Tag: garcia

  • Luan në 4 role, Barcelona e shpërblen Eric Garcia me rinovim deri në vitin 2031

    Luan në 4 role, Barcelona e shpërblen Eric Garcia me rinovim deri në vitin 2031

    11 Dhjetor 2025

    14:25

    Alfred Lleshi

    Eric Garcia, 24 vjeç, ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me Barcelonën, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2031. Mbrojtësi i gjithanshëm i bashkohet kështu listës së lojtarëve me marrëveshjet më afatgjata në klub, së bashku me Joan Garcia, Ronald Araujo dhe Lamine Yamal. Deri tani, kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2026, por Barça nuk ka pasur asnjë dilemë për vazhdimësinë e tij, duke vlerësuar profesionalizmin dhe paraqitjet shumë të mira.
    Nënshkrimi u krye në zyrën e presidentit Joan Laporta, në prani të zv.presidentit Rafa Yuste, drejtorit sportiv Deco dhe menaxherit të lojtarit, Iván de la Peña. Edhe prindërit dhe motra e Eric ishin të pranishëm në ceremoninë e firmës.
    Këtë sezon, Garcia është adaptuar në 4 pozicione të ndryshme. Hansi Flick i ka besuar atij si qendërmbrojtës nga të dyja anët, ashtu edhe si mbrojtës i djathtë, madje edhe si mesfushor qendror. Në ndeshjet e fundit, ai është bërë partner ideal i Pedrit në dyshen e mesfushës, duke u kthyer në një element kyç për Barcelonën.
     
     

  • Marquez: Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë, je vetë bota!

    Marquez: Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë, je vetë bota!

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gabriel Garcia Marquez:

    Asnjëherë mos rresht së qeshuri, as kur je i/e mërzitur, dikush mund të bjerë në dashuri më të qeshurën tënde.

    Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë, je vetë bota.

    Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësinë t’i bëjmë gjërat si duhet.

    Ndoshta Zoti do që t’i të takosh disa njerëz të gabuar përpara se të takosh të duhurin, kështu që t’i jesh mirënjohës.Ai që pret gjatë – ka pritshmëri të vogla.

    Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.

    Një burrë e kupton kur plaket, atëherë kur nis t’i ngjajë babait të tij.

    Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.

    Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GABRIEL GARCIA MARQUEZ: ISHTE APO S’ISHTE DASHURI?

    Gabriel Garcia Marquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014) ishte një shkrimtar, skenarist dhe gazetar kolumbian i njohur me emrin “Gabo” nëpër të gjithë Amerikën Latine. I konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë dhe një nga më të mirët e gjuhës spanjolle, ai fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982. Ai braktisi studimet për drejtësi me synimin për të bërë karrierë si gazetar.

    Vepra e Marquez erdhi në shqip duke filluar nga fundi i viteve 1980 falë shqipërimeve të Mira Meksit, Aurel Plasarit dhe Robert Shvarcit.

    Ai u bë i famshëm për një stil letrar të njohur si realizmi magjik. I cili përdor elementë magjikë në ngjarje të zakonshme dhe realiste. Disa nga veprat e tij janë vendosur në një fshat imagjinar, Makondo. I cili pjesërisht është frymëzuar nga vendlindja e tij, Arakataka. Shumica e tyre eksplorojnë temën e vetmisë…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Gabriel Garcia Marquez: Ishte apo s’ishte dashuri?

    Gabriel Garcia Marquez: Ishte apo s’ishte dashuri?

    Gabriel Garcia Marquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014) ishte një shkrimtar, skenarist dhe gazetar kolumbian i njohur me emrin “Gabo” nëpër të gjithë Amerikën Latine.

    I konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë dhe një nga më të mirët e gjuhës spanjolle, ai fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982. Ai braktisi studimet për drejtësi me synimin për të bërë karrierë si gazetar.

    Vepra e Marquez erdhi në shqip duke filluar nga fundi i viteve 1980 falë shqipërimeve të Mira Meksit, Aurel Plasarit dhe Robert Shvarcit.

