Tag: garanci

  • “Ekziston një mundësi për paqe të qëndrueshme”, Macron: Duhen garanci të forta për sigurinë e Ukrainës

    “Ekziston një mundësi për paqe të qëndrueshme”, Macron: Duhen garanci të forta për sigurinë e Ukrainës

    Presidenti francez Emmanuel Macron, duke hapur telekonferencën e sotme të “Koalicionit të të Gatshmëve” që mbështet Kievin, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, tha, sipas mediave franceze, se “më në fund ekziston një mundësi për të bërë përparim të vërtetë drejt një paqeje të qëndrueshme” midis Ukrainës dhe Rusisë.

    Sipas presidentit francez, “një kusht absolut për një paqe të qëndrueshme” është t’i ofrohet Ukrainës “garanci shumë të forta sigurie dhe jo garanci vetëm në letër”.
    “Ukraina ka marrë shumë premtime që janë shkelur për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme ruse, dhe për këtë arsye garancitë e forta janë të nevojshme”, tha presidenti francez.
    “Negociatat kanë fituar një vrull të ri dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë”, tha gjithashtu Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se takimet në Gjenevë më 23 nëntor lejuan një dialog të hapur dhe konstruktiv midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel

  • Lavrov i ofron garanci sigurie Evropës: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet e NATO-s

    Lavrov i ofron garanci sigurie Evropës: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet e NATO-s

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska është e gatshme të ofrojë garanci sigurie ndaj vendeve evropiane, duke përfshirë shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
    “Ne kemi përsëritur disa herë se nuk kemi pasur asnjëherë ndërmend të sulmojmë ndonjë nga shtetet aktuale të NATO-s apo BE-së.
    Jemi të gatshëm ta formalizojmë këtë qëndrim përmes garancive të ardhshme sigurie për këtë pjesë të Euroazisë”, tha Lavrov.
    Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta midis Rusisë dhe Perëndimit, veçanërisht pas zgjerimit të aleancës së NATO-s dhe përfshirjes së Finlandës e Suedisë me shpërthimin e luftës në Ukrainë.
    Analistët ndërkombëtarë e shohin këtë ofertë si përpjekje diplomatike të Moskës për të rishfaqur veten si aktor paqeje, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon të tensionojë marrëdhëniet me Evropën.

  • Lavrov: Rusia është e gatshme t’u ofrojë NATO-s dhe BE-së garanci mossulmimi

    Lavrov: Rusia është e gatshme t’u ofrojë NATO-s dhe BE-së garanci mossulmimi

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të martën se Moska është e përgatitur t’u japë vendeve të NATO-s dhe BE-së një garanci mossulmimi, duke përsëritur se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë nga anëtarët e tyre aktualë.

    “Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk kishim dhe nuk kemi asnjë qëllim për të sulmuar ndonjë anëtar aktual të NATO-s ose BE-së”, tha Lavrov në një forum sigurie euroaziatike në Minsk të Bjellorusisë.

    “Ne jemi të gatshëm ta përfshijmë këtë pozicion në garancitë e ardhshme të sigurisë për këtë pjesë të Euroazisë”, tha ai, sipas transkriptit të siguruar nga ministria e tij.

    Lavrov e paraqiti propozimin brenda një fjalimi, ku kryesisht përsëriti kritikat e Moskës ndaj fuqive perëndimore.

    Ai tha se një dialog kuptimplotë me udhëheqësit e vendeve të BE-së ishte i pamundur sepse ata refuzuan atë që ai e quajti “garanci të vërteta kolektive sigurie” – që do të thotë garanci jo vetëm kundër, por edhe me Rusinë, në rast të përfundimit të luftës në Ukrainë.

    Lufta në Ukrainë, e urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin, ka tronditur arkitekturën e sigurisë së Evropës dhe përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, kanë ngritur pyetje se si Ukraina mund të mbrohet nga sulmet e mundshme ruse në të ardhmen.

    Planifikuesit e NATO-s dhe BE-së parashikojnë forcim ushtarak afatgjatë për të penguar Moskën, ndërsa Rusia vazhdon të ndërtojë forcat e saj në një mënyrë që shumë ekspertë thonë se tejkalon kërkesat e luftës në Ukrainë./ DPA News.

