Tag: gatshëm

  • Drita sfidon Az Alkmaar, trajneri: S’kemi presion, shpresoj të dalim të pamposhtur

    Drita sfidon Az Alkmaar, trajneri: S’kemi presion, shpresoj të dalim të pamposhtur

    Tekniku i Dritës, Zekerija Ramadani tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Az Alkmaar në Conference League.
    “Nëse nuk do ishim të gatshëm nuk do kishim arritur këtu ne kemi qenë të gatshëm çdo takim kemi dhënë maksimumin, ne si staf duke analizu kundërshtarin duke dhënë informata tek futbollistët dhe  duke bërë analizën edhe këtë ndeshje mendoj se ekipi është shumë i gatshëm për të dhënë maksimumin. Duhet të kemi shumë disiplinë taktike ekipi është mjaft i motivum është një garë ku kemi 8 pikë pas 4 ndeshjeve dhe shpresojë të vazhdojmë ecurin pozitive dhe normal me një fitore mund të jenë kejt ndryshe pas asaj fitore por e para duhet të kemi shumë disiplin taktike mbrenda në fushë dhe secili futbollist do të jap çdo atom mbrenda në fushë.

    Asnjëher nuk jam friguar nga presioni, të luftojmë për fitore sa i përket motivimit nuk kam humbur asnjë fjalë për të motivuar ekipin falë drejtuesve ata nuk më lënë të flas për ta sepse ata nuk e lënë ekipin pa një premio të madhe që do jetë edhe një motiv shtesë por gjithmonë kërkoj nga unë dhe futbollistët që objektivi jonë të jetë i pamposhtur objektivi do jetë të luftojmë çdo pozicion të dyfishojmë në çdo pozicion që në fund edhe me një barazim do ishim shumë të kënaqur.
    Duke u bazuar në analiza që kemi bërë me stafin teknik, shpresojë që nesër të japim maksimumin dhe të dalim të pamposhtur” – tha ai.

  • Lideri i mesfushës/ Zbulohet arsyeja e mungesës së lojtarit të Partizanit

    Lideri i mesfushës/ Zbulohet arsyeja e mungesës së lojtarit të Partizanit

    Adnard Mehmeti nuk është i gatshëm sot për Partizanin ndaj Bylisit.
    Mësohet se mesfushori ka pasur temperaturë, për këtë nuk është treguar i gatshëm.
    Mehmeti është parë si titullar i padiskutueshëm dhe lider në mesfushë. Për këtë mungesa e tij rëndon jo pak në kampin e të kuqve.
    Kërnaja ka preferuar Doumbian, Ismailin dhe Hjumen në mesfushë. Sulmi do të jetë i përbërë për herë të parë me Isgandarlin, Tomën dhe Bintsukën.

  • Rusia mohon testet bërthamore/ Lavrov i përgjigjet Trump: Mund të na kontrolloni, jemi gati për bisedime

    Rusia mohon testet bërthamore/ Lavrov i përgjigjet Trump: Mund të na kontrolloni, jemi gati për bisedime

    Akuzat e presidentit amerikan Donald Trump se Rusia dhe Kina kanë kryer teste bërthamore nëntokësore në fshehtësi përveç mohimit të Pekinit nxitën edhe reagimin e Moskës.

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë me SHBA-të në lidhje me këto pretendime.
    Tensionet mes dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë, janë rritur pas dështimit të negociatave të nisura për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.
    Së fundmi shba akuzoi Moskën se kishte kryer fshehurazi shpërthime bërthamore, jo vetëm testimin e sistemeve të shpërndarjes, të cilat i bëjnë rregullisht të gjitha shtetet e armatosura me armë bërthamore.
    “Jemi të gatshëm të diskutojmë dyshimet e ngritura nga kolegët tanë amerikanë në lidhje me mundësinë që ne mund të jemi duke bërë fshehurazi teste bërthamore”, tha Lavrov për mediat shtetërore ruse, ndërsa mohoi pretendimet e Trump duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mund të kontrollonin Rusinë nëpërmjet sistemit global të monitorimit sizmik.
    Lavrov tha gjithashtu se Moska ishte ende e hapur për një takim të mundshëm midis Putinit dhe Trumpit.
    “Jemi të gatshëm të diskutojmë me kolegët tanë amerikanë rifillimin e punës përgatitore për samitin e propozuar të udhëheqësve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.
    Ky samit më herët ishte diskutuar se do të mbahej në Budapest, ndërsa deklaratat e bëra nga Rusia duken më shumë si një manovër për të fituar kohë se sa vullnet për të arritur armëpushimin në Ukrainë.
     