    Ai u bë i famshëm për një stil letrar të njohur si realizmi magjik, i cili përdor elementë magjikë në ngjarje të zakonshme dhe realiste.

    Disa nga veprat e tij janë vendosur në një fshat imagjinar, Makondo, i cili pjesërisht është frymëzuar nga vendlindja e tij, Arakataka. Shumica e tyre eksplorojnë temën e vetmisë.

    “Dashuria në kohërat e kolerës” konsiderohet si një nga veprat më të mira të Marquezit dhe erdhi në shqip fillimisht në fund të viteve 1980 nga Mira Meksi.

    Në vazhdim mund ta lexoni një fragment nga ky roman:

    Pas mesit të natës muzika pushoi, rrëmuja e pasagjerëve u davarit dhe u shpërbë në pëshpërima të përgjumura, ndërsa të dy zemrat mbetën vetëm në taracën e mugët, duke jetuar nën ritmin e gulcimeve të anijes.Pas një copë here të gjatë, ai e vështroi Fermina Dasën. Në vezullimin e lumit iu duk si fantazmë, me një profil statuje që ëmbëlsohej nga një shkëlqim i vakët kaltërosh, dhe zbuloi se ajo po qante në heshtje.Por në vend që ta ngushëllonte ose të priste që t’i shteronin lotët, siç donte ajo, e pushtoi frika.

    – Mos do të rrish vetëm? – e pyeti.– Po të qe ashtu, s’do të kisha thënë të vije brenda, – i tha ajo.Atëherë, ai zgjati gishtërinjtë e kallkanosur në errësirë, kërkoi verbazi dorën e saj dhe e gjeti që po e priste. Të dy qenë aq mendjekthjellët, sa t’ia pohonin vetes në një çast-vetëtime, se asnjëra nga ato duar eshtake të plakura, nuk ishte ajo dorë qe e patën përfytyruar përpara se ta preknin.

    Por, një çast më vonë, ato duar u bënë vërtet ashtu siç i patën përfytyruar. Dhe kur ajo zuri t’i fliste për të shoqin e vdekur, në kohën e tashme, sikur të qe gjallë, Florentino Ariza e kuptoi se edhe për Ferminën kishte ardhur ora që ta pyeste me dinjitet, me madhështi e me një dëshirë të pamposhtur jete, se ç’do të bënte me atë dashuri që i kishte mbetur pa zot.Fermina nuk reshti së tymosuri që të mos lëshonte dorën që mbante të sajën. E kishte pushtuar tej e tej vetëm një dëshirë: të kuptonte! Nuk mund të përfytyronte burrë më të mirë se ai që kishte pasur, e megjithatë kur rikujtonte jetën e saj, gjente më tepër gjëra të bezdisshme sesa të këndshme: shumë shpesh kishte munguar mirëkuptimi reciprok, kishte pasur zënka të kota dhe mëri qe mezi fashiteshin. Befas, ajo psherëtiu:– Mezi të besohet, ta marrë djalli, ta marrë. Kur e mendon se si mund të jesh aq e lumtur për vite me radhë, mes aq shumë budallallëqesh e grindjesh, pa marrë dot vesh me saktësi, nëse ishte apo s’ishte dashuri ajo!…

    *Fragment i shkëputur nga “Dashuri në kohërat e kolerës”

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    TREGIM NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ: ERDHA VETËM PËR TË FOLUR NË TELEFON

    Nga Gabriel Garcia Marquez

    Një pasdite me shi pranveror, kur udhëtonte e vetme drejt Barcelonës, duke ngarë një veturë të marrë me qira, Maria de la Luz Servantes pësoi një avari në shkretëtirën e Montenegros.

    Një meksikane njëzet e shtatë vjeçe. Ishte e bukur dhe serioze, e cila vite të shkuara kishte pasur një farë emri si artiste estrade.

