Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë së Posacme është Alfred Shehu, i cili është i gatshëm këtë periudhë, duke qenë se prokurorët e cështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi nuk janë të pranishëm.
Nis seanca në Gjykatën e Posacme në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, nuk është i pranishëm në seancën me dyer të mbyllura dhe ka shprehur dakordësinë që të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.
Tag: gatshëm
-

Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë/ Nis seanca në GJKKO për Ilir Metën
-

Neymar shënon dopietë dhe i dërgon mesazh Ancelottit: Kombëtarja? Jam i gatshëm…
5 Gusht 2025
12:27
Alfred Lleshi
Periudha e errët tek Al-Hilal duket se ka mbetur pas. Neymar është rikthyer të luajë dhe të shënojë me fanellën e Santos, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij mbrëmë ndaj Juventude, me rezultatin 3-1. Goli dhe festimi i tij treguan një lehtësim të madh dhe japin shpresë për të ardhme më të ndritur.
Pas ndeshjes, ai foli për mediat: “Jam i lumtur që luajta një ndeshje të mirë dhe fituam sërish, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë e njohin stilin tim”.
I pyetur për një rikthim të mundshëm në kombëtaren braziliane, Neymar u shpreh i qartë: “Jam i gatshëm, ndjehem gjithmonë mirë. Tani iu takon atyre të vendosin”.
Në shtator do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Neymar i ka dërguar një sinjal të fortë trajnerit Carlo Ancelotti.
Vetë Ancelotti, në ditën e prezantimit të tij si trajner i ri i Brazilit, kishte deklaruar për Neymar: “Duhet të përgatitet mirë dhe ka kohë ta bëjë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në rrugën drejt Botërorit”.
Një tjetër kapitull duket gati të shkruhet në historinë e Neymarit me fanellën e “Seleção”. -

Gjermani/ Vetëm 16% e të rinjve do të luftonin për vendin
Gjermania dëshiron të ndërtojë, sipas kancelarit Friedrich Merz, ushtrinë më të fuqishme konvencionale në Evropë. Por, a do të ketë ushtarë për ta mbështetur këtë ambicie? Me sa duket jo, sipas një sondazhi të ri të realizuar për rrjetin RND.
Sipas sondazhit, vetëm 16% e të rinjve në moshë për rekrutim janë të gatshëm të marrin armët për të mbrojtur Gjermaninë pa hezitim në rast lufte, ndërsa 22% thonë se ‘ndoshta’ do ta bënin këtë.
Megjithatë, shumica dërrmuese, 59% nuk janë të gatshëm të mbrojnë Gjermaninë me armë në rast sulmi. Kjo përqindje rritet në 72% tek gratë, sipas Deutsche Welle.
Ndërkohë, më shumë se një në katër gjermanë, afërsisht 27%, e konsiderojnë ‘të mundshme’ apo ‘shumë të mundshme’ një sulm ushtarak ndaj Gjermanisë nga një shtet armik brenda pesë viteve të ardhshme.
Po ashtu, 59% e të anketuarve besojnë se është e mundur që Gjermania të thirret të ofrojë ndihmë ushtarake për një vend tjetër të NATO-s, në kuadër të detyrimeve aleate.
Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) do të pajisen me mbi 1.000 automjete transporti, me një vlerë totale prej 770 milionë eurosh, deri në fund të këtij viti.
Sipas radios gjermane DLF, kompania Rheinmetall ka nënshkruar një marrëveshje kornizë me Bundeswehr-in me vlerë 3.5 miliardë euro.
-

Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me draftin për Kodin e Ri penal.
Pas publikimit të tij edhe kritikave si nga përfaqësuesit e BE-së, kreu i SPAK-ut, kreu i Dhomës së Avokatisë e deri tek juristë të tjerë.
Konkretisht, në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, OSBE thekson rëndësinë e Kodit të ri Penal si një ligj themelor që kërkon një proces të kujdesshëm dhe konsultim para miratimit.
Gjithashtu, OSBE shton se megjithëse nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara në draft, janë të gatshëm të ofrojnë rekomandime konkrete.
‘Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.”, theksojnë përfaqësuesit e OSBE-së’
-

Real është i gatshëm ta shesë Rodrygo-n, por vetëm nëse plotësohen dy kushte kryesore
1 Gusht 2025
15:06
Telesport
Real Madridi thuhet se është gati të ndahet nga sulmuesi anësor Rodrygo këtë verë, por vetëm nëse plotësohen dy kushte kryesore.
Rodrygo, 24 vjeç, është lidhur me një largim nga klubi gjatë gjithë verës, me skuadra si Arsenal-i dhe Liverpool-i që thuhet se janë të interesuara.
Braziliani duket se nuk është më në favor të trajnerit të ri Xabi Alonso, pasi luajti vetëm 92 minuta gjatë gjithë Kupës së Botës për Klube.
Sipas COPE, Real Madridi është i gatshëm ta shesë Rodrygon, por vetëm nëse ai kërkon shprehimisht të largohet dhe ata marrin një ofertë prej 100 milionë eurosh.
Megjithatë, sulmuesi anësor nuk ka shprehur ende dëshirë për t’u larguar nga klubi dhe mbetet të shihet nëse ndonjë klub do të ishte i gatshëm të paguante një tarifë të tillë. -

Irani i gatshëm të rinisë bisedimet me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor, ja kushtet që vendos
Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, tha të martën zëvendësministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi, një ditë para se Teherani të zhvillojë bisedime me fuqitë evropiane në Stamboll.
Diplomati iranian shtoi se bisedimet mund të rifillojnë nëse njihen të drejtat e Teheranit sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe Uashingtoni ndërton besim me Iranin dhe garanton se negociatat nuk do të çojnë në veprime të reja ushtarake kundër Iranit. -

