Deputeti i PS, Erion Braçe komentoi Akademinë politike të PS, teksa tha se deputetët e rinj ende nuk janë gati të bëjnë punën e deputetit që javën e parë të shtatorit.
Raziela Myslimaj: Ajo që ju po bëni me shkollën verore në Partinë Socialiste, mendoni që do duhet të ishte një strukturë brenda Kuvendit të Shqipërisë. Pra, ju jeni një nga lektorët, trajnoni deputetët e rinj, që i njihni me organigramën, me mënyrën se si funksionon kuvendi, me rolin që ata do të kenë. Duhet ta bëjë Kuvendi këtë dhe jo Partia Socialiste?
Erion Braçe: Jo në çdo rast mund të qeshë deputet të gatshëm, por duhet të synosh. Të kandidosh njerëz që mund të jenë të gatshëm të bëjnë punën në Kuvend. Në qoftë se listat e mbyllura kishin ndonjë vlerë, kishin vlerë që ti të merrje apo të sillje të sillje në Kuvend njerëz të gatshëm për të bërë punën e deputetit në Kuvend, se është punë.
Raziela Myslimaj: E ka ruajtur bërthamën Partia Socialiste me këto zgjedhje, të njerëzve profesionistë të aftë të punojnë në Kuvend?
Erion Braçe: Po bërthamën e ka ruajtur por unë do doja që të 83, të ishin të gatshëm që në javën e parë të shtatorit të shërbenin si deputetë në Kuvend. Janë të gatshëm? Jo
I pyetur në një intervistë në Report Tv nëse do të pranonte të ishte pjesë e kabinitit të qeverisë ‘Rama 4’, Braçe tha se formimi i qeverisë nuk duhet të jetë një “listë dëshirash”, por rezultat i një procesi të menduar mirë.
Raziela Myslimaj: Zoti Braçe ka një interes të madh të shtuar në këto muajt e verës, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare.
Në përgjithësi, ndodh pas çdo palë zgjedhjesh ose në vjeshtë, ku rritet pak tensioni për ndryshime në kabinetin qeveritar, por në këtë rast bëhet fjalë për formimin e qeverisë së re. Ju e shihni veten, pjesë e kabinetit qeveritar, Rama katër, si ministër?
Erion Braçe: Jo, sepse unë mendoj që qeveria nuk mund të krijohet si listë dëshirash dhe apo si plotësim i nevojave të karrierës të gjithkujt.
Jo, nuk duhet të funksionojë kështu. Unë mendoj që duhet njeriu i duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur, me programin e duhur, me politikat e duhura dhe me buxhetin e duhur. Ky mund të bëhet ministër.
Raziela Myslimaj: Do e kishit pranuar sot një ftesë nga Kryeministri Rama për të qenë Ministër i Bujqësisë.
Erion Braçe: Jo, unë pranoj procesin. Këtë procesin për të cilat fola. Nuk pranoj…