Tag: garancitë

  • Bisedimet për paqe, Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit!

    Bisedimet për paqe, Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit!

    Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se garancitë e sigurisë “duhet t’i nënshtrohen konsensusit” pasi aleatët e Ukrainës u takuan më parë këtë javë për të diskutuar mbrojtjet.

    Në një intervistë për NBC News, Sergei Lavrov tha se Rusia kishte paraqitur garanci sigurie “disa herë“.
    Ai shtoi se Vladimir Putin është gati të takohet me Volodymyr Zelensky “kur axhenda të jetë gati“, por sugjeroi që presidenti i Rusisë nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me homologun e tij ukrainas.
    Moska ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit të Ukrainës pasi zgjedhjet në vend u shtynë vitin e kaluar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
    “Kur të arrijmë në një fazë kur duhet të nënshkruani dokumente, do të na duhet një kuptim shumë i qartë nga të gjithë se personi që po nënshkruan është legjitim. Sipas kushtetutës ukrainase, Zelensky nuk është për momentin.”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë konsensuale, Putin i gatshëm për takim me Zelenskyn

    Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë konsensuale, Putin i gatshëm për takim me Zelenskyn

    Bota E Diel, 24 Gusht 2025 18:53
    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të bazohen mbi një konsensus ndërkombëtar, pas takimit të aleatëve të Kievit këtë javë për të diskutuar mbrojtjen e vendit.
    Në një intervistë për NBC News, Lavrov tha se Moska ka paraqitur propozime për garanci sigurie disa herë, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të gjitha palët.

    Shefi i diplomacisë ruse shtoi se presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, “kur axhenda të jetë gati”. Megjithatë, ai nënvizoi se Kremlini nuk do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje paqeje pa një proces të qartë dhe legjitim.
    Lavrov vuri gjithashtu në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt, duke kujtuar se zgjedhjet presidenciale në Ukrainë u shtynë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
    “Kur të arrijmë në fazën e nënshkrimit të dokumenteve, duhet të kemi një kuptim të qartë se personi që firmos është legjitim. Sipas kushtetutës ukrainase, Zelensky aktualisht nuk është”, u shpreh Lavrov.

  • Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të jenë gati në ditët në vijim

    Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të jenë gati në ditët në vijim

    Volodymyr Zelensky foli me kryeministrin holandez Dick Schoff të shtunën (23/8). Në postimin e tij, Zelensky e falënderoi kryeministrin holandez për “fjalët e tij të ngrohta mbështetëse” dhe theksoi vlerën e ndihmës dhe solidaritetit holandez për popullin ukrainas.

    Presidenti ukrainas vuri në dukje se në bisedime u diskutuan iniciativat aktuale diplomatike, kontaktet me Uashingtonin, si dhe perspektiva e përfundimit të luftës. Siç theksoi ai, Ukraina është e gatshme të ndërmarrë “hapa konstruktivë për paqen”, por Rusia “nuk tregon asnjë prirje” dhe vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase.
    “Ne i interpretojmë të gjitha sinjalet që vijnë nga Moska në të njëjtën mënyrë. Nevojitet presion për të ndryshuar qëndrimin e saj, si dhe një takim në nivelin më të lartë për të diskutuar të gjitha çështjet”, tha Zelensky.

    I spoke with @MinPres, Dick Schoof.
    Today is a very special day in Ukraine – National Flag Day. Thank you, Dick, for your important and warm words of support to our people, to all Ukrainians. We greatly value the assistance of the Netherlands and the solidarity of the Dutch… pic.twitter.com/rjXWAD3gIw
    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 23, 2025

    Tema kryesore e bisedës ishin garancitë e sigurisë për Ukrainën. Sipas Zelensky, ekipet e Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë tashmë po punojnë për formimin e “arkitekturës” përkatëse, e cila do të jetë gati në ditët në vijim.
    Në të njëjtën kohë, investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes ishin gjithashtu në qendër të diskutimit, me Zelensky që njoftoi marrëveshje të rëndësishme dhe një takim të ardhshëm me palën holandeze.