    Top Channel

  • Sot ndeshja kundër Andorrës, Sylvinho dërgon dy futbollistë në tribunë

    Sot ndeshja kundër Andorrës, Sylvinho dërgon dy futbollistë në tribunë

    Këtë të enjte në orën 20:45 Shqipëria e futbollit mund të shkruajë historinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë me Sylvinhon në krye kanë shansin të sigurojnë një vend në play-off e Botërorit 2026.
    Një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut.
    Për duelin e sotëm, Sylvinho ka vendosur mos ketë të gatshëm mbrojtësin Klisman Cake dhe mesfushorin Adrion Pajaziti. Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë për këtë duel, por duke qenë se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të gatshëm, Sylvinho ka sakrifikuar Caken dhe Pajazitin.
    Sot të gjithë sytë e shqiptarëve do jenë në Andorra, me ndeshjen që fillon në orën 20:45.

  • A jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën? Përgjigjet Berisha: Vetëm kur të…

    A jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën? Përgjigjet Berisha: Vetëm kur të…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për media deklaroi se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Edi Rama vetëm për një çështje: përcaktimin e Senatit në Kushtetutën e vendit.
    “Ramën mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin në Kushtetutën e Republikës,” tha Berisha, duke theksuar se çdo ndryshim tjetër kushtetues është i panevojshëm.
    Ai shtoi se krijimi i një Senati do të ishte një institucion i dobishëm, që nuk do të rëndonte buxhetin e taksapaguesve, por përkundrazi do të sillte uljen e numrit të deputetëve.
    Lidhur me reformën territoriale, Berisha theksoi se nuk ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë, duke theksuar se kjo çështje mund të zgjidhet pa ndërhyrje kushtetuese.
     
    “Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve.
    Përsa i përket reformës territoriale nuk ka nevojë për Kushtetutë, ju siguroj që nuk ka“, u shpreh ai.

  • ‘I frytshëm’, Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: I gatshëm të takohem edhe me Berishën

    ‘I frytshëm’, Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: I gatshëm të takohem edhe me Berishën

    Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj zhvilloi sot një takim me koordinatorët e partive politike opozitare.
    Në një deklaratë për mediat, Binaj e cilësoi takimin si të frytshëm dhe tregoi se është duke punuar me një ekip jopartiak për programin politik.
    Binaj shtoi se nuk është takuar ende me kryedemokratin Sali Berisha, por është i gatshëm të zhvillojë një takim me të.
    Bindaj ndau edhe një mesazh që qytetarët t’i bashkohen pa asnjë dallim partiak.
    “Takimi i parë me partitë e opozitës dhe ishte takim i frytshëm. I pari nga shumë të tjera që na presin. Mesazhi im është që ne të jemi të gjithë së bashku dhe unë si kandidat kërkoj që qytetarët t’na bashkohen pa dallim partie. Ky moment vlen shumë. Jemi duke punuar me një ekip jopartiak që të dalim dhe të prezantojmë programin për qytetarët. Nuk kam folur më më Berishën, jam i gatshëm të takoj çdo kryetar të opozitës. Jam kanidaidt  pavarur dhe nëse e shihni si një lloj varësie që vjen mbështetja, atëherë jam i varur nga të gjitha partitë”,-tha Binaj.

