Tag: garros

  • Grand slam i Roland Garros kundër teknologjisë, edhe vitin tjetër me gjyqtarët e vijës

    Grand slam i Roland Garros kundër teknologjisë, edhe vitin tjetër me gjyqtarët e vijës

    2 Tetor 2025

    12:49

    Telesport

    Teknologjia në sportin e tenisit ka hyrë në çdo turne përveç në Paris. Grand slam i Roland Garros mbetet një “oaz njerëzor”, besnik ndaj riteve dhe traditave të tij dhe i paepur ndaj teknologjisë që tani qeveris të gjitha turnetë e Grand Slam, dhe më gjerë.
    Federata Franceze e Tenisit ka njoftuar se gjyqtarët tradicionalë të vijës do të mbeten në fusha për edicionin e vitit 2026 të turneut parizien. Ata janë një shenjë e përkatësisë në turneun kryesor të fushave me dhè, një shenjë e vazhdimësisë me të kaluarën.
    Vendimi, i votuar nga Komiteti Federal më 26 shtator dhe i bërë zyrtar në një deklaratë të lëshuar sot, që u shoqërua me njëfarë krenarie për shkëlqimin e gjyqtarëve francezë. Një statistikë duket se e konfirmon këtë: një total prej 404 gjyqtarësh punuan në edicionin e fundit të Roland Garros, 284 prej të cilëve vinin nga Franca.
    Datat janë përcaktuar tashmë: Parisi do të presë turneun nga 18 maji deri më 7 qershor 2026, dhe ky vendim e bën Roland Garros unik midis katër turneve të Grand Slam. Australian Open, Wimbledon dhe US Open tashmë kanë miratuar përfundimisht sistemin elektronik, duke hequr gjyqtarët e vijës.

  • Humbën të dy në finalen e Roland Garros, Sinner dhe Sabalenka qëndrojnë “numri 1”

    Humbën të dy në finalen e Roland Garros, Sinner dhe Sabalenka qëndrojnë “numri 1”

    Edhe pse kanë humbur të dy në finalen e Roland Garros, tenisti italian Jannik Sinner dhe ajo bjelloruse Aryna Sabalenka qëndrojnë në krye të renditjes botërore. Madje të shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
    Te meshkujt, Sinner ruan një avantazh prej 2000 pikë karshi spanjollit Carlos Alcaraz, i dyti, ndërsa në vendin e tretë është gjermani Alexander Zverev. Fiton një pozicion Novak Djokovic, që ngjitet i katërti.
    Te femrat, pas Sabalenka, vijnë dy teniste amerikane, Coco Gauff dhe Jessica Pegula. E para triumfoi në Paris, por mbetet mbi 3000 pikë pas bjelloruses. Jashtë “top-5” më të mirave ka dalë polakja Iga Swiatek, aktualisht e shtata.
    Top 5 – Meshkuj
    1.Jannik Sinner, 10.880 pikë
    2.Carlos Alcaraz, 8.850 pikë
    3.Alexander Zverev, 6.385 pikë
    5.Novak Djokovic, 4.630 pikë
    4.Jack Draper, 4.550 pikë
    Top 5 – Femra
    1.Aryna Sabalenka, 11.553 pikë
    2.Coco Gauff, 8.083 pikë
    3.Jessica Pegula, 6.483 pikë
    4.Jasmine Paolini, 4.805 pikë
    5.Qinwen Zheng, 4.669 pikë

  • Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit të Roland Garros

    Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit të Roland Garros

    Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të dytin vit radhazi në grand slam-in e Roland Garros. Në finalen e luajtur në Paris, numri 2 në botë mbron titullin fituar vjet.
    Një ndeshje e jashtëzakonshme, ndër më të bukurat e dekadës së fundit, që ka si protagonistë dy tenistët më të mirë në botë, që dhuruan spektakël dhe emocione në fushë. Fitore me përmbysje e Alcaraz, që arriti të rikuperojë disavantazhin pas dy seteve të para.
    Sinner fitoi 6-4, 7-6 dy setet e para dhe ishte shumë pranë fitores së ndeshjes. Ai kishte tri topa për ta fituar ndeshjen në setin e tretë por gaboi dhe e pagoi shtrenjtë. Alcaraz arrin të rikuperojë 6-4, 7-6, 7-6 tri setet e tjera, duke qenë “mbret” në fushat me dhè të Parisit.
    Kjo ishte finalja më e gjatë e luajtur në historinë e Roland Garros dhe protagonistë të saj janë dy yjet e rinj të këtij sporti, që kanë fituar 5 grand slam-et e fundit (3 spanjolli dhe 2 italiani). Për Alcaraz ky është triumfi i pestë në karrierë në një grand slam, i dyti në Paris.
    Kush kishte dyshime tashmë është i bindur se një epokë e re ka nisur në tenis dhe protagonistë do të jenë këta dy tenistë, që mund të thyejnë rekordet e legjendave.