    Top Channel

  • Trump: Nuk do të preferoja të merrja pjesë në takimin Putin-Zelensky, janë si përzierja e “vajit me uthullën”

    Trump: Nuk do të preferoja të merrja pjesë në takimin Putin-Zelensky, janë si përzierja e “vajit me uthullën”

    Në një periudhë me lëvizje të shpeshta diplomatike, qëndrimet e liderëve botërorë rreth luftës në Ukrainë mbeten thellësisht të ndara. Ish-presidenti amerikan Donald Trump e krahasoi një takim të mundshëm mes presidentëve Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky me përzierjen e “vajit me uthull”, duke lënë të kuptohet se nuk do të dëshironte të ishte pjesë e një takimi të tillë.
    Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u shpreh se gjatë takimit të fundit në Uashington, presidenti ukrainas Zelensky kishte refuzuar të gjitha propozimet e presidentit amerikan, duke përfshirë ato për mos-anëtarësimin në NATO dhe diskutimin e çështjeve territoriale.
    Sipas Lavrov, “Zelensky tha jo për gjithçka”, duke shtuar se një samit mes Putinit dhe Zelenskyt nuk është planifikuar ende, edhe pse presidenti rus është i hapur për një të tillë.
    Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një vizitë të papritur në Kiev për t’i siguruar Zelenskyt mbështetjen e aleatëve. Rutte theksoi se garancitë e forta të sigurisë për Ukrainën janë thelbësore dhe se NATO po punon për t’i siguruar ato. Ai shpjegoi se garancitë do të përbëhen nga dy nivele: ushtria ukrainase dhe garancitë e ofruara nga Evropa dhe SHBA-ja, duke synuar që Rusia “të mos përpiqet më kurrë të sulmojë Ukrainën”.
    Presidenti Zelensky reagoi duke theksuar se Rusia është agresori dhe se nuk ka nevojë për garanci nga Kievi, pasi sulmi erdhi nga ana e saj. Ai shtoi se qëllimi i Ukrainës është të arrijë garanci sigurie si Neni 5 i NATO-s, të cilat do të përcaktojnë qartë se cilat vende do të ofrojnë ndihmë në tokë, ajër dhe det.
    Ndërsa bisedimet diplomatike vazhdojnë, situata në terren mbetet e tensionuar. Gjatë vizitës së Rutte-s, në Kiev u lëshua një alarm për sulme ajrore, duke treguar rrezikun e vazhdueshëm. Në shenjë mbështetjeje të fortë përpara festimeve të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Bashkimi Evropian ka ofruar një ndihmë financiare prej 4.05 miliardë eurosh.

  • “SHBA do të përfshihet në garancitë e sigurisë pas luftës në Ukrainë”, Rubio: Europa do ketë rolin primar

    “SHBA do të përfshihet në garancitë e sigurisë pas luftës në Ukrainë”, Rubio: Europa do ketë rolin primar

    Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i ka siguruar homologët e tij evropianë se Uashingtoni do të marrë pjesë në garancitë e sigurisë pas luftës për Ukrainën.