  • Kredi e butë me garanci sovrane! Deri në 25 mln lekë, fermerët dhe ndërmarrjet mund të aplikojnë në bankë

    Kredi e butë me garanci sovrane! Deri në 25 mln lekë, fermerët dhe ndërmarrjet mund të aplikojnë në bankë

    Fermerët dhe agrobizneset tashmë mund të përfitojnë nga një skemë e re financimi me interes vetëm 2% dhe garanci shtetërore deri në 70% të kolateralit.
    Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Rural, Ardita Kuçi, tha se kjo kredi synon të mbështesë çdo fermer në ngritjen e një agrobiznesi të qëndrueshëm.
    “Kanë mbetur pothuajse tre javë kohë nga mbyllja e aplikimeve për kredinë e butë me garanci sovrane, pranë bankave të nivelit të dytë dhe kemi marrë një sërë pyetjesh nga fermerët e interesuar për këtë instrument shumë të rëndësishëm financiar që ju vjen në ndihmë agrobizneseve, fermerëve, në kushte të tyre të veprimtarisë. Kushtet kryesorë të kredisë janë një normë interesi me 2 për qind, mbulim kolateral me garanci sovrani 79 për qind, afat shlyerje 3-5 vite si dhe vlerat maksimale e kredisë deri në 25 milion lekë për subjekt për fermer”, tha Kuçi.
    Ajo theksoi se skema përfshin kritere të qarta dhe transparente që duhet të plotësohen gjatë aplikimit. Kuçi shtoi se fermerët që janë pjesë e Skemës Kombëtare mund të përfitojnë gjithashtu deri në 50% grant shtesë. Kjo paketë financiare pritet të nxisë zhvillimin e bujqësisë, agroturizmit dhe produkteve vendase.
    “Po, patjetër që mund të përfitoni për sa kohë përmbushni kriteret e bankës dhe kredia e re përdoret për investime për bujqësi”, nënvizoi drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Rural.
    Aplikimet janë të hapura deri më 20 nëntor 2025 pranë bankave të Nivelit të Dytë. Kredia e Butë me garanci sovrane shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ekonomisë rurale dhe rritjes së prodhimit vendas.

  • Bujqësi, aplikimet për kredi të buta dhe garanci sovrane deri më 20 nëntor

    Bujqësi, aplikimet për kredi të buta dhe garanci sovrane deri më 20 nëntor

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur dje se ka nisur procesi i aplikimeve për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane për të gjithë fermerët. Sipas tij, aplikimet për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane kryhen pranë bankave të nivelit të dytë, deri më 20 nëntor 2025. Ministri bëri të ditur se ky instrument financiar synon të mbështesë fermerët dhe agrobizneset që kanë një plan investimi në sektorë të tillë si: Bujqësia dhe blegtoria; Agropërpunimi dhe mekanizimi i bujqësisë; Turizmi rural dhe akuakultura detare. “Fermerët dhe sipërmarrësit në sektorin rural mund të drejtohen pranë bankave të nivelit të dytë për të aplikuar dhe përfituar: kredi të butë me normë interesi 2% dhe Garanci Sovrane me 70% kolateral”, tha Salla. Ky instrument financiar u vjen në ndihmë investimeve në zonat rurale, duke ofruar lehtësi të konsiderueshme në aksesin në kredi, falë mbështetjes shtetërore. Për të përfituar nga kjo skemë lehtësuese, aplikuesit duhet të paraqesin projektin e tyre pranë bankave të autorizuara dhe të plotësojnë dokumentacionin përkatës: Planin e investimit; Dokumentacionin ligjor dhe financiar të kërkuar nga banka, si dhe të dhëna mbi aktivitetin bujqësor/agrobiznesin.

  • ‘Veprim i nxituar’, Bejko kritikon hapin e Ramës me Diellën: Mungon ligji, nuk ka garanci

    ‘Veprim i nxituar’, Bejko kritikon hapin e Ramës me Diellën: Mungon ligji, nuk ka garanci

    Në një emision televiziv, analisti Roland Bejko komentoi ministren e Ramës për Inteligjencën Artificiale.
    Sipas Bejkos,  duhej bërë kuadri ligjor, më pas të krijohej ministria për inteligjencën artificiale.
    Roland Bejko: Shqipëria nuk është e papërgatirurnë impleentimin e teknologjisë së re. por ka treguar dobësi në pah. Tre vite më parë janë publikuar të dhënat e qytetarëve. Kjo me Diellën, unë personalisht mendoj që është e tepërt. Ne duhet të bëhemi gati. Të bëheshin ligjet, pastaj të bëhej ministria. Presidenti e justifikoi, sepse ligjet nuk janë. Duhet bërë ligji, më pas institucioni. Rasti i Diellës, ka një lloj arrogance. Kur je i papmborjtur, pa një kuadër ligjor. Asnjë garanci nuk kemi.

  • Apeli liron me garanci pasurore prej 50 mijë euro shtetasin turk, u kap me 12 cigare hashash në Kukës

    Apeli liron me garanci pasurore prej 50 mijë euro shtetasin turk, u kap me 12 cigare hashash në Kukës

    Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin turk Emre Baris Serkan Ates, i cili u kap rreth një muaj më parë me 12 cigare që përmbanin hashash.

    Në vendimin e saj, Apeli ka zëvendësuar masën e mëparshme të “arrestit me burg”, të vendosur nga Gjykata e Kukësit, me “garanci pasurore”, në përputhje me nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale.

    Sipas dokumentit gjyqësor, Emre Ates do të qëndrojë i lirë gjatë vijimit të hetimeve, me kusht që të depozitojë një shumë prej  rreth 50 mijë eurosh, në një bankë të nivelit të dytë brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit.

