Tag: gashi

  • Daku i lodhur, flet ish-lojtari i Rubin Kazanit, Semshov: Forma e tij lë për të dëshiruar

    Daku i lodhur, flet ish-lojtari i Rubin Kazanit, Semshov: Forma e tij lë për të dëshiruar

    Adriatik BALLA
    Për Mirlind Dakun ka edhe kritika. Referuar mediave, ish-mesfushori i Rusisë, Igor Semshov, është i habitur me paraqitjen e sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku, në ndeshjen kundër Rostovit. Ai nuk pajtohet me arsyetimin se Daku ishte i lodhur. “U habita nga paraqitje e Dakut. Madje e dëgjova të thoshte se ishte i lodhur. Çfarë lodhje? Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit, ndërkohë po lufton për t’u bërë golashënuesi më i mirë. Të shkosh në pushim me dy humbje radhazi është një gjë e keqe”, ka thënë Semshov për “RB Sport”. Sulmuesi i Shqipërisë për Rubin Kazanin ka shënuar 9 gola dhe ka kontribuar me 1 asistim. Por ka pësuar rënie të formës gjatë javëve të fundit.
    Belinzona e Armando Sadikut përjashtohet nga gara
    Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Zvicër ku klubi i Armando Sadikut, Belinzona është njoftuar zyrtarisht se i është hequr licenca për të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së dytë të futbollit të këtij vendi. Një vendim që ka lidhje me ndryshimin e pronarëve të klubit. Aksionet kaluan nga Pablo Hesus Bentankur te biznesmeni kolumbian Huan Karlos Truhijo Velaskez. Kësisoj ajo i ha hequr licencën që i kishte dhënë klubit në muajin maj dhe ka bërë të ditur se ka 5 ditë kohë për të apeluar vendimin para se të bëhet final dhe të përjashtohet nga kampionati. Kjo ka krijuar një situatë kaotike te klubi i cili kishte rigjetur buzëqeshjen në fundjave falë fitores 2-0 ndaj Stad Nion, ku në suksesin 2-0 la shenjën e tij edhe Armando Sadiku, autori i golit të parë të ndeshjes. Belinzona aktualisht mban vendin e fundit në renditje me 10 pikë pas 16 ndeshjesh të luajtura.
    Selmani gol në Kinë nga mesi i fushës
    Mediumi rumun “Fanatik” i ka shkruar një shkrim të gjatë sulmuesit kosovar, Astrit Selmani. Selmani u transferua nga Dinamo Bukureshti te Shanksi Union, që garon në kategorinë e dytë të Kinës. Por shënoi vetëm pesë gola dhe pati katër asistime deri më tani. Ai u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit që sezonin e mbylli në vendin e nëntë. “Një nga arritjet e ish-lojtarit të Dinamos është gara për golin e vitit në Kinë. Ai shënoi nga gjysma e fushës, duke lënë portierin kundërshtar pa gjasa për ndërhyrje. Në atë xhiro, Selmani u shpall lojtari më i mirë”, shkruan mediumi rumun. Selmani kishte shkëlqyer në Rumani me 14 gola e shtatë asistime në 39 ndeshje për Dinamon. Ekipi rumun i ofroi kontratë të re. Por Selmani pranoi ofertën e klubit nga Kina. Me ekipin kinez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
    Gashi shënon për Bajernin në Youth Champions League
    Futbollisti kosovar, Yll Gashi, ka shënuar një gol për Bajernin U19 që barazoi 3:3 në shtëpi ndaj Sportingut portugez. Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua të martën dhe i takoi xhiros së gjashtë të “Championsit” për të rinj. Gashi realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e shtatë. Sulmuesi i talentuar kompletoi takimin. 17-vjeçari këtë edicion në “UEFA Youth League” ka shënuar dy gola, ndërsa ka edhe një asistim. Bajerni U19 është në vendin e 27-të me katër pikë. Katër gol i ka shënuar edhe në kampionatin gjerman për grupmoshën e 19-vjeçarëve. Gashi luan për Gjermaninë U18, ndërsa interesim ka shprehur së fundmi edhe Kosova.

  • Adem Gashi: Ku ka tretun nji Evë

    Adem Gashi: Ku ka tretun nji Evë

    S’po m’bjen me pamun tokës as qjellësnjatë Evë qi m’u shfaq te të tana Evatnë ditën e gjellësngat trungut të drumollës…e dashti me ramun n’ShkodërBaj çmos me gjetun n’krahë avionëshqi marr ia kishin flatrat zogute n’trena hekurashqi marr m’ia kishin trokun gjogut…e dashti me ramun mes logutNji Evë ku tretiqi kje shfaqun te të tana Evat me erënNuk m’bahet me thanunse rri n’gjithëpraninë e librave shejtee vetëmjaftueme me vargjet e Kangës së Kangëve

    ObserverKult

  • Mamdani me shqiponjën shqiptare/ Fotot e Kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut që u bënë virale, flet i riu shqiptar që i shkrepi

    Mamdani me shqiponjën shqiptare/ Fotot e Kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut që u bënë virale, flet i riu shqiptar që i shkrepi

    Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu me origjinë shqiptare, Erzen Gashi.

    “Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë”, u shpreh fotografi Erzen Gashi.
    37-vjeçari i lindur në Slloveni, i rritur në ShBA, por me babin nga Kosova dhe mamin nga Mali i Zi tregon për Top Channel takimin e Mamdan gjatë fushatës elektorale me komunitetin shqiptar në New York.
    “Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të”, tha Gashi.
    Fitorja e të riut mysliman Zohran Mamdan me prejardhje afrikano-indiane, u cilësua historike dhe Erzeni zbulon si është pritur rezultati i tij.
    “Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë”, u shpreh ai.
    Fotoja me shqiponjën shpreson të shumëfishohet, sepse Erzeni ka pasion fotografinë por ka studiuar në sektorin shëndetësor e punon në spital; e beson për një ofertë pune nga kryebashkiaku i ri i New York.
    “Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj”, përfundoi ai.

