Tag: gannon

  • E reja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai: Autorin ta fusin në burg pjesën e mbetur të jetës!

    E reja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai: Autorin ta fusin në burg pjesën e mbetur të jetës!

    Në Gjykatën e Sarandës nisi këtë të martë, procesi gjyqësor për vdekjen tragjike të 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, gjatë një zhytjeje nënujore më 20 gusht 2022 në ujërat e Sarandës. Në bankën e të akuzuarve duhet të ishte Sajmir Kushova, ish-instruktor zhytjeje, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” sipas nenit 289 të Kodit Penal. 
    Por ndryshe nga shumica e proceseve, ky gjyq po zhvillohet në mungesë, pasi 47-vjeçari ndodhet në burg në Norvegji. Në seancën e parë, prokurorja Valbona Maja paraqiti rrethanat e ngjarjes dhe kërkoi administrimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë. 
    Ndërsa mbrojtja, e përfaqësuar nga avokati Rigels Dërvishi, kërkoi të administrohet një shkresë e Repartit RENEA, të pyetet eksperti i aktit të ekspertimit. 
    Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm babai i viktimës, George Gannon, i cili kërkoi që të thirren si dëshmitarë 10 personat që kanë qenë pjesë e ekspedites nënujore në ditën e tragjedisë. 
    Procesi ka qenë shumë i ngadaltë, thekson ai ne interviste per Report TV por shpreson që të mbledhë sa më shumë prova e dëshmi për dënimin maksimal të personit përgjegjës. 
    “Është ende në proces. Dua të them se ende duhet të mbledhim më shumë prova dhe gjithçka po ecën shumë ngadalë sepse as nuk e kuptoj mirë procedurën ketu. Por eventualisht shpresojmë ta fusim këtë njeri në burg për pjesën e mbetur te jetes. Megjithatë, jemi ende në një fazë shumë të hershme të çështjes. Pra, procesi i gjykimit është ende në vijim”, tha ekskluzivisht për Report Tv. 
    Nga ana tjetër, avokati Rigels Dërvishi deklaroi se sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjor, Rebecca Gannon është gjetur e vetme nën ujë, çka tregon se përgjegjësia bie mbi partnerin e saj të zhytjes, Robert Kerans. 
    Seanca e radhës do të zhvillohet më 18 nëntor me kërkesë të  George Gannon, i cili nuk ka reshtuar së kërkuari drejtësi për vdekjen e vajzës së vetme. 29-vjecarja kishte ardhur në vendin tonë për një ekspeditë private zhytje që organizohej nga “Saranda Diving Center”, drejtuar nga Saimir Kushova. 
    Në 2022-shin, 47-vjecari u la nga gjykata me masë sigurie detyrim paraqitje, kundrejt garancisë pasurore prej 1.5 milionë lekësh. Kushova nuk respektoi masën dhe u largua jashtë vendit për tu prangosur në 2023 në Husnes të Norvegjisë. 
    Së bashku me 5 polumbarë shqiptarë ai u kap duke nxjerrë nga anija “Nordloire” katër çanta me 150 kg kokainë. Gjykata norvegjeze e dënoi Kushovën me 15 vjet burgim per trafik droge. Ndërsa sot vuan dënimin në burgjet norvegjeze, gjykata e Sarandës e gjykon në mungesë për vdekjen e britanikes Rebecca Gannon. 

  • “Të dënohet autori”/ 29-vjeçarja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai i saj bën apel: Presim drejtësi

    “Të dënohet autori”/ 29-vjeçarja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai i saj bën apel: Presim drejtësi

