Tag: garnacho

  • “Nuk kam asnjë keqardhje për largimin nga Manchester United, vendimi i duhur, Chelsea klubi i duhur”

    “Nuk kam asnjë keqardhje për largimin nga Manchester United, vendimi i duhur, Chelsea klubi i duhur”

    11 Dhjetor 2025

    12:06

    Telesport

    Anësori i Chelsea, Alejandro Garnacho, ka deklaruar se nuk ka asnjë keqardhje për largimin e tij nga Manchester United gjatë verës. Argjentinasi iu bashkua “blues” në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh në gusht, pasi kishte kërkuar largimin nga “Old Trafford”.
    21-vjeçari nuk ishte më në planet e trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, duke çuar në një largim të pakëndshëm. I pyetur nëse kishte ndonjë keqardhje për largimin e tij nga “djajtë e kuq”, Garnacho u përgjigj: “Jo, asnjë keqardhje. Nuk jam as I trishtuar“.
    Garnacho më vonë foli për kalimin e tij në Stamford Bridge. “Ndonjëherë në jetë duhet të ndryshosh gjërat për të bërë ndoshta një hap përpara ose për t’u përmirësuar si lojtar. Mendoj se ishte momenti i duhur, klubi i duhur. Kështu që ishte një vendim i lehtë”, tha Garnacho.

  • Garnacho: Maresca më bindi, ja pse zgjodha Chelsea për vazhdimin e karrierës

    Garnacho: Maresca më bindi, ja pse zgjodha Chelsea për vazhdimin e karrierës

    30 Tetor 2025

    8:40

    Alfred Lleshi

    Një nga blerjet më të rëndësishme të merkatos verore është talenti i lindur në vitin 2004, Alejandro Garnacho, i cili shpjegoi arsyet pse pranoi ofertën e Chelsea: “Ideja e lojës dhe projekti teknik janë thelbësorë për mua.
    Maresca u tregua shumë i kujdesshëm duke më shpjeguar idetë e tij dhe mënyrën se si do të isha i dobishëm për skuadrën. Bëmë një video-thirrje ku ai më shpjegoi gjithçka me saktësi, e kuptova menjëherë që do të ishte një vendim shumë i rëndësishëm për rritjen time”.

  • Garnacho rrëfehet: “Një nga momentet më të këqija të jetës sime”

    Garnacho rrëfehet: “Një nga momentet më të këqija të jetës sime”

    Alejandro Garnacho rrëfeu një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, gjatë muajve që qëndroi jashtë ekipit nga Manchester United.
    Lojtari argjentinas u hoq nga skuadra pas një debati me Ruben Amorim dhe mbeti jashtë deri në transferimin e tij te Chelsea.
    I detyruar të stërvitej vetëm për pjesën më të madhe të verës, Garnacho duhej të priste deri në ditët e fundit të merkatos për të siguruar transferimin e tij të dëshiruar prej kohësh në Londër, në një marrëveshje me vlerë afërsisht 40 milionë £.
    Në një intervistë me TNT Sports, sulmuesi i ri kujtoi atë periudhë:
    “Ishte një kohë e ndërlikuar; stërvitja vetëm nuk ishte e lehtë. Nuk kam asgjë negative për të thënë për Manchester United, por ishte një kohë e vështirë në jetën time. Tani, megjithatë, jam i lumtur që jam këtu, që luaj në Champions League dhe që kemi fituar tri pikë të rëndësishme”.
    Pasi mbërriti në Stamford Bridge, Garnacho duhej të priste pak para se të fitonte një vend në formacion. Pas debutimit të tij në Carabao Cup kundër Lincoln, 21-vjeçari u rikthye në formacionin titullar në fitoren 1-0 ndaj Benfica në Champions.
    Ishte një mbrëmje e veçantë, një mbrëmje që përfaqësonte një lloj revanshi për të: “Të luaj në Champions ka qenë gjithmonë një ëndërr. Si fëmijë, imagjinonim net të tilla, dhe përjetimi i tyre në fakt ia vlen gjithçka. Kishim nevojë për një fitore si kjo pas humbjes sonë të parë – jemi të lumtur dhe gati të vazhdojmë në këtë rrugë”.