    Top Channel

  • ‘Ka shokë shqiptarë’, Fotografi shqiptar për kryebashkiakun e New York : Është njeri i ëmbël

    ‘Ka shokë shqiptarë’, Fotografi shqiptar për kryebashkiakun e New York : Është njeri i ëmbël

    Fotot janë realizuar nga fotografi Erzen Gashi, një shqiptar me origjinë nga Kosova dhe Mali i Zi, i lindur në Slloveni dhe i rritur në SHBA, i cili ka ndjekur fushatën elektorale të Mamdan gjatë takimeve me emigrantët shqiptarë.
    NEW YORK- Zohran Mamdan, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së New York-ut, është fotografuar duke bërë shqiponjën me komunitetin shqiptar, një moment që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Fotot janë realizuar nga fotografi Erzen Gashi, një shqiptar me origjinë nga Kosova dhe Mali i Zi, i lindur në Slloveni dhe i rritur në SHBA, i cili ka ndjekur fushatën elektorale të Mamdan gjatë takimeve me emigrantët shqiptarë.
    Gashi tregoi se gjatë takimit, Mamdan u tregua i hapur dhe i afërt me shqiptarët, duke shfaqur interes për komunitetin dhe për mënyrën sesi ata jetojnë dhe kontribuojnë në qytet. Ai vlerësoi gjithashtu se kryebashkiaku i ri është i qetë dhe i lehtë për t’u afruar, gjë që krijoi një atmosferë pozitive gjatë takimit.
    Gashi ka bërë të ditur se i ka dorëzuar fotot dhe videot e këtij takimi, duke lënë mundësi për bashkëpunime të mëtejshme me zyrën e kryebashkiakut.
    “Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë. Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të.
    Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë. Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj,” tha fotografi Erzen Gashi.

  • Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve

    Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve

    Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot u takua me ish-kryetarët e shtëpisë ligjvënëse, respektivisht Tito Petkovskin, Savo Klimovskin, Nikolla Popovskin dhe Trajko Veljanoskin.  Ndërsa siç shihet nga pamjet, mungon Talat Xhaferi.

    Gashi, në një postim në Facebook thekson se ky ishte një takim i veçantë, i pari i këtij lloji, me karakter institucional, ku kanë ndarë përvoja dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishëm i shtetit.

    Kryetari Gashi informoi se në takim u propozua të krijohet një këshill joformal ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik.

    “Biseduam për reformat dhe proceset që kanë për qëllim ta bëjnë Kuvendin më të pavarur, më transparent dhe më efikas në kryerjen e funksioneve të tij. U pajtuam që përvoja e ish-kryetarëve paraqet në përparësi për institucionin, prandaj u propozua krijimi i një këshilli joformal, ku mund të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik, në dobi të Kuvendit dhe demokracisë parlamentare. I falënderova sinqerisht për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim. Kuvendi gjithmonë do të mbetet një shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët dhe një vend ku proceset politike zhvillohen me dinjitet dhe përgjegjësi”, thotë Gashi në postim.

     

  • Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’!

    Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’!

    Leonardo Gashi ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ex”, i cili është publikuar mbrëmjen e sotme dhe po komentohet gjerësisht në rrjete sociale. Kënga vjen në një moment kur po përflitet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tij me partneren, Lelen, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një reflektim personal të këngëtarit.
    Teksti i “Ex” është i ngarkuar emocionalisht dhe mbart ndjenja të forta zhgënjimi e nostalgjie. Me vargje si “Sot pi kanë puthjet e mia, sa trona ato që i bane… s’du me dit pse, ma ktheve zi”, Leonardo duket se shpreh dhimbjen e një ndarjeje që ende nuk është shëruar plotësisht. Në refrenin e këngës ai shton: “Dashni un për ty qa kom ni, se di pse ti ma ktheve shumë zi”, duke theksuar tronditjen dhe zhgënjimin nga fundi i lidhjes.
    Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, duke ndarë mendime të ndryshme. Disa mendojnë se kënga është thjesht një projekt artistik i frymëzuar nga tema universale e dashurisë, ndërsa të tjerë janë të bindur se bëhet fjalë për një rrëfim personal pas ndarjes me Lelen.
    “Ex” është publikuar në YouTube dhe platformat muzikore, duke u pritur me shumë kuriozitet. Me këtë këngë, Leonardo Gashi duket se ka zgjedhur të shprehë emocionet përmes muzikës, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe më të sinqertë të vetes.

  • Ngërçi me Kuvendin, Gashi: Partitë po luajnë më kartën e zgjedhjeve lokale dhe atë nacionaliste, kjo nuk i nevojitet Kosovës

    Ngërçi me Kuvendin, Gashi: Partitë po luajnë më kartën e zgjedhjeve lokale dhe atë nacionaliste, kjo nuk i nevojitet Kosovës

    Ish diplomati Flamur Gashi ka qenë i ftuar në edicionin e orës 19 në Syri tv. Ai në studio me moderatoren Armela Feërko ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë pas zgjedhjes së një kryetari të ri të Kuvendit në Kosovë.

    Flamur Gashi: Në fakt sikur sot u pa një dritë në fund të tunelit me zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit të Kosovës dhe të tre nënkryetarëve që me kushtetutë ju takojnë të tri partive të radhitura pas partisë së parë. Pra Vetëvendosja e ka Kryetarin e Kuvendit e ka edhe nënkryetaren e parë të parlamentit, pastaj nënkryetari i dytë i takon PDK dhe nënkryetari i tretë i takon LDK, plus dy nënkryetarë të tjerë që duhet të zgjidhen nga minoritetet.

