Tag: gatshëm

  • Pika e kthesës ne ndërtim, bie prodhimi i betonit të gatshëm

    Pika e kthesës ne ndërtim, bie prodhimi i betonit të gatshëm

    Sektori i ndërtimit ka ndalur ritmet e rritjes së volumeve vitin e kaluar, pasi prodhimi i çimentos dhe betonit të gatshëm ka shënuar rënie.Prodhimi i betonit të gatshëm ka ndjekur një tendencë zbritëse: nga 1.93 milionë tonë në vitin 2021, ra në 1.77 milionë tonë në vitin 2023 dhe më tej në 1.70 milionë tonë në vitin 2024. Ky zhvillim reflekton një ulje të kërkesës së brendshme për beton, e cila lidhet drejtpërdrejt me ngadalësimin e aktivitetit të ndërtimit në vend.Shifrat tregojnë se, ndërsa industria e çimentos ka njohur rritje deri në vitin 2023 dhe vijon të mbetet në nivele të larta, prodhimi i betonit ka hyrë në një fazë rënieje, duke sinjalizuar ndryshime të dukshme në dinamikën e tregut të ndërtimit.Rënia e prodhimit të betonit të gatshëm lidhet me aktivitetin e kantiereve dhe përdorimin praktik në ndërtim. Kjo sugjeron se ritmi i projekteve të reja ose volumet e punimeve kanë filluar të bien. Ky zhvillim reflekton shenjat e ngopjes në tregun e banesave dhe tkurrjen e kërkesës së brendshme si pasojë e çmimeve të larta.Ndërkohë, çimentoja vazhdon të prodhohet në nivele më të larta, pasi një pjesë e saj është e destinuar për eksport. Industria e çimentos është më elastike dhe më e lidhur me tregjet rajonale, ndërsa betoni mbetet pothuajse tërësisht një produkt për konsum vendas.Çmimet e banesave janë rritur më shpejt se të ardhurat e qytetarëve, duke ulur ndjeshëm aftësinë blerëse të investitorëve vendas.Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se importet e materialeve të ndërtimit ranë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, si në sasi ashtu edhe në vlerë, duke sinjalizuar ngadalësim të ritmeve të ndërtimit. Konkretisht, në tetë-mujorin e vitit 2025, importet e materialeve të ndërtimit ranë me rreth 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Tkurrje ka pësuar edhe grupi i importeve të lidhura me ndërtimin, “makineritë dhe pajisjet”, të cilat ishin 6% më të ulëta se një vit më parë. Importet e materialeve të ndërtimit janë në rënie që prej vitit 2022, kur arritën nivelin rekord prej mbi 68.2 miliardë lekësh.Shifrat sugjerojnë se kulmi i ciklit ndërtimor është arritur dhe se ka nisur një fazë ngadalësimi. Vitet 2021–2023 përfaqësuan fazën e rritjes së fortë, me vitin 2023 që shënoi kulmin për çimenton, ndërsa 2024 duket si pikë kthese me ngadalësimin e prodhimit të objekteve të reja.Sipas INSTAT, sektori i ndërtimit  u zgjerua me 4.5% në 2024-n, nga 5% vitin e mëparshëm dhe shumë larg ritmeve prej 15.2% që u konstatuan në vitin 2022. Ky është ritmi më i ulët që nga 2020-a, kur ekonomia po vuante pasojat e pandemisë./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • A do të bashkëpunojë mazhoranca me opozitën? Rama: Do të jemi të gatshëm të dëgjojmë forcat e tjera politike, por…

    A do të bashkëpunojë mazhoranca me opozitën? Rama: Do të jemi të gatshëm të dëgjojmë forcat e tjera politike, por…

    Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, tha se mazhoranca është e gatshme të dëgjojë dhe të bashkëpunojë me forcat e tjera parlamentare, gjithmonë nëse ata janë të gatshëm të kontribuojnë, sipas kryeministrit.
    “Ne do jemi gjithnjë gati ti dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, poR ne nuk do jemi asnjëherë të gatshëm të presim kë do qoftë as edhe një minutë nëse nuk do dojë të punoje së bashku për këtë reforme apo çdo reforme tjetër”, tha kryeministri.
    Edi Rama: Pas 10 vitesh nga reforma e administrative territoriale koha ka sjell në rëndin e ditës nevojën e një rishikimi të ndarjes administrative territoriale. Prandaj duhet të ngremë pa humbur kohë Komisionin e Posaçëm parlamentar për të nisur menjëherë nga pina analistike në funksion të thellimit të kësaj reforme duke reflektuar ndryshime shumë domethënëse të këtyre viteve që nga demografia te teknologjia me fokus kryesor miërpërgatitjen në nivelin vendor për Shqipërinë 2030. Duhet të kemi një cilësi të re të proceseve të qeverisjes vendore. Komisioni i kësaj reforme do duhet të ngrihet dhe të punojë me të njëjtin intensitet….patjetër duke i ftuar forcat e tjera parlamentare të mirë se vijnë për të dhënë kontributet e tyre, po deshën natyrisht.
    Ne do jemi gjithnjë gati ti dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, poR ne nuk do jemi asnjëherë të gatshëm të presim kë do qoftë as edhe një minutë nëse nuk do dojë të punoje së bashku për këtë reforme apo çdo reforme tjetër.

  • “Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, presidenti i Polonisë ngre alarmin: Rajoni ynë është në rrezik të përhershëm

    “Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, presidenti i Polonisë ngre alarmin: Rajoni ynë është në rrezik të përhershëm

    Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator.

    “Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki.
    Polonia dhe Finlanda ndajnë kufi me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës.
    “Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona, ne besojmë se Putini po ashtu është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, tha presidenti i Polonisë.
    “Prandaj ne po i zhvillojmë forcat tona të armatosura, ne po zhvillojmë partneritetin tonë dhe raportet tona”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje për ndonjë masë konkrete.
    Ai tha se “arkitektura e sigurisë” në rajon ka ndryshuar dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, është “i vetmi udhëheqës i botës së lirë” i cili mund ta detyrojë Putinin që të negociojë.
    Javën e kaluar, Trump ofroi që të dërgonte më shumë trupa në Poloni, teksa e priti Nawrockin në Shtëpinë e Bardhë.
    Stubb, ndërkaq, në muajt e fundit ka bisedar rregullisht me Trumpin, teksa fuqitë evropiane po kërkojnë që të ndalet lufta në Ukrainë.
    “Ne po tentojmë të shpjegojmë se Putinit nuk mund t’i besohet, se Putini po luan me taktikat e tij të zakonshme të zvarritjes të procesit”, tha Stubb.
    Shqetësime të ngjashme ka ngritur edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili në fillim të javës tha se “plani imperialist i Putinit nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës”, por se ky plan është vetëm fillimi.

    Top Channel

  • Presidenti polak: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

    Presidenti polak: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

    Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator.
    “Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki.
    Polonia dhe Finlanda ndajnë kufi me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës.

    “Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona, ne besojmë se Putini po ashtu është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, tha presidenti i Polonisë.
    “Prandaj ne po i zhvillojmë forcat tona të armatosura, ne po zhvillojmë partneritetin tonë dhe raportet tona”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje për ndonjë masë konkrete.
    Ai tha se “arkitektura e sigurisë” në rajon ka ndryshuar dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, është “i vetmi udhëheqës i botës së lirë” i cili mund ta detyrojë Putinin që të negociojë.
    Javën e kaluar, Trump ofroi që të dërgonte më shumë trupa në Poloni, teksa e priti Nawrockin në Shtëpinë e Bardhë.
    Stubb, ndërkaq, në muajt e fundit ka bisedar rregullisht me Trumpin, teksa fuqitë evropiane po kërkojnë që të ndalet lufta në Ukrainë.
    “Ne po tentojmë të shpjegojmë se Putinit nuk mund t’i besohet, se Putini po luan me taktikat e tij të zakonshme të zvarritjes” të procesit”, tha Stubb.
    Shqetësime të ngjashme ka ngritur edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili në fillim të javës tha se “plani imperialist i Putinit nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës”, por se ky plan është vetëm fillimi./REL

  • Trump: Jam i gatshëm të përdorim avionët amerikanë për garantimin e sigurisë në Ukrainë

    Trump: Jam i gatshëm të përdorim avionët amerikanë për garantimin e sigurisë në Ukrainë

    Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në një intervistë me Daily Caller tha se ishte i gatshëm të përdorte avionët amerikanë si masë sigurie për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

    “Ndoshta do të bëjmë diçka. Do të doja të shihja një zgjidhje. Ata nuk janë ushtarët tanë, por çdo javë, pesë deri në shtatë mijë prej tyre vriten, kryesisht të rinj. Nëse do të mund ta ndaloja të gjithë këtë dhe të fluturoja një aeroplan herë pas here, kryesisht do të ishin evropianët, por ne, ne do t’i ndihmonim ata”, deklaroi ai.
    Trump tha se një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duket i pamundur, por se një takim trepalësh me të është i mundur.