Irani i gatshëm të rinisë bisedimet me SHBA-në, mbi programin e tij bërthamor, ja kushtet që vendos
Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, tha të martën zëvendësministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi, një ditë para se Teherani të zhvillojë bisedime me fuqitë evropiane në Stamboll.
Diplomati iranian shtoi se bisedimet mund të rifillojnë nëse njihen të drejtat e Teheranit sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe Uashingtoni ndërton besim me Iranin dhe garanton se negociatat nuk do të çojnë në veprime të reja ushtarake kundër Iranit.
Top Channel
-

Zija Çela: Zoti më ndjeftë, por nuk jam i gatshëm për gjumin e përjetshëm…
Nga Zija ÇelaZoti më ndjeftë, por nuk jam i gatshëm për gjumin e përjetshëm, pa e njohur deri në fund Dashuninë Njerëzore, pa lexuar ende disa Libra të Mirë dhe pa e parë sërish Diellin E Detin këtej dhe përtej. As dua të di nëse kam marrë sa kam dhënë, por di se kam prapë për të dhënë. Mbi gjithçka dashuni. Sepse dashunia, fuqia e vetme që mund ta bashkojë në empati njerëzimin, është e qarkullueshme si energjia. Veçse gjithnjë mbetet e mangët nëpër zemra e nëpër libra, ngaqë në përmasa ia kalon edhe vetë planetit. Dashunia është caktim i Zotit, ajo shprehet si vetëdije edhe në mbarë universin, çka e dëshmon më së miri harmonia kozmike përkundër kaosit.
PJERIN NDEKA: Parathania jote, Zija Çela, asht nji poezi. Janë të rrallë shkrimtarët e njoftun që shkruejnë me aq dashni e ashk për veprën e nji shkrimtari tjetër. Simbas besimit tem, në nji jetë paralele, ti miku jem do të ishe nji françeskan shumë i dashtun, jo vetëm për besimtarët tuej, por për gjithkënd që të njef. Nuk due me u hi simpative o antipative personale për autorin e analizuem, por për ty asht e lejueshme vetëm simpatia e dashnia së bashku me talentin tand.Të due fort. Të dielën e mbrapa jam në Shkodër për tri javë. Në paç kohë e dëshirë, për mue do t’ishte knaqsi me kenë mikpritsi yt.
PETRO ZHEJI: E dini si shkruan Zija Çela? Ai merr shtizën dhe e godet fort njeriun, por kur maja i shkon te gjoksi, ajo lakohet, kështu që nuk e shpon tejpërtej, vetëm e rrëzon përtokë. Pastaj i zgjat dorën dhe i jep mundësi të ngrihet prapë më këmbë, sepse autori ka DASHNINE NJEREZORE. Veçse në këtë çast e ka paralajmëruar atë, e sheh pra se çfarë mund të të bëj, kujdes herë tjetër!…
*Titulli i origjinalit: “SI ENERGJIA QARKULLON DASHUNIA…”
2022
Lexo edhe:
ZIJA ÇELA: PAK NGA PAK, RANË NË DASHURI…
-

Dashuria nuk është një objekt i vendosur në pako dhe i gatshëm për përdorim…
Nga: Zygmunt Bauman
Dashuria nuk është një objekt i vendosur në pako dhe i gatshëm për përdorim. Ajo i është besuar kujdesit tonë, ka nevojë për angazhim të vazhdueshëm, për t’u ripërtëritur, rikrijuar dhe ringjallur çdo ditë. Dhe dashuria e shlyen mrekullisht këtë vëmendje […].
Tregu, në nevojën tonë të dëshpëruar për dashuri, ka ndjerë mundësinë për fitime të mëdha. Dhe na josh me premtimin se mund t’i kemi të gjitha pa mundim: kënaqësi pa punë, fitim pa sakrifica, rezultate pa përpjekje, njohuri pa një proces mësimor. Dashuria kërkon kohë dhe energji.Por sot që të dëgjojmë ata që duam, të shpenzojmë kohën tonë për të ndihmuar të tjerët në kohë të vështira, duke përmbushur nevojat dhe dëshirat e tyre më shumë se tonat, është bërë e tepërt: blerja e dhuratave në një dyqan është më se e mjaftueshme për të plotësuar mungesën e dhembshurisë, miqësisë dhe vëmendjes.
Veçse ne mund të blejmë gjithçka, por jo dashurinë. Nuk do të gjejmë dashuri në një dyqan. Dashuria është një fabrikë që punon pa pushim, njëzet e katër orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.Pjesë të zgjedhura: ZYGMUNT BAUMAN, Intervistë nga Raffaella de Santis (La Repubblica, 20 nëntor 2012).Përktheu nga italishtja: Laureta Petoshati
*Titulli i origjinalit: “Emocionet kalojnë dhe ndjenjat duhen kultivuar”
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA MË “E MIRË” E DASHURISË E TË GJITHA KOHËVE: “PO PLAKEMI E PO MËSOHEMI ME NJËRI-TJETRIN…”
ObserverKult
-

A do të paraqitet në seancën e dytë gjyqësore ndaj tij në GJKKO? Berisha: Jam i gatshëm, por…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në seancën e dytë gjyqësore ndaj tij në GJKKO do të përfaqësohet nga avokatët. Berisha theksoi se është i gatshëm të paraqitet në seancë, por theksoi se do të këshilohet me përfaqësuesit ligjorë.
“Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit”, dekarloi Berisha.
Duke shtuar se: “Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve, por edhe gjykatësve.
Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen time në themel”.