  • Coco Gauff triumfon në Roland Garros dhe është “mbretëresha” e re e Parisit

    Coco Gauff triumfon në Roland Garros dhe është “mbretëresha” e re e Parisit

    7 Qershor 2025

    19:23

    Telesport

    Tenistja 21-vjecare amerikane Coco Gauff është shpallur fituese e grand slam-it të Roland Garros. Në finalen e luajtur në Paris, ajo mundi 2-1 bjellorusen Aryna Sabalenka (6-7, 6-2, 6-4).
    Fitore me përmbysje e numrit 2 në botë, që për herë të parë në karrierën triumfon në Roland Garros, duke mundur numrin 1. Tashmë Gauff është “mbretëresha” e re e Parisit.
    Një ndeshje që nisi më mirë për Sabalenka, që fitoi në “tie break” setin e parë. Por më pas loja ndërroi totalisht kah dhe në fushë dominoi Gauff, që ishte ndjeshëm më superiore dhe e meritoi fitoren.
    Ky është suksesi i dytë për tenisten amerikane në një grand slam, pas atij të US Open 2023. Një teniste, që duke parë moshën e re, shumë shpejt do të ngjitet edhe në majën e renditjes botërore.

  • Roland Garros/ Mundi Xhokoviç, Siner shkon në finale me Alkaraz

    Siner-Alkaraz do të jetë finalja e tenisit të meshkujve në Roland Garros 2025. Në fund të një beteje që zgjati mbi tre orë, numri një në renditjen e ATP-së mposhti Novak Xhokoviç në gjysmëfinale dhe fitoi kalimin në aktin final të French Open për herë të parë në karrierën e tij në tre sete me rezultatin 6-4, 7-5, 7-6.Për shkak të erës dhe disa gabimeve të tepërta me goditjen e tij të përparme, në Chatrier, Janik filloi me frenën e dorës pak të ngritur, por në shkëmbim ai udhëtoi me një ritëm më të shpejtë se serbi dhe fitoi setin e parë me vështirësi.

    E njëjta gjë ndodhi edhe në setin e dytë, me italianin që tregoi më shumë rezistencë, duke e vendosur radhën fituese në 5-5 dhe duke e ndëshkuar Nolen me sherbimin e tij. Numri një në renditjen e ATP-së u tregua determinant edhe në setin e tretë për të anuluar tre set-pointe, për të sprapsur rezistencën e fundit të serbit dhe për ta mbyllur ndeshjen në tie-break. Përpara Siner, italiani i fundit që luajti në finalen e French Open në teke për meshkuj ishte Adriano Panata në vitin 1976.

    Vazhdo leximin

  • Dy tenistet më të mira në finalen e Roland Garros, ndalet në gjysmëfinale rrugëtimi i numrit 361 në botë

    Dy tenistet më të mira në finalen e Roland Garros, ndalet në gjysmëfinale rrugëtimi i numrit 361 në botë

    6 Qershor 2025

    8:59

    Telesport

    Teninstja bjelloruse Aryna Sabalenka dhe ajo amerikane Coco Gauff janë dy finalistet e grand slam të Roland Garros. Ky është turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që zhvillohet në Paris.
    Sabalenka, numri 1 në botë, mundi 2-1 në gjysmëfinale polaken Iga Swiatek (7-6, 4-6, 6-0). Një ndeshje që pati rivalitet dhe emocione vetëm në dy setet e para, pasi në të tretin polakja nuk fitoi asnjë “game”.
    Seti i parë, që u vendos në “tie break” nga Sabalenka, ndikoi jo pak në rezultatin final. Më e lehtë fitorja e Gauff, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) francezen Lois Boisson. Kjo e fundit, numri 361 në botë, kishte befasuar deri më tnai.
    E ardhur në turne me një “wild card” (ftesë) ajo shkoi deri në gjysmëfinale, ku u dorëzua përballë numrit 2 në botë. Ndaj, finalja e së shtunës pritet me interes, pasi do të përballen dy tenistet më të mira në botë.

  • ‘Roland Garros’/ Siner pret fituesin e Zverev-Xhokoviç, të premten mësohen finalistët

    Numri 1 i tenisit në botë Janik Siner i bashkohet Lorenzo Musetit në gjysmëfinalet e Roland Garros për të dytin vit radhazi. 23-vjeçari nga Sesto Pusteria triumfoi në çerekfinale ndaj kazakut Aleksandr Bublik, me një rezultat 3-0 (6-1, 7-5, 6-0) në një orë e 40 minuta lojë.

    Një tjetër shfaqje e shkëlqyer force nga Siner. Me dy gjysmëfinalistë nga katër, numrin 1 në botë dhe Lorenco Museti (fitoi dje ndaj Tiafoe 3-1) Italia realizon një arritje historike në gjysmëfinalet e Roland Garros për herë të parë në 65 vite.

    Ndërkaq sot në orën 20:30 superdueli Aleksader Zverev-Novak Xhokoviç. Fituesi i këtij çifti përballet me Janik Siner ndërsa gjysmëfinalja tjetër tashmë është përcatuar. Ajo luhet me 6 qershor mes Mustetit dhe Alkaraz.

    Vazhdo leximin

  • Roland Garros/ Sabalenka e Swiatek sigurojnë çerekfinalet, Alcaraz avancon te meshkujt

    Roland Garros/ Sabalenka e Swiatek sigurojnë çerekfinalet, Alcaraz avancon te meshkujt

    2 Qershor 2025

    8:33

    Telesport

    Në Paris kanë nisur takimet e raundit të katërt të grand slam të Roland Garros, turneu më i madh i fushave me dhè në tenis.
    Spanjolli Carlos Alcaraz, kampion në fuqi, fitoi 3-1 ndaj Ben Shelton (7-6, 6-3, 4-6, 6-4), duke avancuar në çerekfinale. Mes tetë më të mirëve kualifikohen edhe Lorenzo Musetti, Frances Tiafoe e Tommy Paul.
    Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (7-5, 6-3) ndaj Amanda Anisimova. Një biletë për në çerekfinale siguron edhe polakja Iga Swiatek. Kualifikohen edhe Elina Svitolina e Qinwen Zheng.

  • Roland Garros/ Djokovic, Zverev e Sinner kualifikohen në raundin e 4-t, Gauff, Pegula e Keys dominojnë te femrat

    Roland Garros/ Djokovic, Zverev e Sinner kualifikohen në raundin e 4-t, Gauff, Pegula e Keys dominojnë te femrat

    1 Qershor 2025

    9:57

    Telesport

    Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe.
    Serbi Novak Djokovic avancon më tej pas fitores 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) ndaj Filip Milosic. Në raundin e katërt avancon edhe Alexander Zverev, numri 3 në botë, që mundi 3-0 Henrique Rocha.
    Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner, që mundi 3-0 (67-0, 6-1, 6-2) Jiri Lehecka. Një biletë për në raundin e katërt siguruan edhe Andrey Rublev, Jack Draper, Cameron Norrie e alexander Rublik.
    Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauff mundi 2-0 (6-1, 7-6) Maria Bozukova. Më tej avancojnë edhe ruset Mirra Andreeva e Daria Kasatkina si dhe amerikanet Jessica Pegula e Madison Keys.

  • Roland Garros/ Sinner, Zverev e Djokovic avancojnë pa probleme, fitojnë edhe Gauff e Padosa

    Roland Garros/ Sinner, Zverev e Djokovic avancojnë pa probleme, fitojnë edhe Gauff e Padosa

    30 Maj 2025

    8:54

    Telesport

    Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè.
    Tenisti serb Novak Djokovic avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Correntin Moutet. Në raundin e tretë avancon edhe italiani Jannik Sinner, numri 1 në botë, që mundi po 3-0 Richard Gasquet.
    Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman Alexander Zverev. Numri 3 në botë mundi 3-1 Jesper de Jong. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Jiri Lehecka, Andrey Rublev, Cameron Norrie dhe Jack Draper.
    Edhe te femrat nuk ka surpriza. Numri 3 në botë, tenistja amerikane Coco Gauff, mundi 2-0 Tereza Valentova. Kualifikohet më tej edhe tenistja spanjolle Paula Badosa, që fitoi 2-1 ndaj Gabriela Ruse.
    Më tej avancojnë edhe Madison Keys, Marketa Voundrousova, Mirra Andreeva, Jessica Pegula, Sofia Kenin e Daria Kastkina.