    Megjithatë, administrata e Donald Trump këmbëngul që Evropa duhet të marrë drejtimin.
    Sipas një diplomati evropian që foli për CNN, Rubio konfirmoi përfshirjen e SHBA-së gjatë një bisede telefonike me këshilltarët evropianë, por nuk dha detaje specifike rreth garancive që Uashingtoni mund të ofrojë.
    Zyrtarët evropianë përcollën dëshirën e tyre që Amerika të vazhdojë të ofrojë shërbime të inteligjencës dhe mbikëqyrjes ushtarake, vuri në dukje diplomati. Çështja u ngrit edhe në një takim të udhëheqësve evropianë me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht, por nuk pati ndonjë angazhim specifik nga presidenti amerikan.
    Më 20 gusht, u zhvillua një takim me pjesëmarrjen e Kryetarit të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, Gjeneral Dan Kaine, Komandantit të Komandës Evropiane dhe Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Gjeneral Alexus Hrinkiewicz, si dhe krerëve të agjencive të mbrojtjes të vendeve kryesore evropiane. Një takim i zgjeruar i shefave të shtabeve të NATO-s u mbajt gjithashtu në të njëjtën ditë, i kryesuar nga Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të Aleancës.
    Një zyrtar i njohur me diskutimet tha se përfshirja e SHBA-së “ndryshoi gjithçka” në planifikimin e garancive të sigurisë së Ukrainës. Ai tha se bisedimet kishin filluar tashmë, por kishin “ngecur” për shkak të pasigurisë në lidhje me qëndrimin e SHBA-së.
    Në të njëjtën kohë, botimi vëren se Europa e kupton që, edhe me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, ajo do të mbajë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e kontinentit.
    Opsionet e diskutuara këtë javë përfshijnë ofrimin e mbështetjes ajrore amerikane, shqyrtimin se cilat vende do të ishin të gatshme të vendosnin trupa në tokën ukrainase, si dhe cilat seli të NATO-s mund të përdoren.
    Sipas burimeve pas bisedimeve, po shqyrtohet gjithashtu mundësia e pjesëmarrjes së ekipeve amerikane në fluturime mbikëqyrëse mbi Ukrainë, duke ofruar imazhe me rezolucion të lartë të vijës së frontit dhe lëvizjeve të trupave. Kjo zgjidhje ka të ngjarë të veprojë si një hap i përkohshëm për të forcuar sigurinë e vendit.

    Top Channel

  • Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do të mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

    Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do të mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

    Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s pritet të mblidhen të mërkurën për të biseduar lidhur Ukrainën dhe hapat e ardhshëm, thanë të martën zyrtarë amerikanë dhe të NATO-s.

    Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane po punojnë për të përcaktuar se si mund të duken garancitë e sigurisë për Kievin.
    Ukraina dhe aleatët e saj evropianë janë inkurajuar nga premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me garancitë e sigurisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, gjatë një takimi të hënën në Uashington, por përballen me shumë pyetje pa përgjigje.
    Derisa planifikuesit ushtarakë e nisën punën mbi t’i gjetur opsionet e mundshme për garancitë e sigurisë, Trumpi e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë, por sugjeroi se Uashingtoni mund të ofrojë një mënyrë të mbështetjes ajrore.
    Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus Grynkewich, i cili mbikëqyr gjithashtu të gjitha operacionet e NATO-s në Evropë, do t’i njoftojë shefat e mbrojtjes mbi rezultatet e takimit në Alaskë javën e kaluar mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
    Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se të mërkurën do të zhvillohet një videokonferencë.
    “Derisa përpjekjet diplomatike për të siguruar paqe në Ukrainë po përparojnë, pres me interes përditësimin e [Grynkewich] mbi gjendjen e tanishme të sigurisë”, shkroi Dragone në X.
    Zyrtarët theksuan se takimi po zhvillohet në rrethana të veçanta dhe pritet që tema si garancitë e sigurisë të jenë në qendër të diskutimit.
    Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti për Reuters se gjenerali amerikan, Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, pritet të marrë pjesë në takim, por planet mund të ndryshojnë.
    Qeveria britanike tha se i ashtuquajtura “Koalicioni i Vullnetit”, që u mblodh virtualisht të martën, u pajtua që ekipet e tyre të planifikimit të takohen me homologët amerikanë në ditët në vijim për t’i çuar përpara planet mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.
    Më herët të martën, Trump e përjashtoi sërish mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në tokën e Ukrainës dhe nuk dha hollësi për garancitë e sigurisë që ka përmendur më parë se Uashingtoni mund t’ia ofrojë Kievit si pjesë e çdo marrëveshjeje pas luftës.
    Por, në të njëjtin intervistë për Fox News, Trump sugjeroi se Uashingtoni mund të ofronte mbështetje ajrore për Ukrainën.
    “Kur vjen puna te siguria, [evropianët] janë të gatshëm të vendosin njerëz në terren, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me gjëra, veçanërisht, ndoshta, nëse flasim për mbështetje nga ajri sepse askush nuk ka atë që kemi ne, realisht ata nuk e kanë”, tha Trump. Ai nuk dha hollësi të tjera.
    Ka shumë mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje ajrore. Mund të jetë thjesht dërgimi i sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, ose një rol më i madh amerikan që përfshin avionë luftarakë të SHBA-së për të zbatuar një lloj zone të ndaluar fluturimi.
    Zyrtarët i kanë thënë Reuters se Pentagoni po zhvillon ushtrime planifikimi mbi llojet e mbështetjes që Uashingtoni mund të ofrojë, përtej thjesht furnizimit me armë.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha pas takimit të tij me Trump dhe udhëheqësit evropianë se garancitë e sigurisë për Kievin ka gjasa të përcaktohen brenda 10 ditësh./REL

