedhore.

    Ndërkohë që inspektoi punimet për ndërtimin e kanalit vaditës në fshatrat Shelqet, Pistull dhe Paçram, Shkreli u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion hetimor dhe theksoi se ndodhet në terren, aty ku qytetarët i kanë dhënë votëbesimin për të shërbyer.
    “Jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion hetimor dhe theksoi se ndodhet në terren, aty ku qytetarët i kanë dhënë votëbesimin për të shërbyer”, u shpreh ndër të tjera Shkreli.
    Më tej ai tha se “institucionet duhet të bëjnë punën e tyre ndaj kujtdo që shkel ligjin“.

    Top Channel

  • Berisha nëse humb zgjedhjet s’ka më vend si kryetar i PD,si statuti i partisë e detyron të largohet,ish-kryeministri…

    Berisha nëse humb zgjedhjet s’ka më vend si kryetar i PD,si statuti i partisë e detyron të largohet,ish-kryeministri…

    Elmas Bogdani
    Statuti i Partisë Demokratike parashikon se në rast humbjeje në zgjedhje, Sali Berisha nuk mund të qëndrojë më në postin e kryetarit të partisë. Sipas Nenit 46, pika 8 të Statutit, “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.” Megjithatë, Sali Berisha ka një tjetër qëndrim. Sinjalet deri më tani janë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i PD-së, për sa kohë është gjallë. Berisha ka theksuar se nuk do të dorëzohet kurrë, pavarësisht humbjes, moshës, apo edhe kritikat nga brenda partisë. Për të, humbja dhe mosha janë thjesht fjalë pa kuptim, që nuk i ndalojnë as ambiciet, as qëllimet.
    Berisha nis kontestimet
    Këtë fakt e përforcon dhe qëndrimi që mbajti dje Berisha. Ai nisi menjëherë kontestimet për rezultatin e zgjedhjeve. Afro 2 orë pas mbylljes së qendrave të votimit, kreu i PD doli në një konferencë për mediat, ku nuk foli për fitore, por për rritje të PD në bastionet e saj. Më pas ai akuzoi PS se ka pajtuar bandat për tjetërsimin e votave. Berisha u shpreh se sovrani ka folur qartë përmes votës në mbështetje të Partisë Demokratike ndërsa nuk la pa komentuar të dhënat e para të një exit-polli nga Albanian Post që tregonte se PS kryeson me 79 mandate ndërsa PD me 54 mandate. Sali Berisha u shpreh se Baton Haxhiu është një gënjeshtar i gatshëm i Edi Ramës, pasi sipas kryedemokratit, Haxhiu në faqen e tij ka konvertuar në poll memorandumin e Kuçit, referuar llogarive të Edi Ramës në Vlorë për mandatet që mund të marrë Partia Socialiste. Deklarata e Berishës është e ngjashme me prononcimet e tij të mëhershme kur ndjen humbjen.
    Berisha gjithmonë ka përsëritur se sovrani foli, por rezultatet finale ende nuk kanë dalë. Lumë akuzash ndaj kundërshtarëve dhe pretendime për kërcënime janë tashmë një gjuhë e njohur e Sali Berishës. “Priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës por ata janë më aktivë. Janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD-ja. Në zonat e tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.
    Garantoj të gjitha bandat se qeveria e aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Unë kuptoj që ata janë në përpëlitjet e fundit dhe besojnë se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur në mënyrë vendimtare. Lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi, gënjeshtar i gatshëm që s’bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll, konvertoi në poll memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit të tij në pushtet. Mos përdor gënjeshtarë të gatshëm papagaj të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave”, tha Berisha.
    Denoncimi
    Berisha denoncoi dhe një tjetër zyrë të padeklaruar të socialistëve. Pas asaj të zbuluar më herët nga Belind Këlliçi në afërsi të shkollës “Petro Nini”, kryedemokrati u shpreh se mbështetësit e tij kanë konstatuar një tjetër zyrë të pashtronazhistëve, kjo e fundit me lokacion në Astir. “Plotësisht ju e patë po zbulohen zyrat ilegale të partisë socialiste, çerdhe krimi elektoral, krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit. Ka një qëndrim të vendosur të të të gjithë strukturave tona për të denoncuar për të zbuluar, të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të”, tha Berisha, ndërkohë që më tej u shpreh se: “Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë. Të gjithë treguesit, them edhe rritja e ndjeshme e përqindjes së votimeve në zona tona është i bardhë për rezultati ne aleancës tonë”, tha ish-kryeministri, teksa më tej i pyetur për mandatet refuzoi që të japë shifra. “Unë kurrë nuk flas për përqindje për numra pa dalë ato. Nuk kam unë ndonjëherë dëshirë për të bërë rolin e profetit”, tha Berisha.

  • Sali Berisha: Edi Rama për një kohë të gjatë do të mbetet pa gjumë

    Sali Berisha: Edi Rama për një kohë të gjatë do të mbetet pa gjumë

    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin e dytë me 54 mandate, teksa Haxhiu u shpreh edhe publikisht i bindur se këto zgjedhje i ka fituar PS.
    Berisha para gazetarëve, Exit Pollin e Haxhiut e quajti të prentenduar, ndërsa vetë gazetarin si gënjeshtar të gatshëm.
    “Lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi është gënjeshtar i gatshëm që s’bën asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll konveroi në poll memorandumin e kuqit”, tha Berisha, transmeton Express

    “I them Edi Ramës se me pilula të tilla do të mbetesh shumë shpejtë për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit të tij në pushtet, prandaj mos përdor gënjeshtar të gatshëm, papagaj të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave”, tha Berisha në një paraqitje para gazetarëve.
    “Autori është gënjëshetari që është shumë i afërt me Edi Ramën që i shërbën në çdo çështje”, e tha edhe në anglisht Berisha, pasi iu kërkua përkthim nga gazetari i Reutersit.
    “Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të Aleancës sonë”, u përgjigj ai, kur u pyet se kush i ka fituar zgjedhjet.
    Ai shtoi se nuk flet me shifra, derisa të dalin rezultatet.
    “Ai merr Batonin si gënjështar në gatishmëri, unë nuk bëj ashtu, unë pres sovranin”, u përgjigj Berisha kur u pyet për përqindjen e fitores.

  • Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

    Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

    Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

    Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij, komentoi edhe një exit-poll të shpërndarë rrufe pas orës 19:00 me mbylljen e qendrave të votimit.

    ‘Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet’, nënvizoi kryetari i PD-së, gjatë komentit të tij.Pjese nga fjala

    Së dyti, lidhur me një exit- poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm.

    Baton Stanishiqi është gënjeshtari i gatshëm, që nuk bëri asgjë tjetër, veçse pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll, memorandumin e Kuçit.

    I them Edi Ramës, se me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë.

    Janë realisht orët e fundit e tij në pushtet.

    Prandaj mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave.

    Këto kisha unë, ndërkohë procesi po monitorohet plotësisht.

    Ju e patë, po zbulohen zyrat ilegale të PS. Çerdhe të krimit elektoral.

    Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit.

    Ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave tona për të denoncuar, për të të zbuluar të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

  • Exit Poll i parë, Berisha: I ngjashëm me memorandumin e Kuçit!

    Exit Poll i parë, Berisha: I ngjashëm me memorandumin e Kuçit!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përmbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
    Ndër të tjera, Berisha komentoi exit pollët e para të publikuara pas përfundimit të votimeve.
    Kryedemokrati u shpreh se ato ngjajnë me memorandumin e Kuçit, teksa përpjekje të tilla janë të dështuara nga Rama.
    Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
    Populli ka folur në mënyrë vendimtare. Së dyti lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm, Baton Stanishiqi, është gënjeshtari i gatshëm që s’bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll lexoi memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht ditët e fundit të tij në pushtet. Të mos përdorë gënjeshtar të gatshëm, papagaj që janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave.

  • Berisha shpall “dominim të qartë elektoral”, denoncon bandat e “gënjeshtarët e gatshëm” të Ramës

    Berisha shpall “dominim të qartë elektoral”, denoncon bandat e “gënjeshtarët e gatshëm” të Ramës

    Nga selia e Partisë Demokratike, pas mbylljes së procesit të votimit në të gjithë vendin dhe teksa pritet të nisë numërimi i votave në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), kryetari i PD, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat, duke dhënë vlerësimet e tij të para dhe duke lëshuar akuza ndaj mazhorancës.
    Berisha deklaroi se “të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë”. Ai theksoi se “të gjithë treguesit” dhe rritja e ndjeshme e përqindjes në votime në zonat tradicionale të qendrës së djathtë janë “një ogur i bardhë për rezultatin e aleancës sonë”. Duke shprehur besim në rezultatin pozitiv, ai shtoi se “sovrani foli” dhe “populli ka folur në mënyrë vendimtare”.
    Megjithë optimizmin e shprehur, një pjesë thelbësore e deklaratës së tij iu kushtua denoncimit të atyre që ai i cilësoi si tentativa për të ndikuar në procesin e numërimit. Berisha akuzoi se “bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat”, duke shtuar se ky lloj presioni po ushtrohet edhe në zona të tjera, megjithëse në Durrës janë më aktivë. Ai e cilësoi dërgimin e bandave për të rrethuar KZAZ-të si “një përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin”.
    Në këtë kontekst, ai u drejtua me një porosi të prerë të gjithë komisionerëve të PD në KZAZ dhe komisionet e numërimit, duke theksuar nevojën për të zbatuar “ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin” dhe se “asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion”. Berisha lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj grupeve të përmendura, duke garantuar se qeveria e ardhshme e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” do t’i shpallë ato “grupe terroriste” dhe do marrin “ndëshkimet më maksimale si të tilla”. Ai shprehu bindjen se këto janë “përpëlitjet e tyre të fundit” dhe se askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit.
    Një tjetër pikë e adresuar nga Berisha ishte lidhur me një “exit-poll të pretenduar”. Ai mohoi kategorikisht vërtetësinë e tij, duke e cilësuar “Baton Stanishiqin” si “gënjeshtari i gatshëm” i cili, sipas Berishës, nuk ka kryer asnjë exit-poll real, por ka “lexuar apo konvertuar në poll, memorandumin e Kuçit”. Berisha akuzoi Edi Ramën se po përdor “gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave”, duke e interpretuar këtë si shenjë se këto janë “orët e fundit të tij në pushtet”. Ai theksoi se vetë “kurrë nuk flas për përqindje dhe për numra pa dalë ato” dhe nuk ka “ndonjëherë dëshirë për të bërë rolin e profetit”, duke preferuar të presë “sovranin” dhe të dokumentojë “ato që ndodhin”.
    Berisha shtoi se gjatë gjithë ditës Partia Demokratike ka “dokumentuar me përgjegjësi të plotë të gjitha përpjekjet antiligjore të bëra në të katër anët e vendit”. Ai përmendi sërish rastin e deputetit Braçe “të kapur në flagrancë me një grup”, si dhe një zyrë tjetër të tillë ilegale në zonën e Astirit, për të cilën pretendoi se po procedohet sipas ligjit, duke i cilësuar këto si pjesë e “përpjekjeve të dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të”. Berisha e mbylli duke theksuar se përgjegjësia për të gjitha këto i takon Edi Ramës.

  • Berisha e quajti ‘gënjeshtar të Ramës’, i përgjigjet Baton Haxhiu: Kur kam bërë për atë…

    Berisha e quajti ‘gënjeshtar të Ramës’, i përgjigjet Baton Haxhiu: Kur kam bërë për atë…

    Gënjeshtar të gatshëm të Edi Ramës, e cilësoi kryetari i PD-së Sali Berisha analistin Baton Haxhiu. Në deklaratën për mediat, ai e sulmoi ashpër lidhur me Exit Poll-in e publikuar në Albanian Post.
    “Së dyti, lidhur me një Exit Poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm, Baton Stanishiçi, është gënjeshtari i gatshëm. Nuk është gjë tjetër, veçse pa bërë asnjë Exit Poll, konvertoi në Poll, memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt, për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit të tij në pushtet, prandaj të mos përdorë gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave. Këto kisha unë”, deklaroi krydemokrati.
    Në studion e “Opinion”, analisti Baton Haxhiu zgjodhi t’i përgjigjej shumë shkurt dhe me ironi.
    “Kur kam bërë sondazhe për doktorin, atëherë besonte!”