    Në Gjykatën e Sarandës nisi këtë të martë, procesi gjyqësor për vdekjen tragjike të 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, gjatë një zhytjeje nënujore më 20 gusht 2022 në ujërat e Sarandës. Në bankën e të akuzuarve duhet të ishte Sajmir Kushova, ish-instruktor zhytjeje, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” sipas nenit 289 të Kodit Penal.
    Por ndryshe nga shumica e proceseve, ky gjyq po zhvillohet në mungesë, pasi 47-vjeçari ndodhet në burg në Norvegji. Në seancën e parë, prokurorja Valbona Maja paraqiti rrethanat e ngjarjes dhe kërkoi administrimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.
    Ndërsa mbrojtja, e përfaqësuar nga avokati Rigels Dërvishi, kërkoi të administrohet një shkresë e Repartit RENEA, të pyetet eksperti i aktit të ekspertimit. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm babai i viktimës, George Gannon, i cili kërkoi që të thirren si dëshmitarë 10 personat që kanë qenë pjesë e ekspedites nënujore në ditën e tragjedisë.
    Procesi ka qenë shumë i ngadaltë, thekson ai ne një intervistë por shpreson që të mbledhë sa më shumë prova e dëshmi për dënimin maksimal të personit përgjegjës.
    “Është ende në proces. Dua të them se ende duhet të mbledhim më shumë prova dhe gjithçka po ecën shumë ngadalë sepse as nuk e kuptoj mirë procedurën ketu. Por eventualisht shpresojmë ta fusim këtë njeri në burg për pjesën e mbetur te jetes. Megjithatë, jemi ende në një fazë shumë të hershme të çështjes. Pra, procesi i gjykimit është ende në vijim”, tha ai.
    Nga ana tjetër, avokati Rigels Dërvishi deklaroi se sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjor, Rebecca Gannon është gjetur e vetme nën ujë, çka tregon se përgjegjësia bie mbi partnerin e saj të zhytjes, Robert Kerans.
    Seanca e radhës do të zhvillohet më 18 nëntor me kërkesë të George Gannon, i cili nuk ka reshtuar së kërkuari drejtësi për vdekjen e vajzës së vetme. 29-vjecarja kishte ardhur në vendin tonë për një ekspeditë private zhytje që organizohej nga “Saranda Diving Center”, drejtuar nga Saimir Kushova.
    Në 2022-shin, 47-vjecari u la nga gjykata me masë sigurie detyrim paraqitje, kundrejt garancisë pasurore prej 1.5 milionë lekësh. Kushova nuk respektoi masën dhe u largua jashtë vendit për tu prangosur në 2023 në Husnes të Norvegjisë.
    Së bashku me 5 polumbarë shqiptarë ai u kap duke nxjerrë nga anija “Nordloire” katër çanta me 150 kg kokainë. Gjykata norvegjeze e dënoi Kushovën me 15 vjet burgim per trafik droge. Ndërsa sot vuan dënimin në burgjet norvegjeze, gjykata e Sarandës e gjykon në mungesë për vdekjen e britanikes Rebecca Gannon.

  • Babai i Rebekës nga Anglia kërkon drejtësi: E di kush e vrau vajzën time në Sarandë

    Babai i Rebekës nga Anglia kërkon drejtësi: E di kush e vrau vajzën time në Sarandë

