Tag: garantuar

  • I akuzuar për 65 vjedhje, dëbohet nga Italia hajduti shqiptar

    I akuzuar për 65 vjedhje, dëbohet nga Italia hajduti shqiptar

    Një qytetar shqiptar është dëbuar nga Italia, pasi është arrestuar nga policia, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza për vjedhje banesash.
    Burri, i cili ka një histori të gjatë me precedentë penalë, u identifikua si i pranishëm në mënyrë të paligjshme në Itali dhe u shoqërua me forcë deri në kufi për të garantuar sigurinë publike.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit italian, Zyra e Emigracionit në Komisariatin e Astit kishte gjurmuar shtetasin shqiptar, i cili kishte qenë më herët në zotërim të një lejeje qëndrimi, tashmë të revokuar.

    Ai ishte dënuar më parë me disa vite burg për kryerjen e rreth 65 vjedhjeve në apartamente të shpërndara në të gjithë krahinën e Piemontes, si dhe për përfshirje në trafik të mallrave të vjedhura.
    Pasi iu revokua leja e qëndrimit, autoritetet vendosën dëbimin e tij të menjëhershëm. Në këtë kuadër, Zyra e Emigracionit organizoi një operacion të posaçëm për survejimin dhe transferimin e tij në kushte të sigurta drejt portit të Ankonës, prej nga u largua për në vendin e origjinës.
    Policia italiane thekson se operacione të tilla janë thelbësore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të qytetarëve për më shumë ligjshmëri.
     

  • ‘Shqipëria ka nevojë për një sistem shëndetësor funksional’, PL: Do dyfishojmë pagat për mjekët dhe infermierët

    ‘Shqipëria ka nevojë për një sistem shëndetësor funksional’, PL: Do dyfishojmë pagat për mjekët dhe infermierët

    Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, Florida Ymeri, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një krize të thellë në sistemin shëndetësor, jo vetëm në aspektin mjekësor, por edhe në atë të besimit dhe funksionimit të tij. Gjatë një deklarate për shtyp, Ymeri theksoi se vendit i duhet një reformim i plotë i shëndetësisë, që ta bëjë atë të drejtë, të ndershme dhe efektive.
    Duke iu referuar planit të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, Ymeri nënvizoi disa nga hapat kryesorë që PL synon të ndërmarrë, si rritja e buxhetit për shëndetësinë në të paktën 6% të PBB-së, për të garantuar financim të qëndrueshëm për barna, pajisje dhe teknologji moderne. Gjithashtu PL synon dyfishimin e pagave për mjekët dhe infermierët, për të ndalur emigrimin e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit shëndetësor, si dhe furnizimin e garantuar me barna esenciale falas për pacientët në spitalet publike.
    Ymeri ngriti shqetësimin për mungesën e barnave bazike në spitale, për pajisjet diagnostikuese që nuk funksionojnë dhe për kushtet e vështira në të cilat punon stafi mjekësor. Ajo theksoi se situata aktuale nuk është pasojë e mungesës së burimeve, por e mungesës së vullnetit politik dhe e korrupsionit të përhapur që, sipas saj, po dëmton rëndë themelet e shëndetësisë publike.
    ‘Rritja e buxhetit për shëndetësinë në të paktën 6% të PBB, për të garantuar financim të qëndrueshëm për barna, pajisje e teknologji bashkëkohore. Dyfishim i pagave për mjekët dhe infermierët, për të frenuar largimin masiv të tyre drejt vendeve të tjera dhe për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor. Furnizim i garantuar me barna esenciale falas për pacientët në spitalet publike, sepse barnat nuk janë luks, janë jetë.
    ‘Shëndetësia  shqiptare ndodhet në krizë, jo vetëm krizë mjekësore, por krizë besimi dhe funksioni, sepse kur pacientët nuk gjejnë barnat që ju takojnë, pajisjet diagnostifikuese nuk funksionojnë e kur stafi punon pa kushte, nuk kemi sistem, kemi kaos. E vërteta është se shumë prej këtyre problemeve nuk vijnë nga mungesa e burimeve, por nga mungesa e vullnetit politik dhe me keq, nga korrupsioni sistematik, i cili po gërryen themelet e kujdesit shëndetësor publik. Në spitale mungojnë barnat më bazike, pajisjet diagnostikuese janë të prishura, e ndërkohë pacientët shtyhen drejt spitaleve private për egzaminime që duhet të ishin pjesë e sistemit publik’, tha ajo.