  • Buzëqesh Luis Enrique, rikthehet Ousmane Dembele, i gatshëm për sfidën Leverkusen-PSG

    Buzëqesh Luis Enrique, rikthehet Ousmane Dembele, i gatshëm për sfidën Leverkusen-PSG

    Lajm i mirë për kampionët e Evropës, PSG. Skuadra e Luis Enriques për sfidën e së martës ndaj Leverkusen e vlefshme për raundin e 3 të Fazës së Ligës, do të ketë në dispozicion sulmuesin francez Ousmane Dembele si dhe mbrojtësin Marquinhos. Tekniku spanjoll Luis Enrique do të ketë më në fund të gatshëm ndaj “aspirinave” fituesin e “Topit të Artë”, me francezin që nuk ka luajtur asnjë ndehsje që prej 5 Shtatorit për shkak të dëmtimit.
    Megjithatë do të jetë e vështirë që Dembelen ta shohim në fushë ndaj Bayer Leverkusen, por lajmi i mirë për parizienët është fakti që ai është tashmë pjesë e grupit e do të jetë I gatshëm për të dhënë kontributin e tij tek skuadra kampione.

    © BalkanWeb

  • Dëmtohet Edon Zhegrova, në rrezik ndeshja kundër Real Madridit

    Dëmtohet Edon Zhegrova, në rrezik ndeshja kundër Real Madridit

    Edon Zhegrova nuk është i gatshëm për Juventusin në ndeshjen kundër Comos e cila luhet këtë të diel duke nisur nga ora 12:30. Shqiptari i sulmit ka një problem në ije dhe kjo e ka lënë jashtë sfidës së radhës. 
    Trajneri Igor Tudor e komunikoi vetë dëmtimin në konferencën për mediet, teksa frika më e madhe është se shqiptari i sulmit nuk do jetë gati as për në mesjavë. ‘Zonja e Vjetër’ luan në udhëtim kundër Real Madridit për turin e tretë të Champions League dhe Zhegrova shihet si një fakor me cilësi për bardhezinjtë. 
    Zhegrova ka bërë vetëm tre paraqitje me Juven për 36 minuta, teksa u bashkua në verë nga Lille. Anësori i përfaqësueses së Kosovës vuante një lëndim të ndryshëm nga ai që ka pësuar së fundmi dhe do jenë orët e ardhshme ato që do vendosin nëse ai do jetë i gatshëm për në sfidën e Champions League. 
     
     

  • Dëmtohet Edon Zhegrova/ Ndeshja kundër Real Madridit, mbetet në rrezik

    Dëmtohet Edon Zhegrova/ Ndeshja kundër Real Madridit, mbetet në rrezik

    Edon Zhegrova nuk është i gatshëm për Juventusin në ndeshjen kundër Comos e cila luhet këtë të diel duke nisur nga ora 12:30. Shqiptari i sulmit ka një problem në ije dhe kjo e ka lënë jashtë sfidës së radhës.
    Trajneri Igor Tudor e komunikoi vetë dëmtimin në konferencën për mediet, teksa frika më e madhe është se shqiptari i sulmit nuk do jetë gati as për në mesjavë. ‘Zonja e Vjetër’ luan në udhëtim kundër Real Madridit për turin e tretë të Champions League dhe Zhegrova shihet si një fakor me cilësi për bardhezinjtë.
    Zhegrova ka bërë vetëm tre paraqitje me Juven për 36 minuta, teksa u bashkua në verë nga Lille. Anësori i përfaqësueses së Kosovës vuante një lëndim të ndryshëm nga ai që ka pësuar së fundmi dhe do jenë orët e ardhshme ato që do vendosin nëse ai do jetë i gatshëm për në sfidën e Champions League.

  • “A jemi live?”, Uzuni entuziast: Kjo është Shqipëria, ndaj Serbisë treguam vlerat

    “A jemi live?”, Uzuni entuziast: Kjo është Shqipëria, ndaj Serbisë treguam vlerat

    Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares u shpreh entuziast pas fitores 0-1 të Shqipërisë ndaj Serbisë.
    “Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje.

    Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin. Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe, ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi e jam i lumtur që hymë në histori.
    Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?
    Jam shumë i lumtur që jam shumë i lumtur që jam kthyer në kombëtare, besoj se është ndjesia më e mirë për të përfaqësuar kombin e vet. Ia dedikoj familjes time, të gjithë atyre që përjetuan edhe periudhën e Europianit. Unë stërvitem dy herë në ditë”-tha ai.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb