Tag: gasperini

  • Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

    Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

    Me 24 pikë, po aq sa Inter, në krye të Serie A, Roma vijon ecurinë fantastike këtë sezon, me tifozët verdhekuq që kanë nisur të ëndërrojnë, fundja rivalët e tyre po gabojnë pafund. Në Stadiumin “Olimpik” përballë Udieneses mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për të dalë me 3 pikë. Në fundin e pjesës së parë, Roma fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Pellegrini. Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të ishte Celik që dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë në Serie A, një gol që vulosi suksesin 2-0 pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Ashtu si tifozët edhe Gian Piero Gasperini beson shumë te ky ekip, por tekniku italian nuk preferon të flas për objektiva: “Kjo ishte një provë bindëse. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një ekipi si Udinese, është gjithnjë e vështirë të luash kundër tyre. Jam shumë i kënaqur pasi ekipi po rritet, po luan një futboll të mirë dhe beson”, u shpreh Gasperini.

    Në kaos total është ekipi i tij, Atalanta, me bergamaskët që pësuan një humbje të rëndë 0-3 brenda në shtëpi përballë Sassuolo-s. Pa Gjimshitin titullar, Atalanta u fut në kaos, me kapitenin kuqezi që u aktivizua më pas menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Berardi ishte lojtari i ndeshjes, me futbollin “azzurr” që realizoi një “dopietë” golash. Pas javës së 11-të, Atalanta e sheh veten në vendin e 13-të, por trajneri Juric beson se ekipi i tij mund të ri ngrihet.

    Ecuria negative këtë periudhë ka bërë që stoli i Juric të tronditet në themel, me mediat italiane që flasin për një shkarkim të mundshëm, ndërsa si pasues janë dy opsione, Palladino dhe Thiago Motta.
    ()

  • Roma në krye të Serie A, buzëqesh Gasperini: Një ekip që po rritet, po luan dhe beson te vetja

    Roma në krye të Serie A, buzëqesh Gasperini: Një ekip që po rritet, po luan dhe beson te vetja

    Trajneri Gian Piero Gasperini duket se i ka rikthyer identitetin ekipit të Romës, që rikthehet në krye të renditjes në Serie A, me pikë të barabarta me Inter. Skuadra verdhekuq mundi 2-0 Udinese. “Ishte një performancë bindëse. Jam shumë i kënaqur sepse janë një ekip që po rritet, po luan dhe po beson“, tha Gasperini.
    Pasi ngjiti Atalanta në majat e Serie A, ai po bën të njëjtën gjë edhe me Romën: “Ata po luajnë, po rriten dhe po zbatojnë mësimet e lojës. Kjo nuk ka ndodhur më parë, por ne kemi parë tashmë disa gjëra të shkëlqyera. Është një moment i mirë për ne dhe për dy javë do të jemi në krye dhe mund të rikuperojmë lojtarë”.
    “Është sigurisht e vështirë tani, pasi kemi humbur lojtarë sulmues si Bailey, Dybala, Ferguson, madje edhe Dovbyk. Megjithatë, mendoj se skuadra ka fituar referenca të ndryshme në stilin sulmues krahasuar me javë më parë. Jemi në gjendje të jemi të rrezikshëm me më shumë lojtarë”, shtoi Gasperini.
    “Kemi pasur avantazhin të luajmë shumë ndeshje, përfshirë edhe në Europa League. Kjo na ka lejuar të përmirësojmë detaje dhe jemi në gjendje të ndërtojmë më shumë. Kjo po na sjell rezultate, por është një skuadër që beson në vetvete dhe më ndjek mua. Kjo është thelbësore kur luan dhe je i kënaqur me atë që po bën”, deklaroi Gasperini.

  • 1 gol në 10 ndeshje, Gasperini merr vendimin drastik për dy sulmuesit e Romës

    1 gol në 10 ndeshje, Gasperini merr vendimin drastik për dy sulmuesit e Romës

    25 Tetor 2025

    22:15

    Telesport

    Roma po shfaq shumë probleme me sulmin këtë sezon dhe forma e dobët e dy sulmuesëve kryesorë ka bërë që trajneri Gian Piero Gasperini të marrë vendimin drastik.
    “La Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit verdhekuq largimin e Artem Dovbyk dhe Evan Ferguson që në merkaton e janarit. Gasperini nuk ka më besim te dy lojtarët në fjalë, të cilët kanë shënuar vetëm 1 gol në 10 ndeshjet e fundit, ndaj dhe ka kërkuar përforcime për sulmin gjatë merkatos së janarit.
    Për sulmuesin ukrainas, Roma pagoi një vit më parë 35 milionë euro te Girona, por 28-vjeçari me paraqitjet e bëra në ndeshjet e fundit, ka lënë shumë për të dëshiruar.
    Në anën tjetër, skocezi Ferguson u huazua në verën e këtij viti nga Brighton me të drejtën e blerjes për 35 milionë euro në fund të këtij sezoni. Gasperini ka kërkuar që sulmuesi të largohet që në janar dhe të rikthehet te Brighton.

  • Gasperini kërcënon Interin: Roma tregon sa vlen

    Gasperini kërcënon Interin: Roma tregon sa vlen

    Nesër në ‘Olimpico’ (20:45) Roma- Inter. Verdhekuqtë synojnë të hedhin në fushë Paolo Dibala, thuajse të rekuperuar.

    Trajneri i Romës Xhan Piero Gasperini sfidon të kaluarën e tij. Trajneri piemontez do të drejtojë Romën e tij ndaj Interit në ‘Olimpico’ të shtunën në mbrëmje me statusin e skuadrës kryesuese të Serie A (së bashku me Napolin nga 15 pikë në 6 javë).

    Duke pasur parasysh të kaluarën e tyre të trazuar në Appiano Gentile dhe rezultatin e dobët (nuk kanë fituar kundër zikaltërve në 15 ndeshje), kjo ndeshje nuk mund të jetë si asnjë tjetër. Por Gasperini nuk po e bën atë një çështje personale apo teknike:

    “Gjatë kohës time në Atalanta, a pata vështirësi kundër Interit? Kur Juve ishte shumë e fortë, ne vuajtëm kundër tyre dhe rrjedhimisht kundër Interit. Por ky është rasti për të gjitha ekipet, jo vetëm për Atalantën.

    Kur Interi ishte më i dobët, ishte më e lehtë t’i mposhtnim. Nesër përballemi me një ekip të klasit të parë. Është një mënyrë e shkëlqyer për të provuar veten dhe për të parë se sa konkurrues mund të jemi. Do të duhet të performojmë mirë në çdo aspekt për t’ua vështirësuar gjërat.”

    Vazhdo leximin

  • “Nuk kam parë kurrë të humbësh një penallti 3 herë”, Gasperini çuditet me lojtarët e tij: Situatë unike

    “Nuk kam parë kurrë të humbësh një penallti 3 herë”, Gasperini çuditet me lojtarët e tij: Situatë unike

    Gapserini është përballur sot me një episod të rrallë në historinë e futbollit. Roma e tij pati mundësinë të përsëriste 3 herë penalltinë, por në të tre rastet portieri i Lilës ia doli të priste me sukses topin. Gasperini ka thënë për “Sky Sport” pas ndeshjes se nuk kishte parë me parë një ngjarje të tillë me penalltitë
    “Nuk kam parë kurrë të humbësh një penallti tre herë. Arsyeja për gabimet nga pika e bardhë? Nuk e di. Është një situatë unike dhe e e rastësishme. Ndodh rrallë. Por ndodhi dhe kompromentoi rezultatin”, ka deklaruar Xhanpiero.Gasperini./Sport Ekspres/

  • Gasperini për Sancho: Nuk i lutemi askujt. Nëse nuk është i bindur, të qëndrojë aty ku është

    Gasperini për Sancho: Nuk i lutemi askujt. Nëse nuk është i bindur, të qëndrojë aty ku është

    Gjatë konferencës për shtyp para sfidës ndaj Piza, trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, u pyet edhe për Jadon Sancho, sulmuesin e Manchester United, që prej javësh është në bisedime me drejtorin sportiv Massara.
    A je i kënaqur me repartin ofensiv, duke menduar për një kualifikim në Champions dhe ndoshta fitore në Kupën e Italisë apo “Europa League”?Nuk kam menduar kurrë për këto objektiva, duam vetëm të jemi konkurrues. Për merkaton nuk mund të flasim ende, kanë mbetur edhe pak ditë. Ne jemi të përqendruar te ndeshja e radhës, sepse përballë do të kemi një skuadër që do të japë gjithçka. Për pjesën tjetër ka kohë.
    Kush do të luajë në sulm ndaj Piza?Sulmi i Romës do të përbëhet nga Ferguson, Dovbyk, Dybala, El Shaarawy, Baldanzi dhe Soulé. Pastaj është edhe Arena, që më ka intriguar, ndaj do ta marr në stol për ta njohur më mirë.
    Çfarë përgjigjeje i ka dhënë Sancho ofertës suaj?Telefonojeni vetë nëse ia keni numrin… (qesh). Ju e dini gjithçka. Nuk e di çfarë hapësirash ka tani. Ne nuk duhet t’i lutemi askujt, kjo vlen për të gjithë. Sancho është një opsion, por edhe ne jemi mundësi për të. Nëse ai nuk e mendon kështu, do të qëndrojë aty ku është.
    Cila është situata e Dovbyk?Me mua ka qenë pozitiv, është stërvitur fort gjithmonë. Nuk kam asnjë kritikë për të. Ndaj Piza pres që të sjellë energjinë e tij për rezultatin që shpresojmë.

  • Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

    Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

    Ndër temat e shumta të trajtuara gjatë intervistës së dhënë për “Sky Sport”, trajneri Gian Piero Gasperini foli edhe për çështjen “Lookman”: “Mund të them vetëm që më vjen keq, sepse ekziston rreziku që këta lojtarë të kujtohen vetëm për episodin e fundit dhe jo për momentet e bukura të përjetuara së bashku. Jam i mërzitur si për djalin, ashtu edhe për klubin, shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt”.
    Për projektin e të rinjve te Roma: “Kur folëm për herë të parë me klubin, pikërisht kjo ishte ideja. Kjo më dha entuziazëm, pasi e kam bërë gjithmonë në karrierën time. Te Roma është diçka e re, mund të jetë diçka ndryshe. Më dha një shtysë të mendoj: E kam bërë mirë në shumë vende, do të ishte e jashtëzakonshme nëse do të arrija ta bëja edhe në Romë”.
    Për momentin kur Ranieri e përjashtoi nga kandidatët për pankinën: “Ishte një moment vendimtar i kampionatit, ai bëri shumë mirë që veproi kështu. Vendimi im i vërtetë, sidoqoftë, erdhi në fund të kampionatit, pas ndeshjes së fundit. I kërkova Atalantës mundësinë për t’u takuar me ekipe të tjera dhe brenda tri ditësh ndodhi gjithçka”.
    Nëse do të zgjidhte më me dëshirë një lojtar të ri apo kohën për t’u përshtatur në Romë: “Kohë nuk do të kishte kurrë mjaftueshëm, kjo është koha dhe pikërisht për këtë nuk flas për rezultate, por për besueshmëri. Sigurisht, të gjithë do të donim ta nisnim menjëherë fort, duke fituar dhe qenë konkurrues, ndoshta me një lojë tjetër. Nuk po premtoj këtë, edhe pse ky është, padyshim, objektivi”.

  • Nuk bindet Gasperini, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

    Nuk bindet Gasperini, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

    Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar i pa diskutuar. Pavarësisht këtij fakti, dëshira e Kumbullës ishte të rikthehej në Serie A, të provonte edhe një herë shanset tek ekipi i Romës, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
    Me një trajner të ri në kryeqytet, Kumbulla është përpjekur këtë periudhë të bind Gasperinin, por sipas mediave italiane, futbollisti kuqezi nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit. Il Tempo shkruan se Kumbulla pritet të largohet sërish gjatë kësaj merkatoje verë pasi Roma është e detyruar të liroj një vend në prapavijë për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Gasperini elementët që ai kërkon.