  • “S’ka garanci kundër korrupsionit”, Malaj paralajmëron: Diella rrezikon të merret peng

    “S’ka garanci kundër korrupsionit”, Malaj paralajmëron: Diella rrezikon të merret peng

    Për ish-ministrin Arben Malaj, inteligjenca artificiale nuk duhet absolutizuar, duke rikujtuar rastin e e-albania, e cila sipas tij u krijua me nxitim dhe pa mbrojtje kibernetike dhe për këtë arsye u hakerua.
    Malaj tha se Diella rrezikon të merret peng dhe se nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsionin
    “Ne e krijuam e-Albania me hapa të nxituara pa krijuar siguri kibernetike. Dolën agjentët e shërbimit sekret me emra e mbiemër e adresë. Pra rrezikon që Diella të merret peng. Këta sot do të hakerojnë sistemin. Mos ta bëjmë absolute. Të ndjekim direktivat e BE. Nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsionin. Ajo është një softëare që do e krijojë një njeri”, tha Malaj.

  • 26 vende do të dërgojnë trupa në Ukrainë, shpërthen Rusia: Do të sulmojmë trupat e NATO

    26 vende do të dërgojnë trupa në Ukrainë, shpërthen Rusia: Do të sulmojmë trupat e NATO

    Rusia refuzoi me vendosmëri një situatë ku trupat të huaja do të stacionoheshin në Ukrainë për të ofruar garanci sigurie. Pas deklaratës së presidentit francez Emanuel Macron, se 26 shtete aleatë perëndimore ishin angazhuar zyrtarisht për të dërguar trupa nga ajri toka dhe deti në Ukrainë, ditën pasi të arrihet marrëveshja e armëpushimit, Kremlini e bëri të qartë se nuk mund ta lejonte diçka të tillë.
    Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se trupat perëndimorë në Ukrainë do të ishin një shënjestër e ligjshme e Moskës.
    “Sa i përket mundësisë së dërgimit të kontingjenteve të huaja ushtarake në Ukrainë, kjo është një prej shkaqeve kryesore të konfliktit pas tërheqjes së Ukrainës në NATO. Prandaj nëse ndonjë forcë e huaj do të shfaqet atje, veçanërisht gjatë operacioneve ushtarake, ne do t’i konsiderojmë ato objektiva të ligjshëm për shkatërrim. Nëse do të ndërmerren vendime që çojnë drejt paqes, një paqe afatgjatë nuk shoh asnjë arsye për praninë e këtyre trupave në territorin ukrainas”, tha kreu i Kremlinit.
    Putin shtoi më tej se nëse një marrëveshje paqeje do të arrihej mes Moskës dhe Kievit, Rusia do ta implementonte plotësisht.
    Më herët, zëdhënësi i Kremlinit tha se përpjekja e NATO për të hyrë në Ukrainë përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin.
    Teksa njoftoi vendimin në përfundim të samitit të 35 vendeve të të ashtuquajturit “Koalicioni i të vullnetshmeve’’ në Paris, presidenti francez tha se gjatë ditëve në vazhdim do të finalizohej edhe mbështetja amerikane.
    “Në fund të samitit zhvilluam një telefonatë me presidentit amerikan Donald Trump. Konkluzioni ishte i thjeshtë; gjatë ditëve në vazhdim do te finalizojmë mbështetjen amerikane për këto garanci sigurie. Siç thashë Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në çdo hap të procesit. Kemi 26 vende që janë angazhuar formalisht për të dërguar trupa të Ukrainë, për të ofruar garanci në territorin e këtij vendi , ditën pas arritjes së armëpushimit ose paqes”, tha Macron.

  • “Sistemi gjyqësor i pavarur është garanci e pushteteve të tjera”, Rakipi: Mekanizma të posaçme që ta mbrojnë

    “Sistemi gjyqësor i pavarur është garanci e pushteteve të tjera”, Rakipi: Mekanizma të posaçme që ta mbrojnë

    Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, Arben Rakipi tha gjatë fjalës së tij në nisjen e dëgjesave publike tha se sistemi gjyqësor goditet ditë pas dite dhe duhet të ketë mekanizma të posaçme që ta mbrojnë.

    Ai theksoi se një sistem gjyqësor i pavarur është garanci e pushteteve të tjera.
    Rakipi: Sistemi ynë gjyqësor goditet ditë pas dite, shpesh është i aftë të mbrohet, shpesh jo, sovrani duhet të ketë mekanizma të posaçme të mbrojë sistemin, sistemi gjyqësor i pavarur është garanci e pushteteve të tjera, pushtet e tjera do të abuzojnë siç ndodh, kjo s’është vetëm çështje shqiptare por e përbotshme, aktet ndërkombëtare që e rregullojnë këtë gjë, konventa parashikon që të mbrohet sistemi gjyqësor nga ndërhyrjet e jashtme, i mëshohet nevojës së gjyqtarit të pavarur.

    Top Channel