    Ishte martuar me një prestigjator salloni. Me këtë do të bashkohej atë ditë. Kjo pasi që kishte vizituar disa të afërm të saj në Saragozë.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Eric Garcia në mesfushë, Flick habit me lëvizje surprizë ndaj Atletico Madridit

    Eric Garcia në mesfushë, Flick habit me lëvizje surprizë ndaj Atletico Madridit

    Barcelona do të presë sonte Atletico Madridin në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për La Ligën. Katalanasit vijnë nga 4 fitore rresht, por ajo e fundit ndaj Alaves nuk ka lënë një shije të mirë për shkak të lojës së dobët.
    Në anën tjetër, Atletico Madrid vjen pas 5 fitoreve rresht në kampionat dhe duket se ka kapur ritmin e duhur, pas disa luhatjeve në fillim të sezonit.
    Përsa i përket formacioneve zyrtare, lëvizja e vetme surprizë është Eric Garcia në qendër të mesfushës. Në anën tjetër, Simeone nuk lë vend për surpriza dhe ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.
    BARCELONA XI: Joan Garcia; Koundé, Cubarsí, Martín, Balde; Eric Garcia, Pedri, Dani Olmo; Raphinha, Lewandowski, Lamine Yamal.
    ATLÉTICO MADRID XI: Oblak; Molina, Giménez, Lenglet, Hancko; Giuliano, Barrios, Cardoso, Nico González; Álex Baena, Julián Alvarez.

  • Raphinha dhe Rashford e nisin nga stoli, formacionet zyrtare Chelsea-Barcelona dhe të gjithë sfidave të tjera

    Raphinha dhe Rashford e nisin nga stoli, formacionet zyrtare Chelsea-Barcelona dhe të gjithë sfidave të tjera

    Chelsea-Barcelona është padyshim kryesfida e natës së sotme në Champions League. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të përcaktuar fatin e të dy ekipeve në këtë kompeticion, duke qenë se të dyja renditen në të njëjtin pozicion me nga 7 pikë.
    Jo më pak të rëndësishme janë edhe sfidat e tjera. Më poshtë po iu njohim me formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes.
    CHELSEA XI: Sanchez; Gusto, Fofana, Chalobah, Cucurella; James, Caicedo; Estevao, Fernandez, Garnacho; Neto. BARCELONA XI: Joan García; Koundé, Cubarsí, Araújo, Balde; Eric García, De Jong, Fermín; Lamine Yamal, Lewandowski, Ferran Torres.
    BORUSSIA DORTMUND XI: Kobel; Anton, Anselmino, Schlotterbeck; Couto, Sabitzer, Nmecha, Svensson; Adeyemi, Brandt; Guirassy.VILLARREAL XI: Luiz Júnior; Mouriño, Foyth, Renato Veiga, Cardona; Pepé, Gueye, Comesaña, Thomas, Buchanan; Oluwaseyi.
    Man City XI: Trafford, Khusanov, Stones, Ake, Ait-Nouri, Lewis, Nico, Reijnders, Bobb, Savinho, Marmoush. Bayer Leverkusen XI: Flekken, Quansah, Badé, Grimaldo, Tillman, Poku, García, Maza, Kofane, Belocian, Schick.
    MARSEILLE XI: Rulli; Weah, Pavard, Balerdi, Emerson; Højbjerg, Bakola, Vermeeren; Greenwood, Aubameyang, Paixão. NEWCASTLE UNITED XI: Pope; Livramento, Thiaw, Schär, Burn; Bruno Guimarães, Tonali, Willock; Murphy, Gordon, Barnes.
    Bodø/Glimt XI: Haikin; Sjovold, Bjørtuft, Aleesami, Bjorkan; Evjen, Berg, Brunstad Fet; Blomberg, Hogh, Maatta. Juventus XI: Perin; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Adzic, McKennie; Miretti, Conceição; Openda.
    Napoli XI: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Olivera; Neres, Højlund, Lang. Qarabag FK XI: Kochalski; Silva, Mustafazade, Medina, Jafarguliyev; Bicalho, Jankovic; Leandro Andrade, Zoubir, Addai; Durán.