    Me sa duket ngërçi mbeti tek zgjedhja e nënkryetarit të minoritetit serb të parlamentit.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ka të përcaktuar qartë pozicionin e nënkryetarëve të Parlamentit të Kosovës. Janë 5 nënkryetarë dhe dy prej tyre u takojnë minoriteteve. Përfaqësuesi i minoritetit serb duhet të propozohet nga të paktën 6 deputete të minoritetit serb ne parlament. Sot Sllavko Simiç është propozuar nga 9 deputetë serbë të parlamentit, ndërsa Nenad Rashiç është vetëpropozuar për nënkryetar të Kuvendit dhe këtu ka ndodhur ngërçi. Nëse do të pyetesha unë do të thoja të zgjidhej Rashiç pasi ai ka përfaqësuar shumë mirë minoritetin serb por ka përfaqësuar denjësisht edhe institucionet e Republikës së Kosovës. Por kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë kur thotë se duhet të jetë i propozuar nga së paku 6 deputetë serbë të parlamentit. De fakto parlamenti i Republikës së Kosovës nuk quhet akoma i konstituuar pasi në kushtetutë thuhet se parlamenti quhet i konstituuar atëherë kur zgjidhen organet drejtuese të tij, kryetari dhe pesë nënkryetarët.

    Në fakt nuk duket se të gjitha palët kanë qëllim zgjedhjet e përgjithshme. Por të gjitha palët po luajnë për zgjedhjet lokale. Kjo është një lojë e pamoralshme e pa princip duke filluar nga partia kryesore por edhe nga partitë e tjera. Sepse po luajnë më kartën e zgjedhjeve lokale e me kartën nacionaliste etj etj, që në këto momente më se pakti i nevojitet Kosovës dhe situatës politike që po kalon rajoni. Dhe Kosova mund të këtë pasoja të mëdha nëse nuk orientohet mirë. Çdo vonese në zgjedhjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, çdo vonesë në krijimin e qeverisë së Kosovës është me pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën.

  • Fisi Gashi – Prejardhja gjenetike

    Fisi Gashi – Prejardhja gjenetike

    Fisi Gashi – Prejardhja gjenetike

    Gashi është një ndër fiset shqiptare më të përhapura në Shqipërinë veriore, Kosovë dhe në Maqedoni. Gashi është edhe ndër fiset që përmenden më së shpeshti në dokumenta duke nisur nga shekulli i 17. Territori i sotëm i Gashit shtrihet në pjesën veriore të Malësisë së Gjakovës, mbi lumin e Valbonës, kurse degë të ndryshme të fisit gjenden në të gjithë territorin e Kosovës, në Luginë të Preshevës e më gjerë. Më poshtë do të shqyrtohet zanafilla dhe përhapja e Gashit, së pari sipas dokumentacionit historik dhe gojëdhënave të trashëguara ndër breza, dhe së dyti duke krahasuar këto me rezultatet e Gashit në Projektin Shqiptar të ADN-së “Rrënjët” (https://www.facebook.com/Projekti-Rrenjet-101700961530810/).

    1. Gashi dhe zanafilla historike e tij

    Zanafilla e fisit të Gashit është e dokumentuar qartësisht nga një vizitë që Frang Bardhi i bëri fshatrave të Pultit në 1638. “Ky emën i Gashit, me të cilën fjalë quhen të gjitha ato shtëpi të sipër shënueme, asht edhe mbiemeni i një konaku 95 frymësh, të gjithë prej 3 vellaznive që ishin të tre gjallë dhe njihnin pasardhesit e vet deri në breznin e katërt.”[1] Pra në 1638, Gashi ishte tashmë në brezin e pestë duke nisur nga i ati i vëllezërve që përmend Bardhi, që do të thotë se ky i parë i fisit duhet të ketë lindur rreth viteve 1500-1550. Nga i njëjti relacion mbetet e hapur mundësia që fshati Gash të ketë qenë i populluar nga disa fise të ndryshme, me qenë se vetëm një pjesë kishin mbiemrin Gashi. Ky fshat ndodhej mes Drinit e Valbonës, në zonën ku sot është fshati Geghysen i Krasniqes.

    Dokumentacioni mbi fisin e Gashit vijon të jetë i bollshëm përgjatë gjithë shekullit të 17, kur Gashi ishte qendër e Dioqezës së Pultit. Gashi e Krasniqja ishin në hasmëri të shpeshta mes tyre, siç tregojnë relacione deri në vitin 1680, kur Pjetër Bogdani arriti të pajtojë 24 gjaqe mes dy fiseve[2]. Në vitin 1689, krerët e Gashit iu drejtuan me një letër Vatikanit, duke kërkuar mbështetje më të madhe me klerikë e materiale[3]. Kjo letër është një ndër dokumentet më të vjetra në gjuhën shqipe. Gjatë luftës Austro-Turke 1683-1699, Gashi dhe fiset e tjera katolike të zonës mbështetën austriakët, dhe për këtë arsye u ndëshkuan nga pushtetarët osmanë pas humbjes së Austrisë[4]. Në vitet 1690-1693, fshati Gash u dogj nga Pashai i Pejës dhe popullsia e tij u dëbua drejt Llapit në Kosovë[5], por disa familje ose u kthyen në trevat e para ose i shpëtuan përndjekjes, pasi në 1693-1697 dalin në dokumenta fshatrat gashjanë Luzhë e Botushë[5][6]. Sidoqoftë gjatë kësaj periudhe trazirash e përndjekesh, fisi i Gashit u kthye nga një fis i përqendruar në një fshat në një grup vëllazërish të shpërndara në fshatra të ndryshme në Malësi të Gjakovës, Fushë-Kosovë, Llapt, etj.