    “Një takim trepalësh mund të ndodhë. Nuk e di për një takim dypalësh, por një takim trepalësh do të ndodhë. Por, e dini, ndonjëherë njerëzit nuk janë gati”, tha presidenti amerikan.
    Trump  e konsideroi marrëdhënien që ka pasur me Vladimir Putin gjatë viteve shumë të mirë.
    “Kjo është arsyeja pse mendova vërtet se do të gjenim një zgjidhje. Do të doja shumë që të kishte pasur”, shpjegoi presidenti amerikan, duke iu referuar samitit të Alaskës.

  • “Jam i gatshëm për çdo format takimi me Putinin”, Zelenski: Do të marr pjesë nëse…

    “Jam i gatshëm për çdo format takimi me Putinin”, Zelenski: Do të marr pjesë nëse…

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski tha se Rusia ka propozuar një takim dypalësh me Ukrainën, i ndjekur nga një takim trepalësh.

    Në një konferencë për shtyp pas takimeve të tij me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky tha se është i gatshëm për “çdo format” takimi me Putinin. Ai shtoi se do të marrë pjesë në takimin trepalësh, në varësi të mënyrës se si do të shkojë takimi i parë.
    Zelenski tha se nuk i di detajet për takimin dypalësh të propozuar.
    Ai theksoi se nuk dëshiron të vendosë kushte për takimin, sepse atëherë edhe Putini do të paraqiste kushtet e tij.
    “Unë besoj se duhet të takohemi pa kushte dhe të mendojmë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij rrugëtimi drejt përfundimit të luftës”, tha ai.

    Top Channel

  • A jeni të gatshëm t’i dorëzoni territore Rusisë për t’i dhënë fund luftës? Çfarë deklaroi Zelensky në takimin me Trump

    A jeni të gatshëm t’i dorëzoni territore Rusisë për t’i dhënë fund luftës? Çfarë deklaroi Zelensky në takimin me Trump

    Ka nisur para pak minutash takimi mes dy presidentëve Donald Trump dhe Volodymir Zelensky në Zyrën Ovale, ku janë duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

    I pyetur nga gazetarët se a do të ishte i gatshëm të dorëzonte territore, Zelensky u përgjigj shkurt se duhet të ndalojë lufta me Rusinë.
    Ai tha se  ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Donald Trump për përfundimin e luftës në një mënyrë “diplomatike”.

    Presidenti ukrainas gjithashtu deklaroi se dëshiron të zhvillojë një takim trilateral për të diskutuar më tej.

  • Meta do lirinë! Gjyqtari me pushime, tjetri shpall moskompetencë

    Meta do lirinë! Gjyqtari me pushime, tjetri shpall moskompetencë

    Ilir Meta vijon qëndrimin në burg. Gjyqi u shty, pasi Mbrojtja e tij theksoi se kërkesa nuk mund të shqyrtohej nga një gjyqtar i gatshëm, por nga gjyqtari i hetimit paraprak. Gjyqtari i gatshëm që do të jepte vendimin në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë ishte Erjon Bani. Ai vetë shpalli moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën, me një masë më të butë sigurie. Edhe avokati Kujtim Cakrani sqaroi për median se gjyqtari që duhet të japë vendimin është Erjon Çela.
    “Duket se edhe në dijeni të këtyre rretjanave vetë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë. Ndërsa SPAK përfaqësohej nga prokurori Alfred Shehu, i cili është gjithashtu i gatshëm këtë periudhë, duke qenë se prokurorët e çështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi nuk ishin të pranishëm.

    Hetimet përfunduan më 4 gusht SPAK. Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dy dosje, ajo e lobimit të LSI në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA.

    Më 6 gusht Meta paraqiti kërkesën për ndryshim mase duke dhënë fjalën se nuk do të arratiset nëse lirohet nga qelia, pasi mund t’i bllokohet edhe pasaporta. Krahas tij nën akuzë janë ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatimja, si dhe dy bashkëpunëtorët Ema Çoku dhe Pirro Xhixho”, tha avokati.