  • Rrjedhja e të dhënave, Kryeprokurori i Spanjës dorëhiqet (Tek ne dosjet qarkullojnë në Whatsapp)

    Rrjedhja e të dhënave, Kryeprokurori i Spanjës dorëhiqet (Tek ne dosjet qarkullojnë në Whatsapp)

    Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, Álvaro García Ortiz, ka njoftuar dorëheqjen pasi Gjykata e Lartë e shpalli fajtor javën e kaluar për publikimin e informacionit konfidencial në një çështje që përfshinte partneren e një figure të rëndësishme të opozitës.
    Rasti, i konsideruar i paprecedentë, përbën një goditje për qeverinë e majtë të kryeministrit Pedro Sánchez, i cili e emëroi García Ortiz-in në vitin 2022 dhe e ka mbrojtur disa herë publikisht. Por edhe për rastet e vendeve që pretendojnë se kane drejtësi të konsoliduar. Si Shqipëria ku një dosje hetimore më shpejt del në publik sesa shkon në GJykatë,
    Në letrën e dorëheqjes, të siguruar nga Reuters, García Ortiz shkruan se vendimi për t’u larguar edhe para se të hynte në fuqi ndalimi dyvjeçar nga detyra, vjen “nga respekti i thellë” për vendimet gjyqësore. Ai shton se është i bindur se ka shërbyer me përkushtim dhe ndershmëri ndaj institucionit që ka përfaqësuar.
    Dorëheqja pritej gjerësisht, edhe pse Gjykata e Lartë ende nuk ka publikuar arsyetimin e plotë të vendimit. García Ortiz ka ende mundësi të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës dhe, në fund, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
    “E respektojmë vendimin e gjykatës, por nuk pajtohemi me të”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Pilar Alegría, për televizionin publik TVE, duke theksuar se mungesa e unaniminit dhe njoftimi i vendimit pa arsyetim të plotë krijojnë një precedent shqetësues dhe kanë shkaktuar “habinë” e opinionit publik.

  • Barcelona mund të thyejë rekordin e lojtarëve përfaqësues të saj në Botërorin 2026

    Barcelona mund të thyejë rekordin e lojtarëve përfaqësues të saj në Botërorin 2026

    Në Botërorin 2022 në Katar, Barcelona u përfaqësua me më shumë lojtarë se çdo klub tjetër; 17 ndërkombëtarë, duke përfshirë Pedri, Gavi, Eric Garcia, Jordi Alba, Busquets, Ferran Torres, Balde, Ansu Fati (Spanjë), Koundé dhe Dembélé (Francë), De Jong dhe Memphis Depay (Holandë), Ter Stegen (Gjermani), Lewandowski (Poloni), Christensen (Danimarkë), Raphinha (Brazil), Araujo (Uruguaji). Pra, regjistroi rekordin e lojtarëve nga një klub në një Botëror.
    Për Botërorin 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë), Barcelona mund ta thyejë sërish këtë rekord me 18 lojtarë potencialë, përfshirë:
    Spanja: Cubarsí, Pedri, Olmo, Fermín, Ferran, Lamine Yamal, Joan Garcia, Gavi, Eric Garcia, Balde
    Holanda: Frenkie de Jong
    Franca: Jules Koundé
    Anglia: Marcus Rashford
    Brazili: Raphinha
    Uruguaji: Ronald Araujo
    Gjermania: Marc ter Stegen
    Në këtë listë mund të shtohen Lewandowski (Poloni), Christensen (Danimarkë) dhe Roony Bardghji (Suedi), duke rritur mundësinë për një tjetër rekord të Barçës në këtë drejtim.

  • Luis García Montero: Dashuri e vështirë

    Luis García Montero: Dashuri e vështirë

    Nga Luis García Montero

    Ndoshta ti nuk m’ke pa,ndoshta askush nuk m’ka pa kaq t’humbur,kaq të ngrirë në kët’ qosh. Por eramendoi se isha gurdhe donte trupin t’ma thërmonte.Nëse do t’mundja me të taku’,kushedi, nëse do të t’kisha taku’, kisha me ditëme u sqaru’ me ty.Por kafenetë e hapura e të mbyllura,rrugët n’terr e n’dritë, stacionet pa pasagjerë,lagjet me banorët e tyre, dritat,telefonat, korridoret dhe ky qosh,nuk dinë asgjë për ty.Dhe kur era don me shkatërru’,më kërkon para derës tënde.E unë ia përsëris erësse nëse edhe një herë t’vetme kisha me të taku’,nëse ti kishe me u shfaqë, unë kishame ditë me u sqaru’ me ty.