    George Gannon, babai i 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, e cila humbi jetën më 20 gusht 2022 gjatë një zhytjeje në det në bregdetin e Sarandës, vijon të kërkojë drejtësi për vajzën e tij.
    Në një intervistë për RTSH1, Gannon tregoi përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë për të zbardhur ngjarjen, duke deklaruar se prej dy vitesh ka shkuar në mënyrë të vazhdueshme në polici dhe prokurori, por ende pa rezultat.
    Ai akuzon drejtpërdrejt Saimir Kushovën për vdekjen e vajzës së tij, ndërsa rrëfen se është përballur me kërcënime dhe dhunë fizike nga persona që, sipas tij, janë të lidhur me këtë ngjarje.
    “Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Të gjithë miqtë e tij në Shqipëri, që janë si mafia, e dinin që unë isha këtu. Ai po vuan 15 vite burg në Norvegji, por kur e akuzova për vrasjen e vajzës sime, nuk e di çfarë do të ndodhë më pas. Njerëzit nga Brazili ende po kërkojnë paratë për drogën që ai kishte dërguar atje. Nëse ai përfundon në burg në Shqipëri pas dënimit në Norvegji, nuk do të dalë më kurrë,” – tha Gannon.
    Rebecca Gannon, një instruktore e re zhytjeje, humbi jetën tragjikisht gjatë një zhytjeje turistike në ujërat e Sarandës. Hetimet për rastin janë zvarritur prej më shumë se dy vitesh, ndërsa familja britanike kërkon që autoritetet shqiptare të rikthejnë çështjen në gjykim dhe të zbardhin të vërtetën.
    Pjesë nga intervista:
    i të erdhi njoftimi që Rebeka kishte ndërruar jetë?
    Isha në shtëpi me familjen, isha me time shoqe dhe me fëmijët e mi, dhe na erdhi policia angleze. Trokitën në derën e shtëpisë sonë dhe na thanë se vajza jonë kishte ndërruar jetë në Sarandë.  Më pas u largova nga Anglia dhe erdha për në shtëpi për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Duhej të merrnim trupin e saj nga Shqipëria për në Angli. Dhe kryem varrimin e saj në Angli dhe pastaj u kthye përsëri në Shqipëri, në Sarandë dhe kam kaluar 2 vjet, 2 dimra, 2 pranvera, 2 vera, vjeshtë, duke trokitur në policinë dhe prokurorinë e Sarandës. Kjo më mori 2 vjet që të bëja prokurorin të kuptonte situatën. Këtu kam 1 mijë faqe për t’i shpjeguar prokurorit se cila është si çështje.
    A e takove ndonjëherë Saimir Kushovën?
    Jo, në atë kohë ai ishte në burg në Sarandë. Pastaj u lirua me kusht dhe më pas u largua së bashku me të shoqen. Ai refuzoi të më shikonte. E shoqja e tij tha se do ta takonte por nuk mund të vinte. Më pas policia i tregoi se ai duhej të paraqitej 2 herë në javë në polici si masë paraqitje. Shkova te prokurori për t’u siguruar nëse ai vazhdonte të shkonte rregullisht në stacionin e policisë.
    Kur u kuptove kur ai paraqitej në polici?
    Pas një viti. Ai e kishte thyer paraqitjen me kusht dhe policia nuk e dinte që ai ndodhej në Norvegji. Pastaj më vonë, kuptova që ai ishte dënuar në Norvegji për 15 vite për trafik kokaine nga Brazili.
    Pra, ai gjendet i dënuar në Norvegji dhe ti nuk ke mundësi ta takosh edhe për ta pyetur se çfarë ndodhi atë ditë…
    Është çështja më e madhe e drogës që ka ndodhur ndonjëherë në Norvegji…
    Çfarë kuptove nga ngjarja e vajzës tënde, çfarë të thanë prokurorët atë ditë dhe çfarë zbulove ti më vonë?
    Zbulova, që sipas këtij dokumenti këtu, ku kjo kompani  ndërmori këtë ekskursion në Shqipëri, thotë që ishte e vetmja kompani që e lejonte qeveria që të bënte zhytje në Shqipëri. Ishte diçka e ligjshme ajo që kryente, ishte nga Federata e Zhytjes Shqiptare.
    George, ti ke thënë për mediat ndërkombëtare se je dhunuar fizikisht paçka se unë kur të pyeta a ke takuar Saimir Kushovën, më the që nuk e ke takuar atë më parë, çfarë ka ndodhur, ku jeni sulmuar?
    Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Gjithë miqtë e tij në Shqipëri që janë si si mafia e dinin që unë isha në Shqipëri. Çështja është që ai po vuan 15 vite në Norvegji dhe kur unë e akuzova atë për vrasjen e vajzës sime, unë nuk e di se sa mund të vuajë më pas. Njerëzit nga Brazili ende po kërkojnë paratë për drogën që kanë dërguar atje. Nëse ai përfundon në burg në Shqipëri pas dënimit në Norvegji ai nuk do të dalë asnjëherë nga burgu. RTSH

  • “Më rrahën dhe më kërcënuan të largohem nga Shqipëria” – Babai britanik rrëfen makthin pas vdekjes tragjike të vajzës në Sarandë

    “Më rrahën dhe më kërcënuan të largohem nga Shqipëria” – Babai britanik rrëfen makthin pas vdekjes tragjike të vajzës në Sarandë