    1.1 Vëllazëritë e Gashit në Malësinë e Gjakovës

    Në Malësi të Gjakovës, territori i Gashit përfshin gjithë fshatrat nga Lumi i Gashit deri në Qafë të Morinës, si dhe Luzhën e Botushën. Edhe pse gjithë këto fshatra (me përjashtim të Astës, Kojelit, Vuçidolit dhe pjesërisht Tropojës që banoheshin nga familje Berishë) quhen Gash, dokumentet dhe gojëdhënat përputhen në faktin se ato banohen nga tri fise me prejardhje të ndryshme: Bardhajt, Shipshani dhe Botusha me Luzhën. Secili prej këtyre tri fiseve, sipas gojëdhënave përkatëse, u formua nga rritja e një bërthame familjare pa lidhje me dy të tjerat.

    – Bardhajt, që populluan pjesën mes lumit të Gashit dhe lumit të Tropojës mbahen si pasardhës të Brahim, Ali dhe Memi Bardhit. Siç mund të dallohet nga emrat, tre vëllezërit, që sipas llogaritjes së brezave mund të kenë jetuar rreth 400 vjet më parë, ishin myslimanë. Në një relacion të vitit 1698, Bardhajt përmenden si fis tashmë i formuar e i përhapur në disa vendbanime mbi lumin e Valbonës: “Fshati Bardhi me 68 shtëpi në katër katunde, ka shumë gra të krishtera; burra asnjë, por të gjithë turq e renegatë”[7]. Që këta ishin fis i ndryshëm nga fisi i atëhershëm i Gashit është e qartë si nga fakti që Bardhajt tashmë kishin 4 katunde për të cilat nuk përmendet lidhje me Gashin, edhe nga besimi i ndryshëm, pasi gashjanët ishin ende kryesisht katolikë. Për prejardhjen e të parit të Bardhajve, ka disa gojëdhëna të ndryshme, por ndër kryesoret janë ajo e mbledhur nga Rrok Zojzi, që thotë se Bardhët erdhën nga Kuçi i Malit të Zi, dhe një tjetër që thotë se Bardhi ishte nga Kosova. Kurse për vendin ku u vendos Bardhi me të bijtë, gojëdhëna përmend qartësisht zonën e Gosturanit, pra në zonën ku Bardhajt patën bajrakun e tyre dhe ku banojnë edhe sot[8].

    – Shipshani është fisi që banon në zonën mes lumit të Tropojës dhe Qafës së Morinës. Sipas gojëdhënës, shipshjanët janë pasardhës të vëllezërve Gegë, Buçë dhe Papë Kalla, rreth 14-15 breza më parë[8]. Fillimisht Shipshani ishte pjesë e bajrakut të Bardhajve, po me rritjen e popullsisë Shipshani u bë bajrak i veçantë me qendër në Kasaj. Prejardhja e tre vëllezërve nuk është plotësisht e sigurtë as nga gojëdhënat as nga dokumentet, por dihet që Gegaj, Buçaj dhe Papaj janë vendbanime të Shipshanit me disa fshatra secili, pra duket se ndryshe na Bardhajt, dy brezat e parë të fisit ishin të besimit katolik. Nisur nga llogaria e brezave, mund të hamendësohet se edhe përhapja e Shipshanit në territorin e sotëm nisi rreth 400 vjet më parë.

    – Luzha dhe Botusha, sipas gojëdhënës, janë dy fshatrat e Malësisë së Gjakovës ku banon popullsi vazhduese e fisit të Gashit të shek. 17. Siç thamë më lart, në atë periudhë Gashi gjendej në Geghysenin e sotëm. Si pasojë e kundërshtimit të vazhdueshëm ndaj sundimit osman, Gashi u ndëshkua disa herë përmes ekspeditave ushtarake, gjë që në vitet 1690-1743 solli largimin e popullsisë nga vendbanimi i parë dhe konvertimin gradual në Islam. Banorët e sotëm të Luzhës mbajnë mend paraardhësit e tyre deri në 15 breza, prej të cilëve 3-4 të parët kanë emra katolikë, kurse pjesa tjetër myslimanë[8]. Edhe në Botushë e në Deçan, mbahen mend rreth 10-11 breza me emra myslimanë, kurse brezat përpara me emra katolikë[9]. Këto llogari për kohën e konvertimit gjejnë edhe mbështetje historike pasi në 1693-1694 del se priftërinjtë katolikë vizitonin edhe disa fshatra përtej kufirit të Dioqezës së Pultit, ndër të cilët përmenden Luzha dhe Batusha[5][6]. Lidhja e Luzhës me Gashin del e qartë në relacionin e vitit 1697 ku thuhet: “Po ashtu Luzha, fshat me 12 shtëpi katolike, është farë e fis me Gashin, edhe pse është rreth 4 milje drejt maleve të Bytyçit”[5]. Edhe sipas etnografit Rrok Zojzi “fiset malësore Gash dhe Bytyç kapërcyen lumin e Tropojës, që formon kufinin e Alpeve të Veriut nga jugëlindja dhe zbritën deri në lumin e Skaticës dhe u vendosen me banim të përhershëm në këtë vend që i takonte Dukagjinit, tue e shtri kufinin e e Malësisë mbi këtë zone”[10]. Pra, me braktisjen graduale të fshatit Gash, një pjesë e madhe e banorëve u shpërngul drejt pjesëve të ndryshme të Kosovës, kurse një pjesë mundi të qëndrojë në Malësi të Gjakovës, në fshatrat Luzhë dhe Botushë. Sa i takon prejardhjes edhe më të hershme të fisit të Gashit, shumë gojëdhëna e lidhin me Toplanën e Shllakun[11][12], gjë që mbetet për t’u verifikuar.