    Kumbulla
    Problem në këtë pikë mbetet vlera e tij e kartonit, me Romën që nuk ka ndërmend të lëshojë nën kosto pasi Kumbulla është një lojtar për të cilin investuan mbi 20 milionë euro për ta blerë nga Verona. Në kushte të tilla, Kumbulla pritet të largohet sërish në formë huazimi, me Espanyol që është gati ta rikthehej edhe një herë në Spanjë.
    ()

  • Nga Verona te Espanjoli! Marash Kumbulla në udhëkryq, a do të rrisi Gasperini një tjetër “përbindësh” për Shqipërinë?

    Nga Verona te Espanjoli! Marash Kumbulla në udhëkryq, a do të rrisi Gasperini një tjetër “përbindësh” për Shqipërinë?

    Marash Kumbulla mori fjalën e parë dhe jehonën e madhe mediatike në Itali me super performancat e zhvilluara te Verona disa sezone më parë. Ishte lojtari që të gjithë kërkonin në mbrojtje dhe në fund, Roma fitoi garën. Një nisje perfekte për Kumbullën, ndërsa më pas filluan dëmtimet dhe Kumbulla nuk u kthye më kurrë në Itali në formën e tij optimale.
    Ndërkohë te Espanjoli, Kumbulla rigjeti veten, por në të gjitha rastet, te Kombëtarja, ka lënë shumë për të dëshiruar, ka qenë gjithmonë nën nivelin e pritshmërive. Aktualisht lojtari është kthyer te Roma aty ku gjen një trajner të ri si Gasperini. Në të kaluarën, Gjimshiti ka qenë në të njëjtën situatë, me valixhet gati për të ikur.
    Por pasi Atalantës iu dëmtua një mbrojtës në ditët e fundit të merkatos, vendosi që të mbante Gjimshitin “nga halli”. Dhe pjesa tjetër është histori, Gjimshiti është aktualisht i vetmi kalibër botëror te Shqipëria. A do të ketë Kumbulla të njëjtin fat dhe a do ta rris Gasperini po njësoj Kumbullën si Gjimshitin? Mbetet që të shihet, ndërsa tratativat nga Verona dhe Espanjoli nuk mungojnë për të siguruar shërbimet e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Candela është i bindur: Dyshja Gasperini-Ranieri, garancia e duhur për Romën

    Candela është i bindur: Dyshja Gasperini-Ranieri, garancia e duhur për Romën

    Në një intervistë për edicionin roman të “Corriere della Sera”, ish-mbrojtësi i Romës, Vincent Candela, ka folur për projektin e ri të verdhekuqve: “Më pëlqen, më entuziazmon. Ndjehet dëshira për të ndërtuar diçka serioze. Stadiumi është gjithmonë plot, tifozeria nuk mungon kurrë.
    Sinjali i vërtetë i forcës erdhi me zgjedhjen e njerëzve të tillë: Gasperini në pankinë, Massara në drejtim, Ranieri si garant. Është një treshe që jep garanci, një bërthamë solide mbi të cilën mund të ndërtohet një projekt i vërtetë”.
    A është Gasperini, trajneri i duhur?Absolutisht po. Të gjithë e njohim, është një njeri që punon fort, që kërkon shumë, që ka karakter. Bëri gjëra të mëdha në Bergamo, por Roma është një ambient ndryshe. Kërkohet personalitet dhe ai e ka me shumicë.
    Po Massara?Me gjithë respektin për ata që ishin më parë, Massara është ‘top’ në rolin e tij. Ka 20 vite që punon në futbollin italian, i njeh mirë mekanizmat, di si të lëvizë. Me Gasperinin do të ndërtojë një skuadër konkurruese, jam i sigurt.
    Po Ranieri?Ranieri është një garanci shtesë. Ka bërë mrekulli kudo ku ka shkuar, edhe ajo që bëri sezonin e kaluar ishte ndoshta më e bukura. Përvoja dhe romanizmi i tij do të jenë thelbësore për të sjellë ekuilibër, për ta mbrojtur ambientin. Është një figurë referuese për futbollin italian dhe Romën në veçanti.