Tag: gatshëm

  • Presidenti i Iranit: Të gatshëm për negociata, jo për imponime, nuk duam armë bërthamore, por…

    Presidenti i Iranit: Të gatshëm për negociata, jo për imponime, nuk duam armë bërthamore, por…

    Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të pranojë kushte të padrejta të imponuara me forcë nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se Irani nuk synon të ndërtojë një armë bërthamore, por do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat e veta legjitime.

    “Ne jemi të hapur për dialog, jo për imponime,” deklaroi Pezeshkian, duke saktësuar se Irani nuk do të shkelë armëpushimin, përveç nëse ai shkelet nga Izraeli. Sipas tij, kthimi në tryezën e bisedimeve është i mundur, por vetëm në kushte të barabarta dhe me respekt ndaj sovranitetit iranian.
    Deklaratat e presidentit iranian vijnë në një kohë tensioni në rajon dhe përpjekjesh ndërkombëtare për të ringjallur negociatat mbi programin bërthamor të Iranit.

  • Al Jazeera: Irani i gatshëm për negociata…por me një kusht!

    Al Jazeera: Irani i gatshëm për negociata…por me një kusht!

    Siç shkruan Al Jazeera, Teherani ka deklaruar se është i gatshëm të hyjë në një proces negociatash, por vetëm në rast se vijat e kuqe respektohen dhe merren seriozisht në konsideratë.
    Një zyrtar i sigurisë së Teheranit, në një intervistë për Al Jazeera, theksoi se çdo ndërhyrje e mundshme nga Shtetet e Bashkuara mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës dhe të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal.
    “Çdo ndërhyrje nga jashtë rrezikon të futë gjithë rajonin në luftë,” tha burimi, duke dërguar një mesazh të qartë për palën amerikane.
    Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet ndërmjet Teheranit dhe Washingtonit vazhdojnë të jenë të larta, ndërkohë që bisedimet për çështje të ndryshme politike dhe ushtarake mbeten të pazgjidhura.
    Analistët vlerësojnë se kjo qasje tregon gatishmërinë e Iranit për dialog, por me kushte.

  • Silvinjo humb një nga liderët/ Kombëtarja kuqezi ‘tronditet’ në prag të ndeshjes, çfarë po ndodh?

    Silvinjo humb një nga liderët/ Kombëtarja kuqezi ‘tronditet’ në prag të ndeshjes, çfarë po ndodh?

    Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.

  • Letoni – Shqipëri/ Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme

    Letoni – Shqipëri/ Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme

    Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një njoftimi për shtyp.
    Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit.
    Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.
    Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.
     

  • Letoni – Shqipëri/ Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme për shkak dëmtimi

    Letoni – Shqipëri/ Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme për shkak dëmtimi

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.
    Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.

  • ‘Mos u zini djema…!’/ Rusët ironizojnë përplasjen Trump-Musk: Jemi të gatshëm të vëmë paqen mes tyre! Paguajmë edhe…

    ‘Mos u zini djema…!’/ Rusët ironizojnë përplasjen Trump-Musk: Jemi të gatshëm të vëmë paqen mes tyre! Paguajmë edhe…

    Përplasja mes kreut të Zyrës Ovale, Donald Trump, në SHBA dhe benjaminit të tij që e ndihmoi të bëhej president, manjatit Elon Musk, ka shkaktuar një ‘tërmet’ tetë ballësh.
    Teksa deklaratat dhe akuzat mes tyre nuk kanë munguar që nga dita e djeshme, me ‘replika’të frikshme, nuk munguan të futeshin në mes të këtij sherri edhe ‘carët’ e Kremlinit.
    Ai që duket se i hedh ‘benzinë zjarrit’ me një ironi therëse është ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, që ka bërë një postim ‘të nxehtë’ në rrjetin X ditën e sotme (6 qershor).
    Teksa tallet me përplasjen Trump-Musk ai shpreh gatishmërinë për të shuar sherrin dhe vendosur paqen mes tyre. Madje tallja shkon aq thellë, sa ai ua përmend emrat vetëm me iniciale.
    “Jemi të gatshëm të lehtësojmë përfundimin e një marrëveshjeje paqeje midis D (Donald) dhe E (Elon), kundrejt një tarife të arsyeshme dhe të pranojmë aksionet e Starlink si pagesë. Mos u grindni, djema!”, përfundon postimi i Medvedev në rrjetin social X.

  • A do të ketë armëpushim në Ukrainë? Zëdhënësja e Trump: Presidenti i gatshëm të takohet me Zelenskyn dhe Putinin në Turqi

    A do të ketë armëpushim në Ukrainë? Zëdhënësja e Trump: Presidenti i gatshëm të takohet me Zelenskyn dhe Putinin në Turqi

    Presidenti amerikan Donald Trump “mbetet i gatshëm” të udhëtojë në Turqi për një takim me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin, deklaroi zëdhënësja e tij, Carolyn Leavitt.

    Presidenti amerikan “ka thënë tashmë se do të ishte i gatshëm nëse një gjë e tillë ndodhte, por dëshiron që këta dy udhëheqës dhe të dyja palët të ulen së bashku në tryezën e negociatave”, tha zëdhënësja për gazetarët, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan propozoi sërish mbajtjen e një samiti të tillë, pas takimit të sotëm në Stamboll midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.
    Ukraina ka propozuar një raund të ri negociatash me Rusinë midis datave 20 dhe 30 qershor, në përpjekje për të ringjallur përpjekjet për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në vitin e tretë të saj.

  • “Një dëshmitar i gatshëm për SPAK”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, ‘plas’ videon: Ju e dini kush i blen votat

    “Një dëshmitar i gatshëm për SPAK”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, ‘plas’ videon: Ju e dini kush i blen votat

    Duke iu referuar fjalëve të Duzhës,  “ju e dini kush i blen votat në Elbasan”,  Logu thotë se deputeti i PS është një dëshmitar i gatshëm për SPAK.
    Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar videon e deputetit të Partisë Socialiste, Luan Duzha, një ditë më parë teksa dilte nga Kuvendi dhe jepte intervistë për mediat.
    Postimi i Marash Logut:
    “Një dëshmitar i gatshëm për SPAK. Ju e dini kush i blen votat në Elbasan’ – thotë deputeti i PS, Luan Duzha.

  • A është greva e urisë variant i PD? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

    A është greva e urisë variant i PD? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp është shprehur se opozita nuk përjashton asnjë variant sa i takon mosnjohjes së Parlamentit të ri.
    Teksa u pyet nëse greva e urisë është një variant që PD ka në mendje, Berisha thekson se ai është i gatshëm t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë duke mos përjashtuar asgjë.
    “Absolutisht i gatshëm ta udhëheq betejën gjer në fitore dhe me shembullin personal, t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë. Nuk përjashtohet asnjë variant. Rëndësi të jashtëzakonshme për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe jo ajo siç ua paraqet propaganda kriminale e qeverisë dhe altoparlantëve të saj. Sepse është shumë e rëndë kur sheh pseudo-intelektualë të bëjnë avokatinë e akteve mega-kriminale të karteleve të drogës në studiot televizive dhe të thonë se në xhepat e mi nuk ka paratë e tyre. Ti ndan moralin me ta kur pranon veprën e një karteli, ti nuk ke asnjë dallim moral nga ta. Je i zhveshur, je njësh me krimin. Pra, çfarë do ndodhë? Edhe njëherë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Cilido që është i gatshëm të luftojë në rrugën e zgjedhur nga PD. Thashë, jo jashtë institucioneve, është i mirëpritur dhe unë një betejë që nuk besoj se nuk do ta fitoja, nuk do e nisja. Jam i bindur se kjo betejë do fitohet”, tha Berisha.
    Ndër të tjera Berisha thekson se ka denoncuar të gjitha takimet e fshehta të eksponentëve të krimit me deputetët e PS.
    “Ju jeni dëshmitarë, sa herë unë denoncova Sara Milen dhe Suel Çelën. A nuk e denoncova gjatë fushatës disa herë Klodian Danin, ushtar i Suel Çelës, që thërriste në Përrenjas qytetarët të votonin për Sara Milen. Sa herë kam denoncuar takimet e fshehta te Kodra e Kuajve të Ergys Agasit me Suel Çelën dhe më pas me Vangjush Dakon dhe me Edi Ramën. A mundet të kapërdihet? A mundet të mbrohet një krim i tillë i shëmtuar elektoral?”, shprehet Berisha.
    Lideri demokrat thekson edhe njëherë se këto zgjedhje sipas tij nuk do të pranohen kurrë.
    “Unë edhe njëherë deklaroj se këto zgjedhje kurrë nuk do njihen dhe se ata, të cilët përpiqen t’u shesin shqiptarëve krimin si sukses elektoral, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rreshtojnë veten me kartelet, me Edi Ramën dhe me të gjithë autorët e farsës më të shëmtuar elektorale të majit 2025”, tha Berisha.

  • Telefonata mes Melonit dhe Papa Leonit, udhëheqësi i Kishës Katolike konfirmon se Vatikani është i gatshëm të mbajë negociatat Ukrainë-Rusi

    Telefonata mes Melonit dhe Papa Leonit, udhëheqësi i Kishës Katolike konfirmon se Vatikani është i gatshëm të mbajë negociatat Ukrainë-Rusi

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni foli në telefon me Papën Leonin XIV të martën, gjatë së cilës papa i ri konfirmoi se Vatikani është i gatshëm të presë bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.

    Telefonata pasoi telefonatat e kryeministres italiane me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe një numër udhëheqësish evropianë.
    Kryeministrja italiane falënderoi papën dhe shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përpjekjet e tij të vazhdueshme në favor të paqes në botë.
    Që në ditët e para të marrjes së detyrës Papa Leoni XIV vetëofroi Vatikanin si vendin ku mund të mbahen negociatat e ardhshme për të arritur paqen me Ukrainës dhe Rusisë.

    Top Channel