    Nga analiza e dokumenteve dhe gojëdhënave, del se vëllazëritë e sotme të Gashit janë banorë të hershëm të Malësisë së Gjakovës: Botusha e Luzha janë pasardhës të Gashit të Pultit me fillesë që në shek 16; Bardhajt ishin vendosur në territorin e sotëm të paktën nga fillimi i shek. 17; Shipshani sipas llogarive të brezave po ashtu banonte në zonën e sotshme nga fillimi i shek. 17. Sipas gojëdhënave të zonës, Gashi mori formën që njohim sot kur Aga i Gashit në Botushë, duke mos patur mundësi të mbrojë banorët e fisit të tij në Luzhë nga fise më të fuqishme përreth, e bashkoi këtë fshat me bajrakun e Bardhajve dhe me Shipshanin[8].

    1.2 Gashi në treva të tjera shqiptare

    Përveç Malësisë së Gjakovës, ku përmendet më së hershmi, vëllazëri e familje të fisit të Gashit gjenden anë e mbanë trevave shqiptare në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe në Shqipërinë veriore. Në Kosovë fisi i Gashit është i pranishëm në çdo krahinë. Disa familje e quajnë veten Gash i Gurit, kurse disa vetëm Gash.

    Shumë nga familjet e Gashit në Kosovë ruajnë kujtimin e prejardhjes nga Malësia e Gjakovës, si psh në fshatrat Carrabreg, Kryshec, Radishevë, Llaushë, Lubovec, etj. Në fakt, ndër të dhënat më të vjetra për praninë e Gashit në Kosovë është relacioni i lartpërmendur nga viti 1697, ku thuhet: “Fshati Gashi me 120 shtëpi, të cilat u dëbuan nga Pashai i Pejës, tani janë vendosur në fushën e Kosovës, në një vend të quajtur Llap, dhe kjo tash 8 vjet, të cilat janë pa priftërinj dhe kanë filluar të bëhen turq dhe skizmatikë nga mungesa e priftërinjve katolikë”[7]. Po kështu, etnografët serbë të shek. 20 që kanë shënuar përkatësinë fisnore të banorëve të fshatrave të Kosovës, kanë gjetur shpesh familje të hershme të Gashit në Kosovë, siç është rasti i vëllazërisë Geci në Llaushë, që autori serb Vukanoviç thotë se kanë ardhur aty nga Malësia prej fundit të shekullit të 16[13].

    Por shumë familje të tjera gashjane në Kosovë nuk e kanë një traditë të prejardhjes nga Malësia e Gjakovës. Ka mundësi që një pjesë e vogël t’a ketë harruar prejardhjen me kalimin e shekujve, mirëpo në shumë raste mund të bëhet fjalë për banorë të vjetër të Kosovës që i janë bashkuar fisit Gash pas mbërritjes së vëllazërive të Gashit nga Malësia. Pra përkatësia fisnore Gash e familjeve shqiptare në Kosovë nuk lidhet detyrimisht me prejardhje nga Shqipëria e veriut. Etnografët serbë kanë spekuluar shpesh me raste të tilla, duke i cilësuar familjet e vjetra të Kosovës si serbë të shqiptarizuar. Këto teza gjejnë përgjigjet më bindëse në rezultatet e analizave gjenetike, që deri tani kundërshtojnë këto spekulime (lexo më poshtë). Mirëpo numri i të familjeve të testuara në Kosovë mbetet më i ulët se në trevat e tjera, prandaj u bëjmë shqiptarëve nga çdo trevë, por sidomos nga Kosova, të kryejnë nga një test gjenetik për zbulimin e prejardhjes së tyre familjare dhe përmirësimin e kampionit të përgjithshëm për shqiptarët e Kosovës.

    2. Rezultatet gjenetike

    Tabela e mëposhtme paraqet rezultatet e 31 anëtarëve të projektit Rrënjët nga fisi i Gashit (dhe një nga Gashajt e Trieshit). Me qenë se një pjesë e madhe e këtyre familjeve identifikohen vetëm si Gash, kurse disa edhe me një vëllazëri të veçantë, si psh Gashi i Gurit, Shipshani apo Bardhajt, prandaj janë shënuar sipas traditës përkatëse.

    Fshati/Qyteti Fisi/Vëllazëria Rezultati

    Vanofc, Podujevë Gash i Gurit E-V13>CTS9320>Y20805

    Podujevë Gash E-V13>CTS9320>Y20805

    Stubëll, Gjilan Gash E-V13>CTS9320>Z17107

    Budakovë, Suharekë Gash E-V13>FGC33625>Y93102

    Skivjan, Gjakovë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180

    Gegaj, Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180

    Kasaj, Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180

    Kamenicë, Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180

    Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180

    Kuçanë, Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180

    Babinë, Tropojë Gash-Bardhaj E-V13>L241>PH2180

    Babinë, Tropojë Gash-Bardhaj E-V13>L241>PH2180

    Myhejan, Tropojë Gash-Bardhaj E-V13>L241>PH2180

    Llokoshiq, Obiliq Gash E-V13>L241>PH2180

    Rrezallë, Skënderaj Gash E-V13>L241>PH2180

    Ceravik, Klinë Gash R1b-PF7563>FGC40202

    Zhur, Prizren Gash R1b-Z2705

    Bekaj, Tuz Triesh-Gashaj R1b-Z2705>FT49932

    Brezne, Dragash Gash J2b-L283>Z638>Y21045

    Luzhë, Tropojë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751

    Luzhë, Tropojë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751

    Mitrovicë Gash i Gurit J2b-L283>Y21045>PH1751

    Lismir, F.Kosovë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751

    Mramorë, Prishtinë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751

    Llaushë, Skënderaj Gash J2b-L283>Y21045>PH1751

    Carrabreg, Deçan Gash J2b-L283>Y21045>PH1751

    Lubovec, Skënderaj Gash J2b-L283>Y21045>PH1751

    Gjakovë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751

    Aqarevë, Skënderaj Gash I2a-L460>P37>Y3120

    Drenas Gash I1-M253>Z63>Y60985

    Suharekë Gash J1-M267>Y19093

    Majac, Prishtinë Gash J2a-M410>Z6046>Y26651

    Zhabar, Mitrovicë Gash G2-P15>L1259>PF3147

    3. Përfundime

    Siç dallohet nga tabela, gashjanët u takojnë një numri të madh linjave atërore, por disa linja kryesore përmbledhin shumicën e familjeve. Rezultatet sqarojnë përfundimisht disa të vërteta rreth prejardhjes së Gashit në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë, edhe pse nevojiten më shumë teste, sidomos në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni, për përfundime më gjithpërfshirëse.