    Përktheu: Orjela Stafasani

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LEONARD COHEN: EDHE DASHURITË E MËDHA IKIN…

    Nga Leonard Cohen

    Retë kalojnëKalojnë pa u prekur, pa u shikuarSecila shijon gëzimin e vetSecila zjarrin e vetNuk kërkojnë asgjë nga njëra tjetra,Nuk kanë dëshiraJanë vetë dashuria!

    Pamjet më të bukura kalojnëVallëzim në një qiell të shumëfishtëMe të qeshura të pafundmeKalojnëSi yje të stinëve të ndryshmeKalojnëSi meteor të shekujve të ndryshëm,Që nuk e shuajtën zjarrin,edhe kur kaluan pranë zjarritPor kalojnë

    Të qeshura të shkaraKrejt nga rehatiaKalojnë nga njëra – tjetaPa u prekur pa u shikuarKalojnë

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • PSG mbetet me “gisht në gojë”…; Eric Garcia zgjedh të rinovojë me Barcelonën deri më 2029

    PSG mbetet me “gisht në gojë”…; Eric Garcia zgjedh të rinovojë me Barcelonën deri më 2029

    13 Nëntor 2025

    14:10

    Alfred Lleshi

    PSG, pas ruajtjes së thuajse të njëjtit grup kampionësh të Europës, po përballet këtë sezon me dëmtime dhe rënie formash. Drejtuesit po shqyrtojnë tri përforcime në janar: një mbrojtës polivalent, një mesfushor me përvojë dhe një sulmues krahu.
    Në mbrojtje, një nga emrat kryesorë në listë ishte Eric Garcia. 24-vjeçari, me kontratë që skadon në qershor, është shumë i vlerësuar nga Luis Enrique, i cili e kishte afruar te Barcelona për aftësinë në ndërtimin nga prapa dhe fleksibilitetin mes rolit të mbrojtësit e mesfushorit. Ish-trajneri i Barcelonës ishte gjithashtu ai që i hapi atij dyert e kombëtares spanjolle.
    Megjithatë, sipas “Sport”, Barcelona është e sigurt për rinovimin e tij. Garcia, që ka luajtur të gjitha ndeshjet këtë sezon, së bashku me Marcus Rashford, është shtyllë e formacionit të Hansi Flick. Agjenti i tij, Ivan De La Peña, po negocion me Deco një kontratë të re deri më 2029, me mundësi zgjatjeje më 2030. PSG duhet tashmë të kërkojë alternativa të tjera në janar.
     

  • Joan García: Dashuria për Espanyolin mbetet, por nuk mund ta refuzoja Barcelonën

    Joan García: Dashuria për Espanyolin mbetet, por nuk mund ta refuzoja Barcelonën

    12 Nëntor 2025

    8:31

    Alfred Lleshi

    Joan García është pranë rikthimit në fushë pas problemeve fizike që e mbajtën jashtë ekipit të Barcelonës. Në një intervistë për RAC1, portieri katalanas foli për largimin e diskutueshëm nga Espanyol drejt Barcelonës dhe kthimin e tij më 3 janar në “RCDE Stadium” për derbin e qytetit.
    Ai sqaroi gjestin e puthjes së stemës së Espanyolit para largimit: “E bëra, sepse e ndjeja. Kam kaluar shumë vite atje, kam vuajtur dhe kam gëzuar, sidomos vitin e fundit që ishte i vështirë. Ishte një reagim i sinqertë”.
    Sa i përket zgjedhjes së Barcelonës, ai shtoi: “Ta duash Espanyolin nuk e përjashton dëshirën për të bërë një hap përpara në karrierë”. Për rikthimin e tij në stadiumin e vjetër, tha: “Kam dëshirë të luaj, do përpiqem të bëj ndeshje perfekte dhe të fitojmë, edhe pse do të jetë e çuditshme të kthehem aty me fanellë tjetër”.