    Top Channel

  • Trump me liderët e Europës, diskutohen garancitë e sigurisë dhe shkëmbimi i territorit: Zelensky dhe Putin do të arrijnë diçka

    Trump me liderët e Europës, diskutohen garancitë e sigurisë dhe shkëmbimi i territorit: Zelensky dhe Putin do të arrijnë diçka

    -Rubrikë speciale-
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është në tryezën e përbashkët me udhëheqësit evropianë së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Trump shpjegoi objektivat e bisedimeve të tij me udhëheqësit evropianë, duke thënë se ata do të diskutonin kush do të bëjë çfarë si pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe shkëmbimeve të mundshme të territorit për t’i dhënë fund luftës.

    “Presidenti Putin ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën. Dhe kjo është një nga pikat kyçe që duhet ta shqyrtojmë dhe do ta shqyrtojmë këtë në tryezën e bisedimeve. Jam optimist se së bashku mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengonte çdo agresion të ardhshëm kundër Ukrainës, dhe në fakt mendoj se nuk do të ketë”, deklaroi Trump.
    Presidenti i SHBA-së, njoftoi se një rezolutë mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën do të arrihet sot. ”Do të arrijmë në një rezolutë sot, përfshirë ndoshta sigurinë”, tha Trump në Dhomën Lindore së bashku me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë.
    ”Kam një ndjesi se ti dhe Presidenti Putin do të arrini diçka. Në fund të fundit, ky është një vendim që mund të merret vetëm nga Presidenti Zelensky dhe nga populli i Ukrainës, duke punuar së bashku në marrëveshje me Presidentin Putin. Dhe unë mendoj se gjëra shumë të mira do të dalin nga kjo”,-tha më tej Trump.
    Në tryezën me liderët e Europës, presidenti i Ukrainës, Zelensky ndau detaje nga biseda që zhvilloi më parë në takimin kokë më kokë me presidentin e Amerikës, Donald Trump. “Ne të gjithë duam t’i japim fund kësaj lufte. Folëm për këtë dhe do të vazhdojmë të flasim për garancitë e sigurisë, që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë, së bashku me përpjekjet për të sjellë në shtëpi fëmijët tanë, por edhe ushtarët, civilët e gazetarët që ndodhen në burgje”, u shpreh Zelensky.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në takimin që presidenti Trump po zhvillon me liderët e Europës në Shtëpinë e Bardhë, tha se duhet që të ndalohet shkatërrimi i Ukrainës. “Nëse i luajmë kartat tona siç duhet, mund ta ndalojmë shkatërrimin e Ukrainës”, tha ai.
    Kancelari gjerman Friedrich Merz, tha se po punohet për një armëpushim. Merz theksoi se mbi Rusinë po ushtrohet presion. ”Po përpiqemi të punojmë drejt një armëpushimi, po ushtrojmë presion mbi Rusinë, do të doja ta shihja këtë duke filluar në takimin e ardhshëm”.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj nga takimi i udhëheqësve evropianë me Zelenskyn dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë tha se fëmijët duhet që të jenë përparësi në këtë luftë. ”Dua ta falënderoj Trumpin që foli edhe për fëmijët, të cilët janë një përparësi”, tha ajo.
    Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron në tryezën me liderët e Europës në Shtëpinë e Bardhë, e tha këtë duke theksuar se garancitë e sigurisë janë të nevojshme për të siguruar paqen.
    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se duhet që të arrihet një marrveshje paqeje. ”Nëse duam të garantojmë paqen, duhet ta bëjmë së bashku, të bashkuar. Mund të mbështeteni tek Italia dhe ne jemi në anën e Ukrainës dhe do të mbështesim të gjitha përpjekjet e saj drejt paqes. Kjo është një ditë e rëndësishme”, tha ajo.

    Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?
    Garancitë e sigurisë për Kievin janë një çështje kyç në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve gjatë pushtimit rus të Ukrainës, dhe tani i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, e ka vendosur në qendër të vëmendjes termin “sikurse Neni 5”.
    Më 17 gusht, Witkoff i tha rrjetit televiziv amerikan, CNN, se gjatë samitit në Alaskë ishte arritur marrëveshje që SHBA-ja dhe aleatët e saj të ofronin garanci “vendimtare” për Ukrainën në formën e “mbrojtjes si Neni 5”, edhe pse nuk dha hollësi konkrete.
    Sipas tij, pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, Rusia nuk do ta kundërshtonte një gjë të tillë si pjesë e një kuadri të mundshëm paqeje.
    Fraza lidhet me Nenin 5 të traktatit themelues të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), që është klauzola kryesore sipas së cilës një sulm i armatosur kundër një anëtari konsiderohet si sulm kundër të gjithëve.
    Por, ndryshe nga besimi i përgjithshëm, ky nen nuk obligon automatikisht anëtarët e NATO-s për ndërhyrje të plotë ushtarake. Ai parasheh që secili shtet anëtar “do ta ndihmojë palën ose palët e sulmuara duke marrë menjëherë, individualisht ose në bashkëpunim me të tjerët, veprimet që i konsideron të nevojshme, përfshirë edhe përdorimin e forcës së armatosur”.
    Që nga krijimi i NATO-s më 1949, Neni 5 është aktivizuar vetëm një herë – pas sulmeve të 11 shtatorit – duke shkaktuar operacione dhe masa mbështetëse nga aleanca, edhe pse kontributet ndryshuan në kohë dhe përmasë nga një shtet në tjetrin.
    Një marrëveshje “si pothuajse Neni 5” do ta adoptonte konceptin e mbrojtjes kolektive jashtë kornizës së NATO-s, pa e bërë Ukrainën anëtare të saj – gjë që Trump qartësisht e ka përjashtuar.
    Çfarë do të nënkuptonte kjo?
    Një sistem paralel për Ukrainën do të varej plotësisht nga teksti që do të negociohej. Më shumë se vetë emërtimi, rëndësi kanë detajet: kush angazhohet, për çfarë, dhe sa shpejt e fuqishëm do të vepronte në rast të një sulmi të ri ndaj Ukrainës.
    Pikërisht kjo mungesë qartësie ngjall skepticizëm.
    Ukrainasit janë të kujdesshëm pas premtimeve të paqarta të Memorandumit të Budapestit të vitit 1994, i cili ofroi “garanci” sigurie në këmbim të heqjes dorë nga armët bërthamore të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik.
    Ato garanci nuk e ndaluan agresionin rus. Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, theksoi se problemi i Kievit nuk është mungesa e garancive, por mosrespektimi i tyre.
    “Më 22 prill 2004, Vladimir Putin e ratifikoi solemnisht Marrëveshjen për kufirin ruso-ukrainas. Mjafton të respektohet ajo dhe lufta përfundon”, shkroi ai në X.
    Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e mirëpriti propozimin dhe tha se BE-ja është ‘”gati të bëjë pjesën e saj”.
    “Siç e kam thënë shpesh, Ukraina duhet të bëhet si një iriq prej çeliku, i papërtypshëm për pushtuesit potencialë”, deklaroi ajo.
    Në aspektin gjeopolitik, propozimi ngre një paradoks. Nëse garancitë e pasqyrojnë realisht efektin parandalues të NATO-s, pse do t’i pranonte Kremlini?
    Një shpjegim i mundshëm është se Moska i sheh garancitë, që janë jashtë kornizës së NATO-s, si më pak automatike e detyruese sesa anëtarësimi i plotë në aleancë, apo si më të hapura për negociata në përmbajtje dhe gjeografi.
    Presidenti amerikan, Donald Trump (djathtas) me presidentin rus, Vladimir Putin në fund të konferencës për media, të mbajtur pas përfundimit të takimit të mbajtur në Alaskë më 15 gusht.
    Kur u pyet nga CNN-i nëse Rusia do të pranonte “garanci si të Nenit 5 të NATO-s”, Witkoff u përgjigj:
    “Ajo që thashë është se arritëm marrëveshje që SHBA-ja dhe shtetet e tjera evropiane mund të ofronin në mënyrë efektive një formulim si Neni 5 për garanci sigurie”.
    Por, nëse këto garanci dobësohen me qëllim që Rusia t’i pranojë, rrezikojnë të mos e parandalojnë askënd – e aq më pak Moskën.