    3.1 Formimi dhe zhvillimi i Gashit në Malësi të Gjakovës

    Siç theksuam më lart, Gashi ka rrënjë të paktën nga shek 16 në zonën ku sot ndodhet Gegëhyseni, por pas zhvendosjeve të fund-shekullit të 17, shumë familje nga fshati Gash u larguan për në Llap e Fushë-Kosovë.

    Nga fshati Luzhë, që përmendet si i fisit të Gashit që në shek 17, kemi dy rezultate që i takojnë të njëjtës linjë atërore: J2b-L283>PH1751>Y126399. Pra fshati i hershëm i Gashit duhet të ketë patur popullsi të kësaj linje. Prejardhja e tyre e largët lidhet me fiset e lashta të Ballkanit, me prani prej të paktën 3500 vitesh në rajonin ku ndodhet edhe sot. Lidhja e supozuar me Toplanën dhe Shllakun, deri tani nuk gjen mbështetje në rezultatet gjenetike, pasi anëtarët e testuar të këtyre dy fiseve kanë lidhje gjaku mes tyre, por jo me Gashin. Në fakt, lidhjet më të afërta janë me fisin e Krasniqes dhe Nikajve, rreth 750-850 vjet largësi (~25-30 breza), prandaj me shumë gjasë të parët e këtyre fiseve kanë qenë banorë të zonës së Pultit që në Mesjetë, të paktën nga shekujt 13-14 (lidhja mes Gashit, Krasniqes dhe Nikajt: https://www.facebook.com/101700961530810/posts/301135728253998/).

    Nga përkimet në shënuesit gjenetikë STR, në dy raste të verifikuara edhe me SNP, mund të thuhet se nga ky trung kanë prejardhje edhe shumë familje të Gashit nga Kosova dhe Sanxhaku i Nishit. Mund të dalim në përfundimin se dëbimi i gashjanëve nga fshati i tyre gjatë Luftës Austro-Turke 1683-1699 vërtetohet edhe gjenetikisht, por një pjesë e familjeve mundën të vendosen përsëri në Malësi të Gjakovës dhe përreth, si në fshatin Luzhë, në Botushë, Carrabreg, etj.

    Pjesa tjetër e vëllazërive të Gashit në Malësi të Gjakovës, pra Bardhajt dhe Shipshani, janë banorë të vjetër të zonës së Alpeve Shqiptare por nuk kanë lidhje gjaku në vijë atërore Luzhën e Botushën. Të gjitha vëllazëritë e testuara të Bardhajve dhe Shipshanit i takojnë vijës atërore E-V13>L241>PH2180 e cila gjithashtu lidhet me popujt e lashtë të Ballkanit, me gjasë nga Epoka e Hekurit. Në trojet shqiptare, kjo vijë atërore gjendet në përqendrim shumë të lartë në Malësi dhe në Drenicë, kurse në jug të Pukës pothuajse mungon plotësisht, pra paraardhësit mesjetarë të Bardhajve dhe Shipshanit duhet të kenë qenë gjithashtu përreth zonës së Malësisë. Lidhur me gojëdhënën e prejardhjes nga Kuçi, edhe pse vetë fisi Kuç ka prejardhje tjetër, ka fise të tjera si Kiri, Berisha e Kuqe, etj, që gjithashtu ruajnë gojëdhëna për prejardhje nga pjesa juglindore e Malit të Zi dhe kanë lidhje me Bardhajt dhe Shipshanin. Lidhja mes Bardhajve, Shipshanit dhe këtyre fiseve e vëllazërive të tjera shqiptare nën E-V13>L241>PH2180 mbetet të përcaktohet më me saktësi pasi të përfundojë një test me rezolucion të lartë nga Bardhajt. Edhe nga Bardhajt e Shipshani ka familje të vendosura në Kosovë, por në numër më të vogël se nga trungu i vjetër i Gashit.

    Nga çfarë thamë më sipër del se Gashi në Malësi të Gjakovës përbëhet nga tri fise kryesore: Gashi i vjetër me pasardhës në Luzhë e Botushë, Bardhajt, dhe Shipshani. Luzha dhe Botusha kanë të njëjtën prejardhje, por nuk lidhen me Bardhajt dhe Shipshanin. Pra, rezultatet gjenetike janë në përputhje me të dhënat historike dhe gojëdhënat e trashëguara në breza.

    3.2 Gashi në Kosovë e në treva të tjera

    Nga rezultatet e deritanishme, del qartë se fisi i Gashit në Kosovë ka disa burime kryesore:

    – Familjet e ardhura nga Malësia e Gjakovës. Siç thamë më lart, ka pasur lëvizje të vazhdueshme nga Malësia drejt Llapit, Fushë-Kosovës, Drenicës, etj. Ndër familjet gashjanë të Kosovës që kanë prejardhje nga Malësia, shumica lidhen me Gashin e vjetër (linja J2b-Y126399), lidhje tashmë e verifikuar gjenetikisht për familje në Carrabregu të Poshtëm, Luboveci, Llausha, Mramora në Kosovë, dhe disa familje me prejardhje nga Sanxhaku i Nishit. Zhvendosja kryesore mund të lidhet me luftën Austro-Turke, mirëpo duhet të theksohet se familjet e këtij trungu në Kosovë nuk u zhvendosën të gjitha në të njëjtën kohë, pasi ka pasur lëvizje të vazhdueshme, sidomos nga zona e Junikut. Gashi në Lubovec të Drenicës, për shembull, sipas një gojëdhëne vjen nga Carrabregu[14], kurse Vukanoviç[13] thotë se kanë prejardhje serbe. Rezultati gjenetik mohon kategorikisht tezen e Vukanovicit por edhe na paraqet një rast të lëvizjeve që nuk lidhen me luftën Austro-Turke. Edhe pse më rrallë, në Kosovë ka edhe familje gashjane nga Shipshani dhe Bardhajt. Nga Shipshani kemi anëtarë në fshatin Skivjan të Gjakovës, kurse disa familje gashjane nga Rrezalla dhe Llokoshiqi që për shkak se i takojnë vijës atërore E-V13>L241>PH2180 mund të kenë prejardhje nga Bardhajt ose Shipshani, por kjo mbetet për t’u verifikuar me teste më të thella.