  • Garnacho: Isha tifoz i Chelsea kur isha fëmijë, ky është lojtari që kam patur idhull

    Garnacho: Isha tifoz i Chelsea kur isha fëmijë, ky është lojtari që kam patur idhull

    3 Shtator 2025

    13:41

    Telesport

    Një nga blerjet e fundit të Chelsea në merkaton e verës është argjentinasi Alejandro Garnacho. Ai erdhi për 40 milionë euro nga Manchester United.
    Në një interviatë për mediat ángflezë, anësori 21-vjecar ka pranuar se ishte tifoz i Chelsea kur ishte fëmijë. Jo vetëm kaq, por ai dëshiron të ndjekë gjurmët e Eden Hazard.
    “Ardhja te Chelsea është një hap i madh për mua. Situata e klubit është një hap i mirë për mua dhe karrierën time”, tha Garnacho.
    Më tej, argjentiasi shtoi: “Kam parë Premier League kur isha i vogël. Më pëlqente Eden Hazard, prandaj e mbështesja Chelsea kur isha fëmijë. Ai ishte një referencë, mënyra se si luante. Ne luanim në të njëjtën pozicion“.

  • Maresca: Garnacho blerje e goditur, gjendja e Palmer do të vlerësohet ditë pas dite

    Maresca: Garnacho blerje e goditur, gjendja e Palmer do të vlerësohet ditë pas dite

    2 Shtator 2025

    11:54

    Telesport

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, pasi kanë përfunduar tri javët e para të Premier League ka bërë një vlerësim të skuadrës. Sidomos edhe pas blerjeve të fundit, ku spikat ardhja e Alejandro Garnacho nga Manchester United.
    “Ai tashmë është këtu. Është e qartë se pozicioni i tij natyror është si sulmues krahu dhe e shoh atje. Një lojtar i rëndësishëm, një blerje e goditur e klubit, që shpresoj të na ndihmojë shumë”, deklaroi Enzo Maresca.
    Në lidhje me largimin e Christopher Nkunku te Milan, trajneri italian komentoi: “Christo është një profesionist i jashtëzakonshëm, por problemi është se Cole është në pozicionin e tij, kështu që është e vështirë për atë të gjente hapësira“.
    “Për sa i përket Palmer, ai do të vlerësohet ditë pas dite. Shpresoj që këto dy javë pushim do t’i japin kohën e mjaftueshme për të rikuperuar. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Enzo Maresca.

  • Chelsea i bën propozimin e çuditshëm Man. United për Alejandro Garnacho, por refuzohet direkt

    Chelsea i bën propozimin e çuditshëm Man. United për Alejandro Garnacho, por refuzohet direkt

    12 Gusht 2025

    18:01

    Telesport

    Alejandro Garnacho është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e Manchester United. Anësori argjentinas ka vendosur të mbyll njëherë e mirë ciklin e tij me “Djajtë e Kuq” dhe kërkon transferimin te Chelsea.
    21-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsea-n, ndërsa tani ka mbetur pjesa më e vështirë, që të arrihet marrëveshja mes dy klubeve. Mediat angleze zbulojnë së Chelsea i ka bërë Manchester United një propozim të çuditshëm, duke i ofruar një nga katër lojtarë të tyre në këmbim të Garnacho-s.
    Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Axel Disasi dhe Renato Veiga, janë emrat e ofruar nga “Blutë” për shkëmbimin kokë më kokë me Garnachon, por Man. United ka refuzuar direkt. “Djajtë e Kuq” do pranojnë largimin e Garnacho-s vetëm me një kusht: të paguhet çmimi i vendosur për kartonin e tij që është rreth 50 milionë euro.

  • Alejandro Garnacho gati për hapin e madh në karrierë. Do transferohet te gjigantët e La Ligës

    Alejandro Garnacho gati për hapin e madh në karrierë. Do transferohet te gjigantët e La Ligës

    26 Korrik 2025

    21:20

    Telesport

    Alejandro Garnacho nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim, ndaj largimi nga Manchester United është i pashmanghshëm. E ardhmja e argjentinasit duket se do të jetë në La Liga.
    Atletico Madrid interesohet për të siguruar shërbimet e Garnacho dhe shumë shpejt pritet ofertë zyrtare në drejtim të Manchester United. Shpejtësia, aftësia e tij në pasime dhe shkathtësia në të dy krahët e bëjnë atë një një lojtar perfekt për skemën e Diego Simeone-s.
    Garnacho e njeh mjaft mirë Atletico Madrid, se ka qenë pjesë e këtij ekipi te moshat, para se të transferohej në Angli, te Man. United. Vlera e 20-vjeçarit është rreth 45 milionë euro, shifër kjo mëse e përballueshme për një ekip me financa të shëndosha si Atletico Madrid.
    Ky do jetë padyshim një hap i madh në karrierë për anësorin argjentinas, ku do të ketë mundësinë të punojë me një nga trajnerët më të mirë në botë si Diego Simeone, të konkurrojë për nje vend titullari, në një ekip shumë të fortë, si dhe ka mundësinë të luajë në Champions Leauge.