    Ndërsa bota vazhdon të ndjekë me ankth luftën në Ukrainë, një rajon i vetëm mbetet në qendër të vëmendjes dhe të objektivave të Rusisë: Donbasi.
    Ky territor në lindje të vendit, i cili përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, nuk është thjesht një fushë beteje, por thelbi i ambicieve të Presidentit rus Vladimir Putin.
    Një histori e tensionuar
    Donbasi ka qenë historikisht një qendër e rëndësishme industriale në epokën sovjetike, e pasur me miniera qymyri dhe fabrika. Por më e rëndësishmja, ai ka një popullsi të konsiderueshme rusisht-folëse, çka e ka bërë prej kohësh një zonë me ndjenja pro-ruse.
    Ky terren i favorshëm ishte pika e nisjes për Rusinë në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë. Milicitë pro-ruse, të mbështetura nga Moska, morën shpejt kontrollin e Donetskut dhe Luhanskut, duke krijuar enklava separatiste që kanë qenë në luftë me forcat ukrainase për gati tetë vjet, duke lënë pas 14,000 të vdekur.

  • Ushtria dhe aleatët në gatishmëri, strategjia për sigurinë e Ukrainës

    Ushtria dhe aleatët në gatishmëri, strategjia për sigurinë e Ukrainës

    Ekuacioni i paqes për Ukrainën ka dy faktorë kyç: territoret dhe garancitë e sigurisë.
    Bisedimet ndërkombëtare përqendrohen në marrëveshjen mes këtyre dy pikave, duke pasur parasysh edhe nevojën për një armëpushim: Kievi duhet të pranojë një lëshim territorial në këmbim të sigurisë së garantuar të vendit në të ardhmen. Megjithatë, zgjidhja është e ndërlikuar, pasi çështja e territoreve ka variabla të kufizuara dhe garancitë e sigurisë janë një sfidë komplekse për shkak të mosbesimit ukrainas ndaj premtimeve perëndimore.
    Kërkesat e Moskës
    Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur kërkesat e tij që favorizojnë Rusinë: ai kërkon të gjitha territoret e Donbasit, përfshirë pjesën e Donetskut që nuk është ende nën kontrollin e tij, zonat e Khersonit dhe Zaporizhias, dhe njohjen e sovranitetit mbi Krimenë. Në praktikë, kjo do të thotë rreth 20% e territorit të Ukrainës. Në këmbim, Rusia ofron vetëm pjesë të vogla të Sumy dhe Kharkiv, dhe një heqje “simbolike” të kontrollit mbi disa zona të Khersonit dhe Zaporizhias.
    Mekanizmi ndërkombëtar
    Vetëm në këtë pjesë duket një hapësirë për negociata: diskutimi mbi garancitë e sigurisë. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-të do të jenë pjesë e mekanizmit, një hap potencial i rëndësishëm, duke ndryshuar qasjen e Trumpit të pranverës së kaluar kur kishte lënë përgjegjësinë kryesisht te evropianët.
    Monitorimi i armëpushimit
    Një nga çështjet kryesore është vendosja e trupave mbikëqyrëse në terren. Kremlini ka sugjeruar përfshirjen e Kinës, duke e bërë të mundshme krijimin e një “force ndërkombëtare të ndërhyrjes”, ngjashëm me misionet e OKB-së, pa armë të rënda. Franca, Gjermania dhe Britania janë të gatshme të marrin pjesë, ndërsa mund të përfshihen edhe vende si India, Emiratet dhe Brazili. Ukraina ka shprehur mosbesim, duke kujtuar dështimet e misioneve të OSCE në Donbas në vitin 2014.
    Task force për mbrojtje reale
    Ukraina kërkon një mbrojtje të fortë që të mbajë larg kërcënimin rus, me trupa të gatshme dhe të afta të ndërhyjnë. Zelensky ka kërkuar garanci konkrete “në tokë, ajër dhe det”. Modeli i referencës është “tavë kristali” i NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, që shërbente për të ngadalësuar një agresion dhe për të mundësuar mobilizimin e rezervave.
    Traktatet dhe mosbesimi historik
    Ukraina nuk mund të hyjë në NATO, por po shqyrtohet një traktat i ngjashëm me artikullin 5 të Aleancës, që garanton intervenimin ndërkombëtar në rast agresioni. Ky propozim ka mbështetjen e Italisë dhe Bashkimit Evropian, por Kievi ka rezerva për shkak të përvojës së Memorandumit të Budapestit të vitit 1993, kur Rusia dhe SHBA-të premuan siguri në këmbim të deponimit të armëve bërthamore.
    Zelensky ka vënë si kusht për negociatat integrimin në BE, që do të forconte kapacitetin ekonomik dhe ushtarak të Ukrainës. Brukseli mund të mbështesë prodhimin e pajisjeve strategjike dhe fuqizimin e ushtrisë, sidomos të dronëve. Ukraina synon të ruajë kapacitetin e saj të mbrojtjes dhe pavarësinë strategjike.
    *”Tavë kristali” – Term me kuptim politiko-ushtarak, për të përshkruar një strukturë mbrojtëse të improvizuar, për t’u mbrojtur nga sulmet, por jo një barrierë absolute.

  • Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

    Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

    Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme që do të ndërmarrin zbatimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, megjithatë, duke theksuar arritjen e një armëpushimi si qëllimin kryesor.
    “Pas armëpushimit, gjithçka mund të diskutohet, përfshirë garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën“, tha politikani socialdemokrat në intervistën e tij në kanalin e dytë të televizionit publik gjerman ZDF.
    Kur u pyet nëse Gjermania dhe Evropa duhet të dërgojnë trupa në Ukrainë për të siguruar paqen, ai tha: “Sigurisht, ne gjithashtu duhet të marrim përgjegjësi si evropianë kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë, qofshin ato trupa, trajnimi i ushtrisë ukrainase, ndihma financiare apo çështje të tjera, gjithçka duhet të sqarohet në ditët në vijim“.
    “Garancitë e sigurisë janë një element qendror i një zgjidhjeje të negociuar“, shtoi ai.
    I pyetur nëse, si ministër i Financave, do të donte të kishte akses në asetet ruse të “ngrira” në Perëndim, Klingbeil tha: “Emocionalisht po, por ligjërisht është shumë e vështirë”.
    Ai po ashtu vuri në dukje se “është gjetur një zgjidhje, të paktën për aksesin në interes”.
    Kur u pyet për pjesëmarrjen e Bundeswehr-it në një forcë garancie sigurie për Ukrainën pas një marrëveshjeje me Rusinë, shefi i politikës së jashtme të Partisë Kristian Demokratike (CDU), Roderick Kiesewetter, i tha BILD se “e vetmja garanci e besueshme afatgjatë e sigurisë për Ukrainën do të ishte anëtarësimi në NATO, sepse ofron mbrojtje bërthamore, ndërsa vendosja e trupave do të ishte gjithashtu e nevojshme, për të cilën Gjermania sigurisht që do të duhej të kontribuonte”.
    Për të njëjtën pyetje, zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të SPD-së, Siemtje Möller, e vuri rolin e SHBA-së në plan të parë.
    “Kontributi i SHBA-së është qendror për të gjitha garancitë e sigurisë. Ne evropianët do të kontribuojmë gjithashtu ndjeshëm, por është ende e paqartë se në çfarë mënyre. Detajet se si do të strukturohet kjo do të diskutohen sapo Rusia të ndalojë luftën e saj dhe të fillojnë negociatat për një paqe të drejtë për Ukrainën”, tha ajo për BILD.