    Një rrëfim tronditës është publikuar nga tabloidi britanik The Sun, ku flet babai i 29-vjeçares Rebecca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht gjatë një zhytjeje në Sarandë në gusht të vitit 2022. George Gannon akuzon shtetasin shqiptar Saimir Kushova, pronar i një qendre zhytjeje, si personin përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij.
    Sipas tij, pajisjet e zhytjes që kishte ofruar kompania e Kushovës ishin jashtë standardeve të sigurisë. Ai tregon se që prej asaj dite ka kërkuar drejtësi, por përpjekjet e tij janë kthyer në një makth, pasi është sulmuar dhe kërcënuar disa herë nga persona që pretendon se janë të lidhur me të akuzuarin.
    “Më rrahën dhe më thanë të largohesha nga Shqipëria ose do të më vrisnin. Kam brinjë të thyera, por nuk do të dorëzohem kurrë. Dua drejtësi për vajzën time,” tha ai për The Sun.
    Babai britanik, i cili ka qëndruar për rreth dy vjet në Sarandë për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor, akuzon autoritetet shqiptare për zvarritje, pasi seancat janë shtyrë gjashtë herë brenda një viti.
    The Sun shkruan se, Saimir Kushova, i cili më pas u lirua me kusht nga gjykata shqiptare, është arrestuar në Norvegji në vitin 2023 dhe është dënuar me 15 vite burg për trafik droge, si pjesë e një grupi që tentoi të transportonte 150 kilogramë kokainë.
    Rebecca Gannon, një zhytëse me përvojë që kishte eksploruar vende të ndryshme në botë, humbi jetën në ujërat e Sarandës, vetëm pak minuta pas nisjes së ekspeditës nënujore. I dashuri i saj, i cili ndodhej me të, rrëfeu se ajo kishte dalë në sipërfaqe “në panik dhe duke kërkuar ndihmë”, por nuk mundi të shpëtohej.
    Familja britanike vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa gjyqi ndaj Kushovës është shtyrë sërish për muajin e ardhshëm. “Vajza ime vdiq dhe askush nuk po mban përgjegjësi. Dua të di pse. Dua drejtësi për Beccie-n time,” përfundon George Gannon.

  • Akuzohet për vdekjen e turistes angleze, Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen ndaj Saimir Kushovës

    Akuzohet për vdekjen e turistes angleze, Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen ndaj Saimir Kushovës

    Gjykata e Sarandës i konsideroi të plota hetimet e prokurorisë dhe vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, për akuzën e “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” në dëm të shtetases britanike Rebbeca Gannon.
    Vendimi për dërgimin e çështjes pçr gjykim u mor mç datw 11 shtator, ndërsa më herët dosja ishte kthyer për plotë sim të hetimeve, pasi ishin konstatuar mangësi.
    Kushova, një zhytë s profesionist drejtonte e kspeditën “Saranda Diving Center” kur me 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, ndërroi jetë teksa zhytej 29-vjeçarja Rebecca Gannon. Prokuroria e akuzon Kushovës se cilë sinë e operatorit turistik, nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara nw vendimin. 845, datë 28.10.2020 që lidhej me aktivitetet turistike detare.
    Hetimi ka rezultuar se nuk janë respektuar detyrimet e procesit të mbikqyrjes së aktivitetit të zhytjes që nga paisjet të cilat duhet të verifikoheshin nga në person kompetent, mungesa e praninë fizike të stafit të qendrës së zhytjes e cila do të vëzhgonte sjelljen personale të çdo zhytësi dhe parandalimi ose korrigjimi i problemeve kur ato ndodhin. Si pasojë e mospërmbushjes së këtyre detyrimeve, thotë prokuroria, ka gjetur vdekjen shtetsja angleze Rebecca Gannon…”.
    Në momentin që u zhyt në det, turistja shfaqi shqetësime dhe sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor: “Shkaku i vdekjes së shtetases Rebecca Gannon ka qënë asfiksisa mekanike, si pasojë e zënies së rrugëve të frymëmarjes nga uji”.
    Në dosje është përfshirë dhe korespodenca e me autoritetet norvegjeze, tw cilat konfirmojnw se Saimir kushova është duke kryer një dënim me 15 vite burg atje për trafik narkotikësh.
    Interpol Oslo në Norvegji, ka konfirmuar se Kushova është dënuar nga gjykata e Shkallës së parë Hordaland, si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, të cilët në mënyrë ilegale kanë importuar dhe janë kujdesuar për lëndën narkotike, në sasi të mëdha. Sipas të dhënave nga ardhura nga autoritetet e huaja rezulton se Kushova aktualisht ndodhej në burgun Bergen, Norvegji.
    Ai do të gjykohet në mungesë në gjykatën e Sarandës, ndwrkohë në process do të jenë të pranishëm prindërit e Rebeca Gannon, të cilët janw zhvendosuar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë me shpresën për të gjetur drejtësi për jetën e vajzës.