    – Familjet e ardhura nga Buzhala dhe Komani. Një lëvizje tjetër ka ndodhur nga zona e Komanit në drejtim sidomos të Anadrinit deri në Klinë, por edhe në krahina të tjera të Kosovës. Familje gashjane nga këto treva përputhen në linjat atërore R1b-M269>PF7563>FGC40202 dhe I1-M253>Y60985 me familje nga Komani e Qerreti në Pukë. Përderisa nuk ka lidhje me vëllazëritë e lartpërmendura të Gashit të Malësisë, nuk është e qartë nëse këto familje ishin u bashkuan me Gashin pas vendosjes në Kosovë apo ishin Gash edhe më herët, në Koman.

    – Familjet vendase (ose për të cilat nuk ka të dhëna për mbërritjen në Kosovë). Një pjesë e mirë familjeve të Gashit në Kosovë nuk kanë përputhje gjenetike as me fiset e Malësisë së Gjakovës, as me ato të Komanit. Deri tani, këto u takojnë linjave atërore E-V13>Y20805, E-V13>Z17107, E-V13>Y93102, R1b-Z2705, I2a-Y3120, J1-Y19093, J2a-Y19093, G2-PF3147. Për disa prej këtyre mund të bëhet fjalë gjithsesi për prejardhje nga treva të tjera dhe bashkim me fisin e Gashit në Kosovë. Për shembull, një familje gashjane nga Budakova që lidhet me Berishën dhe Sopin nën E-V13>Y93102 me siguri duhet të jetë bashkuar me fisin e Gashit të disa familjeve të tjera që jetonin në fshat. Po ashtu një familje I2a-Y3120 nga Aqareva thuhet se ka ardhur nga Mali i Zi. Por pjesa dërrmuese e këtij grupi nuk ka lidhje të ngushtë me ndonjë fis në Shqipërinë e veriut, prandaj shumica mund të jenë banorë më të vjetër të Kosovës që përkatësinë fisnore e kanë marrë nga banorë të ardhur më vonë.

    Thamë më lart se autorët serbë kanë spekuluar shpesh rreth prejardhjes së këtyre familjeve, duke i quajtur serbë të shqiptarizuar ato familje që nuk i lidhnin dot me fiset në Malësi. Mund të përmendim këtu disa raste që lidhen me Gashin. Për gashjanët e Lubovecit, Vukanoviç thotë se ishin banorë të vjetër serbë ortodoksë të Istogut, që u vendosën në Lubovec në 1685 dhe u konvertuan në 1745, duke u shqiptarizuar gradualisht. Rezultati gjenetik J2b-Y126399 hedh poshtë këto pretendime, pasi vërteton jo vetëm që kjo vëllazëri i takon një linje atërore tipike shqiptare, por edhe vërteton gojëdhënën e ruajtur në Carrabreg për lidhjen e tyre me Gashin në Carrabreg, Botushë, Luzhë, etj. Po ashtu, për Gashin në Rezallë, Vukanoviç thotë se ishin banorë të vjetër serbë në Drenicë që u myslimanizuan rreth fillimit të shek. 17. Testi gjenetik i një prej familjeve gashjane në Rezallë vërtetoi se i takojnë vijës atërore E-V13>L241>PH2180, përsëri një linjë e shpeshtë ndër shqiptarë, sidomos në Malësi e Drenicë, me gjasë në Ballkan që në Epokën e Hekurit. Për Gashin në Zhur të Lumës në Prizren, autori Filipoviç thotë se janë banorët më të vjetër të fshatit, sipas tij edhe këta me prejardhje serbe[15]. Mirëpo linja atërore gjenetike e një prej familjeve të Gashit në Zhur është R1b-Z2705, edhe kjo një linjë e lashtë ballkanike që lidhet ngushtë me etnogjenezën shqiptare në Mesjetën e hershme. Përveç këtyre rasteve specifike, edhe rezultate të tjera që nuk lidhen me Gashin në Malësi, si E-V13>Y20805, J1-Y19093, etj., lidhen me popujt e lashtë që banonin në Ballkanin para-romak.

    – Në Malësi të Madhe. Në Triesh gjendet vëllazëria anase Gashaj, e cila pavarësisht emrit nuk mbahet se ka lidhje me fisin Gash, por nisur nga gojëdhënat e Bardhajve dhe Shipshanit për zonën e Kuçit, ja vlen të përmendet. Kjo vëllazëri i takon vijës atërore R1b-Z2705>FT49932, që lidhet me Bekajt e Trieshit, një pjesë të Lulgjurajve, fisin Piper, disa rezultate nga Myzeqeja, etj. Pra edhe kjo vëllazëri nuk ka lidhje gjaku me familjet e Gashit në Malësi të Gjakovës dhe në Kosovë.

    Ftojmë të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat të bëhen pjesë e Projektit Shqiptar të ADN-së “Rrënjët” duke kryer nga një test gjenetik që të zbulojë prejardhjen familjare të secilit dhe të ndihmojë në studimin e prejardhjes së gjithë popullit shqiptar. Me rritjen e kampionit, ky dhe artikujt e tjerë të projektit do të zgjerohen e përmirësohen vazhdimisht.

