Tag: garon

  • Kandidatët për vendoret e 9 nëntorit, të përzgjedhurit e PS përballë të “pavarurve” të opozitës

    Kandidatët për vendoret e 9 nëntorit, të përzgjedhurit e PS përballë të “pavarurve” të opozitës

    Me përfundimin e afateve ligjore, tashmë ka nisur zyrtarisht beteja për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
    Gara për këto lokale të pesë bashkive do të jetë mes zëvendëskryetarësh, ish-deputetësh e kandidatësh të profileve të ndryshme, të cilët më herët nuk kanë qenë pjesë e politikës.
    Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, qytetarët e bashkisë së Vlorës do të jenë mes dy zgjedhjeve. Brunilda Mersini këtë të hënë la mandatin e deputetes për t’u futur në garë e kandiduar nga Partia Socialiste. Nga ana tjetër, rivali i saj do të jetë kandidati i pavarur Dionis Sota, i cili ka mbështetjen e opozitës dhe vjen nga sipërmarrja turistike.

    Bashkia e Beratit gjithashtu do të ketë dy kandidatë. Në radhët e socialistëve është nënkryetari aktual Ervin Ceca, i cili do të garojë përballë biznesmenit Pavlo Shkarpa, i cili garon si i pavarur dhe mbështetet nga opozita.
    Në Tepelenë, mazhoranca i ka besuar ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ndërsa mbështetjen e opozitës e ka Gabriel Guma.
    Ndryshe nga Vlora, Berati dhe Tepelena, Mati dhe Cërriku do të kenë tre kandidatë. Florenc Doka i PS-së, aktualisht kryetar i komanduar i Cërrikut, garon përballë dy emrave nga opozita. Mjeku Amarildo Hoxha garon i pavarur dhe mbështetet nga PD-ja, ndërsa Eligert Hima, i kthyer nga Italia, garon nën logon e “Shqipëria Bëhet”.
    Në Mat, demokratët mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika, ndërsa socialistët në këtë bashki janë të ndarë. Kandidati zyrtar i tyre është Altin Bojni, i cili drejton aktualisht bashkinë, ndërsa Suzana Pasha, që drejtonte Forumin e Gruas Socialiste në Mat, kandidon si e pavarur.
    /vizionplus.tv

  • Garon për bashkinë e Vlorës, deputetja socialiste heq dorë nga mandati

    Garon për bashkinë e Vlorës, deputetja socialiste heq dorë nga mandati

    Deputetja socialiste e Vlorës, Brunilda Mersini ka hequr dorë nga mandati i deputetes pasi do të garojë për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
    Njoftimi u bë nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi gjatë seancës së sotme plenare.
    Peleshi: Deputetja Brunilda Mersini heq dorë nga mandati si deputete. Është njoftuar KQZ për vakancën.

    Përballë Brunilda Mersinit, garon Dionis Sota, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD./vizionplus.tv

  • 13 kandidatë garojnë më 9 nëntor për drejtimin e 5 bashkive, PD e PS sfidohen nga të pavarurit

    13 kandidatë garojnë më 9 nëntor për drejtimin e 5 bashkive, PD e PS sfidohen nga të pavarurit

    13 kandidatët do të garojnë përballë njëri-tjetrit më 9 nëntor për të zgjedhur 5 kryetarë të rinj bashkish. Në Vlorë, beteja është mes tre rivalëve që duan të zënë karrigen e kryebashkiakut pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
    Socialistët, garojnë me mjeken dhe deputeten Brunilda Mersini, ndërsa demokratët i kanë vendosur përballë një kandidat të pavarur si Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike. Emri i tij u mbështet edhe nga Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj. Ujërat opozitarë nuk janë të qetë, me këshilltarin demokrat Gjergji Nika, i cili është rebeluar ndaj partisë së tij dhe garon si i pavarur.
    Në Berat, nënkryetari Ervin Ceca që drejton bashkinë prej ditës që Ervin Demo u dorëhoq për tu bërë deputet, garon nën logon e socialistëve për tu zgjedhur kryetar. Përballë ka biznesmenin Pavlo Shkarpa, i cili garon si pavarur dhe mbështetet nga korpusi opozitar.
    Në Tepelenë, për vendin e lënë bosh nga Tërmet Peçi që iku për tu bërë deputet, garojnë dy persona. Gramos Sako për socialistët, një figurë e njohur për shkak të drejtimit 11-vjeçar të Gardës së Republikës prej tij, dhe një 26-vjeçar, si Gabriel Guma, arkitekt, që si i pavarur mbështetet nga opozita.
    Në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla u bë ministër bujqësie. Prej atëherë bashkia drejtohet nga Florenc Doka dhe pikërisht këtë jurist PS e garon përballë dy emrave nga opozita. Këtu, demokratët dhe Adriatik Lapaj nuk i kanë bashkuar fuqitë. Mjeku Amarildo Hoxha garon i pavarur dhe mbështetet nga PD, ndërsa kriminologu i kthyer nga Italia, Eligert Hima garon nën logon e Shqipëria Bëhet.
    Tre emra janë në garë edhe për bashkinë e Matit, pas largimit të Agron Malajt që u bë deputet. Demokratët mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika, ndërsa socialistët në këtë bashki, janë të ndarë. Kandidati zyrtar i tyre është Altin Bojni, i cili drejton aktualisht bashkinë, ndërsa Suzana Pasha, që drejtonte forumin e gruas socialiste në Mat, e zemëruar me partinë, kandidon si e pavarur.
    Dokumentet dhe firmat mbështetëse të të pavarurve janë dorëzuar në KQZ dhe KZAZ-të përkatëse, të cilat do të bëjnë verifikimet dhe më pas do të kryejnë regjistrimet përkatëse.
    Emrat e kandidatëve sipas Bashkive
    Kandidatët për Bashkinë VlorëBrunilda Mersini     PSGjergji Nika     I pavarur (larguar nga PD)Dionis Sota         I pavarur (mbështetur nga PD)
    Kandidatët për Bashkinë BeratErvin Ceca         PSPavlo Shkarpa     I pavarur (mbështetur nga PD)
    Kandidatët për Bashkinë TepelenëGramos Sako         PSGabriel Guma     I pavarur (mbështetur nga PD)
    Kandidatët për Bashkinë CërrikFlorenc Doka     PSEligert Hima     Shqipëria BëhetAmarildo Hoxha     I pavarur (mbështetur nga PD)
    Kandidatët për Bashkinë MatAltin Bojni         PSSuzana Pasha     E pavarur (larguar nga PS)Eduart Brahilika    I pavarur (mbështetur nga PD)