  • Panamaja kundërshton kthimin e ushtrisë amerikane për të garantuar “sigurinë” e kanalit

    Panamaja kundërshton kthimin e ushtrisë amerikane për të garantuar “sigurinë” e kanalit

    Ministri i Mbrojtjes i Panamasë ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e kthimit të trupave amerikane në vend për të garantuar “sigurinë” e Kanalit që lidh Oqeanin Paqësor dhe Atlantik, gjë që u përmend më parë nga homologu i tij amerikan , Pete Hegseth.

    “Panamaja e ka bërë të qartë përmes Presidentit (Jose Raul) Mulino se ne nuk mund të pranojmë baza ushtarake apo instalime mbrojtëse”, tha Frank Abrego, me Hegseth në krah të tij, gjatë një konference të përbashkët shtypi në kryeqytetin e vendit të Amerikës Qendrore.
    Kreu i Pentagonit, i cili përfundoi një vizitë dy-ditore në vend dje, të mërkurën, konsideroi se mund të ketë një “mundësi” për të rihapur “një bazë ushtarake”, “një stacion aeronautik”, objekte ku “trupat amerikane mund të bashkëpunojnë me trupat panameze”, për të “garantuar sigurinë e Kanalit”.
    Në mesin e muajit të kaluar, duke cituar dy burime të paidentifikuara në qeverinë amerikane, rrjeti televiziv NBC News raportoi se “Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar forcat e armatosura të paraqesin opsione për rritjen e pranisë së trupave amerikane në Panama”.
    Transmetimi i këtij lajmi shkaktoi habi dhe pakënaqësi të forta në shtetin e Amerikës Qendrore, ku trupat amerikane nuk janë vendosur prej 25 vitesh, me përjashtim të rasteve kur po zhvillohen stërvitje të përbashkëta.
    Forcat e armatosura amerikane pushtuan Panamanë në dhjetor 1989 për të rrëzuar diktatorin e atëhershëm Manuel Antonio Noriega, i cili u akuzua për trafik droge.
    Më pas, në vitin 1994, SHBA filloi procesin e tërheqjes së bazave ushtarake që kishte në vend për të mbrojtur Kanalin, përpara se t’ua dorëzonte përfundimisht menaxhimin e tij autoriteteve panameze më 31 dhjetor 1999.
    Kanali, i cili u ndërtua nga SHBA dhe u inaugurua në vitin 1914, iu dorëzua kontrollit të presidentit panamez gjatë ditëve të përfundimit të marrëveshjes dypalëshe të Demokracisë.
    Por presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar vazhdimisht se do të “marrë përsëri” Kanalin, pa përjashtuar përdorimin e forcës, në mënyrë që Kina të pushojë së “kontrolluar” atë, siç pretendon ai.
    Për më tepër, Hegseth përsëriti dje, të mërkurën, pretendimin amerikan për “përparësi dhe pa pagesë” të Kanalit të Panamasë nga Marina Amerikane.
    Ministri përgjegjës për Kanalin, José Ramón Icaza, iu referua krijimit të një “mekanizmi” që do të lejonte “anijet luftarake dhe anijet ndihmëse të përfitonin nga një sistem shpërblimi për shërbimet e tyre”, i cili do të ulte koston e përdorimit të Kanalit, por nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht se ata do ta përdornin atë “falas”.

    Top Channel

  • AKU bllokoi fileton e pulës nga Brazili, Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin, e kemi çuar rastin para institucioneve

    AKU bllokoi fileton e pulës nga Brazili, Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin, e kemi çuar rastin para institucioneve

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore
    Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, ka reaguar lidhur me rastin e një ngarkese me fileto pule, të cilat janë konstatuar të jenë me salmonelë dhe që janë futur në tregun shqiptar e konsumuar nga qytetarët.

    Sipas Denajt, e cila ka folur për Euronews Albania, rasti është delikat dhe me të nuk mund të bëhet politikë. Teksa ka garantuar se çështja është çuar para institucioneve përkatëse, duke u marrë të gjitha masat.
    Sipas ministres, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore.“Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet”, përmendi Denaj lidhur me rastin.
    Ajo shtoi se rasti i takon institucioneve si krimi ekonomik, apo Policia e Shtetit, të cilat duhet të japin edhe gjykimin përkatës.
    “Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun”, përmbylli Denaj.Autoritetet ligjzbatuese kanë shpallur të shtunën e 29 marsit në kërkim administratorin e një kompanie private, e cila importoi mish pule me bakterin e salmonelës.Pasi një sasi e konsiderueshme u nxorr në treg, Policia ka proceduar penalisht dhe tre inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Sakaq, autoritetet kanë proceduar edhe vëllain e administratorit, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
    “Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç”.
    Shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, konfirmojnë autoritetet.
    Ndërsa, shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU-së me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
    /k.s//a.f/ ATSH