    Artikullin e plotë në faqen tonë mund t’a gjeni këtu: https://rrenjet.com/gashi/.

    Burime:

    [1] Zamputi, I. (1963). Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shekullin XVII: teksti origjinal dhe përkthimi përgatitur nga Injac Zamputi. Tiranë: [Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë].

    [2] Palnikaj, M. (2020). Klerikë atdhetarë, f.32. Tiranë.

    [3] Bartl, P. & Camaj, M. (1967). Ein Brief in albanischer Sprache aus Gashi vom Jahre 1689, në: Zeitschrift für Balkanologie, Jg. 5, Heft 1, München 1967, f. 23-33.

    [4] Akademia e Shkencave të Shqipërisë. (2002). Historia e popullit shqiptar. Toena, Tirana.

    [5] Palnikaj, M. (2020). Relacione për gjendjen e Shqipërisë në shek. XVII-XVIII. Relacioni i Fra Egidio D’Armento, f.69, 1697.

    [6] Palnikaj, M. (2022). Dioqeza e Pultit në dokumentat e arkivave të Vatikatit. Relacion i Misionit Françeskan në Pult, f.193, 1693/1694. Arte Graphic: Tiranë

    [7] Palnikaj, M. (2020). Relacione për gjendjen e Shqipërisë në shek. XVII-XVIII. Relacioni i Filipit nga Shkodra, f.95r-95v, 1697. Fast Print: Tiranë.

    [8] Malaj, I.K. (2004). Tropoja në breza, f.207-214, 255-257 & 265-270. Dardania: Tiranë.

    [9] Qorraj, B. (2017) Fisi si lidhje sociale në zonën e Dukagjinit: Rasti i fisit Gash në të dy anët e kufirit shtetëror Kosovë-Shqipëri. Mikrotezë për mbrojtjes e gradës Master Shkencor (drejtues shkencor: Nebi Bardhoshi). Marrë nga https://prezi.com/hrgjhdqgwj9x/presentation/ me 16 maj 2022.

    [10] Zojzi, Rr. (2018)[1962]. Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com.

    [11] Nopcsa, F., Malaj, E., Verli, M., & Zallari, M. (2013 (1908)). Fiset e malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyre. Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë.

    [12] Durham, M. E. (1909). High Albania. Marrë me 16 maj 2022 nga https://digital.library.upenn.edu/…/albania/albania.html

    [13] Vukanoviç, T. (1998)[1934-1937]. Drenica. DD Grafika: Prizren.

    [14] Loshi, A. (2020). Carrabregu, f.24. Agimi De: Deçan. Marrë me 16 maj 2022 nga https://fliphtml5.com/mabgu/hgek/basic.

    [15] Filipoviç, M.S. (1967). Zhuri dhe fshatrat përreth. Beograd.

  • Mirko Gashi: Nisja e dashurisë

    Mirko Gashi: Nisja e dashurisë

    Poezi nga Mirko Gashi

    Hëna lëshoi rrjetënqyteti vazhdoi jetënnë muzgun e parësi në zgjuajeta vloitë dashuruaritbluanindrithin e dashurisëe zemra imevaj e në vajsi zurkajëas në këtë moshëme dashuris’u joshjetojapa mostrabëja zustrame çdo vargshkoja large më largshkrovapër renë e zezëpër nënën Terezëpor jo edhe këtë këngëjetoja zi e më ziskamnor e i pasurpor i tëri në poezitavernamë çelikaverna në cdo tavernënga një kavernëpo qe besas’më la shpresase njëherë në jetë do të më paraqitetajo kometëe Halejitprej tavernës më shpiennë orën letrareatje poezia imeqe abetaree jetës së shkretëe jetës së vërtetëdhe atynë odeonin e diturisëzë fill i dashurisëe gjetanë syrin e qiellitnë zenitin e diellitnë orën e gjelitnëpër tingujt e lahutësme ata sytë e sutëserdhi në livadhin timdre o drei pafresa gjumin e pamature kishe pasurdora dorëszemra zemrësme baticë i mbushur uripër dashuriunë urithipashë kometën e Halejitu harruan tavernatu mbyllën kavernatnë prehrin e henëssa e lumturm’ishte jetaedhe në shpirtin timtashti zbriti bletadre o drei pafrezemra jote dorëluan duallën kraharorkush është Ikarikush Armstronguu dëgjua gongupa fijen e romantikësdo ta pushtojyllin më të largëttë Galaktikëst’ia dhurojEtës flockëEtës lockëklithën yjetnga gëzimii saj dhe imiajo Rrushëimjajo e Rexhësi largoipas ferexhesse revepastajdiku largpelat hingëlluanqentë kuitënarat e tharatë dashurisës’u ujitënkush na bëri magjilenetit i dha gjitreti Etau zhduk drenushavajti nuse Rrushamua fatiRexhën atimua ylli im i fatitRexhën thundra e atitdiku lartflet një altEta Etae jo MauthiaEtaaae unë e hënavajtojmëluajmë etidaç’u bë nisiaku është Atlandida.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MIRKO GASHI: DURO BIRI IM

  • Adem Gashi: Kur vetmon përmallshëm me hijet

    Adem Gashi: Kur vetmon përmallshëm me hijet

    lotët m’janë bâ qelqe syzash(edhe liget burri pa çka)e m’del përpara f’tyratë tanë e mbulueme n’pérlaf’tyr’e njasaj praqi kjé lule, pemë e u bâ flatëre muer nji erë qiellnash e s’di ku e lanashti u kthye shpirtshkëndijë oxhakutpa çkaburri edhe ligetkur vetmon përmallshëm me hijet.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ADEM GASHI: IKU NJË VERË E S’TË PASHË